Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2015

Sulejman Rexhepi shpërblen argatët e zullumit

Sulejman Rexhepi muaj me rradhë po i shpërblen argatët e zullumit të cilëve si duket u ka mbetur borxh për ndihmën që ia kanë ofruar të kthehet në BFI edhe atë me polici për ta mbuluar dhe fshehur krimin, hajninë dhe keqpërdorimet e bëra. Shpërblimet ndaj këtyre argatëve të zullumit po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite dhe sigurisht do të jenë edhe më tutje duke filluar që nga klani i Gostivarit, hoxhën e tij të Sfillarës, Bekim Dibranin dhe të gjithë ato që deri dje i quante Vehabistë (Radikalistë ) gjëgjësisht rrënues të vlerave të pastra islame të ruajtura me shekuj në tokën tonë arbërore. Klani i Gostivarit në fakt argatët e zullumit nga Gostivari u shpërblyen me pozicionimin e Irsal Jakupit ( shokut të Miralem Hasanit) në postin e Sekretarit Gjeneral të BFI-së. Se çfarë argat janë këta na tregoi gazetari Zoran Bozhinovski me bombat e publikuara ditë më parë. Argati i zullumit Bekim Dibrani është imami që u deshifrua nga gazetarët për planin që kishte hartuar Sulejman Rexhepi për

Intelektualët shqiptaro-amerikan: Sulejman Rexhepi sinonim i korrupsionit dhe krimit të organizuar

(Rreth shkrimit të fundit të Sulejman Rexhepit me titull: TË KOMPREMETUARIT, të botuar në disa portale maqedonase) Pas një heshtje relativisht të gjatë, Sulejman Rexhepi na paraqitet me një shkrim “autorial”, i motivuar nga disa “bomba” të publikuara e që të njëjtin e paraqesin si bashkëpunëtorë të shërbimit sekret maqedonas, nën pseudonimin “ZHARKO”! Sulejman Rexhepi nuk reagon në asgjë që transpemtojnë fuqishëm këto “bomba”, nuk i mohon asnjë nga faktet dhe argumentet që dëshmojnë se i përmenduri me dy këmbë ka qenë në strukturat e spiunëve të vendit. Nuk reagon kundër asnjë fakti të sjellë për bashkëpunëtorët e vet aktualë si dhe miqtë e tij, nuk reagon kundër fakteve që flasin për vjedhjen, korrupsionin dhe shkatërrimin sistematik të BFI-së. Natyrisht, do të reagojë vetëm atëherë kur e zhveshin nga të gjitha petkat e arnuara të një patrioti të rrejshëm si dhe të një të devotshmi pa din e pa iman! Të gjitha lojërat e pista që i ka luajtur mbi kurrizin e shqiptarëve dhe të m

American - albanians intellectuals: Sulejman Rexhepi synonymous of corruption and organized crime

(With reference to the last article of Sulejman Rexhepi titled THE IMPLICATED, published in macedonian portals)  After a relatively long silence, Sulejman Rexhepi was presented with an "authorial" article, being motivated by some published "bombs" which pose him as the Macedonian secret service collaborator, under the pseudonym “ZHARKO”! Sulejman Rexhepi does not react at all to whoever strongly transmits these "bombs", does not deny any of the facts and arguments which demonstrate that the above mentioned person has been involved in the country’s spies’ structures. He does not react against any facts for his current associates, as well as his friends, does not react against the facts which demonstrate theft, corruption and systematic destruction of the IRC. Of course, he will react only when he will be denounced and the mask of the alleged patriot will be torn away pitilessly! He succeeded to pass as "national" and deeply "pious

Transmetimi mungoi! Çka ndodhi me MRTV2?

