Skip to main content

Posts

Showing posts from May, 2015

CNN:Video shokuese, nipi 8 vjeçar i Krytarit të BFI-së, Sulejman Rexhepi vozit BMW X5

Video shokuese: Nipi 8 – vjecar i Kryetarit te Komunitetit musliman ne Maqedoni Sulejman Rexhepit drejton veturen BMW X5, ka shkruar CNN në rubrikën ireport. Lajmi thote: “Videoja e publikua ne Facebook nga i ati Zeglul Rexhepi tregon te birin e tij te vogel Sul ejmanin qe e drejton nje veture te madhe BMW X5 ne nje yone ku jane duke luajtur disa femije. Nderkohe qe Sulejmani 8 vjecar drejton veturen, ai tregon karten e identifikimit te policise e cila i takon te atit Zeglulit, i cili punon si inspektor ne Ministrine e puneve te brendshme ne Maqedoni. Eshte shokuese te shohesh se si nje polic e shkel ligjin duke i rrezikuar jetet e qytetareve.”,/klan.mk Videon e postuar në CNN mund ta shikoni ne linkun ne vazhdim.                                   http://ireport.cnn.com/docs/DOC-1181382

Lushtaku pret Gjykatën e Apelit

Sami Lushtaku, aktualisht kryetar i Skenderajt, është dënuar me 12 vjet burgim në procesin gjyqësor të rastit “Drenica”. Ai është gjetur fajtor për vrasjen e një personi në vitin 1998, por për të cilin gjatë tërë procesit nuk është bërë e ditur se kush është, ku është varrosur apo detaje të tjera. Mbrëmë, në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, të transmetuar në televizionin publik, zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Jonatan Ratell, ka thënë se ata e dinë kush është i vrari, deklarim që hidhet poshtë nga avokati Arianit Koci. Koci thotë se mbrojtja ka insistuar vazhdimisht që të tregohet identiteti i viktimës, ndonëse pretendon se Prokuroria ka hetuar shumë duke kërkuar në fshatrat Galicë e Dobovc nëse mungon ndonjë person, por nuk ka gjetur. “Pra, z. Lushtaku është dënuar për person të cilit nuk i është treguar as emri, nuk është gjetur as trupi i tij dhe askush nga asnjë familje nuk kërkon trup të tij”, tha Koci. Por, raste të tilla kur dikush dënohet për vrasje edhe

“Bomba” e Zaevit shoqërohet sot edhe me muzikë

Sot në orën 19:00 lideri i LSDM-së ka paralajmëruar lëshimin e një tjetër bombe, kësaj radhe bomba e E 36-ta me radhë, do të shoqërohet  edhe me muzikë dhe me disa aktivitete tjera.  Kjo do të lansohet në kampin e lirisë para Qeverisë së Maqedonisë, ku kjo ‘bombë’ identifikohet me hashtagun #TikTakTikTak. Përveç aktiviteteve të zakonshme të kampit para qeverisë do të ketë edhe aktivitete të tjera. Qysh në orën 08:00 të mëngjesit do të hapet kampi dhe do të zhvillohen aktivitetet e përditshme deri në orën 16:00.  Nga kjo orë, do të fillojë ‘Tregu Humanitarë”, dhe deri në orën 21:00 do të zhvillohet diskutimi “Televizioni i Maqedonisë – Shërbim publik për qytetarët apo bord buletini i qeverisë”. E në këtë mes për dy orë rresht do të ketë edhe muzikë dhe argëtim./alsat/

Gruevski nuk jep sinjale për kompromise për tejkalimin e krizës

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski nuk jep sinjale se është i gatshëm për kompromise politike për të nxjerrë vendin nga kriza politike. Ai në një tubim në Dellçevë në lindje të vendit përjashtoi mundësinë e një qeverie kalimtare, duke theksuar se qeverinë mund ta formojë vetëm populli, përmes zgjedhjeve, duke refuzuar çfarëdolloj qeverie të mundshme kalimtare, gjë që është kërkesa kryesore e opozitës. Gruevski theksoi se rezultati i raundit të negociatave të martën, varet jo vetëm nga pala e pushtetit, por edhe e opozitës, për të cilët, u përmbajt në parashikime. “Të martën vjen komisari Han. Ai është paralajmëruar, dhe sa i përket pjesëmarrjes sime dhe të VMRO-DPMNE-së, ne përgatitemi me ide të ndryshme të jemi konstruktiv deri në maksimum dhe të kontribuojmë në zgjidhjen e krizës politike, si dhe të kontribuojmë që ardhja e tij të përfundojë me sukses. Kjo nuk varet vetëm prej nesh. Është edhe pala tjetër në bisedime, kështu që nuk dua të jem as optimist,

