Skip to main content

Si u zgjodh për myfti Rexhep Jusufi?

Për dallim nga ai i Tetovës dhe Dibrës për të cilët kemi shkruar ditë më parë, në rastin e Rexhep Jusufit kemi shkelje të shumfishta! Nëse rastet e Tetovës dhe Dibrës kishin shkelje vetëm të procedurave, skishte komisione zgjedhore (as KQZ e as KRZ), në rastin e Shkupit as që u propozuar nga anëtarët e Muftinisë që janë me mandat deri në vitin 2017! Kjo shkelje, eshtë direkt shkelje edhe e vullnetit të Shkupit vetëm për hirë të Sulejman Rexhepit i cili nga 2011 nuk ka legjitimitet! Anëtarëve të Rijasetit që shkelen mbi vullnetin e Shkupit, nuk u falet dhe nuk do të kalojnë pa përgjegjësi! Myfti Ibrahim Shabani në lidhje me këtë shkelje nuk shprehet i habitur, thotë se dikush ashtu si ka filluar edhe do të vazhdon! Kurse Afrim Tahiri, i cili kohëve të fundit pranonte se nuk kishte legjitimitet si Sekretar i Përgjithshëm, një nga autorët e Kushtetutës, thotë se Sulejman Rexhepi qëllimisht e shkel Kushtetutën, atij kur i kam thënë se po shkilet Kushtetuta, më është përgjigjur se për nevojat tona! Skam koment! Nuk meriton më tutje të humbet kohë! Ju lumt muftinjve!
Tani përse na duhen rregullat!? Sa është e mençur dikush të pranon poste të bazuara në falsifikime!? Kush do mban përgjigjësi për eskalimin e situatës?/lajmi1/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/