Gjatë këtyre ditëve po shihet qartazi se
kushtetuta e BFI-së nuk ka asnjë vlerë! Ajo kur nuk respektohet nga vetë
Sulejman Rexhepi atëherë për çfarë vlenë dhe pse duhet të ekzistojë? Ajo nuk
respektohet për zgjedhje të muftive të BFI, siç mësjomë nga Lajmi 1, se zgjedhja
e Muftiut të Tetovës, Dibrës, dhe më parë shkarkimi i muftiut të Shkupit,
Sekretarit gjeneral të BFI-së se asgjë nuk është ligjore dhe kushtetuese. Se në BFI gjithka mund të shkilet,
dëshmon edhe fakti se Sulejman Rexhepi qëllimisht bënë atë duke mos përfill
asnjë nenë të kësaj kushtetute në të cilën thirret në vazhdimësi para shtetit
dhe ndërkombëtarëve. Sa do i pinë ujë kjo do të shihet në vazhdim. Por gjithashtu
pyesim si lejojnë muftitë e ri të zgjedhen në këtë formë dhe mënyrë duke mos
pasur asnjë bazë ligjore dhe kushtetuese. Ky është krimi më i madh që i bëhet
BFI-së nga Sulejman Rexhepi, për të cilën sigurisht se duhet të jepë përgjegjësi.
Më posht do të shihni rregulloren në bazë të së cilës bëhet zgjedhja e muftive,
duke shpalosur Nenin 3 të Rregullorës që obligon të ketë KQZ dhe KRZ. Në këtë
rast zgjedhja e z.Qani Nesimit është krejtësisht në kundërshtim me Kushtetutën
dhe Rregulloren 01-530 të datës 08.06.2009, me të cilën u zgjodhën - rizgjodhen
muftinjtë në vitin 2009!/fokusinews/
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/



Comments
Post a Comment