Translate

Thursday, July 20, 2017

Filluan punimet në rrugën kryesore në Studeniçan

Komuna e Studeniçanit, po zhvillonë punime intensive në zhvillimin e infrastrukturës lokale.
Kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiku, në profilin zyrtarë në facebook ju ka bërë thirje qytetarëve të mos qarkullojnë në rrugën kryesore në Studeniçan, pasi që në të njëjtën janë duke u realizuar punimet intensive për asfaltimin e kësaj rruge.
Ja postimi i plotë i kryetarit të Komunës së Studeniçanit, Azem sadiku:
Studeniçan, rruga kryesore-vazhdojnë punimet.
Në të dyja anët janë ndërtuar shtegje për këmbësorë.
Sot po hiqet asfalti i vjetër, andaj e kemi ndaluar qarkullin për automjete deri sa të përfundojnë punimet.
Lusim qytetarët që të kenë durim dhe mirëkuptim sepse në këtë mënyrë do të na ndihmojnë që sa më shpejtë të kryhen punët e parapara me projekt dhe shum shpejtë e njëjta rrugë do të asfaltohet. 





Rritet presioni ndaj BFI nga besimtarët për organizimin e Haxhit

Pas mungesës së njoftimeve zyrtare të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë dhe sipas burimeve shtesë që vien nga terreni në veçanti nga Muftinitë e BFI-së shihet se dështimi është më se i vërtet lidhur me organizimin e Haxhit. Nga Muftinitë e BFI-së persona anonim bëjnë të ditur se janë nën presion të madh të besimtarëve që kanë bërë plan për të udhëtuar në vendet e shenjta në veçanti flitet për besimtarët nga Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Gostivari. Meqë BFI nuk ka kuota të caktuar për udhëtim në Haxh presioni është në rritje e sipër për organizatorët. Gjithashtu burime anonime nga zyrat e Muftinive bëjnë të ditur se asnjëherë BFI lidhur me Haxhin nuk ka qenë në një situatë të vështirë sikur tani. Mes tjerash janë shprehur se “ nuk kanë bile edhe ide se si tu përgjigjen apo drejtohen atyre që kanë shprehur interes për të vizituar Meken dhe Medinen dhe gjitha vendet e bekuara gjatë realizimit të haxhit. Ata janë shprehur se ndjehen të zhgënjyer meqë çështjen e kuotës së vizave tani më e kanë kryer që moti Bashkësia Islame e Shqipërisë dhe Kosovës, e vetmja që ka problem është BFI.” “ Ne ende nuk kemi informacione nga Rijaseti për Haxhin, por si duket jemi drejt kapitulimit dhe kaplimit të turpit të madhë. Dhe nuk dijmë si do të arsyetomi para besimtarëve ëpr këtë dështim.” Sulejman Rexhepi i BFI-së është shkaku kryesor i gjitha këtyre pengesave dhe problemeve që kanë të bëjnë me organizimin e Haxhit.

Wednesday, July 19, 2017

Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin e Greqisë, Dimitris Janakakis

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Republikës së Greqisë në vend, Dimitris Janakakis.
Në takim u bisedua për tema lidhur me situatën aktuale politike, për de-bllokimin e proceseve integruese të vendit, si dhe për marrëdhëniet ndër-fqinjësore mes dy vendeve.
Kryetari Thaçi potencoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë, që do të hapnin rrugën për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se stabiliteti rajonal arrihet nëpërmjet marrëdhënieve të shëndosha ndër-fqinjësore, e në këtë kontekst zgjidhja e çështjes së emrit nëpërmjet një kompromisi ka rëndësi të madhe për rajonin, fqinjësinë e mire, sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Tejkalimi i këtij dallimi hap rrugën e integrimeve euroatlantike të vendit dhe siguron një perspektiv më të mirë për vendin dhe rajonin.

Takohen partitë shqiptare pas ftesës së Memedit të RDK, bojkotoi BESA

Paritë shqiptare kanë filluar takimin e tyre të radhës në kuadër të takimeve të rregullta të diktuara nga Deklarata e përbashkët. Takimi i sotëm është thirrur nga Vesel Memeti.
Në takimin i cili po zhvillohet në hapësirat e Kuvendit është i pranishëm kreu i BDI-së Ali Ahmeti, PDSH përfaqësohet nga nënkryetari Luan Tresi dhe deputeti Bardhyl Dauti ndërsa LR-PDSh-ja përfaqësohet nga zevendës ministri njëherit dhe nënkryetari i LR-PDSH-së Remzi Memedi si dhe deputeti Syria Rashidi. Në takim nuk merr pjesë Lëvizja Besa.

Mulla Sula më të lehtë e ka të gënjejë se sa të pendohet

Këto ditë Sulejman Rexhepi është orvatur të takojë persona kompetentë në Ambasadën e Arabisë Saudite në Tiranë e cila e mbulon edhe Maqedoninë. Gjatë një ceremonie protokolare me rastin e ditës së Arabisë Saudite, Mulla Sula ka bërë përpjekje të planifikuar për të shkaktuar skandal por diplomatët arabë nuk e kanë përfillur fare duke ia bërë me dije që asnjë nga personeli i ambasadës nuk ka autoizim që të flasë me të për asgjë 

