Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2016

Ka sa “euro” po kushtojnë dekoratat për Molla Sulën?

Institutet, shoqatat, individ të ndryshëm muaj me rradhë po tallen me BFI-në meqë një mundësi të tillë ua ka dhënë Sulejman Rexhepi, i cili tani është shndërruar në makinë prerje parash për të shpëtuar fytyrën e tij mashtruese dhe keqpërdoruese. BFI është në mjerimin më të madh aktual, kur Sulejman Rexhepi për interese të tija personale dhe për të “autoritetin” e tij është duke blerë mirëjohje dhe dekorata. Në esencë gjithnjë institucionet me peshë ndajnë mirënjohje dhe se nuk marrin mirënjohje nga individ, fakultete, institute private dhe shoqata. Ky veprim i Molla Sulës flet për vetëdijen që i mungon dhe me të cilën po nënvlerëson rolin dhe peshën e BFI-së. Vetëdije kjo e cila jo vetëm kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi që i mungon por edhe strukturave tjera të BFI-së. E gjithë kjo ka shqetësuar opinionin meqë të gjithë po habiten se si është  e mundur të gënjen hoxha, udhëheqësi i fesë, në fakt si mundet që të keqpërdor postin, detyrën dhe paratë e mulsimanëve. Skandalet nuk kanë

Zgjedhjet në Maqedoni nën hijen e kryqit gjigant dhe shqiponjës

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dy partitë në pushtet VMRO-DPMNE po luajnë në kartën e nxitjes së tensioneve ndëretnike, njofton agjencia e lajmeve INA. Të frikësuar nga humbja e zgjedhjeve për shkak të aferave korruptive dhe kriminale pushteti ka inrskenuar skenarë për manipulimin e opinionit, me vepra që provokojnë ndenjat e qytetarëve të përkatësive të ndryshme në Maqedoni. Një OJQ e afërt me partinë maqedonasve në pushtet, në një lagje të përzier me shqiptar dhe maqedonas, vendosi bazamentin e një kryq tjetër gjigant të çeliktë me gjatësi mbi 50 metra. Në anën tjetër, partia shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur një Shqiponjë prej metali në rreth-rrotullimin që ndanë Çairin dhe Butelin. Analisti dhe publicisti, Emin Azemi thotë se kjo është një strategji social-psikologjike që ka funksionu mirë në shoqëritë e përziera, ku politika e përçarjes  është më e  fuqishme se ideja civile për jetesë të përbashkët. ”Në Butel u shkulën penjtë e

ANALISTËT: TENSIONE NDËRETNIKE DHE NDËRFETARE PËR MBULIMIN E PAAFTËSIVE TË LIDERSHIPIT

Aktorët politikë po luajnë në “kartën” e krijimit të tensioneve dhe përçarjeve të popullatës në baza etnike dhe fetare, për ta mbuluar paaftësinë e tyre nga përballja me problemet reale. Aktivistët e shoqërisë civile në Maqedoni derisa komentojnë rrjedhën e situatës me simbolet kombëtare dhe fetare, ku nuk munguan incidentet dhe protesta thonë se  po luhet në “kartën” e krijimit të tensioneve dhe përçarjeve të popullatës në baza etnike dhe fetare. Xhabir Deralla i OJQ CIVIL thotë se “Rastet po ndodhin në një kohë kyçe për Maqedoninë, kur po shtyhen zgjedhjet për mos përmbushje të obligimeve nga elita apo pjesë të elitës politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinës. Kjo po ndodh në kohën kur duhet me të gjitha forcat të merremi me zbatimin e të gjitha aktivitetet të thëna në marrëveshje por edhe në kohë kur duhet të sigurohen kushte për zgjedhje të lira. Në këtë kohë po shohim dy raste të këtilla. Edhe nëse nuk janë të qëllimta, mbeten raste të dyshimta”. Kurse analisti Zd

LR-PDSH godet me video që zbardh pisllëqet e BDI-së (Video)