Mediet ruse: Gruevski po sillet si Janukoviç, i cili në fund humbi gjithçka

Portalet ruse kanë analizuar ndryshimin e qëndrimeve të Nikolla Gruevskit për rrjedhën turke. Portali rus “KomersantOnlajn” shkruan se lidershipi i Maqedonisë nuk është i përgatitur të ballafaqohet me Brukselin për shkak raportit specifik me Moskën. Sipas tyre, nuk është edhe e nevojshme Moska të forcojë Gruevskin si një politikan pro-rus dhe me atë të shtrijë politikën në Ballkan, transmeton “Lajmpress”. “Vëzgnjad”, një tjetër sajt rus, shkruan se Gruevski së pari e mbështeti rrjedhën turke dhe pastaj thotë se është në linjë me politikat e BE-së. Mediumi vlerëson se Gruevski po sillet si Viktor Janukoviç, i cili në fund humbi gjithçka./LAJMPRESS

Kur do të tregoj Sulejman Rexhepi për pasurin e tij?

Meqë mediat pyesin se sa janë të pasur funksionarët e BFI-së sigurisht se tani rradhën pas Afrim Tahirit e ka Sulejman Rexhepi! Ai sigurisht se duhet të tregon mediave se nga ka aq shumë mall dhe pasuri? Sulejman Rexhepi i rritur, shkolluar dhe si prijës i muslimanëve besojmë se do tregon “drejtë” dhe do të fletë realitetin mbi pasurin e tij. Ai për nga natyra njihet i sinqert, andaj besojm se do të vazhdon të jetë i sinqert edhe kësaj rradhe kur të shpalos vlerën e pasuris së tij për opinionin. Mediat e vendit kohë më parë kanë deklaruar diçka për pasurin e Sulejman Rexhepit, por duke lënë hapsirë se ka më tepër se ajo. Nga ato ishte bërë e ditur se ka dy shtëpi të tija, dy banesa një e tij dhe një të vazjës, afro dhjetë vetura luksoze (makina, xhipa), hotel në Ulqin, villa, etj. Nga dëshmitar okular është vërtetuar se ai i ka blerë veturë si dhe i ka ndërtu shtëpi dhëndrit të tij që punon në Armatë të Maqedonisë, dëshmitari tregon se dhëndri i Molla Sulës lavdërohet në ARM për atë

Cilat media në Maqedoni ndanë 6 milionë të pushtetit

Qeveria e Maqedonisë vetëm për 3 muaj tetor –dhjetor 2014 ka harxhuar 6 milion euro për fushatë dhe projekte të saj. Kjo u bë e ditur nga Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni, përmes analizave të publikuara. Sipas kësaj shoqate, Qeveria përmes fushatës me para publike po korrupton media me qëllim që të ndikojë në politikat e tyre redaktuese. Lidhur me këtë siç thuhet janë harxhuar miliona euro, ku në të shumtën e rasteve nuk bëhet fjalë për interes publik. “Kjo përbën një rrezik të madh për korrupsion dhe krijon kushte për ndikim në politikat redaktuese”, deklaroi Naser Selmani, kryetar i SHGM-së. Ky vlerësim i SHGM-së është konfirmuar edhe nga Komisioni Evropian, në raportin e progresit të vitit 2014 për Maqedoninë dhe se alarmohet për ndikimin dhe kontrollet indirekte të shtetit ndaj mediave, përmes reklamave qeveritare. Nga raporti për muajt tetor – dhjetor 2014, kështu kanë përfituar disa media televizive:  Kanal 5 – 1,4 milion euro Alfa  - 1,4 milion euro Sitel – mb