Nuk është thënë kot se, televizooni, si mjet informimi, është kuti magjike përme së cilës në çdo çast e kohë futesh në shtëpinë e gjithësecilit. Por, sot, me rastin e Bajramit të Kurbanit, festës së sakrificës dhe devotshmërisë, nuk ndodhi kështu! Me dekada është bërë traditë që manifestimet e bajramëve por edhe të festive të rëndësishme fetare islae të transmetohen përmes RTVM, Programi në gjuhën shqipe dhe, muslimanët në çast të përfshihen në atmosferën festive përkatëse. Kurrë deri më sot, në transmetimet e drejtpërdrejta nuk ka pasur “pengesa teknike”! Po a pati sot “pengesa teknike”! Mo ishte sabotim i organizuar me qëllim që t’i përcillet një mesazh uzurpatorit të postit të reisit, Mulla Sulës. Apo, thjesht, sot muslimanët e Maqednisë ishin nën mbrojtjen e melekëve të Allahut xh.sh. Po pra, sot, në këtë ditë të shenjtë, muslimanët e vendit e përjetuan bekimin e Krijuesit Fuqiplotë. Sot, melekët, këta krijesa tëe shenjta, nuk lejuan që në ditën e gëzimit, në shtëpitë e mysl

Bomba nr.9: Vjedhin mish Kurbani në emër të Allahut

Shkruan :  Zoran Bozhinovski Si vidhet mishi I kurbanit në emër të Allahut? Në shkrimin e mëparshëm treguam biseda me të cilën opinioni mësoi se në çfarë luksi jeton reisi Sulejman Rexhepi dhe familja e tij, sa para harxhohet për 10 ditë në det se si kënaqen në apartamanet në Ulqin, Ohër të blera në mënyrë kriminale dhe mënyrë të dyshimtë.  Të gjitha këto në një vend ku besimtarët e tyre mezi mbijetojnë. Reisot Rexhepi në dorë ma orë Roleks në vlerë prej 37.000 dollar nga një biznesmen….. Sot do të publikojmë dy biseda në mes vllaut të reisit, Qani dhe djalit të reisit Zuhejr.  Të dy të punësuar nga ana e reisit në mederesen Isa Beu në Kondovë.  Vllaun e ka punësuar si arkëtarë për shkak të kontrollit të arkës ndërsa djalin për zëvendës drejtor.  Personat më të afër të Rexhepit, këshilltarët e tij, sekretari gjeneral dhe muftit disa vite me radhë japin alarmin se Rexhepi jo vetëm që merret me krinimalitet,  me familjen e tij  në mënyrë organizative I vjedhin parat të cilat janë

Reisi mes dy gjinjëve, Agim Mehmeti në punë

Gjatë Muajit të Ramazanit, pas agjërmit të tërë ditshëm, në mbrëmje Sulejman Rexhepi ftohet në iftar, të cilin ia «organizojnë» Ermira Mehmeti dhe gruaja e Agim Mehmetit, ish-lustratorit, drejtoresha e radio Shkupi në gjuhën shqipe, Ajten Vllasaku Mehmeti. Pas iftarit, këto të dyja damat kërkojnë një nder nga Sulejman Rexhepi, të fotografohen me te duke e futur në mes. Sakaq Sulejman Rexhepi gjendet i « bombarduar » me nga një gji të damave, ndërsa nuk vonon shumë dhe në BFI punësohet Agim Mehmeti, ish-lustrator. Agim Mehmeti në fakt vetëm që kthehet në punën e vet të vjetër, gazetar i BFI-së. Dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Por, çka thotë Ligji i shtetit ? Si veprohet me ata funksionarë që deri në fund e shfrytëzojnë abanazhin. A mund të kthehen të njejtit në vendin e vjetër të punës pasi të kenë shfrytëzuar 12 muaj rresht benificionin e abanazhit? Sulejman Rexhepi duhet të dijë se çka thotë për këtë problem ligji. Po, për Mulla Sulën nuk vlejne Ligjet e shtetit, të paktën jo më shum

