Skip to main content

Posts

Showing posts from June, 2017

Luan Tresi – Deklaratë pas përfundimit të takimit të Liderëve (VIDEO)

“Nënshkruesit e platformës janë deklaruar  se nëpërmjet platformës, do të avancojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, dhe ne vendosë që të marrim pjesë në këtë takim, që më saktësisht të informohemi se deri ku është realizimi i tyre, dhe deri ku janë planet e tyre për të ardhmen”, tha Luan Tresi, nga PDSH. Tresi shtoi se Partia Demokratike Shqiptare, do ta përkrah çdo iniciativë që është në favor të çështjes shqiptare në Maqedoni . 

Ja sa milion euro fiton Turqia vetëm nga dy ura në Stamboll!

Në pesë muajt e parë të vitit, Turqia fitoi mbi 570.1 milionë lira (rreth 162 milionë dollarë) nga taksat e mbledhura në dy urat e saj në Stamboll si dhe taksat për pagesën e rrugëve, njoftoi Drejtoria e Autostradave Turke të mërkurën, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas të dhënave të publikuara, në periudhën janar-maj të këtij viti, ura “Dëshmorët e 15 korrikut” dhe Ura “Fatih Sultan Mehmet”, që përfshijnë Bosforin dhe lidhin Evropën dhe Azinë, sollën së bashku 149.2 milionë lira (44.2 milionë dollarë), ndërsa nga taksat e autostradave janë grumbulluar rreth 421 milionë lira (119.2 milionë dollarë). Shifrat flasin se rreth 160 milionë vetura kanë kaluar përmes kabinave për pagesën e taksës rrugore. Shoferët në Turqi paguajnë 7 lira turke (1.98 dollarë) për tarifat e urës, ndërkohë tarifat janë më të larta për veturat me më shumë se dy boshte. Vitin e kaluar, 417 milionë automjete përdorën urat dhe rrugët e Turqisë, duke paguar një total prej 1.2 miliardë lirash turke (320.43

SULEJMAN REXHEPI: ARABIA SAUDITE FINANCON ISIS

Kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi në një intervistë për TV Koha mes tjerash për radikalizëm dhe strukturat e ISIS. Në këtë intervistë flet për rryma të ndryshme në Maqedoni dhe shkuarjen e shumë qytetarëve në vendet e lindjes si anëtar të shtetit islamik (ISIS). Më tej Rexhepi ka sulmuar Arabinë Saudite duke thënë se është shteti që financon ISIS duke bërë të ditur se Arabia Saudite është e shtyrë nga dikush tjetër që të financon strukturat e Shtetit Islamik (ISIS). Sulejman Rexhepi: “ Arabia Saudite e financon ISIS, a nga ana tjetër kinse bënë luftë. Gazetari: Kjo do të thotë totalish e gabuar. Rexhepi: Jo jo. E financon, tjetër kush e çon që ta financoje, a nga ana tjetër sulmon në vendet të caktume kundër ISIS. Kjo është çmenduri. Po ata e kanë të domosdoshme atë rol të e luajn. Kjo është bindja ime.” Sulejman Rexhepi nuk është hera e parë që akuzon këtë shtet meqë më parë në një intervistë tjetër kishte treguar se me çfarë çështje merret Universiteti i Medinës. Çfarë kuadro

Erdhi në Shkup ndërmjetësi evropian që u shpall i padëshirueshëm nga VMRO-DPMNE, ja misioni i ri

Ish ndërmjetësi belg në kohën e negociatave për Marrëveshjen e Përzhinës Piter Vanhojte është kthyer në Maqedoni për të ndihmuar procesin e reformave në media. Vanhojte në një prononcim për Alsat njoftoi se në tavolinë janë propozimet e Përzhinës, të cilat përveç VMRO-DPMNE-së, i kishin pranuar të tre partitë tjera. Unë jam këtu me ftesë të Shoqatës së Gazetarëve për të mbështetur pak zhvillimin e propozimeve për reformat në media të cilat janë shumë të nevojshme, për të mbështetur aktivitetet lobuese ndaj Qeverisë dhe institucioneve përkatëse për t’i futur ato në rrugën e duhur. Mund të ketë disa çështje shtesë por në thelb janë propozimet e njëjta që kanë qenë tashmë në tavolinë, të cilat u pranuan nga tre prej katër partive gjatë asaj kohe – deklaroi Piter Vanhojte, ish ndërmjetësi belg. Por, reformat sipas Vanhojtes, nuk do të ndodhin brenda natës. Rezultatet e para ai i pret brenda dy viteve. Gjërat nuk do të ndodhin brenda natës. Brenda dy viteve, shpresoj, do ta shohim