Sulejman Rexhepi mbulon kriminalitetin përmes familjes së Harun Aliut

Muftinia e Shkupit sot pasi që mësoi nga mediat për emrin e familjes Aliu, reaguan duke deklaruar se: "Sulejman Rexhepi për interese të ngushta personale dhe për të mashtruar opinionin tani po shfrytëzon autoritetin e familjes së Harun Aliut. Ai pas ndryshimeve jolegjitime dhe duke shkelë kushtetutën e BFI, po vazhdon të keqpërdor autoritetin e kësaj familje të ndershme dhe autoritative. Nëse aq shumë Sulejman Rexhepi është përkujdesur për këtë familje atëherë për çfarë arsye Mevludin Aliu qëndroi për vite me rradhë si edukatorë në Medresenë Isa Beu dhe më pastaj punoi si bibliotekist në Fakultetin e Shkencave Islame!? Mevlud Aliu tani më sipas Sulejman Rexhepit i emëruar kryeimam në Muftini të Shkupit është edhe një keqpërdorim i rradhës dhe një mashtrim opinionit të gjërë. Dyfytyrësia e Sulejman Rexhepit ska fund, andaj i vënë nën presionin e familjes së tij tani karshi opinionit tregon interes të vonuar për familjen Aliu. Kjo është mënyra për të mbuluar kriminalitetin e bërë

PUTINIZIMI I BFI-SË

Molla Sula është bërë personazh mjaft simpatik i barcaletave ndërkombëtare. I paska thënë kryeministri izraelit, B. Netanjahu, Putinit “Mos ta nin vazhdo me sulejmanizimin e Ukrainës, sepse edhe Sulejman Rexhepi suksesshëm po e putinizon BFI-në”! Ngjashmëri mjaft e rëndë por ama, se ka nisur ta putinizojë BFI-në Molla Sula kjo nuk ka kurrfarë dyshimi! Çka do të thotë “putinizim”? Pse ky term me të madhe po përdoret në mënyrë pezhorative, sa herë kur po përshkruhet ndonjë situatë me elemente të diktatorizmit më të egër bashkëkohor. Putini, veç tjerash, është shndërruar edhe në idhull për të gjithë ata diktatorë të cilët dëshirojnë që “me mjete demokratike” dhunshëm të imponojnë njëmendësinë imperatoriane të njeriut mermer për nga ndjenjat njerëzore. Putini, për këto vite të karrierës së tij politike çfarë i ka dashur shpirti ka bërë në skenën politike, herë kryetar e here kryeministër, herë udhëheqës i KGB-së herë udheheqës i “botës komuniste”! Ky putinizim i veprimeve të çakorduara

Sot pritet publikimi i "bombave" për rastin "Monstra"

Opozita maqedonase sot pritet të publikojë materialet e radhës të përgjimeve, ndërsa to detaje për rastin “Monstra”.  Siç mësohet materialet e reja të përgjimeve të ashtuquajtura "bomba" do të publikohen në orën 14.00 para Qeverisë, ku po zhvillohet edhe protesta me tendat e ngritura nga ana e opozitës. Burime partiake kanë paralajmëruar se sot mund të publikohen materiale të përgjimeve për rastin “Monstra” lidhur me vrasjen e pesë maqedonasve, ku për këtë janë dënuar me burgim të përjetshëm gjashtë shqiptarë, një proces që konsiderohet i montuar dhe që nxiti protesta të shqiptarëve.  Po ashtu nuk përjashtohet mundësia për publikimin e bombave për rastin e mbylljes së televizionit A1, “Detonator” dhe rastin “Spiuni”.  (INA)

Goranço Savevski drejtor i ri i BSP-së, Lupço Andonovski i DSK-së

Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë e emëroi drejtorin e Byrosë për siguri publike (BSP) dhe të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim (DSK). Siç kumtoi Qeveria, për drejtor të BSP-së është emëruar Gorançe Savevski, shef i deritanishëm i Shërbimeve qendrore policore, ndërsa për drejtor të DSK-së Lupço Andonovski, shef i deritanishëm i Sektorit për siguri dhe kundërzbulim -Shkup. Savevski dhe Andonovski kanë përfunduar arsimin e lartë në fakultetin për siguri. Që të dy, thuhet në kumtesë, kanë përvojë të madhe profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Diktatorët kërcënojnë kur e ndjejnë fundin