OH HILAL humb besimin te xhemati dhe xhamitë

OH Hilal veprimtarinë që po ushtron është larg standardeve të një organizate humanitare thuhet në opinion e sidomos në terren ku ka nevoj për ndihma. “Sulejman Rexhepit dhe Mustafa Dautit nuk e kanë mendjen tek ndihma e popullit, por sa më lehtë të bëjnë larjen e parave dhe të keqpërdorin donacionet. Kjo u pa në Kumanovë me hoxhën nga Zvicra, në Tetovë gjithashtu keqpërdorime kjo ishte edhe në Alsat”-tha një besimtar që ishte duke ndihmuar refugjatët Sirian. Një tjetër vazhdoi duke thënë se: “ Edhe këtu vijn e fotografohen dhe asgjë nuk japin nga ajo çka flasin, kjo është turp për Sulejman Rexhepin, për Meshihatin”. Edhe redaksia jonë kishte evidentuar rastet në Kumanovë tek Lagjja e Trimave, në Ramazan gjatë shpërndarjes së ndihmave nëpër muftini, në vërshimet e Tetovës dhe tani po i hasim me refugjatët e Sirisë. OH Hilal fillimisht merrë donacione nga Turqia dhe gjatë dhënies së deklaratave mediatike asnjëherë nuk potencohet donatori. Fakti tjetër që dëshmon këtë realitet është gë

Së shpejti bomba nr.9

Na ndiqni që të mësoni për bombën e nëntë (9) me rradhe lidhur me Sulejman Rexhepin. 

Sulejman Rexhepi akuzon Qeverinë Turke për Burmali xhaminë

BFI si duket nuk ka zot shtëpie meqë aspak nuk përmirësohet gjendja e saj me Sulejman Rexhepin, por vetëm që shkon dhe rrëndohet.   Kohë më parë NISMA ( Lëvizja për ndryshime dhe reforma në BFI) kishin deklaruar se Sulejman Rexhepi   është jolegjitim dhe uzurpator i këtij institucioni me familjen e tij, andaj nuk mund të shohim diç tjetër përpos se lëvizje drejt rrënimit dhe stagnimit të BFI. Deri sa Sulejman Rexhepi akuzonte VMRO dhe BDI për Burmali xhaminë atë e kishim të qartë, por ama momenti se pse u hesht kjo çështje ishte vërtet diskutabile?! “Maxhar telekomi” dhe dosja “ ZHARKO” janë arsyet e humbjes së Burmali xhamisë nga BFI. Lidhur me këtë fakt flet Sllobodan Bogoevski ku shihet qartë se Sulejman Rexhepi ka shitur Burmali xhaminë për mos t’ia publikuar dosjen që dëshmohet se është shërbëtor i UDB-së me emrin“ ZHARKO”. Lajm raporton se BFI tani jo VMRO dhe BDI, por qeverinë Turke akuzon për Burmali xhaminë! Kjo çfarë po bënë BFI me këtë akuzë drejtuar Qeverisë Turke është

Bomba nr.8: Nevzat “guzica”

  Sulejman Rexhepi dhe klani i Gostivarit( grup i BDI) nuk kanë diç tjetër përpos çmendurina dhe skandale! Në bombën nr.8 shihet qartë se kush janë këta persona që bashkëpunojnë mes vete për ta shkatërruar BFI. Nga kjo bombë shihet se Sulejman Rexhepi çfarë kuadrosh ka dhe pse i duhet ato në kabinetin e tij. Institucioni fetar asnjëherë nuk ka qenë në pozitë më të palakmueshme se tani   të drejtuar nga Sulejman Rexhepi dhe tajfa e tij e pashkolluar. Në vazhdim po ju sjellim bisedën mes klanit të Gostivarit ( miqëve të Sulejman Rexhepit të cilët drejtojën BFI vetëm për ta vjedhur) Miralem Hasanit dhe Irsal Jakupit të shpalosur në Bjrevesnik nga gazetari Zoran Bozhinovski me datë 16 Shtator 2015, bisedë e bërë mes këtyre dy personave më 09.11.2014 në ora 00:37:       Bisedë e zhvilluar në mes Miralem Asanit dhe Irsal Jakupit 09.11.2014 ora 00:37 Miralem Asani: A fin be, a kan ba problem policija sonte ne Gostivar tregom?   Irsal Jakupi: Jo be nuk fi, kan kontrollu afer 10 lokale