Shkruan Zeqie Veseli 

Haxhi i sivjemë për myslimanët e Maqedonisë ishte dhe akoma është në pikëpyetje. Kjo për shkak të të vetëshpallurit reis, Sulejman Rexhepit, i cili, si person shumë kontravers, u hodh në sulme të turpshm kundër Aabisë Saudite, madje duke ofenduar edhe mbarë popullin arab nëpër mediat e vendit por edhe në mediat prestigjioze boterore! Për pasojë, jo vetëm që e futën autorietet arabe në “listën e zezë” por edhe me kohë ia bënë me dije që ai nuk mund të përfshihet si udhëheqës i myslimanëve të Maqedonisë në asnjë aktivitet fetar që e tangon edhe Arabinë Saudite. Bashkësia Islame e Kosovës si dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, por edhe komunitetet e tjera në rajon, që nga muaji mars i kanë nënshkruar marrëveshjet me autoritetet arabe për sa i përket organizimit dhe shkuarjes në haxhin e sivjemë. Madje autoritetet arabe tashmë kanë caktuar edhe kuotat për secilën bashkësi myslimane në rajon, me përjashtim të Bashkësisë Islame të Maqedonië. BFI-ja, për sherr të Mulla Sulës, është e vetmja që nuk ka nënshkruar kontratë por që nuk ka as edhe kuotë. Nuk dihet se sa mysllimanë nga Maqedonia mund të shkojnë në Haxhin 2017! Iu desht të intervenojë ish-sekretari i BFI-së, tashmë një nga udhëheqësit e Nismës për reforma në BFI, Afrim Tahiri, i cili, dy herë radhazi i shkroi utoriteteve arabe duke i lutur me përulësi që mos të ndëshkohen myslimanët e Maqedonisë për shkak të deklaratave të pamatura dhe idiotike të Sulejman Rexhepit. Nga Ministria e punëve të Jashtme të Arabisë Saudite i janë përgjigjur Afrim Tahirit se po punohet në gjetjen e mënyrës së ardhjes së myslimanëve të Maqedonisë në Haxh, por, natyrisht, duke përjashtuar çdo formë të organizimit në të cilën do të ketë gisht Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula. Pas kësaj përgjigje, Nisma për reforma në BFI e kumtoi këtë lajm të mirë dhe të gëzueshëm për myslimaët e vendit, kurse nga ana e BFI-së akoma po mbisundon një terr infrmativ. Nuk dihet asgjë, hala asnjë kandidat për në haxh nuk është i sigurtë në do të shkojë apo jo! Këto ditë Sulejman Rexhepi është orvatur të takojë persona kompetentë në Ambasadën e Arabisë Saudite në Tiranë e cila e mbulon edhe Maqedoninë. Gjatë një ceremonie protokolare me rastin e ditës së Arabisë Saudite, Mulla Sula ka bërë përpjekje të planifikuar që të shkaktojë skandal por diplomatët arabë nuk e kanë përfillur fare duke ia bërë me dije që asnjkë nga personeli i ambasadës nuk ka autoizim që të flasë me të për asgjë. “Është dita e shtetit arab dhe e popullit arab, kurse këtu je i thirrur si përfaqësues i mysimanëve të Maqedonisë për ta nderuar këtë ditë dhe nuk je i ftuar në ndonjë konferencë për haxhin 2017”, ia ka tërhequr vërejtjen njëri nga personeli i ambasadës arabe. Pasi e kanë refuzuar dhe injoruar tërësisht, Sulejman Rexhepi ka dashur që t’i manipulojë duke ua lëshuar bashkëpunëtorin e vet edhe më kontravers, Ali Baragonin, i cili, edhe ky, sipas të gjitha gjasave tashmë është kartë e djegur nga ana e Sulejmn Rexhepit. Gjatë këtij takimi me personelin e ambasadës arabe në Tiranë, Ali Baragoni është përpjekur që t’i bindë arabët se Sulejman Rexhepi nuk ka folur kurrë keq as për Arabinë Saudite por as për popullin arab, porse këto gjëra i janë ngjitur duke i nxjerrur nga kontesti i asaj që ka folur nëpër intervista të ndryshme. Ali Baragoni është munduar që t’i manipulojë arabët të cilët tashmë i kanë komplet të gjitha intervistat në të cilat fare mirë shihet se çka pallamudë Sulejman Rexhepi. Sulejman Rexhepi, në vend se të kërkojë falje, në vend se në emër të vëllazërisë fetare të tërhiqet, të largohet përgithmonë e jetë nga skena publike, në vend se të qajë e të përlotet për mëkatin që ka bërë duke e mohuar tërë atë kulturë të shenjtë të Arabisë Saudite dhe të popullit arab, ai përpiqet që të gënjejë, që me gënjeshtra të vijë deri te kontrata për Haxhin 2017. Në këtë rast i është thënë qëndrimi zyrtar i autoriteteve saudite që thotë se mbase mund të ketë edhe për myslimanët e Maqedonisë haxh, por, jo nën organizimin e BFI-së që udhëhiqet nga njeriu që është në “listë të zezë” të autoriteteve arabe. Kjo e ka irituar pamasë Mulla Sulën i cili edhe ka reaguar ashpër duke thënë që nuk na duhet një haxhillëk i cili organizohet sipas skenarit të Afrim Tahirit. “Ju jeni në të njëjta valë me Afrim Tahirin dhe ju po përgjigjeni ashtu siç ju ka mësuar Afrim Tahiri”, ka qenë shpërthimi i Mulla Sulës. Personeli i ambasadës i ka thënë se Afrim Tahiri ka qenë ish-sekretar i BFI-së dhe në atë cilësi disa vite me radhë ka qenë përgjegjës i haxhit për haxhinjtë nga Maqedonia dhe, për Afrim Tahirin autoritetet arabe flasin si për një personalitet mjaft të përgjegjshëm, të sjellshëm dhe të devotshëm. Tashmë Mulla Sulës nuk i ka mbetur kurrfarë alternative! Ose të lejojë organizim të haxhit jashtë BFI-së, ose të ik nga BFI-ja. Po qarkullojnë biseda se tashmë Mulla Sula po mundohet që t’i bind Myftinitë që haxhilerët e territoreve përkatëse t’i regjistrojnë në agjencinë e cila shumë shpejt do të dihet si organizatore e haxhit. Po flitet se kjo agjenci tashmë e regjistruar drejtohet nga lavatriçja e punëve të pista të Mulla Sulës, Mustafa Dauti si dhe nga dy persona emrat e të cilëve janë të njohur për redaksinë tonë. Por, edhe kjo forme e organizimit e do kuadrin e vet ligjor, sepse, sipas ligjit aktual, i vetmi organizator i haxhit është BFI-ja. Tani Mulla Sula do të duhet të arrijë ndonjë kompromis me qeverinë aktuale maqdonase që urgjentisht ta abrogojë ligjin ekzistues dhe të miratjë ligj tjetër që do t’ua mundësojë edhe agjencive turistike organizimin e haxhit. Një katrahurë e tmerrshme kjo, e stilit të Mulla Sulës, i cili, për interesa të veta gjithnjë ka ditur të shesë interesa të përgjithshme. Fundja, këtë po e dëshmon edhe një dokument që po qarkullon në disa portale të blera nga Mullla Sula e në të cilën shihet qartë se si Mulla Sula “e shet” truallin e Burmali Xhamisë. Pa dyshim, ai do ta shesë edhe haxhin! Ai është gjallë i interesuar ta shesë edhe namazin, edhe shahadetin edhe të gjitha vlerat islame, vetëm e vetëm t’i sjellin të mira personale, siç i solli pallat përqindja e “qendrës islame” në Gostivar, për të cilën shumë shpejt do të japë llogari puleni i tij, Shaqir Fetahu.

Saturday, July 15, 2017

Partia Demokratike Shqiptare nis furishëm në Tetovë

Në kalanë e Tetovës dega e PDSH-së Tetovë organizoi takim me strukturën e saj ku prezent ishte edhe Kryetari i partisë, Menduh Thaçi.
Në bashkbisedim me strukturën e degës së Tetovës Kryetari Thaçi folin rreth situates aktuale politike, si dhe rreth çeshtjeve që kanë të bëjnë me organizimin struktural, duke potencuar se PDSH ngel e vetmja strukturë e mirëfilltë politike e shqiptarëve të Maqedonisë që mund ti artikuloj kërkesat reale të shqiptarëve. 



