Opozita maqedonase sot pritet të publikojë materialet e radhës të përgjimeve, ndërsa to detaje për rastin “Monstra”.
Siç mësohet materialet e reja të përgjimeve të ashtuquajtura "bomba" do të publikohen në orën 14.00 para Qeverisë, ku po zhvillohet edhe protesta me tendat e ngritura nga ana e opozitës.
Burime partiake kanë paralajmëruar se sot mund të publikohen materiale të përgjimeve për rastin “Monstra” lidhur me vrasjen e pesë maqedonasve, ku për këtë janë dënuar me burgim të përjetshëm gjashtë shqiptarë, një proces që konsiderohet i montuar dhe që nxiti protesta të shqiptarëve.
Po ashtu nuk përjashtohet mundësia për publikimin e bombave për rastin e mbylljes së televizionit A1, “Detonator” dhe rastin “Spiuni”. (INA)
Comments
Post a Comment