Reagim   Historia islame dëshmon se, diktatorët si Molla Sula kanë pasur një përfundim shumë të sikletshëm dhe aspak të mirë. Kanë përfunduar si më së keqi. Prandaj, ne të Myftinisë së Shkupit si dhe të Lëvizjes për shpëtimin e BFI-së nga planet ogurzeza të Molla Sulës, ua bëjmë me dije të gjithë atyre që ndjehen të kërcënuar se janë nën mbrojtjen tonë vëllazërore. Nuk është numri i vogël i atyreve të cilëve u kërcënohet Molla Sula, qoftë me largim nga puna qoftë edhe me moskalim të provimeve e deri në largim nga fakulteti i shkencave islame dhe nga medreseja e mësimdhënësve por edhe e studentëve dhe nxënësve. Molla Sula ka prekur majen e idiotizmit diktatorial. Personat të cilët i ka nëpërkëmbur gjatë tërë karrierës së tyre, duke i përqeshur e duke u tallur me ta si me marionetat pariziane, më në fund, i futë në beteje pa pikën e dhimbjes. Pse për shembull Molla Sula nuk provoi ta emërtojë ndonjë imam të Shkupit për Myfti të këtij qyteti por shkon dhe prek atje ku nëpër post

Liderët u morrën vesh të takohen sërish pas një jave

Në takimin e sotëm të liderëve, që mbaroi para pak çastesh, kryeministri Nikolla Gruevski dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev, kanë shkëmbyer informacione për bisedimet në Strasburg me liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe liderin e PDSH-së Menduh Thaçi, si dhe me ambasadorin e SHBA-ve Xhes Bejli dhe atë të BE-së Aivo Orav. Bëhet e ditur se liderët janë marrë vesh që të mbahet edhe një takim. “Nuk kemi hyrë në detale dhe nuk mund të tregoj se a ka ndonjë përparim për shkak se negociatat ende nuk kanë filluar. Të mundura janë edhe zgjidhje të shpejta, por për këtë duhet dikush të ndërmarrë diçka” , deklaroi pas takimit kreu i LSDM-së Zoran Zaev./alsat/

Kush tentoi ta prishë garën kuranore

Në një të ardhme Molla Sulës do t’i drejtohet kjo pyetje e radhës: “A të kujtohet se cilit imam i ke thënë, dy javë para se të mbahet manifestimi tradicional se, këtyre të Myftinisë së Shkupit do t’ua prishi garat kuranore në natën finale”? Pse o faqezi, pse të derdhësh helëm nëpërke mbi atmosferën dhe përjetimet shpirtërorte çfarë i ofron vetëm Kurani Madhështor? Myftiu i Shkupit, Ibrahim Shabani, ka kohë që i ka dalur përpara si një digë e pathyeshme Sulejman Rexhepit me qëllim që ta pengojë në realizimin e skenarit të tij të babzitur: të grabisë pronën e Myftinisë së Shkupit nën emrin e shoqërisë së ngushtë që e ka Molla Sula me shtyllat kyçe të kësaj Myftinie. Pse ta zëmë nuk guxon ta prekë pronën e Myftinisë së Gostivarit, apo të Tetovës, apo të Dibrës? Sepse ata nuk e bëjnë hesap për dy lekë! Dhe, për ta eliminuar këtë pengesë të paeliminueshme për fatin e keq të Molla Sulës, ky mysliman i mitur (i thënçin mysliman) provokon hidhërimin, duke shpresuar në heqjen dorë nga

Skandaloze: Sulejman Rexhepi paguan me parat e besimtareve portalet ALMAKOS dhe ZHURNAL

Dje dhe në të kaluarën Alsat-m dhe Muhamed Zekiri ishin armiku më i madh i BFI-së dhe Sylejmnan Rexhepit, ndërsa sot miq më të mëdhenjë. Cilat janë motivet dhe çka e bashkon Muhamed Zekirin me këtë despot. Pa dyshim jo ideali dhe lotët e Muhamedit se kinse mos të përçahen myslimanët. Apo mos vallë Sylejman Rex hepi me paratë, fitrat dhe zeqatin e besimtarëve po e paguan edhe Alsat-in njëjtë siç i ka paguar portalet ALMAKOS dhe ZHURNAL vetem e vetem mos te botojn artikujt qe nuk i shkojn ne favor Sulejman Rexhepit. Me siguri edhe ju besimtarë të nderuar e keni vërejtur se këto portale deri në çfarë mase e kanë ngritur idoltarinë e Sulejman Rexhepit. Fatura e këtij shërbimi e ka çmimin!/vulalajm/