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi uron Fitër Bajramin

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kreu i PDSH-së mbarë besimtarëve ua uron festën në fjalë: “Uroj që sakrifica e agjërimit dhe ibadetet gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit të kthehen në mirësi, paqe e begati në shtëpitë dhe familjet tuaja. Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare të gjithë besimtarëve të fesë islame ua uroj festën e Fitër Bajramit duke ju dëshiruar shëndet të plotë, mirëqenie dhe mbarësi”. Menduh Thaçi Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare nderuar,

Specialja e detyruar ti dorëzoj gjykatës provat e mbledhura për “Monstrën"

Kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski insiston se ai nuk ka mundësi ligjore që të kërkojë prova shtesë për rastin “Monstra” nga Prokuroria Speciale. Për më tepër, Vangellovski vlerëson se Prokuroria Speciale është e obliguar që t’i dorëzojë prokurorisë së rregullt provat që i ka mbledhur, pa ia kërkuar askush. Në prononcim për Televizionin Shenja, Vangellovski tha se nëse Specialja nuk dorëzon provat, do të bëjë shkelje ligjore, do ta ndihmojë kryerësin e një vepre penale. “Në momentin që do të paraqiten prova të reja, Prokuroria Speciale ka për obligim që ato ti dorëzojë tek Prokuroria e rregullt publike. Kjo mund të bëhet madje edhe pasi të përfundojë procesi. Prokurorët e Speciales e dinë mirë se nëse kanë prova dhe nuk i dorëzojnë në prokurori kjo është e dënueshme, kjo do të thotë se ata po e ndihmojnë kryerësin e veprës penale pasi e ka kryer veprën. Pa të drejtë po e hedhin topin tek ne. Ne nuk kemi mundësi ligjore për të kërkuar prova, ndërsa ata janë të obliguar të d

Diplomatët e huaj vërshojnë Maqedoninë, ja çfarë pritet nga vizita e tyre

Vizita e eurokomesarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, si dhe drejtuesit të Komisionit Rajnhard Pribe​, do te këtë qëllim ndarjen e prioriteteve të reformave të cilat pritet të realizohen dhe zbatohen në Maqedoni nga ana e Qeverisë së re. Në deklaratën e dhënë gjatë ardhjes së tij në Maqedoni, Han potencoi se e vizitën Maqedoninë që të japë nxitje për zbatimin e reformave që Brukseli pret të zbatohen në afat të shpejtë, e me qëllim që të kthehet në rrugën e integrimit evropian, njofton Portalb. “Me përkrahjen e kontinuar të Bashkimit Evropian, vendi më në fund e tejkaloi krizën politike përmes zgjedhjeve mirë të administruara dhe formimit të qeverisë së re. Tani, Qeveria e re, së basku me opozitën, duhet të përqendrohet në zbatimin e Prioriteteve urgjente reformuese dhe në zbatimin e tërësishëm të marrëveshjes së Përzhinës, me qëllim që të kthehet vendi në rrugën drejt integrimit në BE. Reformat duhet të bëhen që të përmirësohen jetët e njerëzve, të punohet për s