LR-PDSH godet me video që zbardh pisllëqet e BDI-së

Xhafer Ukshini ka një selam për Sulejman Rexhepin

Deklerata e Sulejman Rexhepit lidhur me grupin e Kumanovës nuk mbeti pa u komentuar edhe nga familjarët e komandantëve. Sot për redaksinë tonë,  Xhafer Ukshini, i vëllai i Komandant Sokolit ka dërguar këtë koment: “Paska fol edhe Sulejman Rexhepi- Zharko, ai që me ta u morrën CNN e çfar nuk i thanë, bashkpunetor i UDB-së, komunist e hajt hajt, e ky mas sa kohe, paska fol se komandantët i paskan ofru sherbime kunder kundershtarve tij… Athu çfar borxhi i paskan pas ktij Zharkos kur asnje gram kontributi ska dhene per ta as nluft as mbas luftes. Kjo fjal e Zharkos për ne është më e rëndë se plumbi i shkaut. Nashta Zharkos i takon me fol kunder djemve te kumanoves sepse ky ka pas deshir te jet me uniformë te policisë maqedone dhe te vret shqiptarë njejt si djali i tij qe ka vra ne brodec.”

Zekolli: Themelet e kryqit në Butel, gjenden na Zajaz

I bashkëngjitem thirrjes se Fejzi Hajdarit drejtuar Shkupjaneve qe te mos protestojnë ngritjen e kryqit politik ne Butel. Themeli i te cilit gjendet ne Zajaz. Pra, nëse ata qe ftojnë për protesta dhe bllokime e kanë me qëllime te sinqerta dhe pa hile, le te prijne ne organizim te protestes ne Zajaz, aty ku mshefen vezët e qyqes dhe tradhtisë, si dhe para shtëpive te këlyshëve te tyre ne Çair. Keni kujdes, mendone ca me gjate prapavijën e lojës se piste te BDI dhe Ali Ahmetit. Te cilit me kembengulje mundohet te paraqesin Shqiptaret e Shkupit dhe Kumanovës si radikal, islamist dhe te dhunshem. Pra, si mish i eger i kombit, si copez te cilen duhet harruar dhe hedhur ne pleh, duke arsyetuar ndarjen e vendit sipas planeve te politikes se Serbise dhe surogateve te tyre vendor VMRO-DPMNE dhe LSDM per vijen e ndarjes “andej-kendej Grupqinit”. Sot, trimeri, ndershmeri, besim dhe dinjitet eshte nese proteston kunder kriminelve, te koruptuarve, tradhetareve, injoranteve dhe berllogut BDI. Nese

Sulejman Rexhepi flet për Komandantët pasi takohet me ambasadorin Rus

Sulejman Rexhepi që nga koha kur kishte ndodhur rasti i Kumanovës në “Lagjën e Trimave” ai nuk kishte asnjë prononcim për mediat përpos asaj  me përfundimin e akcionit të policisë dhe burgosjen e të arestuarve. Sot nëpër mediat të vendit dhe rajonin u publikua një deklaratë e Sulejman Rexhepit ku kishte folur pikërisht për rastin në fjalë. Ai me stjerash kishte thënë se: “ K a pasur oferta nga komandantët e grupit të Kumanovës për ta pastruar situatën me kundërshtarët e tij, por këto oferta janë refuzuar nga ana tij. ”Rasti i Lagjës së Trimave në Kumanovë i bëri gati një vitë, por ama çuditërisht asnjëherë Sulejman Rexhepi nuk kishte thënë se është kontaktuar nga komandantët e grupit të Kumanovës. Përse këtë heshtje e ka bërë Suljeman Rexhepi deri më tani? Vallë me këtë ai dëshiron ti  shërben të arrestuarve të rastit apo siç ka thënë ai komandntëve të Kumanovës po se shërbimit të shtetit meqë në fillim ai këtë grup e kishte quajtur edhe grup terrorist. Pas këtyre deklaratave për me

Rama ua thotë troç BE-së: Ja pse nuk i liberalizoni vizat Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si edhe herë të tjera, nuk ka ngurruar të ua thotë troç zyrtarëve të BE, se ata tregohen më të kujdeshëm me Serbinë, sepse shqiptarët nuk e kanë Rusinë. Sipas një njoftimi për media të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit shqiptar, gjatë seancës së pyetje përgjigjeve në Samitin e BERZH në Londër Kryeministri Edi Rama pati një shkëmbim batutash me Kryeministrin e Serbisë Aleksader Vuçiç dhe ndër të tjera Kryeministri Rama tha se BE nuk po i liberalizon vizat për Kosovën, dhe Shqipërisë po i thotë se ju jeni duke ecur mirë, por ende keni për të bërë, dhe e gjithë kjo se shqiptarët nuk e kanë një vend tjetër të fortë mik, siç e ka Serbia Rusinë. “BE është më e kujdesshme ndaj tyre sesa ndaj nesh, sepse ne nuk kemi Rusinë. Kështu, ata ende nuk liberalizojnë vizat për qytetarët e Kosovës, neve na thonë ju jeni duke ecur shumë mirë, por keni ende për të bërë. Ndërsa ai fluturon në Rusi dhe merr hapjen e negociatave”, ka thënë Rama./botasot.info/

