Në aktivitetin e këtij viti kanë marrë pjesë përfaqësues të misioneve diplomatike të 19 shteteve, si nga Shqipëria, Kosova, Arabia Saudite, Turkmenistani, Afganistani, Gjeorgjia, etj. ANKARA (AA) - Akademia Ushtarake në Ankara të Turqisë ka festuar me aktivitete të ndryshme Ditën e Miqësisë dhe Vëllazërisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklarate nga Komanda e Forcave Tokësore, theksohet se me personelin ushtarak të vendeve të huaja që studiojnë në Akademinë Ushtarake për të zhvilluar miqësinë dhe vëllazërinë dhe për t’iu ofruar mundësinë që ata të prezantojnë kulturat e tyre, që nga viti 2005 çdo vit në muajin maj ata organizojnë Ditën e Miqësisë dhe Vëllazërisë në Akademinë Ushtarake.
Në aktivitetin e këtij viti kanë marrë pjesë përfaqësues të misioneve diplomatike të 19 shteteve, si nga Shqipëria, Kosova, Arabia Saudite, Turkmenistani, Afganistani, Gjeorgjia, etj. Gjithashtu kanë marrë pjesë 92 studentë të akademive detare dhe ajrore dhe personel ushtarak i ftuar.
Në këtë aktivitet personeli ushtarak i ftuar ka hapur stendat e tyre, ku ata kanë promovuar kulturat, vlerat ushtarake dhe kombëtare të vendeve të tyre. Aktivitetet janë shoqëruar nga banda e Akademisë Ushtarake, si dhe me këngë e valle popullore të vendeve të pjesëmarrëse të promovuara nga grupi i studentëve të akademisë.
Në mënyrë për të përditësuar dhe për të publikuar të dhënat e akademikëve në faqen e internetit të shkollës është krijuar paneli "Personeli ushtarak i Vizitorëve". Në këtë panel japin përshtypjet edhe të diplomuarit nga kjo shkollë. Një nga të diplomuarit, atasheu ushtarak i Turkmenistanit, Azat Durdiyev, ka theksuar se ai është diplomuar në vitin 2001 nga kjo shkollë dhe se është krenar që ka qenë pjesë e kësaj akademie. Ai ka theksuar më tej se nuk janë harruar kurrë miqësitë e krijuara në këtë ambient.
Në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe që nga viti 1992 në akademinë Ushtarake në Ankara studiojnë të rinj, por edhe të tjerë nga vende të ndryshme. Përkohësisht tani në Akademinë Ushtarake studiojnë 285 studentë nga 19 vende.
Comments
Post a Comment