Tronditet Zvicra, shtetasi nga Maqedonia vret gruan, kamerat inçizojnë rastin

Në Ascona të Zvicrës, mëngjesin e sotëm ka ndodhur një tragjedi e rëndë, me ç`rast një shtetas 54-vjeçar maqedonas (me gjasë shqiptar, por e pakonfirmuar), ka vrarë bashkëshorten e tij 38-vjeçare dhe më pas ka tentuar të vetëvritet. Dëshmitari i ngjarjes, Giancarlo Vacchini (68) ka pasur sot datëlindjen dhe ka qenë duke qëndruar pranë një qoshku duke pirë cigare. Pak para orës 09.00 janë dëgjuar të shtëna, të cilat kanë ardhur nga vendparkimi i shitores Migros në rrugën „Via Muraccio“. „Isha duke qëndruar afër qoshkut të Migrosit, kur paprtitmas dëgjova një grua që bërtiste „Mos, mos“. Më pas u dëgjuan katër deri në pesë të shtëna! Njëzet sekonda më pas pasuan edhe tre deri në katër të shtëna“, ka pohuar Vacchini i tmerruar për „Blick“, njofton „Shtegu.com“. Ai menjëherë ka dashur të ndihmojë duke vrapuar drejt vendparkimit, ndërsa pronari i qoshkut ka alarmuar policinë. Hyrja në vendparkim ka qenë e bllokuar nga një veturë, ndërsa vozitësi i saj ka bërtitur që ai të qëndrojë larg

A ja hanger Mulla Sula Ivanovit?!

Shkruan: Skender Buzaku Po vjen koha kur Mulla Sules do t’i thuhet: “Kishen nuk e dashte, Xhamisë nuk ja dite renin, e po ku N’Hamam e bane venin”. Zoti në Kur’anin famëlartë në njërin prej Ajeteve të lavdishme thotë: Me të vërtetë munafikët (dyftyrëshit) do të jenë në shkallën e fundit të xhehenemit, andaj për ata shpëtim dhe ndihmë nuk do të ketë”., Nga Ajeti Famëlartë Zoti fuqiplotë na mëson që të bëhemi të drejtë të kujdesshëm, ta flasim të drejtën dhe vetëm të drejtën, ta zbatojmë të drejtën dhe mos të flasim dhe veprojmë për t’i plotësuar suetat dhe apetitet e askujt. Sepse, në të kundërtën do të jemi prej të humburve dhe dënimii Zotit do të na kaploj në këtë dhe botën tjetër. Mirëpo si duket dyftyrësia apo shumëftyrësia dhe munafikllëku i Mulla Sules nuk ka fund, edhe përkundër skandaleve të pandërprera, reagimeve dhe vërejtjeve të besimtarëve brenda dhe jashtë vendit.   I dashuruar së tepërmi në vetveten, pozitën dhe pasurinë të cilën vite të tëra po e vjedh dhe grabit

BE: Liderët u pajtuan për zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë

Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian janë pajtuar për t’i zgjatur sanksionet ekonomike të BE-së kundër Rusisë për 6 muajt e ardhshëm, deri më 31 janar të vitit 2018. Të 28 shefat e shteteve dhe të qeverive të BE-së, këtë vendim e miratuan mbrëmë gjatë samitit dyditësh në Bruksel, pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, raportuan se si kryengritësit e mbështetur nga Rusia dhe forcat e Ukrainës, që po luftojnë në pjesën lindore të këtij vendi, po i respektojnë Marrëveshjet e Minskut. Këto marrëveshje ishin përpiluar nga liderët e Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës, në Minsk, në vitin 2015, në përpjekje për ndaljen e luftimeve. Sanksionet, në shënjestër të të cilave janë kryesisht sektorët bankar dhe ai financiar i Rusisë, së pari janë imponuar në qershor dhe korrik të vitit 2014, si përgjigje ndaj agresionit rus në pjesën lindore të Ukrainës dhe për invadimin dhe më vonë edhe aneksimin ilegal të Krimesë së Ukrainës nga ana e Mos

SULEJMAN REXHEPI: VEHABIZMI ËSHTË KANCER, ARABIA SAUDITE I VETMI VEND PA KULTUR (VIDEO)

Kryetari i BFI-së ka qenë i ftuar në emisionin ZigZag me gazetarin Salejdin Xhezairi në TV Art. Ai ndër të tjera ka folur edhe për rrymat e ndryshme që kanë filluar të shfaqen në Maqedoni. Sipas Sulejman Rexhepit, nuk është e preferuar që të shkohet në studime në Medina pasi atje krijohen ushtar që do ta përhapin ideologjinë vehabiste. Ai këtë e sheh si të rrezikshme dhe dicka që duhet ndaluar.  Më tej Rexhepi ka sulmuar Arabinë Saudite duke thënë se është i vetmi vend në botë pa kulturë. “Ata kanë shkatëruar edhe shtëpinë ku ka jetuar profeti Muhamed a.s.” ka thënë Rexhepi. /Tetova1/ 