Opinion: NJË FITORE E URTË DHE HISTORIKE E AFRIM TAHIRIT

Afrim Tahiri tashmë e ka kohën që të tranformohet nga një menaxher i një Lëvizje për reforma në BFI në një lider i një projekti që angazhohet për ruajtjen, kultivimin dhe avansimin e vlerave morale përmes institucionit të pastër fetar.

Shkruan: Endrit LIMANI - jurist

Ka vite që Bashkësia Fetare Islame, respektivisht kryetari i saj Sulejman Rexhepi që nga pavarsimi i Maqedonisë është emri më i lakuar në mediumet e skruara dhe elektronike. Fatkeqësisht pjesa dërmuese e këtyre shkrimeve flasin për veprimtari negative të Sulejman Rexhepin dhe klanit të tij, gjë e cila krijoi një imazj negativ për Institucionin e vetëm Bashkësinë Fetare Islame. Me daljen në skenë të Lëvizjes për reforma në BFI, në krye me ish Sekretarin e përgjithshëm të BFI-së z. Afrim Tahirin, ishte edhe një argument shtesë se në këtë institucion ka mosmarrveshje të thella. Çdo musliman nëse e lexon botimit e megaintervistës me Afrim Tahirin dhe Platformës së kësaj Lëvizje, pa dyshim do të vie në konkludim se Sulejman Rexhepi bashkë me klikën e tij edhe pse i kanë kalur të shtatëdhjetat e pleqërisë janë të goditur me sëmundjen e ambicies negative për ta ruajtur pushtetin me çdo kusht, gjë e cila po kthehet në problem i rëndë duke i vërë zjarrin çdo vlere morale, që me Kushtetutë përcaktohet si tradhëti e lartë.

1. Bashkësia Islame e Maqedonisë tashmë duket më e qetë. Ndonëse kjo qetësi paralajmëron një stuhi të ashpër që do ta shkundë padhimbshëm pluhurin e pistë nga ky Institucion i vetëm fetar islam në vend. Kjo shkundje i përshkruhet si meritë absolutisht Afrim Tahirit, ish-sekretar i BFI në RM. Tashmë i njohur si personalitet pedant, me shije të stërholluara estetike, me kërkesa shumë racionale dhe njeri i vlerave që dalin si rezultat i punës profesionale dhe i mbështetjeve të parimeve të shenjta të së bukurës dhe të së mirës si në shtëpi ashtu edhe në institucion, Afrim Tahiri ngadhnjen mbi një betejë të gjatë e të ashpër, kundër një kaste të gjërë pseudo-vlerash dhe kundër subjekteve që shkelin natë e ditë mbi vlerat kombëtare për t'u pozicionuar në kolltuqet e pista. Afrim Tahiri tashmë ka arritur një fitore të pakontestueshme, të urtë dhe historike për BFI-në. Së pari, nuk ka pranuar që të jetë "fshesë", as mbulesë e të gjitha praktikave të hajdutërisë makute të Sulejman Rexhepit dhe që, në çastet vendimtare ka shpërthyer për të folur e dëshmuar se një njeri, si Sulejman Rexhepi, rrezikon të na futet në historinë kombëtare i shtyrë dhe i pompuar nga shërbimet sekrete ruso-sllave. Së dyti, në momentin kur iu përgjigj kërkesës së Sulejman Rexhepit për ballafaqim në mejdan, plotë 14 ditë Sulejman Rexhepi u zhduk, u lemerit nga ky guxim djaloshar dhe u tmerrua nga frika, duke u zbërthyer si njeri me guxim të falsifikuar nga shërbimet e huaja të nënvizuara më sipër. Guximi djaloshar i Afrim Tahirit trimëroi një dyzinë të rinjësh, një arradhë të tërë myslimanësh të cilët po bashkëjetonin me frikën nga Mulla Sula të cilën ua kishte mbjellë që kur ai ishte i lidhur fort dhe që kur punonte për policinë maqedonase (Mulla Sula ka punuar edhe në policinë maqedonase, në sektorin e pasaportave për të huaj)! Së treti, Afrim Tahiri, me refuzimin e kolltuqeve dhe korruptimit, faktikisht po instalon një praktikë shumë të shëndetshme për Bashkësinë Islame në Maqedoni. Tashmë, të gjithë pretendentëve të postit të kryetarit të këtij Institucioni ua ka bërë me dije se ekziston një "sy i pafjetur" i cili i vëzhgon të gjitha veprimet joislamike të kujdo qoftë që menaxhon me resurset financiare të myslimanëve të ngratë të Maqedonisë. Ky guxim i Afrim Tahirit edhe një herë ua bëri me dije të gjitha elemeneteve me ideologji të huaja për fenë dhe për kombin tonë se, në mesin e shqiptarëve, myslimanëve të Maqedonisë, nuk ka vend për ideologjizma të dëmshme pavarësisht se sa para të pista do të ofronin për një qoshe vend ndër popullatën tonë. Afrim Tahiri, tashmë simbol i islamit autokton dhe burimor, konsiderohet si person ideal për t'u shumëzuar kudo nëpër vendet e Evropës Perëndimore, ndaj dhe i pranueshëm dhe i ndjekur prej mijëra të rinjësh dhe racionalistë myslimanë në Maqedoni. Sot, falë guximit dhe rrebelimit intelektual të Afrim Tahirit, BFI e Mulla Sulës ka mijëra e mijëra "armiq" që e duan vetëm siç e parasheh Platforma e Lëvizjes për reformim të BFI-së.

2. Bashkësia Islame në RM tashmë ka një perspektivë të qartë, ka Platformën e Nismës për reformimin e saj, si dhe ka një përkujdesje prej shumë faktorëve. Asnjë faktor nuk ka hequr dorë prej këtij Institucioni. Përkundrazi, e vizitojnë, e respektojnë edhe faktorët me relevancë ndërkombëtare. Sepse, nuk dëshirojnë që t'i plotësohet dëshira psikopatike Sulejman Rexhepit, duke u izoluar prej të gjithëve ky Institucion dhe duke rënë në duart e pista të tiij. Faktorët e ndryshëm e kanë nën monitorim dhe vëzhgim permanent këtë Institucion, duke i ndejtur si skyfter mbi kokë Mulla Sulës dhe duke ia përkujtuar herë pas here se ky Institucion nuk është bahçe e trashëguar prej babe e Mulla Sulës. Në Institucionin e BFI-së kanë hise të gjithë faktorët që përkujdesen për stabilitetin, sigurinë, mirëqenien dhe ekzistencën e shtetit të Maqedonisë, pra, edhe të BFI-së, prandaj, kurrë nuk do ta izolojnë Sulejman Rexhepin deri në atë shkallë të cilën e dëshiron dhe aspiron Mulla Sula.