SEECP, krerët e vendeve të rajonit mblidhen në Tiranë, Serbia injoron

Krerët e shteteve të Vendeve të Evropes Juglindore do të takohen sot në Tiranë në kuadër të Samitit të Krereve te Shteteve dhe Qeverive te Procesit të Bashkëpunimit të këtyre vendeve (SEECP). Krerët e shteteve do të priten nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe më pas do të marrin pjesë në dy sesionet e këtij samiti që do të mbahen gjatë ditës së sotme. Ajo që vihet re në këtë samitë është mungesa e presidentit Serb, Tomislav Nikolic i cili nuk do të jetë i pranishëm ditën e sotme në Tiranë dhe në vend të tijë do të jetë i pranishëm ambasadori Serb. Pas përfundimit të tij pritet që të ketë edhe një deklaratë për shtyp. Ndërkohë, ky samit u parapri nga ai i ministrave të jashtëm të vendeve të Europës Juglindore i mbajtur pak ditë më parë në Tiranë dhe ajo që u arrit ishte antarësimi me të drejta të plota e Kosovës. /shqiptarja.com/

Takimi i tretë i liderëve për tejkalimin e krizës

Në Shkup sot vazhdon takimi i liderëve të katër partive kryesore politike për gjetjen e një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike. Liderët e katër partive më të mëdha në Maqedoni, Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE-ja, Zoran Zaev nga LSDM-ja, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi nga PDSH-ja sot do të tentojnë të formulojnë një kornizë pikash, nga e cila do të vijojnë negociatat për zgjidhjen e krizës. Dy partitë shqiptare kanë dhënë sinjale për bashkëveprimin e tyre dhe se pritet hartimi i disa pikave të përbashkëta. Ndërkohë, tashmë është shpalosur propozimi për formimin e një koalicioni të zgjeruar mes partive kryesore dhe zgjidhja e [ështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë, aferën e përgjimeve, reformat dhe prioritete tjera. Nga ana tjetër, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka deklaruar se akoma nuk ka filluar dialogu, pasi që sipas tij, palët deri tani nuk janë dakorduar për mënyrën e zhvillimit të tyre dhe agjendën. Në takimin e tretë të sotëm në Klubin e deputetëve, s

Gazeta Greke "To Vima" Rama nacionalist i rrezikshëm,ka rrëshqitur në territorin e irredentizmit

Mosmarrëveshjet mes Tiranës dhe Athinës lidhur me kërkimet për naftë në Detin Jon, kanë çuar sërish shtypin grek të krijojnë aludime. Këtë herë gazeta “To Vima” shkruan për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, që sipas saj që nga ardhja në pushtet krijoi destabilizim në rajon. Ndërkohë që fajtor për të gjitha konfliktet për shtypin grek, mbetet popullsia shqiptare. Në një artikull të saj gazeta e cilëson kryeministrin Rama si një nacionalist të rrezikshëm për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Sipas gazetës greke, Edi Rama erdhi në pushtet me premtimet për paqe dhe stabilitet, por shpejt kjo gjë ndryshoi. Por menjëherë siç shprehet gazeta, Rama bëri kapërcime absolute dhe gjithçka nisi pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku Rama “ndezi zjarret” e nacionalizmit shqiptar në Ballkan. Gazeta ndalet gjerësisht duke u shprehur se, Rama pas dronit me flamurin e Shqipërisë së Madhe, shkoi më tej duke e ngarkuar foton në llogarinë e tij në Facebook dhe madje duke e shpalosur edhe përpara Kryemini

Rexhep Jusufi si prezervativ i Molla Sulës

Opinion nga  Nisma  p ër ndryshime n ë   BFI Pyetja e radhës që do t’i shtrohet Molla Sulës do të jetë: Kush ta solli orën ROLEX?! Vërtet, pse e pranove orën ROLEX në vlerë prej 35 mij eurove! Çfarë shërbimi i kreve njeriut i cili ta ofroi këtë “dhuratë”! Si do ta justifikojnë myftinjtë dhe koordinatorët aktualë të BFI-së të cilët janë bërë “të urtit” e pashembullt që kur ekziston BFI e këndej. Seç po na përngjajnë në struc A digjet jorgani për një plesh? Po si, madje edhe tërë shtëpinë e djeg Molla Sula, vetëm që ta eliminojë shkaktarin që ia prishë rehatinë në sllamarinën e tij të myktë. Molla Sula do të përfundojë shumë keq me ligjin dhe, për këtë gjë nuk do të ndalemi, deri në frymën tonë të fundit. Ai mendon se do të na detyrojë të heshtim, nuk po e kupton se jemi në një vrapim maratonë dhe se, për shkak të moshës por edhe për shkak të elementeve të sklerozëz, nuk do të arrijë në cak, ose do t’i këputen gjunjtë në mes të vrapit ose do ta gabojë rrugën e do të marrë drejtimin p