Departament i veçantë për lëndët e Prokurorisë Speciale

Ekspertët juridikë në Maqedoni thonë se në rastet kur mungojnë numrat në Parlament, për të marrë vizë vazhdimi i punës së Prokurorisë Speciale Publike, atëherë për t’i mundësuar këtij institucioni të vazhdojë hetimet që ndërlidhen me përfshirjen e ish-zyrtarëve të lartë të vendit në aktivitete kriminale, zgjidhja më e mirë në bazë të ligjit është ngritja e një departament të veçantë në kuadër të Prokurorisë së Përgjithshme. Në bazë të Ligjit që u themelua Prokuroria Speciale Publike, ky institucion ka pesë vjet afat t’i përfundojë procedurat para gjykatave për të cilat tanimë ka dorëzuar aktakuza, përderisa afati për të ngritur aktakuza skadon në fund të këtij muaji. Prokuroja Speciale Katica Janeva ka kërkuar nga shumica e re parlamentare të fshijë, ndryshojë apo anulojë nenin e ligjit që kufizon në afat kohor ngritjen e akuzave të Prokurorisë Speciale, siç ka theksuar ajo, për t’i mundësuar këtij institucioni që deri në fund t’i hetojnë veprat penale të cilat ndërlidhen me bisedat

Po bie klani i VMRO-istëve në polici, shkarkohet shefi i njësitit Alfa, vjen emërimi i ri

Në kuadër të MPB është ndërruar edhe shefi i njësitit policor “Alfa”, Ivica Antevski – Puki, automekaniku që me përkrahjen e Sasho Mijallkov u ngjit në majat e MPB-së gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE, informon Dokaz.mk. Me propozim të ministrit të brendshëm, Oliver Spasovski ai është shkarkuar nga kjo detyrë dhe në vend të tij është emëruar Sllave Dimishkovski, i cili gjatë kohë ka kaluar në MPB. Por ai është edhe pjesë e kësaj njësie që nga themelimi.(INA)

NATA E KADRIT MULLA SULËN E GJENË TE GJORGJI IVANOVI

Mulla Sula sot është dashur të reagojë publikisht kundër “iftarit” të Ivanovit, i cili nuk është asgjë tjetër përveç një provokim idiotik që ua bën shqiptarëve, madje edhe t’ua tërheq vërejtjen të gjithë shqiptarëve dhe myslimanëve që do të mallkohen publikisht nëse marrin pjesë sonte në “iftarin” fasadë të Gjorgji Ivanovit Sot është Nata e Kadrit, një natë e veçuar, e shenjtë, më e vlefshme se njëmijë muaj të tjerë, një natë emrin e të cilit e mban një sure kuranore. Të gjithë porositë islame sugjerojnë që kjo në këtë Natë të hymë të përgatitur e me qëllim që ta gdhijmë duke u lutur e duke u falur. Në këtë Natë ka zbritur Rahmeti i Allahut xh.sh., do me thënë ka ndodhur, prandaj dhe mund të ndodhë, të zbresë rahmeti i Allahut Fuqiplotë te të gjithë ata myslimanë të devotshëm që luten, që përulen para Krijuesit Mëshirëplotë. Kjo Natë, të gjithë myslimanët e devotshëm duhet t’i gjejë me Kur’an në dorë, me sexhade e me tespih, të pastër fizikish e shpirtërisht sepse do t’i drejt

Pse kanë frikë Thaçi të mer pjesë në qeveri?

