Në takimin e sotëm të liderëve, që mbaroi para pak çastesh, kryeministri Nikolla Gruevski dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev, kanë shkëmbyer informacione për bisedimet në Strasburg me liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe liderin e PDSH-së Menduh Thaçi, si dhe me ambasadorin e SHBA-ve Xhes Bejli dhe atë të BE-së Aivo Orav.
Bëhet e ditur se liderët janë marrë vesh që të mbahet edhe një takim.
“Nuk kemi hyrë në detale dhe nuk mund të tregoj se a ka ndonjë përparim për shkak se negociatat ende nuk kanë filluar. Të mundura janë edhe zgjidhje të shpejta, por për këtë duhet dikush të ndërmarrë diçka” , deklaroi pas takimit kreu i LSDM-së Zoran Zaev./alsat/
Comments
Post a Comment