3. Natyrisht, ndërkombëtarët e kanë nën përkujdes këtë Institucion të vetëm fetar islam në vend, sepse, kanë kuptuar që shpesh ajo frekuentohet edhe prej subjekteve të ndryshme politike, të cilat Mulla Sula arrinë t'i korruptojë me qëllim të devalvimit të institucioneve të drejtësisë së vendit sipas kuteve të Mulla Sulës. Ky angazhim i ndërkombëtarëve shpalos të tjera dimensione të BFI-së dhe të tjera synime të hijenave të ndryshme që përjargen mbi këtë Institucion. E mbajnë nën vëzhgim dhe përkujdesje këtë Institucion, sepse, ndërkombëtarët e dijnë fare mirë që futja e duarve politike në BFI nënkupton përpjekje për ideologjizimin e saj, nënkupton pikërisht atë synim që e ka Sulejman Rexhepi. Kapja e një institucioni fetar nga subjekti politik nënkupton ideologjizimin e tij, kurse ideologjizimi i tij nënkupton korruptimi i organeve të drejtësisë. Këtu pastaj merr fund shteti i së drejtës. Prandaj, fushata antisulizëm i Afrim Tahirit është në sinkron të plotë me angazhimet permanente të faktorëve ndërkombëtarë.

4. Çështje më vete është ajo se, a i duhet tërë ky rrebelim pasiv Afrim Tahirit apo duhet të jetë më aktiv. Duke e ditur natyrën e tij tepër të edukuar, shpirtin e tij tepër të afërt dhe të dashur prej të gjithëve, duke u përkujdesur që askush mos të përballet me konsekuenca të korruptuara si pasojë e "rrebelimit", Afrim Tahiri do ta ketë shumë të vështirë që ta arrijë atë reformë aq të dëshirueshme dhe aq shumë të pranueshme prej të gjithë faktorëve me relevancë ne vendin tonë. Protestat pasive, ndryshimet vetëm përmes fushatave sensibilizuese, jo gjithmonë janë rruga e vetme fatlume. Politikat pasive, qëndrimet që reflektojnë kulturë dhe edukatë, janë më të shëndetshme, janë më impresionuese, më të pranueshme, ndërsa nuk janë "mjete" për të arritur sa më shpejt dhe sa më shkurt në cakun e duhur. Këto qëndrime të kulturuara dhe të edukuara përballë një "subjekti" me të gjitha nishanet e një bishe të çartur, në fakt po e detyrojnë Afrim Tahirin të jetë në lajthitje. Qëndrimet nuk janë barometër dhe as mjet të cilat ta tregojnë grafikonin e rritshmërisë së popullaritetit apo të prurjeve të reja në një "akcion rrebel"! Afrim Tahiri, ose vetë ose duhet të nxjerrë ndonjë njeri në krye të Lëvizjes që do të jetë i gatshëm që t'i miksojë reagimet aktive dhe fushatat mediale. Protestat nga rrafshi medial tashmë duhet të zbresin në rrafshin e protestave aktive që shprehen përmes protestave, demonstratave, masave më të ashpra, duke penguar rrugë, duke mbyllur institucione etj. etj. Sepse, ndërkombëtarët këto fotografi i kanë qejf, këto fotografi i presin, sepse vetëm këto fotografi janë dëshmi se janë pjekur të gjitha kushtet për ta përkrahur reformën e një institucioni apo të një shteti. Protestat pasive janë vetëm mjet i fushatave mediale!


5. Afrim Tahiri për momentin konsiderohet si teologu më i guximshëm në rajon dhe më gjërë i cili flijoi vendin e vet të punës, flijoi karrierën e vet, në të mirë të myslimanëve të vendit, duke ua bërë me dije se çka po ndodhë dhe çka do të ndodhë me institucionin e tyre fetar. Sikur mos të ishte ky reagim i Afrim Tahirit, sot nuk do të kishte as BFI dhe as institucione të saj, sepse, kasta e hajnisë dhe e zhvatjes ishte në akcionin e vet të fundit që do të ishte goditja fatale për këtë Institucion. Megjithatë, Afrim Tahiri duhet të gjejë mënyrën se si t'i trimërojë edhe teologët e vet, të tubohen rreth kësaj platforme dhe bashkarisht e në grupe ta zhvillonin tërë këtë luftë. Ndryshe, Afrim Tahiri do të konsiderohet vetëm si njohës i mirë i problemeve të BFI-së. Afrim Tahiri duhet t'ua thyej mitin e largimit nga puna i cili tashmë është mbjellë në kokat e teologëve të vendit. Të protestoshë nuk do të thotë se je kandidat potencial për t'u larguar nga puna prej diktatorit. Të protestosh do të thotë ta largoshë diktatorin nga puna. Dhe ky duhet të jetë miti!

Dhunuesit e deputetëve me fotografi grupore për facebook

Vetëm një fotografi e publikuar në facebook mund që ti shpie prokurorët deri tek identiteti I personave që ishin pjesë e dhunës së 27 prillit në kuvend, përcjell Aktuale.mk.
Në vazhdim ndiqni edhe videon e tvtelma ku dhunuesit jane fotografuar ne grup per facebook.

Tuesday, July 11, 2017

SULEJMAN REXHEPI “REIS” POLITIK I PUSHTETI MAQEDONAS

Derisa do të jetë në fuqi marrëveshja interne në mes të Mulla Sulës dhe strukturave të caktuara nacionale maqedonase, myslimanët e Maqedonisë kurrë nuk do të kenë Reisin fetar të tyre. Ata do të udhëhiqen nga reisi politik i pushtetit maqedonas
Shkruan Halil Deralla

