Skip to main content

Posts

Showing posts from June, 2015

Digjen kodrat me ullishte në Fier

Mëngjesin e sotëm, një zjarr i fuqishëm ka rënë në  kodrat  me ullishte  në fshatin Radostinë të Fierit.  Për shkak të erës, flakët po përhapen me shpejtësi, e ndërsa drejt vendit të ngjarjes janë nisur njësitë e zjarrfikësve, për të vënë situatën nën kontroll. Ende nuk dimë nëse bëhet fjalë për pakujdesi të banorëve, apo nëse ka qënë e qëllimshme. /albeu.com/

Emigrantet po lindin nëpër Maqedoni

Janë me dhjetëra gra shtatëzëna që janë pjesë e emigrantëve ilegal që po kalojnë nëpër Maqedoni. Një pjesë e tyre kanë lindur dhe po lindin në territorin e vendit. Shumica prej tyre pranojnë se janë detyruar gratë e tyre të lindin apo edhe të abortojnë në zona të vështira, për shkak të statusit të tyre ilegal, informon INA. Janë rrëfime të ndryshme të emigrantëve që përshkruajnë golgotën e tyre. Nga ana tjetër nuk dihet për fatin e atyre grave apo edhe foshnjave që kanë lindur në territorin e vendit. Por, me legalizimin e qëndrimit 72 orësh të emigrantëve një pjesë e tyre kërkojnë ndihmë mjekësore dhe u mundësohet kjo e drejtë që të shkojnë në spitalin më të afërt. Një histori e lindjes së një fëmije të një çifti emigrantësh dje ndodhi në Gjevgjeli, kur një emigrante siriane Alna Nain, 20 vjeç pas dhimbjeve të shumta, është marrë nën përkujdesjen e policisë kufitare në Bogorodicë dhe është dërguar në Spitalin e Gjevgjelisë. Ajo atje ka kryer lindjen dhe se foshnja e gjinisë

Reagim:Sulejman Rexhepi njollë e zezë

NISMA për ndryshime në BFI nuk e ka ndërmend të ndalet deria sa të ik Sulejman Rexhepi, andaj sot reaguan shumë zëshëm ndaj publikimit të fundit të shërbimit për informim të BFI. Ja në vazhdim reagimin e plotë të NISMËS:  “A nuk e ke ditur se ata që u bënë hipokritë, u thoshin vëllezërve të vet nga ithtarët e librit që nuk kishin besuar: Nëse ju dëboheni, edhe ne do të dalim me ju për çështjen tuaj, ne kurrë nuk do t’i bindemi askujt (t'ju luftojmë ose t'ju nënshtrojmë), e nëse luftoheni prej dikujt, ne gjithqysh do t'u ndihmojmë. All-llahu dëshmon se ata janë rrenacakë!” (Hashr, 11) Këto ditë, nëpër disa portale të paguar nga Sulejman Rexhepi u publikua një “editorial” i tij, përplot ofendime, fyerje, madje edhe me elemente të qufrit. Sulejman Rexhepi, përmes “shërbimit për informim” të cilin e aktivizon vetëm kur ndodhët në zgripc të greminës, edhe një herë shfrytëzoi rastin për të hedhur gurë e dru mbi Lëvizjen për reforma në BFI-në, e cila ngadal por me h

Gruevski: Nuk jap dorëheqje, por do të pranojë propozimet e opozitës

Kryeministri Nikolla Gruevski në një intervistë për “Financial Times” ka deklaruar se është i gatshëm ti pranojë propozimet e opozitës për ndarjen e pozicioneve të rëndësishme gjatë periudhës deri në zgjedhje të parakohshme, por asnjëherë nuk do të pranojë dorëheqje nga funksioni si kryeministër. “Me këtë kërkesë (për dorëheqje) nuk pajtohem. Vetëm qytetarët kanë mundësi të tregojnë se kush do të jetë në qeveri, dhe kush në opozitë”, thotë Gruevski. “Jemi të gatshëm të pranojmë shumë ide që do ta ritin besimin e opozitës në procesin zgjedhor. I ftoj vëzhguesit e OSBE-ODIHR dhe nga gjithë bota. Sa më shumë që do të vijnë aq më mirë për ne, sepse do të shohin që gjithçka do të shkojë në mënyrë të drejtë dhe demokratike”, thotë Gruevski. (INA)

