Qeveria e Maqedonisë vetëm për 3 muaj tetor –dhjetor 2014 ka harxhuar 6 milion euro për fushatë dhe projekte të saj.
Kjo u bë e ditur nga Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni, përmes analizave të publikuara.
Sipas kësaj shoqate, Qeveria përmes fushatës me para publike po korrupton media me qëllim që të ndikojë në politikat e tyre redaktuese. Lidhur me këtë siç thuhet janë harxhuar miliona euro, ku në të shumtën e rasteve nuk bëhet fjalë për interes publik.
“Kjo përbën një rrezik të madh për korrupsion dhe krijon kushte për ndikim në politikat redaktuese”, deklaroi Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.
Ky vlerësim i SHGM-së është konfirmuar edhe nga Komisioni Evropian, në raportin e progresit të vitit 2014 për Maqedoninë dhe se alarmohet për ndikimin dhe kontrollet indirekte të shtetit ndaj mediave, përmes reklamave qeveritare.
Nga raporti për muajt tetor – dhjetor 2014, kështu kanë përfituar disa media televizive:
Kanal 5 – 1,4 milion euro
Alfa - 1,4 milion euro
Sitel – mbi 1 milion euro
Alsat – M – mbi 470 mijë euro
MTV1 dhe MTV 2 – Mbi 440 milion euro
24 Vesti – 138 mijë euro
Telma – 88 mijë euro
Comments
Post a Comment