Një fushatë mediale tepër profesionale e zhvilluar derimë tani në media të ndryshme të vendit dhe ndërkombëtarë kundër Sulejman Rexhepit, alias Mulla Sulës, kanë nxjerrur në shesh një dilemë shumë interesante: a është Mulla Sula reis i myslimanëve të Maqedonisë, apo është reis politik i pushtetit maqedonas?
Janë tri fakte që e bëjnë të pamohueshëm konstatimin se Sulejman Rexhepi është reis politik i pushteti maqedonas!
Një: E kaluara e Sulejman Rexhepit tashmë flet se ai ka qenë i involvuar edhe në shërbimet sekrete të policisë serbo-maqedonase si dhe bashkëpunëtorë i tyre nën nofkën “Zharko”! Natyrisht, ky fakt u zbardh nën rrogoz nga ish-anëtarët shqiptarë të Komisionit për Lustrim, kurse kërkesave shqiptare që të lustrohen edhe teologët, pushteti maqedonas do t’i përgjigjet me ligj duke pamundësuar këtë lustrim me të vetmin qëllim për ta shpëtuar Mulla Sulën, duke harruar se ai megjithatë ka qenë dekan i FSHI-së! Pushteti maqedonas antishqiptar dhe antimysliman me kohë e kishte përgatitur dhe e kishte ushtruar Mulla Sulën të cilin pas punësimit të tij në policinë maqedonase, në sektorin e pasaportave për të huaj, dhe pas luftës së sukshesshme që e zhvilloi kundër “nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar”, e katapultojnë më vitin 1991 në krye të BFI-së.
Dy: Janë deponuar disa padi, tashmë është edhe në proces lënda gjyqësore kundër Sulejman Rexhepit, i cili akuzohet si hajn, zhvatës, korruptues, i vetmi hoxhë me orë ROLEX që i erdhi i paketuar nga Ohri (!), fallcifikues i dokumenteve, procesverbaleve, i nënshkrimit, manipulues, uzurpatorë i postit të reisit, shkatërrues i vakëfit etj. etj. Njeri që nuk i përgjigjet thirrjeve të drejtësisë, kurse ish-udhëheqësit e shtetit të gjithë, si varg specash, detyrohen të shkojnë para gjykatësve, injorues i organeve të drejtësisë dhe, prap se prapë, pa therrë në këmbë!
Tre: Me marrëveshje politike të arritur në mes të VMRO-së dhe BDI-së, i është garantuar rehatllëku në kolltukun e BFI-së tashmë të uzurpuar dhe të grabitur nga Mulla Sula. I lënur në këtë rehati duke i garantuar paprekshmëri nga organet e drejtësisë si dhe duke ia garantuar forcën e politikës së pushtetit mbi organet e drejtësisë që do të mbajnë krahun e Mulla Sulës në luftën me oponentët e tij.
Po pse kaq i përgëdhelur Sulejman Rexhepi nga ana e pushtetit maqedonas? Cili është këtu roli i pushtetit fiktiv nga ajo pak forcë e partive shqiptare? Si është e mundur që Mulla Sula të lejohet të rrëshqasë si gjarpër i ftohtë nëpër të gjitha partitë dhe, ta bëjë këtë rrëshqitje pasi të ketë plagosur për vdekje partinë paraprake? Pa dyshim që, në zgjedhjet lokale që po vijnë Mulla Sula do të pozicionohet në anën e partisë së Zijadin Selës, për të përfunduar pastaj në prehërin e “armikut” të partisë së Zijadin Selës, te Lëvizja Besa, por pasi ta ketë dëmtuar rëndë LR PDDSH-në! Pse kjo dëshirë patologjike e Mulla Sulës për të lënduar? Sepse është instik i gjarpërit si refleks mbrojtjeje nga “armiku i jashtëm”!
Ky rol si dhe investimi i politikave nacionale maqedonase në Mulla Sulën, e bëjnë që ky gjithmonë të jetë reis politik i pushtetit maqedonas, i cili është përcaktuar për këtë person për këto tri arsye:
E para: Është shumë fleksibil për sa i përket realizimit të synimit politik maqedonas që do të shkonte në interes kombëtar! Interes nacional ortodoks maqedonas është dëmtimi dhe vjedhja e vakëfit, vetëm e vetëm që mos të kalitet islami autokton por kjo të rrezikohet nga lloj-lloj sektesh e rrymash që do të depërtojnë në emër të islamit e që do ta dëmtojnë edhe trungun kombëtar shqiptar por edhe do t’i hedhin themelet e ekstremizmit në emër të fesë i cili do ta përshpejtonte inkuadrimin e Maqedonisë nëpër instancat ndërkombëtare pa i zgjidhur çështjet kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë.
E dyta: Njeri që do t’i institucionalizojë sektet fetare vetëm atëherë kur do të marrë urdhëra politike nga pushteti maqedonas dhe do t’i dëbojë pasi të ketë marrur urdhëra nga po ky pushtet. Do të jetë i siguruar dhe i mbrojtur nga organet gjegjëse për mbrojtje dhe siguri shtetërore, dhe do të gëzojë po atë tretman që e gëzojnë funksionarët e pushtetit maqedonas. Si person “antikrisht” do të jetë në gjendje saherë që të marrë urdhëra nga pushteti maqedonas për ta dridhur dhe për ta dëmtuar Institucionin e vetëm fetar islam në vend, BFI-në. Do të gjejë mënyra, mjete dhe forma për ta ligështuar dhe për ta dobësuar këtë Institucion.
E trëta: Tashmë është i sigurtë në promovimin e një reisi politik të emërtuar nga pushteti sllavo-ortodoks të cilit i duhet që ta ketë nën kontroll edhe islamin dhe institucionet islame. Promovues i fuqishëm se vetëm përmes pushtetit politik mund të realizohen projektet që i synon institucioni fetar islam. (Ja pra edhe arsyeja e Mulla Sulës për ta vizituar rijasetin politik dhe reisin e pushtetit serb në Beograd, si dhe nevoja e tij për ta promovuar politikën shtetërore serbe vizavi Rijasetit të Serbisë).
Mulla Sula dhe tipat si ky, për asnjë çast nuk ndjehen të sigurtë nëse nuk e kanë bekimin e pushtetit politik. Së këndejmi edhe nevoja e Mulla Sulës për ta bekuar kryeparin e pushtetit politik maqedonas, Nikolla Gruevskin. Derisa do të jetë në fuqi marrëveshja interne në mes të Mulla Sulës dhe strukturave të caktuara nacionale maqedonase, myslimanët e Maqedonisë kurrë nuk do të kenë Reisin fetar të tyre. Ata do të udhëhiqen nga reisi politik i pushtetit maqedonas.

Aksion i madh policor, arrestohen 13 persona, katër nga Kumanova, konfiskohen para dhe armë (Foto)