Hasani: Shkrimet e publikuara janë përpiluar nga shërbimi sekret serb

Shkup, 15 shtator -  Pas publikimeve të materialeve nga gazetari kontrovers maqedonas, të kinse bisedave të zhvilluara midis gjykatësit shqiptar Miralem Hasani dhe sekretarit aktual të BFI-së, ka reaguar Hasani duke theksuar se bëhet fjalë për shkrim të përpiluar nga shërbimi sekret serb dhe fjalët që përdoren në shkrimet e publikuara nuk i përkasin fjalorit të tij, transmeton Radio Vala. Reagimi i plotë i gjykatësit, Miralem Hasani: Dit më parë në një portal serb, (me siguri i kontrolluar dhe dirigjuar nga shërbimi sekret serb) doli një shkrim, gjoja se unë paskam folur në telefon me një gostivaras dhe kam përmendur Bashkimin Demokratik për Integrim, apo zotin Nevzat Bejta, kryetarin e Gostivarit, gjë kjo që më bëri të ndjehen keq nga fjalët që kishte qëndisur ky “portal”, duke mi veshur sikur i kamë thënë unë ato fjalë! Fillimisht, unë kërkoj ndjesë për fjalorin e nivelit jonjerëzor që është përdorur në përpilimin e këtij shkrimi nga shërbimi serb, sepse janë fjalë që nuk më për

Bomba nr.7: XHONI

BFI definitivisht po ecë drejt shkatërrimit me Sulejman Rexhepin dhe klanin e Gostivarit. Dëshmitë janë të njëpasnjëshme për Sulejman Rexhepin,Miralem Hasanin, Irsal Jakupin dhe të tjerët nga klani i Gostivarit. Klani në fjalë u shpërblye nga Sulejman Rexhepi duke e caktuar Irsal Jakupin në postin e “Sekretarit të BFI”. Sulejman Rexhepi është fund e kry i zhytur në korrupsion dhe se vendimi i tij me Irsal Jakupin është mënyra e shpagimit të borxhit që ka ndaj klanit të Gostivarit. Keqpëdorimet të cilat i bënë Sulejman Rexhepi në BFI duhet të ngritet proces gjyqësor në  prokurori special. Fatëkeqësisht vazhdojnë t’i kenë sytë e mbyllur institucionet shtetërore, funksionarët e BFI, si dhe strukturat tjera të këtij institucioni. Heshtja është pranim i gjitha skandaleve, por mbetet të shohim se a do të kenë fytyrë që këta persona të qëndrojnë edhe më tej në BFI?! Kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Sulejman Rexhepit dhe Irsal Jakupit!                                                     

Vijon bomba nr.7 për Sulejman Rexhepin

Së shpejti do të shpaloset bomba e rradhës lidhur me Sulejman Rexhepin dhe skandalet e tija në BFI! BFI po përjeton devalvimin më të madh në historinë e vet! Institucion me shekuj që përkujdeset për Islamin dhe muslimanët, tani është në pozitë për t’a mëshiruar nga skandalet që po publikohen për shkak të veprimeve të Sulejman Rexhepit. Na ndiqni që të njoftoheni më hollësisht me bombën e shtatë dhe të rradhës.

Realitet: Kur krimineli (Mustafa Dauti) kërkon ndihmën e policisë

Nën këtë inercion të përditshëm këtë fjalor e përdori edhe Sulejman Rexhepi kur në mes të parkingut të Operës dhe Baletit të Maqedonisë, para një turmë njerëzish, si i çartur shante nëna e gra të hoxhallarëve. Shkruan: Idriz Zekiri Në Bashkësinë Fetare Islame në RM çka nuk ndodhë, çka nuk veprohet e çka nuk bëhet! Aty vidhet, aty punohet në fshierjen e gjurmëve të vjedhjes, aty bashkëpunohet me shërbimet sekrete, aty vlon korrupsioni, aty mendohet vetëm për gjetjen e fjalëve të pista me të cilat do të shahen nënat dhe gratë e hoxhallarëve. Sharja aty ka pas arritur edhe këtë përmasë: një këshilltarë i lartë i Sulejman Rexhepit, në presencë të të gjithëve, i thotë Shaqir ef. Fetahut, Myftiut të Gostivarit “të zë dhe në mes të Xhamisë së Isa Beut t’i heq pantollanet dhe të …” Të gjithë patën qeshur me lotë. Pat qeshur edhe ky efendi i mendermethënshëm. E dini pse? Sepse që të dy e dinin për njëri tjetrin se ishin bashkëpunëtorë aktiv të shërbimit sekret të Aleksa Donevskit!

