Translate

Tuesday, October 10, 2017

A do të aktivizojë Spanja “nenin 155” për Kataluninë?

Një det me bluza të bardha të shtunën (07.10) në Barcelonë. Ky ishte simboli i paqes në sheshin Plaça Sant Jaume në qendër të Barcelonës.
Mijëra vetë iu bashkuan një thirrjeje anonime për protestë. Qëllimi i protestuesve ishte që të dyja palët si kryeministri, Mariano Rajoy dhe presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont të zhvillojnë dialog mes tyre.
“Të dyja palët duhet të ulen me njëra-tjetrën dhe të bisedojnë, kështu nuk vazhdohet më“, u shpreh një protestues. Ndërsa një tjetër thekson, se “sikur të kisha parë një flamur katalonas apo spanjoll do të isha larguar menjëherë”.
Vetëm flamuj të bardhë shiheshin në protestë me mbishkrime: “Na lini të flasim”. Një protestuese e re u shpreh se “kjo është një lëvizje popullore, dhe jo partiake”.
Shumë vetë janë të shqetësuar se çfarë do të ndodhë, nëse presidenti Puigdemont të martën shpall pavarësinë.
A do të aktivizojë Spanja nenin 155 dhe do t’i heqë autonominë Katalunisë? Si do të reagojnë përkrahësit e separatistëve? Do të ketë dhunë?
Të gjitha këto janë shqetësimet e pjesës tjetër të katalonasve, krahas separatistëve.

Në emër të "Besës" për mashtrime të mëdha klasike

Pa'besa dhe mashtrimi i madhe që ju bëhet qytetarëve Kumanovarë në emër të së drejtës dhe vlerave kombëtare nuk kanë fund. Vallë, edhe për të satën herë Kumanova dhe qytetarët e saj duhet të jenë pjesë e çdo testi dhe manipulimi?! Tani me këta qytetarë mundohet të manipulon ashiqare Lëvizja Besa përmes strukturës së saj. Pikërisht këta mundohen t'ua fshijnë kujtesën kolektive qytetareske dhe ti detyrojnë qytetarët të mendojnë se këta janë parti e re politike si dhe për herë të parë marrin pjesë në zgjedhje lokale, andaj qytetarët Kumanovarë detyrimisht duhet t'i përkrahin pavarësisht çka ofrojnë edhe nëse nuk e realizojnë. Kjo i ngjanë fjalës së "hoxhallarëve": "Mos na kshyrni se çka bëjmë e si veprojmë, por ndëgjoni çka ju flasim". Kjo sjellje flet se kjo strukturë e degës në Kumanovë ka hile të mëdha dhe është mashtimi i rradhës që u servohet qytetarëve në emër të Besës. Kjo struktur dikur ishin që të gjithë në BDI për 15 vite në të gjitha ciklet zgjedhore, arritën të marrin gjithçka dhe asnjëherë të mos bëjnë asgjë përpos që vrasin, mashtrojnë dhe grabisin popullin. Nuk ju pengoj as një rastë apo proces i montuar politik kundër popullit të vet, burgosja dhe nëpërkëmbja e nderit të familjes shqiptare, andaj sot dalin me listë për këshilltar komunal pa fije turpi. Një nga ata është Florim Ymeri me detyrë si policë kufitar i dënuar me burg për mitmarrje tashë në liri me kushtë. Kjo është pa besa që ju bëhet Kumanovarëve me një metodë më ndryshe përmes njerzëve që u kanë marr 'haraç' vëllezërve tanë gurbetçarë. Ky korrupsion duhet të vazhdon tani edhe në kshillin komunal, andaj përpjekja e ndrimit të partive politike është mashtrim i ri për këta qytetarë që po sprovohen vazhdimisht. Për këta njerëz vlen proverba popullore: "Ujku qimen e ndryshon, por zanatin nuk e harron". Turp për këta që thirren në emër të Besës për një pa besë të re./sotinfo/