Në një aksion të madh të policisë maqedonase, janë arrestuar  personat A.M., N.A., B.A. dhe A.S. nga Kumanova, pastaj A.K, B.I, I.T. deri sa V.V. vullnetarisht është paraqitur në polici. Në afërsi të Haraçinës është arrestuar S.N. bashkë me E.N dhe R.J. Në këtë aksion janë arrestuar edhe një person nga Gjevgjelia.
Aksionin e ka realizuar sektori për krim të organizuar dhe krim serioz, në bashkëpunim me sektorin për operacione speciale pranë MPB-së, në kuadër të shkatërrimit të trafikimit me migrantë, shkruan Gazeta Lajm.  Siç informoi sot drejtori i Byrosë për Siguri Publike Llazo Vellkovski, më karakteristik ka qenë rasti i një veture që ka ndjekur policia nga Gjevgjelia deri në Kumanovë. Shoferi, i cili është një nga organizatorët. I ka ikur policisë dhe në disa pjesë të rrugës Gjevgjeli-Shkup dhe Shkup-Kumanovë ka vozitur deri 200 kilometra në orë. Katër emigrantë janë gjetur në bagazhin e veturës, kurse 8 brenda në veturë.
Dymbëdhjetë migrantë, prej të cilëve 11 nga Pakistani dhe një nga Egjipti janë gjetur në një veturë “mercedes” në rrugën Shkup-Kumanovë, gjatë aktiviteteve për arrestimin e shoferit me iniciale B.K. i cili ka bë transportimin e tyre. Sipas policisë, B.K. është pjesë e grupit për trafikim të migrantëve, që ëhstë shkatërruar gjatë ditës së djeshme në një aksion policor.
Llaze Velkovski
Pasi e ka kaluar bllokadën e parë ka vazhduar të lëvizë më ç’rast në tentimin për t’i evituar patrullat tjera policore e ka thyer rampën e pikëpagesës rrugore në Veles, duke vazhduar drejt Kumanovës. Vetura e tij është ndalur me dhunë në afërsi të rafinerisë “Okta” në rrugën Shkup-Kumanovë, kurse shoferi B.K. është arrestuar.
Njëkohësisht, siç tha Vellkovski, janë ndërmarrë masa për arrestimin e 13 personave anëtarë të grupit kriminel që jetojnë ose qëndrojnë në rajonin e Kumanovës, Shkupit dhe Gjevgjelisë, për të cilët gjatë hetimeve janë siguruar dëshmi se janë pjesë e biznesit për trafikim të emigrantëve.
Gjatë kontrolleve të kryera në 13 lokacione, pesë në Kumanovë, shtatë në Shkup dhe një në Gjevgjeli, janë arrestuar personat A.M., N.A., B.A. dhe A.S. nga Kumanova, pastaj A.K, B.I, I.T. deri sa V.V. vullnetarisht është paraqitur në polici.
Në afërsi të Haraçinës është arrestuar S.N. bashkë me E.N dhe R.J.
Me këtë rast janë konfiskuar gjashtë vetura, disa celularë dhe SIM kartela, 27.250 euro, një revole М 57, plumba dhe një notes me të dhëna për persona dhe për shumta të caktuara parash.
“14 emigrantë që janë gjetur në një shtëpi dhe në çajtore në fshatin Vaksincë, si dhe në veturën Mercedes janë dërguar në Qendrën pranuese për të huaj në MPB”, tha Vellkovski.
Ndryshe organizatorë të grupit kriminel janë persona nga Pakistani dhe Afganistani të cilët një khë të gjatë qëndrojnë në Maqedoni, Serbi dhe Greqi. Ata në koordinim me qytetarë të Maqedonisë kanë organizuar trafikimin e migrantëve nga Greqia, përmes Maqedonisë dh Serbisë drejt vendeve perëndimore.

Deputeti i PDSH-së Dauti: Kryetradhëtari Ziadin Sela, po mundohet me përly emrin tim

Shkruan : Nënkryetari i PDSH-së, z.Bardhyl Dauti
Kryetradhëtari Ziadin Sela, po mundohet me përly emrin tim. Vazhdoj të jem i përkushtuar ndaj interesave të popullit shqiptar në Maqedoni, për platformën dhe programin e PDSH-së nën udhëheqje të liderit të kësaj platforme Z. Menduh Thaçi. Ndërsa tradhëtarëve, jo vetëm historia por edhe e tanishmja ua tregon vendin ku e kanë.

Saturday, July 8, 2017

Diskriminimi vazhdon: Nuk pranohet asnjë shqiptar në Akademinë ushtarake

Pas bujës së madhe që bënë në opinion akuzat për qasje diskriminuese, tendencioze dhe jotransparente të komisionit për testim psikologjik që vlerësoi kandidatët e paraqitur në konkursin për kadetë në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë, dekanati i këtij institucioni të lartë arsimor dhe Ministria e Mbrojtjes miratuan vendim që të përsëritet psiko-testi. Megjithatë Komisioni për testim psikologjik nuk respektoi këtë vendim dhe nuk lejoi kandidatët t’i nënshtrohen testimit për herë të dytë. Kjo sipas dekanit të Akademisë Ushtarake, arsyetohet me Rregulloren e Qendrës Ushtarako-Mjekësore, në kuadër të së cilës vepron ky komision. Ne kërkuam t’u mundësohet këtyre njerëzve që nuk e kaluan testin edhe një herë ta kalojnë këtë proces. Megjithatë ishim të informuar se konkretisht në psikiatri, të gjithë këta njerëz që nuk e kaluan kontrollin e parë respektivisht në kontrollin e parë nuk kaluan sipas Rregullores së tyre të punës nuk kanë të drejtë të ritestohen. Ne me atë Rregullore nuk kemi asgjë. Është Rregullore e Qendrës Ushtarako-Mjekësore, sipas së cilës veprojnë vetëm mjekët specialistë. Ata na informuan se secili kandidat që është vlerësuar si i paaftë me diagnozë të caktuar nuk ka të drejtë që në 6 muajt e ardhshëm të vlerësohet sërish, përderisa nuk u nënshtrohet trajtimeve të caktuara, të cilat mund ta përmirësojnë gjendjen e tyre psiko-fizike – tha Orce Popovski, Dekan i Akademisë Ushtarake. Sipas dekanit Popovski, në këtë rast kandidatët nuk mund t’i nënshtrohen testit për herë të dytë, pavarësisht vendimit të ministrisë, pasi edhe rregullorja në fjalë është miratuar po nga Ministria e Mbrojtjes. Ndërsa edhe po të bëhen ndryshime në rregullore, të njëjtat do të vlejnë për konkurse të ardhshme, pasi konkursi i fundit përfundoi më 31 maj. Ndërkaq, Ministrja e Mbrojtjes, është e njoftuar me problemin dhe pret raport zyrtar që të ndërmarrë hapat e mëtejmë. Kërkova nga komisioni përgjegjës për zgjedhje, të merr pjesë në gjithë procesin. Kërkova një pjesë e atyre testimeve të përsëriten. Jo të përsëriten pas dyerve të mbyllura, por në mënyrë transparente. Kërkova që komisioni këtë herë të dalë me propozime konkrete, se si këto gabime asnjëherë më të mos përsëriten. Më njoftuan para dy ditëve së fatkeqësisht disa nga këto urdhra nuk janë respektuar. Po e pres raportin zyrtar nga komisioni që të vendosim se si do të veprojmë më tutje – deklaroi Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes. Sipas Popovskit, në konkursin e majit, 12 nga gjithsej 84 kandidatët e paraqitur ishin shqiptarë, por asnjëri prej tyre nuk u pranua, shkruan Alsat-M. Nga gjithsej 27 që u thirrën të testohen në psiko-test për herë të dytë, u paraqiten 14 kandidatë, mes të cilëve vetëm 5 shqiptarë. Megjithatë kandidatët u ankuan se ishin penguar të hynin sërish në test nga anëtari i komisionit, Petre Ristevski. Kandidatët të cilët duan të jenë pjesë e arsimit të lartë ushtarak duhet fillimisht ta kalojnë psiko-testin në mënyrë elektronike dhe pastaj të marrin “dritë jeshile” nga kontrolli që u bëjnë anëtarët e komisionit.