Shkruan : Urim Saliu Askund nuk ekziston një vetëftesë.Takimin midis Thacit dhe Zaevit e dijnë të gjithë se kush e bëri ftesën, pjesa tjetër është një shpifje mediale sipas tekeve të dikujt .Zaev e thirri Thaçin dhe ky i fundit iu përgjigj për një takim.Por frika se mos hyn në qeveri krijoi gjëra neveritëse dhe krahasime të ulëta epidendra e të cilave dihet se ku është. Kjo qeveri nuk ka numra dhe betejën e ka pikërisht te numrat. Zaev të kishte 61 deputetë në qeveri s’do kishte as BDI-në as LR-PDSH-në madje këtë të fundit as nuk do ta llogariste aq më tepër t’i jepte kaq poste me kaq pak deputetë.Zaev dihej se cilën parti do merrte po të ishte fituese absolute te maqedonasit.Të tjerat janë përralla me fund të lumtur. Por Zaev me këtë qeveri me ” këmbë të qelqta” që ka, është në gjendje të bejë lëshime të paimagjinueshme sepse ai vetë nuk qe fitues i zgjedhjeve. Zaev së fundmi ka nevojë edhe për Thacin ashtu sic pati nevojë për partitë tjera shqiptare që të forcojë pozitat e

Qytetarët e Maqedonisë kanë harxhuar rreth 20 milionë euro në blerjet online

Blerja përmes internetin si duket viteve të fundit po bëhet praktikë e qytetarëve të Maqedonisë. Qytetarët e Maqedonisë gjatë vitit 2016 kanë harxhuar rreth 20 milionw euro, që i bie të jetë dy herë më shumë se sa në vitin 2015, shkruan gazeta Koha. Kështu tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), ku thuhet se vitin që lamë pas më së shumti qytetarët e Maqedonisë kanë blerë në internet pajisje sportive, veshmbathje, bileta për ngjarje të ndryshme kulturore si: koncerte, aranzhmane hotelesh, libra, revista, prodhime për amvisëri, artikuj ushqimor e kështu me radhë. Sipas të dhënave të ESHS-së, 54.7 për qind e konsumatorëve vendor në internet vitin që lamë pas më së shumti kanë blerë veshmbathje dhe pajisje e sportive, 16,3 për qind pajisje elektronike,13.1 për qind aparate të amvisërisë, 9.7 për qind e qytetarëve të Maqedonisë përmes internetit kanë blerë aranzhmane hotelesh, 7,3 për qind bileta udhëtimi, ndërsa 8.2 për qind e qytetarëve të Maqedonisë kanë blerë a

A po i dalin ndoresh Muftinitë Mulla Sulës

Në horizont po dalin plasaritjet e para më të theksuara në BFI-në e Mulla Sulës. Relacioni Muftini e Kumanovës me këtë BFI është përplot me nebulozë. Muftiu Abedin Imeri që nga mbledhja e fundit e Rijasetit në të cilën Sulejman Rexhepi të gjitha anëtarëve (toptan) ua shau nënat dhe gratë, është në raporte që fare lehtë mund të eskalojë në përçarje. Po kështu, kohë më parë Muftiu Imeri është provokuar prej Mulla Sulës dhe lavatriçes së parave të tij të pista, Mustafa Dauti, duke i kërkuar që të pranojë se ka marrurr ndihma prej Hilalit të Mulla Sulës 500 pako, ndërkohë që ia kanë dorëzuar vetëm 150 pako. Sëkëndejmi, i irituar dhe i revoltuar tejmase, Muftiu Imeri, për inat të pseudoeprorëve të vet, shkon dhe kërkon ndihmë nga OH Merhamet, organizatë kjo shumë e afërt me Levizjen BESA, e cila me urgjencë i përgjigjet apelit të Muftiut duke i donuar në këtë Muftini dhjetra tonelata ndihma me rastin e muajit të agjërimit për muslimanët skamnorë të Kumanovës. Zoti e bekoftë OH M

Universiteti i Tetovës në skaner, do të ndodhë revizion i detajuar?!

Ministria e Arsimit do të iniciojë revizion të plotë në Universitetin e Tetovës. Siç mëson INA, ministrja Renata Deskoska ka bërë të ditur se do të synojë rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe distancimin e universiteteve nga ndikimet politike. Një nga hapat e parë do të jetë anulimi i studimeve të disperzuara të universiteteve shtetërore nëpër vendbanime të ndryshme. Ndërsa revizioni do të ketë për qëllim nxjerrjen e një pasqyre për funksionimin e universiteteve, duke nisur nga udhëheqja e tyre, cilësia dhe kriteret e tjera. Në fokus siç mëson INA do të jetë edhe Universiteti Shtetëror i Tetovës, që do të përfshihet në skaner të plotë. Këtë e kanë paralajmëruar zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit.