Sunday, September 24, 2017

MULLA SULA SI NJË ZEVZEK I HUTUAR

I xhindosur deri në çmendi, Mulla Sula sillet tamam si Ivica Daçiqi gjatë Ansamblesë së këtoditshme të Kombëve të Bashkuara, tek i afrohet Presidentit Amerikan, Donald Trampit për një nënshkrim. Sa për të dëshmuar se amerika është me Daçiqin, apo!!!
Zevzeku, Mulla Sula i xhindosur, dy gurë bashk nuk i lë vetëm e vetëm për të dekoruar figura politike që kanë sado pak ndikim në organet e gjyqësorit e që do ta shpëtojnë nga një sërë procedurash gjyqësore të cilat në kushte normale do ta mbyllnin në biruc që moti!
Mulla Sula thotë që së shpejti do t’ia japë dekoratën Kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferit, edhe atë gjatë inagurimit të objektit të ri të Medresesë për femra në Gostivar. Natyrisht që aty z. Talat Xhaferi do të shkojë dhe do ta marrë atë dekoratë. Do të shkojë për shkak se do të jetë në fushatë ku do ta ndihmojë mikun e vet për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejtën, në të cilën fushatë me dy këmbë është futur edhe Mulla Sula, kurse do ta marrë atë shpërblim sepse i duhet për satisfakcion moral. Qëllimi i refuzimit në akademinë solemne u arrit! Z. Xhaferi nuk deshti që të bëjë dëm politik, kurse efektin politik do ta arrijë tek kur do ta marrë dekoratën me rastin e inagurimit të Medresesë.
Mulla Sula kahdo që të sillet, kunxhin e ka pas vete. Kot e ka, nuk mund t’i shpëtojë, sepse është futur në vorbullën politike ku kunxhi ta ndjekë gjithnjë pas, derisa ta mbështesë mirë për muri të vorbullës.
Por assesi nuk mund ta justifikojë motivacionin e këtij dekorimi siç nuk mund ta mohojë as aktivitetin propagandistik të “Skopsko Pivo”. Kryetari i Kuvendit nuk do të dekorohet publikisht, në një akademi solemne nga një individ kundër të cilit ka të ngritur procese gjyqësore për vepra kriminale, por, Kryetari i Kuvendit mund ta pranojë një “dekoratë” qoftë kjo edhe me titullin “Myfti Vebi Dibra” nga një njeri i cili kësisoj mundohet që t’i fsheh gjurmët e veprimtarisë së vet prej krimineli ordiner. Devalvim total i dekoratës, i dekoruesit dhe i të dekoruarit!

VELIJAJ: SHEFI I PROKURIMIT NË MPB KËRKOI 100 MIJË EURO PËR SHTIMIN E FAQEVE TË PASAPORTËS

Secila kërkesë e përfaqësuesve të kompanisë austriake, OeSD realizohej nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas Natali Velijajt, kjo bëhej në këmbim të ryshfetit. Mes tjerash përmend një yll të mistershëm në pasaportat e Kosovës që ishte futur jashtë marrëveshjes së dizajnit. Për pranimin e pasaportave, austriakët sipas Velijajt kishin paguar 7 mijë euro ryshfet. Ajo thotë se EULEX-i kishte larguar nga rasti prokuroren Drita Hajdari kur ajo kishte nisur të hetonte austriakët dhe shoferin e Kadri Veselit, Bashkim Shalën.

Një grup punues kishte përcaktuar dizajnin e pasaportave biometrike të Kosovës. Detajet e saj dhe shenjat e sigurisë nuk vërehen me sy.
Por, një kontingjent pasaportash me një yll në kartën e të dhënave ishte sjell nga kompania austriake OeSD. Natali Velijaj, ua kishte tërhequr vërejtjen austriakëve për këtë detaj që nuk ishte i miratuar në grupin punues në të cilin ishin pjesëmarrës, Blerim Rexha, Blerim Camaj, Bekm Hoxha, etj.
Austriakët sipas Velijajt, kishin zgjedhur mënyrë tjetër që këto pasaporta të pranoheshin – ryshfetin.
Për secilin furnizim që nuk ishte i paraparë me kontratë, austriakët sipas Velijajt u jepnin ryshfet zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Një kontingjent prej pesë mijë kopjesh të pasaportave i kishte sjellë kompania në Kosovë. Ato pasaporta do t’u shpërndaheshin ambasadave të huaja, pikave doganore, shteteve të tjera për t’i njoftuar me dukjen dhe përmbajtjen.
Pjesa e mbetur duhej të shkatërrohej. Por, edhe për këtë ishin kujdesur austriakët: jepnin ryshfet që asgjë të mos u shkonte dëm atyre.
Në pjesën e tretë dhe të fundit të intervistës, Natali Velijaj ka folur për detaje teknike të menaxhimit të kontratës dhe furnizimit me pasaporta.
Kërkesat e austriakëve plotësoheshin gjithmonë
Velijaj zbulon tendencat për rritjen e numrit të faqeve të pasaportave në këmbim të ryshfetit, deri tek përfshirja e Ministrisë së Punëve të Brendshme në kontrabandë për llogari të kompanisë OeSD.
Mes tjerash, ajo shpjegon se si ishte bërë pranimi i makinave që mund të prodhonin vetëm 2 mijë e 500 pasaporta për tetë orë punë e jo 3 mijë e 700 siç parashihej me kontratë.
Bile, MPB-ja kishte lejuar që edhe dy makinat rezervë të mos silleshin fare. Krejt këto në këmbim të ryshfeteve.
Ajo tregon se në gjithë Ministrinë ka pasur kamera, pos në zyrën e Besnik Berishës dhe Bekim Hoxhës. Aty, madje nuk ka mundur askush të futet me telefon.
Ajo thotë se për t’i pranuar pasaportat me yll, austriakët ua kanë dhënë zyrtarëve të MPB-së, 7 mijë euro ryshfet. Këto para thotë se i kanë marrë Besnik Berisha, Abedin Mehmeti dhe Arben Osmani. “Unë vetë ia kom dhanë 7 mijë euro në zyrën e Besnikut”, shton ajo.
Velijaj përmend një detaj tjetër të një pagese të austriakëve për firmën e Bujar Canollit, e hapur dy ditë para deponimit të 150 mijë eurove.
“Prej atyre 150 mijë eurove, 80 mijë euro ia kom dhanë Besnik Berishës në Ministri të Punëve të Brendshme. Me mua ka qenë Bujar Canolli”, thotë ajo.
Ajo tregon se si importi i pasaportave fillimisht kishte shkuar në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Tregon se për dhjetë ditë ishte bllokuar kamioni me pasaporta në Kullë.
“Shoferi ka qenë kroat. 10 ditë kërkush nuk e ka hapë kamionin në terminal. Është dashur të ndërrohen dokumentet nga emri i MPB-së në emër të ‘Constalking EU’. Kamioni është lëshuar pasi është paguar dogana dhe TVSH-ja.
Përfshirja e MPB-së në kontrabandë për llogari të kompanisë austriake ishte konfirmuar edhe nga raporti i Auditorit Gjeneral të Kosovës.
Ministria e Punëve të Brendshme kishte regjistruar tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) për pasaportat biometrike dhe pajisjet tjera të sjella në Kosovë nga kompania austriake, ani pse me kontratë obligohej ta bënte kompania OeSD.
Neni 16 i kontratës parasheh një gjë të tillë.
Raporti i Auditorit Gjeneral  