Opinion: Cilit “ZHARKO” do t’i interesonte Burmali Xhamia?!

Nga “bomba” e fundit, veç të tjerash u zbardh dhe fati i Burmali Xhamisë. Para e madhe është dhënë për heshtjen e problemit “Burmali xhamia”! Ali Ahmeti e Musa Xhaferi qenkan korruptuar me qëllim që ta heshtin problemin dhe në vend të xhamisë greku të ngris hotel. Po si u hesht Sulejman Rexhepi? Shkruar nga Ernad Hoda Pyetja se pse e heshti Sulejman Rexhepi problemin e Brmali Xhamisë tashmë nuk është pyetje retorike, sepse ka një përgjigje të saktë. Ky problem nuk u ngrit në problem politik dhe as në letër kushtëzuese koalicionuese për faktin se i paskan mbushur grushat me lekë edhe Ali Ahmeti edhe Musa Xhaferi. Por, vërtet pse heshti Sulejman Rexhepi? Nuk ka “ZHARKO” në botë që do të shprehte indinjatë, interesim, brengë për një xhami. Të gjithë Zharkot janë të njëjtë, me kryq në zemër dhe inferior ndaj xhamive që janë objekte fetare islame. Sulejman Rexhepi deri në momentin e fundit kishte paralajmëruar një protestë gjithëpopullore për ta penguar ndërtimin e hotelit gr

Burmali Xhamia, simboli i Shkupit ( përshkrim me foto)

Pasuria kulturore historike e muslimanëve zhduket nga dora e Sulejman Rexhepit. Të tjerët ndërtonin të pasurojnë vlerat e shoqërisë muslimane dhe të kultivojnë arkitekturën islame në Ballkan në veçanti në qendrën e Vilajetit të Kosovës- Shkup. E shitur dhe e humbur me gjurmë deri për një kohë pa emër (siç thoshte Vehbi Ibrahim Xhigoli në njërën nga veprat e tij) dhe një kohë ndryshe …. Gjatë periudhës së Shtetit Osman:    Gjatë komunizmit:  Sot në Demokraci: Nesër mebtet pun ë p ër   gjeneratat e reja!

Bomba nr.6: Sulejman Rexhepi ka shitur Burmali Xhaminë

Kësaj rradhe nuk kishte hapsirë për paralajmërim të bombës së gjashtë të rradhës lidhur me qëndrimet, skandalet, korrupsionin, shërbëtorin e UDB-së, talljet me fenë, keqpërdorimet e postit, vjedhjen klasike të BFI nga Sulejman Rexhepi. Vite më parë Sulejman Rexhepi kishte bërë një krim të madh edhe pse duket e pa besueshme, por është realitet! Sulejman Rexhepi kishte shitur Burmali Xhaminë. Për interese personale dhe familjare që mos t’i shpaloset dosja e tij me pseudonimin “ZHARKO” ai kishte bërë pazare të flliqura me krerët e BDI-së për xhaminë në qendër të Shkupit. Fatkeqësia tjetër është se përpos që ka gënjyer besimtarët musliman kinse opstruksione bënë qeveria për rikthimin e truallit të Burmali Xhamisë për rindërtimin e saj, ai për këtë xhami dhe për të justifiku vetveten akuzonte për mospërkrahje edhe Qeverinë Turke të ishkryeministrit, Rexhep Tajip Erdoganit. Kreu i BFI-së kishte gënjuer dhe mashtruar popullin musliman se për Burmali xhaminë do të bënë protesta të mëdha, me