Menduh Thaçi takoi Kryeministrin Zaev

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, u takua me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), z.Thaçi. Duke marrë parasysh interesat e të gjithë qytetarëve, bashkërisht u theksua rëndësia e reformave dhe nevoja gjeostrategjike e Maqedonisë për t’u kyçur si një anëtare e plotë e NATO-s dhe për marrjen e datës për fillimin e negociatave. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, e ftoi PDSH-në të angazhohet në procesin e reformave me inkuadrimin e pikëpamjeve të tyre në proceset që do të vijojnë. Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, u pajtuan se e gjithë ajo që është në interes të qytetarëve të Maqedonisë meriton mbështetje nga partia opozitare. Në këtë drejtim Presidenti i PDSH-së Menduh Thaçi, njoftoi se partia do të jetë opozitë konstruktive dhe do të mbështesë interesat e qytetarëve dhe proceset reformuese në lidhje me integrimet euroatlantike, por në të njëjtën kohë do të jetë e zëshme në pikëpamjet dhe kritikat e tyre nd

Vetë Vendos!

Shkruan: Orhan Ibrahimi Është për analizë të thellë fenomeni i mbështetjes dhe animi gati në mënyrë absolute i shqiptarëve nën Maqedoni për Lëvizjen Vëtëvendosje si subjekt politik në Kosovë. Pse mendojnë ashtu, pse ky anim dhe kjo mbështetje?! Po të njejtit shqiptarë (me shumicë) kur është çështja të Vetë Vendosin për veten e tyre, për to vendos tjetërkush! Për to vendos kojshiu, sepse ai (kojshiu) e ka vajzën të diplomuar dhe ajo gjendet e para në listën për punësim tek filan dega e BDI-së; vendos kryeplaku i fshatit, post që i ka dhuruar shteti që nga koha e komunizmit dhe vazhdon ta mbajë për dekada të tëra përshkak “lojalitetit”, “besnikërisë” dhe “vigjilencës” së lartë shtetërore; vendos drejtori i shkollës duke i bërë rresht dhe gaditu gati tërë stafin mësimdhënës, duke i shndërruar në maqineri propaganduese dhe votuese për BDI-në; vendos kusherini në emër të 40 shtëpive të farefisit të tij, se djalin duhet ta bëje shef policie, drejtor klinike, udheheqës digaseteri,

Zaev: Qeveria e re do të hap perspektivat për integrimet euroatlantike

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka zhvilluar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushogllu. Në takim është theksuar përcaktimi i përbashkët për thellimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy vendeve. Ministri i Çavushogllu ka thënë se Turqia mbështet qeverinë e re dhe përpjekjet e vendit për anëtarësim në NATO por edhe në BE. Kryeministri Zaev nga ana tjetër ka theksuar se qeveria e re mbetet e përkushtuar për të zbatuar reformat e nevojshme për integrimet euro-atlantike, të cilat siç tha, njëkohësisht do të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë dhe shtetit juridik, si dhe jetë kualitative për të gjithë qytetarët.

Zaev nesër pret në takim kreun e PDSH-së Menduh Thaçin, a po hyn edhe PDSH në Qeveri?!

Nga burime të TV21, mësohet se nesër do të takohet kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi me kryeministrin Zoran Zaev. Takimi pritet që të mbahet në hapësirat e qeverisë në ora 14:30. Nuk bëhet e ditur arsyeja, mirëpo mendohet se do të flitet për përfshirjen e mundshme edhe të PDSH-së në qeveri.