Kush është në shërbim të agjendave të Shërbimit sekret Sulejman Rexhepi??!?!?

VOA: Sulejman Rexhepi- Forumi Rinor Islam është agjendë e shërbimeve sekrete
Sulejman Rexhepi krah për krah me kryetarin e Forumit Rinor Islam ndërkohë, Kujt duhet ti Besojmë? Kush është në realitet nën agjendat e shërbimit Sekret?!?!



Tuesday, July 4, 2017

TERR INFORMATIV MBI HAXHIN 2017 NGA MAQEDONIA

Gati tre muaj më parë, BFI-ja e Mulla Sulës publikoi një çmim prej 3900 dollarë për haxhin e sivjemë për të gjithë ata kandidatë myslimanë nga Maqedonia që kanë bërë nijet për kryerjen e këtij kushti të pestë islam. Asnjë informatë më tepër!
Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

Si asnjë vit më parë, këtë vit po mbisundon një terr informativ për sa i përket shkuarjes në vendet e shenjta myslimane. Nuk ka asnjë pllakat, nuk ka asnjë reklamë, nuk ka asnjë klip, nuk ka asnjë ligjeratë, nuk ka asnjë njohtim – asgjë!
Në opinion po shpekulohet që Kosova dhe Shqipëria qysh para dy muajsh i kanë nënshkruar kontratat e haxhit si dhe i kanë marrur kuotat e caktuara për numrin e haxhilerëve. Kështu ka ndodhur me të gjitha shtetet e Ballkanit, të Evropës Juglindore si dhe me të gjitha shtetet perëndimore. Nuk dihet asgjë se pse Maqedonia është përjashtuar nga këto procedura shumë normale dhe qenësore për nismën e organizimit të haxhit.
Ndërkohë që, nëpër shtetet e tjera ka nisur procedura e marrjes së vizave, dalëse/hyrëse, dhe përgatitjet e tjera, në Maqedoni akoma nuk ka filluar regjistrimi i haxhinjve, hala nuk janë bërë pagesat dhe, kandidatët për në haxhillëkun e sivjemë janë në pritje e sipër, atëherë kur do t’i thirrë përmes telefonit dikush nga BFI-ja e Mulla Sulës.
Është shumë burrërore dhe shumë islamike të dilet me kohë para opinionit dhe t’ju tregohet që për sivjet haxhi për myslimanët nga Maqedonia mund të jetë i dështuar, dhe se BFI-ja po i bën të gjitha përpjekjet për t’i tejkaluar mosmarrëveshjet për të ardhur deri te nënshkrimi i kontratave dhe marrja e vizave. Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë po shpekulohet se BFI-ja e Mulla Sulës ka kërkuar që në mënyrë diplomatike të intervenohet deri te homologët e tyre në Arabinë Saudite dhe të lejohet shkuarja e haxhilerëve nën organizimin e BFI-së. Natyrisht, është shumë normale që marrëveshjet të arrihen por, gjithmonë në të tilla marrëveshje ka edhe kompromise! A mund të jetë kompromis angazhimi i institucioneve shtetërore për largimin e Mulla Sulës nga ky Instiucion pas këtij haxhi, kjo mbetet të shihet më vonë. Për institucionet shtetërore është e rëndësishme që tek qytetarët e vet të mos ketë pakënaqësira dhe jo edhe pozita e ndonjë personi të papërgjegjshëm qoftë ky edhe Mulla Sula.
Nga BFI-ja e Mulla Sulës nuk del asnjë informatë mbi këto probleme, ndërkohë që nga oponenca e kësaj “Bashkësie”, nga Nisma për Reforma në BFI, liferohet një informacion që ngjallë optimizmin tek kandidatët për haxhin e sivjemë. Sipas Nismës, pas letrës së dytë të ish-sekretarit të BFI-së, Afrim Tahiri, dërguar autoriteteve arabe me lutje që mos të penalizohen të gjithë myslimaët e vendit për deklaratat e papërgjegjshme të njeriut që vetëquhet “i pari” i tyre, dhe pse është myslimani më i urryer ndër myslimanët e Maqedonisë dhe më gjërë, janë dhënë disa sinjale pozitive për organizimin e haxhit të sivjemë, por, ekskluzivisht nga ana e agjencive turistike dhe jo prej BFI-së së Mulla Sulës.
Tashmë lëvizjet në BFI-në e Mulla Sulës janë në drejtim të hapjes apo të kapjes së agjencive turistike, të cilat do ta shfrytëzojnë tërë logjistikën dhe lehtësimet që i ofron Institucioni i BFI-së ndërkohë që përfitimet do të jenë personale.
Në rastë se lejohet që organizimi të bëhet nga ana e agjencive tursitike, atëherë edhe konkurrenca do të jetë e madhe, duke ofruar në treg edhe çmime të konkurrueshme. Prandaj, të gjithë myslimanët e vendit që kan vendosur të ikin për në haxh, duhet të kenë kujdes dhe mos të nguten e të paguajnë sipas çmimit të caktuar nga ana e BFI-së së Mulla Sulës, sepse detyrimisht që do të ketë oferta edhe shumë më të lira.
Reduktimi i madh i numrit të haxhinjëve të sivjemë, për shkak të luftërave në disa shtete myslimane, shtimi i hoteleve në viset e shenjta në Arabinë Saudite, rënia e çmimit të naftës si dhe ofertat e ndryshme konkurruese do të ndikojnë në uljen e dukshme të çmimit nga çmimi fillestar i caktuar nga ana e Mulla Sulës (në mbledhjen e fundit të Rijasetit të BFI-së asnjë nga myftitë nuk e kanë pranuar këtë çmim enorm, ndërsa kanë heshtur pasi janë sulmuar me fjal vullgare nga “reisi i tyre”)!
Pavarësisht nga ky terr informativ, megjithatë, kandidatët myslimanë për të udhëtuar për në vendet e shenjta myslimane janë të shumtë dhe, që të gjithë janë në pritje të thirrjeve për të kryer pagesat dhe për të marrur vizat. Ata tashmë kanë informuar familjet e tyre, janë përgatitur psikikisht e shpirtërisht, prandaj dhe është shumë normale që të mbahen me çfarëdo informacione rreth këtij ibadeti.
Nëse dështon organizimi i kryerjes së këtij ibadeti, atëherë një përgjegjësi e madhe do të bie mbi BFI-në e Mulla Sulës. Dështim për këtë “BFI” do të jetë edhe nëse ky organizim ju del ndorësh dhe organizohet nga ana e agjencive turistike, sepse, legalizohet dh zyrtarizohet ky lloj organizimi. “Organizimi i egër” i haxhit, kalon dhe bëhet “organizimi alternativ” i Mulla Sulës. Prandaj, muslimanët e vendit kësaj radhe duhet t’i hapin sytë dhe nuk duhet të mashtrohen e të nisen përmes agjencive të formuara apo të kapura nga Mulla Sula. Ky njeri tashmë, de fakto është por, edhe de jure do të futet në “listën e zezë” arabe, sepse edhe më tej këmbëngulë në qëndrimet e veta ofenduese dhe poshtruese për shtetin e Arabisë Saudite, për popllatën arabe dhe për autoritetet e atjeshëm.
Do Zoti dhe, ishalla, nuk penalizohen myslimanët e Maqedonisë dhe ishalla ndodhë pikërisht ashtu siç paralajmëruan nga Nisma pë Reforma në BFI! Shpresa vdes e fundit…