Bomba nr.5: Sulejman Rexhepi me pseudonimin “ZHARKO” bashkëpunëtor i UDB-së

Ka kohë që flitet se Sulejman Rexhepi kryetari i BFI-së është bashkëpunëtor i UDB-së. Emri i të cilit është përmendur në dosjen e Slobodan Bogojevskit lajm i publikuar në media dhe portale të ndryshme. Në portalin telegrafi.com, i publikuar më 22 Gusht 2013 me titull: “Hoxhallarët në Maqedoni, bashkëpunuan me UDB-në?”, shihet qart se kush është Sulejman Rexhepi dhe cili është roli i tij në drejtimin e BFI-së?! Emri i Sulejman Rexhepit gjithashtu është përmendur edhe në albanews.tv, po shpalosim : “Në disa nga dosjet e inspektorëve dhe drejtorëve të lustruar janë gjetur disa nga emrat e hoxhallarëve dhe priftërinjve aktualë në Maqedoni.” Tetova1, transmeton se: “Në dosjen e ish drejtorit të UDB-së, Slobodan Bogoevskit, është gjetur emri i kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepit, si bashkëpunëtor i UDB-së. Në dosjen e inspektorit të UDB-së për Gostivar, Temelko Boshkovski, është gjetur emri i myftiut aktual të Gostivarit, Shaqir Fetahu.” Tani këtë emër e vërteton edhe gazetari Zo

Vijon bomba nr. 5 për Sulejman Rexhepin

Ditëve në vijim do të shpaloset bomba e rradhës lidhur me Sulejman Rexhepin! Devalvimi i BFI-së nuk bëhet ndryshe përpos duke nëpërkëmb çdo vlerë të saj siç po bënë Sulejman Rexhepi. Bombat paraprake treguan të vërtetat e Sulejman Rexhepit dhe djemve të tij! Si duket turpërimi i këtij personi do të bëhet deri në skajshmëri meqë është tejet i pamoralshëm dhe çrrënues i BFI-së! Vijon bomba e pestë për Sulejman Rexhepin, arhitektin e projektit për rrënimit të BFI-së!

Ja si i komenton BDI akuzat për mitmarrje prej 5 milionë euro

BDI ka komentuar për Televizionin Telma dëshminë e ish-shefit të shërbimit sekret Slobodan Bogoevski se krerët më të lartë të kësaj partie Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri kanë pranuar 5 milionë euro mito nga kompania e telefonisë celulare “Magjar Telekom”. Sipas BDI-së, dëshmia është e ndërtuar në ngjarje dhe rrethana jo-ekzistente. “Kjo është një e pavërtetë absolute e cila aktualizohet si pjesë e fushatës kampanjës me gënjeshtra dhe përralla që kanë për qëllim zgjedhjet e parakohshme të vitit të ardhshëm. Avokatët që nesër do të shqyrtojnë materialet dhe të paraqesin paditë e duhura”, ka reaguar BDI. Bogoevski në dëshmi të lëshuar nga gjykata e Nju Jorkut thotë se manjati grek Kondaminas, përveç ish-kryeministritVllado Buçkovski, pesë milionë euro nëpërmjet një ndërmjetësi në Tetovë i ka dhënë Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit. Më parë, edhe ish-kryeministri Buçkovski u përgjigj se dëshmia e Bogoevskit është tendencioze dhe e rreme./ina/

Bomba nr. 4: Sulejman Rexhepi fyen rëndë edhe UÇK-në

Sulejman Rexhepi po rrënon pamëshirshëm institucionin e BFI, ku kësaj rradhe po vjen si pasoj e fyerjes që i bëri UÇK! Kjo fyerje ishte pikërisht në adres të djemve më të mirë të kombit që ranë dëshmor në lagjën e Trimave në Kumanovë në muajin Maj 2015. Ditë më parë është publikuar bombë lidhur me kriminalitetin e organizuar nga funskionar të BFI dhe prokurorëve të shtetit, më pastaj bombë nga një bisedë mes familjarëve të Sulejman Rexhepit lidhur me pasurinë e këtij të fundit të bërë në krah të BFI dhe të grabitur nga dora e muslimanëve. Nuk shkoi edhe aq larg ku u shpalos një tjetër bombë për Suljemna Rexhepin dhe bashkëpunimin e tij me UDB! Përcaktimi i tij për të e rrënuar BFI deri në themel është i pashmangshëm meqë tani kishte fyer trimat e atdheut dhe amblemën e identifikuese të çlirimit të trojeve shqiptare, UÇK. Nga bomba në fjalë merret vesh se në mbytjen e Komandant Kushtrimit, Harun Aliut ka gisht edhe djali I Sulejman Rexhepit, Zeglul Rexhepi. Turpi i kombit është famil