SKANDALOZE: NË LIKUIDIMIN E ZIJADIN SELËS I PËRFSHIRË EDHE DJALI I MULLA SULËS

Sipas një shkrimi që u publikua në potalin www.centarnews.net me titull “Djali i kryetarit Rexhepi – pjesëmarrës në likuidimin e Zijadin Selës”, përshkruhen detaje të hollësishme si dhe jepen iniciale të disa inspektorëve nën maska që kanë marrur pjesë në natën e përgjakshme që ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë në të cilën është dashur të likuidohet Zijadin Sela, sipas skenarit ruso-serb Shkruan: Xhevat Shala, Tiranë Vazhdojnë liferimet e informacioneve, nga kanalet e ndryshme, mbi ngjaren e 27 Prillit që ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë. Lajmet, nuk janë të asaj natyre që përpiqen vetëm sa të fusin huti dhe të fshehin shkaktarin e vërtetë të ngjarjes, apo, nuk janë se po përpiqen ta degjenerojnë rastin dhe hetimin. Thjesht, prurjet e lajmeve të reja flasin për një problem edhe më të rëndë në shoqërinë tonë, në shtetin tonë. Bëhet fjalë për polarizime të skajshme të policisë së shtetit. Asnjë subjekt nuk mund të thotë se lajmet nuk janë të vërteta, sepse, që në fjalinë e parë

570 mijë euro, për mirëmbajtjen dhe ndriçimin e orëve të qytetit të Shkupit

Qyteti i Shkupit ka nënshkruar tri marrëveshje me Shoqatën për projektim, inxhinering dhe përfitim “Elektrondërtimet DOOEL” nga Shkupi, me vlerë prej 35 milionë denarë ose rreth 570 mijë euro, për mirëmbajtjen dhe ndriçimin e orëve të qytetit. Marrëveshja është nënshkruar më 15 qershor, ndërsa kjo shoqatë do të detyrohet për mirëmbajtjen dhe ndriçimin e orëve të qytetit në Shkup.

Pse mungojnë donatorët shqiptarë për OH Hilal? (FOTO)

OH Hilal përmes faqes zyrtare të Bashkësisë Fetare Islame njofton opinionin e gjërë se aktivitetet e saj janë aq të shumtë saqë nuk mundet edhe hallë tu jep! Fatkeqësisht mediat e ndryshme shpalosën edhe fotografi nga aktivitetet e kësaj organizate humanitare, ku shihet qartë se Mustafa Dauti është duke i gënjyer qytetarët dhe opinionin përmes deklaratave të dhëna kinse është duke ndarë me tonelata ndihma për nevojtarët dhe skamnorët e vendit. Nga ajo qa kanë shpalosur disa media po vërtetojnë gënjeshtrat dhe keqpërdorimet e Mustafa Dauti me porosi të Sulejman Rexhepit i cili përmendet në çdo aktivitet si shkak i të siguruarit të ndihmave humanitare. OH Hilal dhe Sulejman Rexhepi për opinionin e vendit dhe të diasporës shqiptare njihen si keqpërdorues dhe mashtrues të paparë deri më sot të të gjitha kontributeve gjegjësisht donacioneve të muslimanëve. Pas gjithë atyre keqpërdorimeve në veçanti me rastin e Hasanbegut ku u tretën me mijëra euro të muslimanëve të Shqipërisë, Kosovës

Rasti “Kumanova”: Vazhdon rebelimi i të akuzuarve

Ka vazhduar edhe sot rebelimi i disa prej të akuzuarve në rastin “Kumanova”. Të njëjtit nuk pajtohen me veprimet e gjykatës, e cila kishte mohuar dëshminë e disa prej të propozuarve nga ana e palës mbrojtëse, raporton gazeta Lajm. Andi Krasniqi- Malisheva, Ragmi Latifi dhe Demë Shehu kanë qenë më të zëshmit, duke e akuzuar gjykatën se është selektive. “Nuk po dua t’i dëgjoj përrallat e juaja, dua të dal jashtë”, deklaroi Andi Krasniqi. Ragmi Latifi ka pyetur trupin gjykues se  ese e nuk sollën Shenasi Mehmetin me polici. “Kur ishte puna me më arrestuar mua deri në Hotël erdhët. Ju jeni gjykatë e VMRO-së”, tha Ragmi Latifi. “Kam pasur konsideratë të lartë për muaj. Kam shpresuar se jeni një zonjë e hekurtë e cila do ta zbardh këtë rast, mirëpo mëse i qartë është bashkëpunimi juaj me prokurorinë”, pohoi Demë Shehu. Gjykatësja Verka Petrovska ka thënë se në mënyrë të rregullt është thirrur Shenasi Memeti dhe ka kujtuar të akuzuarit dhe palën mbrojtëse se kur kishin rastin t