Administratorët shqiptarë në institucione që 10 vite nuk avansohen (VIDEO)

Ka 10 vjet që Afet Jashari është i punësuar në Ministrinë e Kulturës, në sektorin për trashëgimi kulturore. Ai ankohet se shqiptarët e punësuar në këtë institucion, nuk janë të avancuar asnjëherë nëpër postet udhëheqëse. Të gjithë u punësuan përmes Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit,
Jashari thotë se ashtu siç u pranuan në punë, si referent të ri, apo bashkëpunëtor, ashtu edhe kanë mbetur me vite, ndonëse kanë plotësuar kushtet për tu avancuar në kualifikimin e tyre.
“Këto 10 vjet sa janë kolegët shqiptar brenda institucionit të cilët shumica e tyre plotësojnë kushtet që të avancohen brenda sektorëve sa ka Ministria e Kulturës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur nga udhëheqësit e kaluarës, ndërsa pala tjetër ka pasur avancime nëpër sektor të ndryshëm”, tha Afet Jashari.
Jashari thotë se flet në emër të 50 punonjësve të këtij institucioni. Ai thotw se me anë të nënshkrimeve të mbledhura, nga ministria e kaluar kishin kërkuar avancimin e shqiptarëve, megjithatw kërkesa e tyre kishte hasur në vesh të shurdhër.
“Ne me kolegët shqiptarë brenda Ministrisë së Kulturës, biseduam dhe e pamë të arsyeshme që Qeverisë së tashme tia bëjmë me dije se brenda këtij institucioni ka shqiptar profesionist që dinë të bëjnë punën e tyre dhe meritojmë të jenë në pozita më të larta brenda institucionit”, shtoi Jashari.
“Nga 260 të punësuar në Ministrinë e Kulturës, 50 janë shqiptarë. Deri tani në postin më të lartë ka qenë sekretari shtetëror i ministrisë së kulturës, ndërsa punëtorët që janë me përvojë 10 vjet kërkojnë që shqiptarët të avancohen brenda këtij institucioni dhe të marrin poste më të larta.”
Behixhudin Shehapi për momentin ka pushuar së qeni sekretar shtetëror, ndërsa për TV21 theksoi se pret që nga ministri i ri Rober Allagjozovski, ta rrit përqindjen në postet udhëheqëse. TV21 tentoi të bie në kontakt me Petrit Saraçinin këshilltar i veçantë shqiptar i ministrit Alagjozivski, si dhe me vet ministrin por deri tani nuk morëm përgjigje.

CNN: Krahason Sulejman Rexhepin me liderin e ISIS-it

CNN: Krahason Sulejman Rexhepin me liderin e ISIS-it/rrugadrejt.com



Saturday, July 1, 2017

Hotla, Ka ndihmuar në themelimin, ngritjen dhe ruajtjen PDSH-së! Hotla, Ka qenë, është dhe do të jet bastion i PDSH-së!

Hotla, Ka ndihmuar në themelimin, ngritjen dhe ruajtjen PDSH-së! Hotla, Ka qenë, është dhe do të jet bastion i PDSH-së!./Ditari.mk/




“Monstra” nuk ishte prioritet i Janevës

Rasti “Monstra” nuk kanë qenë prioritet i Prokurorisë Speciale Publike gjatë 18-të muajve të kaluar.
Kjo lëndë, për të cilët opinioni shqiptar ka patur interes të jashtëzakonshëm, nuk u gjet në mesin e 17-të aktakuzave të PSP-së, të cilat u dorëzuan në Gjykatën Penale të Shkupit.
Duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me hetimet për rastin “Monstra”, prokurorja speciale Katica Janeva tha se shpreson që në të ardhme Këshillit të Prokurorëve Publik do t’i dorëzojë materiale që lidhen me këtë rast.
“Ligji në këtë drejtim është i qartë dhe thotë se në afat prej tetë ditësh pas pranimin të lëndës, unë duhet të vendos se a jam kompetente për ta proceduar atë lëndë ose jo. Mendoj se numri i lëndëve për të cilët duhej të ngritej aktakuzë është shumë i madh, megjithatë ja që në këtë periudhë nuk u hapën”./Koha

Ibrahimi: Maskaradë e pelivanllëk, hipokrizi e demagogji!

Njëherë i dhanë sy mbyllurazi 67 nënshkrime për "Qeverinë Reformatore".
Pastaj u betuan dhe deklaruan, ligjet për shqiptarët (ligji për gjuhën shqipe, ligji për amnesti, ligji ...) e pastaj bëhet qrveria!
Tani si "qeveritar" na qenkën bërë trima dhe e paskan kërcënuar filan diplomatin, se do të dalin nga qeveria!
Tani si "qeveritar" kërkojnë të reflektojë pushteti gjyqësor, të ndajë gjyqësi të drejtë për shqiptarët, të vetë reformohet, të vetë depolitizohet, të vetë departizohet, të vetë profesionalizohet dhe vetëvetiu të bëhet pushteti gjyqësor edhe i shqiptarëve!
Po si kaq leht harroni, sa e sa familjarë, nëna, baballarë, fëmijë me zemra te djegura e të përvëluara presin drejtësi nga kjo "Qeveri Reformatore" !
Mjaft më qeverisje: "i thamë, na thanë"; "jo para, jo mbrapa zgjedhjeve lokale, jo brenda 100 ditëshit të qeverisjes"; "të relaksohet ambienti politik, po damtohet partneri politik maqedon"; "nuk na kuptojnë miqët nga perendimi"; "nuk është momenti dhe koha me i ngritë këto tema"; "kërkuam, na kërkuan, i kërcnuam, na kërcnuan"...!
A jeni, a sjeni "Qeveri"?
"Ju" administroni me vendin, bëjeni!. 


Autor: Orhan Ibrahimi, PDSH!