Media greke: Shqipëria ndez kufijtë. Pas një shekulli, rikthehet rreziku në Ballkan

Revista greke “Epikaira” u kushton një shkrim të gjatë zhvillimeve më të fundit mes Athinës dhe Tiranës, duke dhënë disa detaje interesante se çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura të diplomacisë së dy vendeve fqinje. Titulli shkrimit është në formën e pyetjes; “Kush dhe pse po u vë zjarrin tani kufijve?”. “Ka kaluar pak më shumë se një shekull pas përfundimit të luftërave ballkanike dhe rajoni ynë po përballet përsëri me rrezikun e rigjallërimit të fytyrës së vështirë të nacionalizmit nga irredentizmi shqiptar, i cili kërcënon të ndezë tërë gadishullin”, thuhet në fillim të artikullit. Sipas kësaj reviste, “ngjarjet e fundit provokojnë shqetësim të madh, ndërsa Greqia financiarisht e dobët, e cila ka mbajtur vitet e fundit një qëndrim pasiv, përpiqet të aktivizohet në mënyrë që të ruajë ‘status quo’-në paqësore në Ballkan, si dhe në mbrojtje të interesave të tyre jetike”. “Guximi i shqiptarëve i ka tejkaluar të gjitha kufijtë”, theksohet në shkrim, ku citohet një burim diploma

Festohet Dita e Miqësisë dhe Vëllazërisë e Akademisë Ushtarake në Ankara

Në aktivitetin e këtij viti kanë marrë pjesë përfaqësues të misioneve diplomatike të 19 shteteve, si nga Shqipëria, Kosova, Arabia Saudite, Turkmenistani, Afganistani, Gjeorgjia, etj.   ANKARA (AA) -  Akademia Ushtarake në Ankara të Turqisë ka festuar me aktivitete të ndryshme Ditën e Miqësisë dhe Vëllazërisë, raporton Anadolu Agency (AA). Në një deklarate nga Komanda e Forcave Tokësore, theksohet se me personelin ushtarak të vendeve të huaja që studiojnë në Akademinë Ushtarake për të zhvilluar miqësinë dhe vëllazërinë dhe për t’iu ofruar mundësinë që ata të prezantojnë kulturat e tyre, që nga viti 2005 çdo vit në muajin maj ata organizojnë Ditën e Miqësisë dhe Vëllazërisë në Akademinë Ushtarake. Në aktivitetin e këtij viti kanë marrë pjesë përfaqësues të misioneve diplomatike të 19 shteteve, si nga Shqipëria, Kosova,  Arabia Saudite, Turkmenistani, Afganistani, Gjeorgjia, etj. Gjithashtu kanë marrë pjesë 92 studentë të akademive detare dhe ajrore dhe personel ushtarak i ftuar.

SHBA i përgjigjet Rusisë për Maqedoninë

Ambasada amerikane në Shkup reagoi ndaj deklaratës së Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, i cili përmendi Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe, dy vende që duan ndërrimin e pushtetit në Maqedoni, për shkak të interesave energjitike. “SHBA duan paqe dhe stabilitet në Maqedoni, si pjesë e qëllimeve tona afatgjata për një Evropë të bashkuar në liri dhe paqe. Qytetarët e Maqedonisë dhe liderët e tyre në shumicë të konsiderueshme dëshirojnë që t’i bashkëngjiten BE-së dhe NATO-s, duke ditur se kjo është rruga më e mirë drejt sigurisë dhe prosperitetit të vendit. Ne plotësisht e ndajmë këtë qëllim”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane në Shkup./koha/

Si u zgjodh për myfti Rexhep Jusufi?

Për dallim nga ai i Tetovës dhe Dibrës për të cilët kemi shkruar ditë më parë, në rastin e Rexhep Jusufit kemi shkelje të shumfishta! Nëse rastet e Tetovës dhe Dibrës kishin shkelje vetëm të procedurave, skishte komisione zgjedhore (as KQZ e as KRZ), në rastin e Shkupit as që u propozuar nga anëtarët e Muftinisë që janë me mandat deri në vitin 2017! Kjo shkelje, eshtë direkt shkelje edhe e vullnetit të Shkupit vetëm për hirë të Sulejman  Rexhepit i cili nga 2011 nuk ka legjitimitet! Anëtarëve të Rijasetit që shkelen mbi vullnetin e Shkupit, nuk u falet dhe nuk do të kalojnë pa përgjegjësi! Myfti Ibrahim Shabani në lidhje me këtë shkelje nuk shprehet i habitur, thotë se dikush ashtu si ka filluar edhe do të vazhdon! Kurse Afrim Tahiri, i cili kohëve të fundit pranonte se nuk kishte legjitimitet si Sekretar i Përgjithshëm, një nga autorët e Kushtetutës, thotë se Sulejman Rexhepi qëllimisht e shkel Kushtetutën, atij kur i kam thënë se po shkilet Kushtetuta, më është përgjigjur se për ne