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (31-40)

Memoari nr.31                                                                             Si e shpëtova Hafëz Rufatin e Sarajit nga burgosja Familja e hafëz Rufatit, den baba den e vendosur në Saraj, gjithmonë kishin qenë të njohur si patriotë. Hafëz Rufati respektohej prej të gjithëve, konsiderohej si shqiptari më i ndritshëm i Shkupit. Shqiptarët e Dërvenit, madje ishin në gjendje të bëjnë çfarëdo që t’ju thoshte ai. Nga ana tjetër, Hafëzi në fjalë, në raport me shtetin ishte tepër i kujdesshëm dhe asnjëherë nuk kishte provuar që të ngatërrohet. Në xhami më tepër rrefente hiqaje, rrëfime nga historia islame, por që i dedikoheshin muslimanëve të mirë, të devotshmëve (me porosi nacionaliste) kurse asnjëherë nuk rrëfente ndodhi kombëtare. Këtë e bënte sy më sy me muslimanët e besueshëm, prandaj edhe nuk hetohej se po ia turbullonte ujin pushtetit. Nuk eliminohej aq lehtë hafëz Rufati i Sarajit. Kurse kjo nuk ma bënte hiç qejfin mua, më termbte, ai ishte kokëfortë, kryeneç, dinte

Orav porosi liderëve të Maqedonisë: Nesër e keni shansin e fundit

Ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav, përmes rrjetit social “Twitter”, ka porositur  edhe njëherë liderët e partive politike që nesër së bashku me eurodeputetët Riçard Hovit, Ivo Vajgl dhe Eduard Kukan të arrijnë vendimin përfundimtar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së  diskutuan për situatën. Partitë duhet të gjejnë një zgjidhje; nesër është shansi i fundit me eurodeputetët Vajgl, Kukan dhe Hovit”, ka shkruar Oravi.

Ismjali: Kemi me i ndalë, qoftë edhe deri në frymën e fundit

Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismjali ka thënë se pavarësisht që po i arrestojnë, ata nuk do të ndalen deri në përfundimin e mandatit të kësaj qeverie. Shënimi i plotë i tij në Facebook: Na nxorën me dhunë prej ulëseve të deputetëve. Qeshtu ushtrohet dhuna ndaj qindra mija qytetarëve që i përfaqësojmë aty. Qeshtu vepron një pushtet diktarorial, i cili me zor po e çon Kosovën në humnerë. Qeshtu do me u ba një kriminel Kryetar shteti. Qeshtu neve na bajnë edhe ma të fortë! Kemi me i ndalë, qoftë edhe deri në frymën e fundit.

TOP LAJM: Zbulohet cili person loboi për ardhjen e John Kerryt në Tiranë…

Katër ditë nga vizita e tij në Tiranë, zbard hen të tjera raporte dhe lidhje të dyshimta mes Sekretarit amerikan të Sh- tetit, John Kerry dhe spekulantit famëkeq, George Soros. Tashmë është bërë publike nga mediat amerikane se Soros i ka dhënë Kerry-t plot 23 milionë dollarë, në këmbim që ai t’i hapte një derë në Shtëpinë e Bardhë. Sipas mediave, Kerry i mori paratë në fushatën e vitit 2004 dhe në këmbim nuk i dha asgjë George Soros. Megjithatë, mediat ndërkombëtare flasin për të tjera lidhje mes Kerry-t dhe Soros. Është portali “Interfax”, ai që ka shkruar disa artikujmuajt e fundit për lidhjet e tyre. Sipas këtij portali, në tetor 2015,George Soros dhe John Kerry kanë udhëtuar bashkë në Kirgistan për tëinauguruar një universitet ku vetëSoros është kreu i bordit. “Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhemilioneri George Soros do të vizitojnë së shpejti Kirgistanin, për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjessë një ndërtese të re në UniversitetinAmerikan të Azisë Qendrore, t