Komuna e Tetovës dhe tallja e tyre me institucionin e BFI

Sulejman Rexhepi si duket ska të ndalur duke vë në institucion për tallje, BFI. Vlerat e këtij institucioni po nëpërkëmben nga njerëz të papërgjegjshëm, ku nga shihet se është vë në shërbim të plotë të strukturave të ndryshme në veçanti të politikës së BDI, atë të prefektëve të Tetovës, Gostivarit, Çairit etj. Ky shërbim është vetëm për interese të tija personale dhe familjare. Shumë reagime erdhën pas atij programit që kishte Komuna e Tetovës, Teuta Arifi dhe Muftinia e Tetovës, që udhëhiqet nga Qani Nesimi në veçanti nga intelektualët musliman, por gjithashtu reagime lidhur me Komunën e Gostivarit dhe Muftinisë përkatëse. Sulejman Rexhepi pas gjithë këtyre tolerimeve që solli deri në atë shkallë që edhe komunat të keqpërdorin shpirtin fetar dhe fenë për qëllime politike. Që të gjitha ato që shpalosin komunat duke bashkëpunuar me Sulejman Rexhepi janë aventura të flliqura për të fituar poena politik në krah të fesë. 

Stoltenberg thirrje Rusisë që të mos mbështesë separatistët në Ukrainë

Rusia ofron trajnime, armë dhe mbështetje ushtarake ndaj separatistëve dhe se në kufirin ukrainas ka një numër të madh të forcave të saj. BRUKSEL (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke theksuar se në Ukrainë ka një rrezik për tu përjetuar një luftë e rëndë, i ka bërë thirrje Moskës zyrtare që të mos mbështesë separatistët rusë, raporton Anadolu Agency (AA). Stoltenberg, në një deklaratë për shtyp në qendrën e përgjithshme të NATO-s në Bruksel tha se: "Në Ukrainë vazhdon ende shkelja e armëpushimit, ka ende rrezik për ripërjetimin e luftës së rëndë". Ai deklaroi gjithashtu se Rusia ofron trajnime, armë dhe mbështetje ushtarake ndaj separatistëve dhe se në kufirin ukrainas ka një numër të madh të forcave të saj. NATO për shkak të tensioneve në kohët e fundit mbi krizën në Ukrainë dhe pas aneksimit të  Krimesë, ka qenë pjesë e debateve për situatën në këtë rajon.

INTERVISTË: MOS U BËNI “KURBAN” TË KONFLIKTEVE DHE INTERESAVE PERSONALE TË ASKUJT!

Intervistë e Shaban Aziri, Kryetar i Shoqatës “Veli & J. Arif” dhënë Revistës “PAQJA” “Mosunifikimi dhe mosbashkërendimi i veprimeve vjen si pasojë e mentalitetit të të vetëmjaftueshmit. Dikush mendon se është i mjaftueshëm dhe se nuk ka nevojë për askend. Kjo është edhe mendësi totali¬tariste”, - u shpreh në intervistën dhënë Revistës ‘Paqja’, veprimtari, hoxha, dhe drejtori i Shoqatës Kulturore “Veli & J. Arif” Shaban Aziri. PAQJA: Keni punuar një kohë të gjatë në revistën zyrtare të BFI-së ‘Hëna e Re’. Tani jeni kryereda¬ktor i revistës ‘Gjurma’. Si e vlerësoni dallimin në harkun kohor prej atëherë e deri më tani në aspektin e davetit përmes gazetave dhe revistave? AZIRI: Shtypi islam në gjuhën shqipe në këto troje fillon në vitin 1967 ku Shoqata “Ilmije” e Bashkësisë Islame në Shkup botoi për herë të parë Buletinin “Takvim-Kalendari” në gjuhën serbokroate dhe shqip. Megjithëse përmbajtja e këtij buletini ishte e varfër, ai përmban vlera sepse i priu botimeve të

A do t’i zbulojë Andrija Drashkoviq vrasësit e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës?