BFI nuk është pronë e Sulejman Rexhepit

Sot Muftinia e Shkupit mbajti pres për mediat dhe njoftoi opinionin se Sulejman Rexhepi ska haber me Kushtetutën e BFI dhe neneve të saj dhe se këtë instutucion e llogarit si pronë familjare. Në komunikatën e tyre kanë shpalosur qëndrimin e organit të Muftinisë: “ Tё nderuara media, tё nderuar besimtar, shkeljet e Kushtetutёs nga kreu i BFI-sё Sulejman Rexhepi po vazhdojnё. Ndёr shkeljet mё tё mёdha padyshim se ёshtё shkelja e Organit tё Muftinisё sё Shkupit ku aty nё njё tё ashtuquajtur mbledhje tё fshehtё tё mbajtur me 21 Maj 2015, mes tjerash jan ftuar ish anёtarё tё Muftinisё sё Shkupit, kurse nuk janё ftuar ata tё cilёt kanё mandat tё garantuar me Kushtetutё. Ne anёtarёt e Muftinisё sё Shkupit tё cilёt kemi mandat deri mё vitin 2017 nё bazё tё nenit 27 tё Kushtetutёs sё BFI-sё si dhe nenit 9 tё Regullores,nuk kemi marrur pjesё. Ajo mbledhje e mbajtur nuk ka pasur kuorum dhe nuk ka qenё asgjё tjetёr pёrveç njё manipulim i rradhёs i Sulejman Rexhepit. Ne sot jemi kёtu dёshmi

SELAM SULEJMAN REXHEPIT: NUK TË LEJOJMË TË SHKATËRROSH BFI-NË

Reagon Muftinia e Shkupit ndaj vendime jolegjitime të Sulejman Rexhepit i cili është  jolegjitim. Ja reagimi i plotë nga profili zyrtar i facebookut t ë Muftinis ë s ë Shkupit :  Pasi shkelet Kushtetuta, Rregullorja, organi i Muftinisë së Shkupit dhe vullneti i imamëve dhe xhemateve të Muftinisë së Shkupit me çka edhe njëherë vërtetoni se qëllimi i juaj është shkatërrimi i Institucionit. Ne anëtarët e Muftinisë së Shkupit, imamët dhe hoxhallarë të papunësuar, betohemi dhe zotohemi se nuk do të lejojmë këtë anarki dhe me të gjitha forcat tona këtë zullum do ta luftojmë deri në fund. Shkupi njeh vetëm Mufti të Muftinisë së Shkupit i dalur si vullnet i Shkupit në këtë rast Ibrahim ef. Shabanin, e jo Mufti të merakeve personale të një njeriu të dyshimtë dhe jolegjitim siç është Sulejman Rexhepi. I qoftë përhajr Rexhep Jusufit, mufti vetëm i shtëpisë së Sulejman Rexhepit!

Daçiq: Evropa e harroi Maqedoninë, merret shumë me Kosovën!

Andrej Kelin, përfaqësues i vazhdueshëm i Rusisë në OSBE, deklaroi se kriza e brendshme politike në Maqedoni mund të përshkallëzohet në konflikt serioz. “Edhe pse është në vijim e sipër dialogu mes liderëve të partisë në pushtet dhe asaj opozitare, nuk mund të shihet fundi i krizës. Ka shqetësim serioz se kjo mund të kaloj në konflikt serioz- deklaroi KelinMinistri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka kritikuar bashkësinë evropiane për mungesë të angazhimit të duhur për t’i zgjidhur çështjet e diskutueshme në Maqedoni. Sipas tij, Bashkimi Evropian për 20 vjet nuk ka organizuar bisedime për çështjen e Maqedoninë, ndërsa Kosova është temë konstante në agjendat evropiane.  “Evropianët kanë vepruar ngathët edhe pse ekziston mundësia që në Maqedoni të fillojë një periudhë e destabilizimit, e të cilën Serbia është e interesuar që ta parandalojë”, ka deklaruar Daçiq, gjatë debatit në një emision në Radiotelevizionin e Serbisë, ku ishte i pranishëm edhe analisti maqedonas Sasho Ordanovsk