Opinion:Sulejman Rexhepi përkrahës i akuzave iraniane të pabaza

Shqipëria, duke pranuar 3000 iranianë opozitarë të qeverisë aktuale iraniane, po na u përgatitëshka që me “këtë kontigjent terroristësh dhe grup tepër shumë të përgatitur për destabilizime në rajon, të futet në Bashkimin Evropian dhe aty ta realizojë strategjinë amerikane – ta shkatërrojë BE-në” Shkruan Enver Thaçi Fotoja që e ilustron këtë shkrim paraqet “një tufë karanfilash” të BFI-së me në krye uzurpatorin e postit të reisul ulemasë, Sulejman Rexhepi. Këta “karanfila” që të gjithë, në tufë, janë ilegjitimë, janë të emëruar e punësuar në mënyrë të jashtëligjshme, nga njeriu ilegjitim, i cili për veprat e veta penale së shpejti do të ulet në bankën e akuzës. Natyrisht, vetëm nëse nuk arrinë që të kërkojë azil politik në Rusi, përmes mikut të tij, ambasadorit Iranian, Saied Sadegh Mohammadi, në Shkup. Këto ditë, këta “karanfila” të BFI-së, iu përgjigjën ftesës së këtij farë ambasadori që të shkojnë në koktejin e përgatitur nga ana e tij me rastin e ditës nacionale të Repu

ME SHKAS: SI THOSHTE GOMARI TEKSA PO I SHKONTE FLAKË BISHTI?

Një i pamend, përmes një portali identik si TV Siteli dhe përmes një redakture identike si të Llatasit (shqiptarët tashmë e kanë Sitelin dhe Llatasin e vet i cili i reketon të gjithë ata funksionarë që nuk i lëshojnë para!) mundohet që, përmes metodës së shpifjes, sado pak ta dëmtojë imazhin e mrekullueshëm dhe të padëmtueshëm të Nismës për Reforma në BFI Këto ditë, sërish Sulejman Rexhepi, uzurpatori i postit të reisul ulemasë, përdori arsenalin e tij tashmë me fishekë e predha qorre, me mina e kaçatorre plastike, me gjyetarë derrash të egër e me udbashë që shiten për të devotshëm, vetëm e vetëm ta tremb Nismën për reforma në BFI. Shkas u bë vizita shumë e ngrohtë dhe vëllazërore e prijësve të kësaj Nisme që ia bënë banorëve të Lagjes së Trimave ku u pritën po aq ngrohtë dhe po aq vëllazërisht. Nisma kritokohet se çka kërkon në këtë Lagje dhe pse kaq vonë! Natyrisht, anëtarët e Nismës janë qytetarë të lirë për të lëvizur anëkënd botës, veç kësaj, kanë edhe misionin e shenjtë: t’i

Mos njollosni Lagjën e Trimave

Zhurnal.mk po njollos Lagjën e Trimave, duke publikuar kinse një lajm lidhur me një vizitë që iu bë nga një grup i hoxhallarëve për Reforma në BFI - NISMA, ata pa fije turpi shpifen nikoqirët! Parashtrohet pyetja: Në dobi të kuj është njollosja e banorëve të Lagjës së Trimave!? Nuk ka dyshim se në dobi të atyre që më së shumti i kan hak kësaj lagje! Nga banorët e Lagjës së Trimave vijnë reagimet e para, ata madje thonë se kjo shpifje kundër Lagjës së Trimave dhe hoxhallarëve të Nismës për Reforma në BFI, ndoshta është si rezultat i asaj se këta të fundit, janë të parët që publikisht apeluan të ndihmohen materialisht edhe familjët e dëshmorëve si dhe familjarët e të burgosurve! E vërteta është se Nisma është mirpritur dhe shoqëruar nga banorë të lagjës së Trimave për gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur vizita dhe e gjithë ngjarja ka qenë e xhiruar nga kamera televizive. Sëkëndejmi, gënjeshtrat e Zhurnalit rezultojnë të jen thjesht të paguara nga persona të dyshimtë që u pengon vepr

Në Gjykatë paraqitet i dyshuari i Çairit

Në këto momente në Gjykatën themelore Shkupi 1 është paraqitur I.G i dyshuar për falsifikim të rezultatit zgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Komunën e Çairit. Ai është marrë në pyetje nga Gjykatësi ndërsa për momentin është duke pritur jashtë gjykatës vendimin, nëse do të lihet i lirë ose do t’i caktohet masa e paraburgimit ashtu edhe siç kishte kërkuar Prokuroria Speciale. Përpos tij në Gjykatë pritet edhe ardhja e ish ministres Gordana Jankullovska dhe  ish sekretarit i përgjithshëm i Qeverisë, Kirill Bozhinovski./ina