Sunday, September 17, 2017

Azem Sadiku i mban në xhep të vogël 15 kryetarët e BDI-së (FOTO-LAJM)

Madheshtia e njerezve, varet nga madheshtia e veprave te tyre. Azem Sadiku i PDSH-së, pa asnjë perkrahje nga buxheti shteteror, ka bere me shume pune ne nje komune rurale se 15 kryetaret e komunave te BDI-së Veprat flasin./Ditari.mk/



Qeveria: Të gjitha institucionet shtetërore të garantojnë zgjedhje të lira dhe korrekte

Në prag të Zgjedhjeve Lokale 2017, Qeveria në seancën e saj të 26-të solli deklaratë për angazhime për zgjedhje të lira dhe korrekte dhe i mbështet parimet bazë që kanë të bëjnë me të drejtën e çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë për të marrë pjesë në kryerjen e funksioneve publike, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, përmes përfaqësuesve të përzgjedhur në mënyrë të lirë, për të votuar në zgjedhjet me votim të fshehtë dhe të kenë mundësi të barabartë për t’i nxjerrë qëndrimet e tyre politike.
Qeveria, gjithashtu, miratoi Udhëzim për mënyrën e veprimit të ministrive, organeve tjera të administratës shtetërore dhe organizatat administrative, si dhe Udhëzim për ndalesën e shfrytëzimit të sendeve të tundshme dhe të patundshme në pronësi shtetërore gjatë procesit zgjedhor, kumtoi shërbimi qeveritar për media.
Me këto udhëzime konfirmohen drejtimet për mënyrën e veprimit të ministrive, organeve tjera të administratës shtetërore dhe organeve drejtuese të funksionarëve të cilët udhëheqin me organet shtetërore, si dhe të të punësuarve në organet shtetërore gjatë zbatimit të zgjedhjeve parlamentare, presidenciale dhe lokale nga dita e shpalljes së tyre dhe gjatë procesit zgjedhor, si dhe drejtimet për mënyrën e veprimit të ministrive, organeve tjera të administratës shtetërore dhe organizatave drejtuese në lidhje me shfrytëzimin e sendeve të tundshme dhe të patundshme në pronësi shtetërore gjatë procesit zgjedhor.
“Vendosja dhe përforcimi i proceseve dhe institucioneve demokratike është përgjegjësi e përbashkët e Qeverisë, qytetarëve dhe partive politike, se zgjedhjet e lira, korrekte dhe demokratike janë faktori kyç për gëzimin efektiv të të gjitha të drejtave dhe lirive të njeriut”.
Qeveria iu bëri thirrje të gjitha organeve dhe administratës shtetërore t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore, si dhe hapat politike dhe institucionale për t’ua garantuar të drejtën e pacenueshme zgjedhore secilit qytetar.
Me Deklaratën e sjellë, Qeveria, iu bëri thirrje edhe të punësuarve në organet e administratës shtetërore të paraqesin raste eventuale të presionit deri te organet shtetërore dhe nëse konfirmohet keqpërdorim, do të ndërmerren masa të duhura.
Me këtë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë angazhohet se do të veprojë me vendosmëri dhe në mënyrë të palëkundshme në promovimin dhe zbatimin e kapitujve demokratikë gjatë procesit të zgjedhjeve, thuhet në kumtesën nga shërbimi qeveritar për mediat.