ÇFARË VLERE KA KUSHTETUTA E BFI-SË KUR NUK RESPEKTOHET NGA VETË INSTITUCIONI

Gjatë këtyre ditëve po shihet qartazi se kushtetuta e BFI-së nuk ka asnjë vlerë! Ajo kur nuk respektohet nga vetë Sulejman Rexhepi atëherë për çfarë vlenë dhe pse duhet të ekzistojë? Ajo nuk respektohet për zgjedhje të muftive të BFI, siç mësjomë nga Lajmi 1, se zgjedhja e Muftiut të Tetovës, Dibrës, dhe më parë shkarkimi i muftiut të Shkupit, Sekretarit gjeneral të BFI-së se asgjë nuk është ligjore dhe kushtetuese. Se në BFI gjithka mund të shkilet, dëshmon edhe fakti se Sulejman Rexhepi qëllimisht bënë atë duke mos përfill asnjë nenë të kësaj kushtetute në të cilën thirret në vazhdimësi para shtetit dhe ndërkombëtarëve. Sa do i pinë ujë kjo do të shihet në vazhdim. Por gjithashtu pyesim si lejojnë muftitë e ri të zgjedhen në këtë formë dhe mënyrë duke mos pasur asnjë bazë ligjore dhe kushtetuese. Ky është krimi më i madh që i bëhet BFI-së nga Sulejman Rexhepi, për të cilën sigurisht se duhet të jepë përgjegjësi. Më posht do të shihni rregulloren në bazë të së cilës bëhet zgjedhja e

Interpelancë për ministrin Bushati për ngjarjet në Maqedoni

Deputetja e Partisë Demokratike në Parlamentin shqiptar Mesila Doda ka dorëzuar sot në Kuvend një kërkesë për interpelancë me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Në kërkesën e publikuar në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Doda sqaron se interpelanca me ministrin është kërkuar për çështjen e Maqedonisë. “Nisur nga zhvillimet tragjike të ndodhura ditët e fundit në Maqedoni, dhe nga gjendja në të cilën ndodhet respektimi i të drejtave të njeriut nga shteti maqedonas për popullsinë shqiptare, kërkoj interpelancë me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, për të sqaruar në Parlamentin e Shqipërisë dhe opinionin publik mbi çështjet e mëposhtme: 1. Cila është situata e sotme në Maqedoni në pikëpamje të sigurisë, të rrezikut të shpërthimeve të konfliktit ndëretnik, apo përplasjeve midis palëve politike atje? 2. Cila është strategjia e veprimit të shtetit shqiptar i gjendur midis dy detyrimeve, njërit kombëtar dhe tjetrit për shkak të përkatësisë në Aleancën perëndimore të sh

Për çka shërben Kushtetuta e BFI?

Sot anëtarët e Muftinisë së Shkupit para mediave deklaruan se muftiu Ibrahim Shabani ёshtё shkarkuar me pa tё drejt dhe duke shkelur Kushtetutёn e BFI-sё . Ja komunikata e tyre drejtuar Rijasetit, institucioneve, ambasadave, mediave dhe opinionit.  DREJTUAR: - Rijasetit tё BFI e RM  - Reisul ulema i BFI e RM  - Komisionit pёr çёshtje Fetare - Ambasadave tё akredituara nё RM  - Misionit tё OSBE-sё  - Opinionit tё gjёrё  Lёnda: Qёndrim i Organit tё Muftinisё sё Shkupit Ne anёtarёt e Organit tё Muftinisё sё Shkupit me kёtё qёndrim shprehim habi pёr shkelje drastike qё i janё bёrё Kushtetutёs sё BFI-sё e RM si dhe organit tё Muftinisё sё Shkupit nga ana e Rijasetit dhe Reis ulema tё BFI e RM. Me datё 30.04.2015 nga komunikata e BFI-sё e lёshuar nёpёr media tё shkruara dhe elektronike u njoftuam se Muftiut tё Shkupit Ibrahim ef. Shabanit i ёshtё tёrhequr Muraselja si Mufti i Muftinisё sё Shkupit si dhe ёshtё shkarkuar Skender ef. Buzaku nga pozita e Sekretarit tё Muft