Drashkoviqi kishte ardhur në Kroaci me familjen e tij. Ai kishte aterruar me avion privat në aeroportin e ishullit Braç bashkë me familjen e tij. Aty ai kishte hyrë pa problem në Kroaci. Pas pushimeve të kaluara nëpër ishujt kroat Drashkoviqi u arrestua në Split Njëri prej krerëve të nëntokës ballkanike të krimit të organizuar është arrestuar në Kroaci. Gjatë kontrollit të pasaportave në aeroportin Resnik të Splitit policia e Republikës së Kroacisë ka arrestuar 51-vjeçarin Andrija Drashkoviqi, një i ashtuquajtur biznesmen nga Beogradi. Drashkoviqi u prangos pasi zyrtarët e policisë konstatuan se kundër tij Belgjika para një viti ka lëshuar fletarrestim për shkak të dyshimit se është njëri nga dorasit në atentatin kundër aktivistit shqiptar për të drejtat e njeriut, Enver Hadri, shkruan e përditshmja e Splitit “Slobodna Dalmacija”. Vrasja e Hadrit ka ndodhur para 25 vitesh në Bruksel. Pas arrestimit të tij, opinioni shqiptar është i interesuar të dijë nëse Drashkoviq do të flaë

Luftë në Lazarat, rinisin krismat, vritet një polic i RENEA-s (Foto/Video)

Vritet një polic i RENEA-s në Lazarat, dy të tjerë të plagosur (E plotësuar)  Policia thotë se janë identifikuar të paktën katër prej tyre. Sipas bluve, ata lëvizin të armatosur nëpër fshat. Rreth mesditës, në fshat janë kthyer krismat. Po në mesditë, dy policë të plagosur në Lazarat, por jashtë rrezikut për jetën, janë sjellë me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia e Gjirokastrës informon se gjatë kontrollit të ushtruar në Lazarat është sekuestruar një mjet tip Benz i bardhë ku janë gjetur 2 pushkë, një automatik kallashnikov, një granatë, një kasetë me fishekë dhe një këmbëz mitralozi, si dhe tre aparatë celularë dhe 2 qese farmaceutike të dyshuara me kokainë. Gjithashtu u bë shoqërimi i drejtuesit të mjetit, i identifikuar si Xhuliano Malo. Situata e tensionuar ka bërë që drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, me në krye drejtorin Haki Çako, kanë dhënë urdhër që nëse personat e armatosur nuk dorëzohen, edhe mund të eliminohen fizikisht. Këtë urd

Asfaltohet rruga numër 1 në Studeniçan

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve në Komunën e Studeniçanit, është asfaltuar tërësisht edhe rruga numër 1 në fshatin Studeniçan, e cila është edhe rruga kryesore nga qendra e fshatit deri te pjesa e epërme e fshatit ku edhe ndodhet Shkolla Filore Qendrore “Naim Frashëri”. Me këtë krahësa asaj që ju mundësohet qasje dhe lëvizje e lirë qytetarëve, po ju mdësohet një lëvizje e lirë dhe pa vështirësi edhe të punësuarve dhe nxënësve të SH.F. “Naim Frashëri”. Kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki thotë se në Studeniçan u ndërtua edhe një rrugë, u përmbush edhe një premtim i dhënë para qytetarëve. “Për mua dhe ekipin tim udhëheqës në Komunën e Studeniçanit është një ditë e veçantë, pasiqë me një angazhim dhe punë të përbashkët po përfundojmë punimet e ndërtimit të rrugës numër 1 në Studeniçan. Rrugë që ka qenë shumë e dëmtuar dhe ka paraqitur vështirësi të madhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve. Është kënaqësi e madhe që me ndihmën e Zotit në këto ditë të para të muajit t