Sjellje skandaloze e Sulejman Rexhepit të matufosur në SHBA

Pasi ka kuptuar Sulejman Rexhepi se këto ditë në New York do të mbahet një konferencë ndërkombëtare nën organizimin e Ligës Arabe e ku do të debatohet rreth bashkëpunimit kontinuitiv të SHBA-ve me Botën Islame, ka marrë udhë privatisht me shpresë se do ta imponojë pjesëmarrjen e vet në këtë konferencë ndërkombëtare. Natyrisht, organizatorët arabë fillimisht nuk kanë pranar që t’i mundësohet as prezenca si publik e jo të marrë pjesë në debat të ndonjë paneli, por që, për hirë të unitetit islam në fund kanë zbutur zemrën dhe e kanë lejuar që të zë vend si të gjithë spektatorët e tjerë, pasi që konferenca ka qenë e tipit të hapur. “Gazetarët” lakej të Mulla Sulës menjëherë kanë lëshuar një lajm përplotë gënjeshtra përmes të cilit mundohen që sado pak t’ia përmirësojnë imazhin katastrofal që ka për momentin Mulla Sula në mesin e shoqërisë myslimane. Në lajm flitet se me këtë rast Sulejman Rexhepi paska realizuar sërë takimesh shumë të rëndësishme, “takime” këto që nuk hasen në asnjë rrjet social të personave në fjalë por as në portalet e organizatave që i udhëheqin ata persona aq të rëndësishëm për botën islame. Sipas dëshmitarëve okularë, gjatë një pazue të kafesë, është vërejtur Mulla Sula tek bën përpjekje gjarpërore për t’u afruar deri te imami i Dy haremeve, Dr. Abdurrahman Sudejsi, por sapo e kanë vërejtur truprojet e Imamit, kanë reaguar me shpejtësi duke e mbrojtur nga çdo prekje eventuale të tij nga ana e Mulla Sulës, i cili tashmë nga elita islame e Aabisë Saudite është shpallur lanet. Ka insistuar zëshëm që ta pyes se pse e kanë futur në “listën e zezë” arabe, por përgjigjen e ka marrur nga Kryetari i Rabitas, Dr. Muhamed ibni Abdulkerim el Isai, i cili i ka thënë po ashtu zëshëm: “Je i padëshirueshëm madje edhe të na drejtohesh nga distanca, përderisa nuk pranon publikisht se ke gabuar që je venë në shërbime masonerike duke e sharë Arabinë Saudite, popullin arab dhe kulturën arabe”! Sakaq kanë ndërhyrë truprojet dhe personat e caktuar për rend e siguri dhe e kanë larguar Sulejman Rexhepin për krahësh në një korridor tjetër ku kanë qenë të mbledhur qytetarët e rëndomtë që kanë marrur pjesë në kongres sa për të dëgjuar kumtesa mjaft të rëndësishme rreth islamit si fe e Allahut. Më poshtë botohet edhe fotografia që flet për çastin kur ndërhyjnë personat e sigurisë për ta mbrojtur Imamin e dy Haremeve nga afrimi i Sulejman Rexhepit. Takimet bilaterale gjithmonë realizohen ulur në tavolinë e jo këmbë në turmë ku qeni të zotin nuk e njeh! Herën e kaluar, në New York Mulla Sula është rrahur shpulla në momentin kur ka folur keq për trimat e UÇK-së që kanë hyrë në Lagjen e Trimav, kurse kësaj radhe desh u lidh në pranga. Kanë ndërhyrë disa shoqërues të komunitetit mysliman shqiptar që kënë garantuar dhe Sulejman Rexhepi ka shpëtuar nga më e keqja. Ky njeri tashmë me plotë të drejtë po e bart nofkën “njeri i skandaleve”! Turp për popullatën myslimane që prfaqësohen prej këtij faqeziu! Fatkeqësisht, kjo aventurë private dhe ky skandal i radhës i Mulla Sulës arkës së BFI-së i ka kushtuar më se dhjetë mij dollarë. Ç’borxh i kanë myslimanët e vendit Mulla Sulës që ky me djersën e tyre të gjarpërojë shtigje me qëllim që të afrohet te bota arabe të cilët tashmë i kanë vënë një “bllok” të madh dhe janë duke e mbajtur në fazën e një “delete” të madhe!