Opinion: Ramazani, muaji i formësimit dhe ngritjes shoqërore

Shkruan:  Ibrahim Shabani “ E kush nga ju e përjetoj këtë muaj, le të agjërojë…” (Bekare:185) Shikuar pritjen e muajit të bekuar të Ramazanit nga besimtarët musliman na flet se kemi të bëjmë me një muaj të veçantë, të dalluar, madhështor dhe përplotë vlera. Një muaj që luan një rol të jashtëzakonshëm tek individi dhe në tërësi në shoqëri. Vlerat e këtij muaji në mënyrë madhështore i përshkruan Kurani dhe Muhamedi a.s., andaj përjetimi i tyre demonstron një kënaqësi të veçantë.   Ndikimin që ka ky muaj në sendërtimin e besimtarit është i shumëanshëm, andaj përkufizimet janë të ndryshme dhe si i tillë meriton të quhet me shumë emra. Konceptet e muajit të Agjërimit Para se të flasim mbi atë se është muaj i Kuranit, solidaritetit, ibadetit, edukimit, moralit, barazisë, mbi të gjitha është muaj i adhurimit. Besimtari për një periudhë një mujore respekton një porosi dhe urdhër të Krijuesit , Allahut Fuqiplotë. Në fakt ai bënë një ibadet që nuk i ngjanë asnjë tjetër jasht kët

Qeveria kalimtare me nga dy ministra

Po diskutohen disa variante në formë të zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni. Sipas planit, kryeministri Nikola Gruevski deri në tetor do të udhëheq qeverinë, ndërsa në postet ministrore të emërohen ministra supervizorë, informon INA. Për këtë zgjidhje po diskutohet edhe në takimet e fundit të liderëve të katër partive kryesore VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH. Por çfarë nënkupton plani me ministra supervizorë. Ky koncept është që në ministritë që janë të emëruara nga partitë kryesore të ketë plus nga një ministër supervizorë i cili do të shërbej si mekanizëm kontrolli të punës së kësaj ministrie. Kjo nënkupton funksionimin e dy ministrave, të cilët do të kenë nënshkrim të përbashkët për çdo vendim. Të dy ministrat do të arrijnë marrëveshje për çdo vendim. Ky propozim do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të liderëve të katër partive, të caktuar më 29 qershor. Kjo qeveri me ministra të dyfishtë do të ndryshojë ligjet dhe reformat e nevojshme dhe do të organizojë z

A qëndron Sulejman Rexhepi pas ofendimeve që u bëhen hoxhallarëve

Reagojn ë  Imam ë, Bajram Bejta q ë kryen detyr ë n ë diaspor ë:"  Lidhur me shkrimin e “Zhurnal”-it me titull “Hoxhallarët ikën në kurbet, pas një muaji vijnë me 30 mijë euro” botuar ditën e parë të Ramazanit" Kaluan disa ditë nga shkrimi tendencioz kundër personalitetit të hoxhës, dhe përkundër reagimeve të shumta rrjeteve sociale, “Zhurnal”-i nuk kërkoi falje, kurse BFI e RM ishte e heshtur! “Zhurnal”-i, ky Portal që ka kontratë me BFI-në e cila paguan me paratë e myslimanëve të vendit, me paratë që mblidhen nga aktivitetet e hoxhallarëve, të boton një shkrim përplot të pavërteta që ditën e parë të Ramazanit, është një vepër e cila nuk guxon pa u dënuar. Pa u futur në detaje lidhur me të gjitha që thuhen në atë shkrim, si një hoxhë që kam vendosur që aktivitetin tim të Ramazanit këtë vit ta zhvilloj në diasporë, nga BFI e RM kërkoj që të jet në mbrojtje të personalitetit të hoxhës, të reagon kundër “Zhurnal”-it dhe të prish kontratën e bashkpunimit. Nëse kjo nuk ndod

Erdoğan: Qeveria e koalicionit duhet të formohet sa më shpejt

Erdoğan ndër të tjera ka theksuar se në procesin e formimit të qeverisë asnjë parti politike nuk duhet të mbetet rob i egos së kryetarit të përgjithshëm.   STAMBOLL (AA) - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në mbledhjen e 22-të të bordit të përgjithshëm të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë tha se me rritjen e eksporteve, turizmit dhe prodhimit Turqia ka shfaqur shumë herë  performanca mbi parashikimin, raporton Anadolu Agency (AA). Erdoğan më tej ka pohuar se: "Një zhvillim të tillë, një surprizë të ngjashme shpresoj që ta përjetojmë sërish në muajt e ardhshëm edhe në vendin tonë edhe ndaj të gjithë botës. Në këtë çështje unë iu besoj eksportuesve të tanë". "Qeveria e koalicionit duhet të formohet sa më shpejt"- Erdoğan, duke vënë në dukje se mes stabilitetit politik dhe niveleve të rritjes në Turqi ka një marrëdhënie të fortë ai u shpreh se "Cili lider apo politikan që ka arritur të marrë mbështetjen më të fo

Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet vendore në Shqipëri

TIRANË – Është mbyllur procesi i votimit pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë për zgjedhjet vendore në vend. Pas një procesi maratonë që ka filluar në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, procesi i votimit është mbyllur pas orarit zyrtar të parashikuar, raportojn mediat vendase. Anëtarët e Komisionit të Qendrave të Votimit, sipas detyrimeve ligjore dorëzojnë kutitë e votimit dhe materialet e tjera zgjedhore pranë KZAZ-ve (Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve)  për ti hapur më pas rrugë procesit të numërimit të votave. Gjatë ditës së sotme në vend janë shfaqur disa problematika në disa qytete, kryesisht që lidhen me gabimet e shtypit në fletët e votimit, në nisjen me vonesë të procesit të votimit në disa qendra votimi, bllokimi i votimit në disa qendra votimi, etj Ndërkohë pjesëmarrja në votime pritet të bëhet e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi të përpunohen të dhënat nga të gjitha qarqet e vendit, pasi aktualisht ka të dhëna vetëm për disa qendra

Haradinaj u çon selam autorëve të sulmeve ndaj bizneseve sllovene në Prishtinë (Video)

Arrestimi i liderit të AAK-së në Slloveni, në Prishtinë ishte manifestuar me protesta të formave të ndryshme Përveç protestës para ambasadës sllovene në Kosovë, dhe thirrjeve publike nga zyrtarë të AAK-së për bojkot produkteve të kësaj ish republike jugosllave, një grup tifozësh nga Prishtina, sulmuan me mjete piroteknike një dyqan të operatorit të telefonisë mobile Ipko dhe një filial të bankës NLB. Fjalorin e tij të ashpër dhe kërcënues, Haradinaj nuk e ndryshoi as pas lirimit dhe kthimit të tij në Kosovë. Sulmuesit e këtyre dy bizneseve sllovene në kryeqytetin kosovar u përshëndetën nga kreu i AAK-së. I pyetur nga gazetari i televizionit Klan Kosova për këtë sulm, Haradinaj tha se i përshëndet shumë Plisat. Fjalori i ashpër i Haradinajt, shkoi edhe më larg se sa kaq. Ai vetëm sa nuk e përmendi fjalën luftë, kur u pyet se çfarëdo të ndodhte nëse Sllovenia do të vendoste që ta ekstradojë atë në Serbi. Haradinaj tha se në këtë rast do të ndryshonte gjeostrategjia e Ballk

“Zhurnal”-i flet me gojën e Sulejman Rexhepit

Nëse ”Zhurnal”-i do të merret me hoxhallarë – ja ku e ka “kryehoxhën” Suejman Rexhpin, i cili, jo që nuk jep kurrfarë kontributi për BFI-në, por, bashkë me prezervativin e tij, Mustaf Dautin, e vjedhin dhe e rjepin BFI-në. Hidhjani një sy pasurisë së tyre të paimagjinueshme! Shpëtim Berisha Këto ditë, në portalin “Zhurnal” u botua një shkrim jo i këndshëm, një shkrim që fare nuk ka të bëjë me këtë portal, një shkrim që ishte shumë tendencioz për sa i përket personalitetit të hoxhes. Thjesht, u botua një shkrim që asgjë nuk sillte në xhep të këtij portali. Natyrisht, shkrimi ishte i porositur por, pati komente që thoshin se shkrimi ishte edhe si një lloj reagimi kundër përzierjes së Sulejman Rexhepit në politikën e këtij Portali. Zëdhënësi i BFI-së, Agron Vojnika, tashmë haptazi pranon se me Zhurnalin BFI ka lidhur një kontratë dhe se, përmes këtij portali BFI ka siguruar një dritare përmes së cilës i plason “të vërtetat” e veta që nuk janë asgjë tjetër përveç vetëkënaqësi e