Sami Lushtaku, aktualisht kryetar i Skenderajt, është dënuar me 12 vjet burgim në procesin gjyqësor të rastit “Drenica”.
Ai është gjetur fajtor për vrasjen e një personi në vitin 1998, por për të cilin gjatë tërë procesit nuk është bërë e ditur se kush është, ku është varrosur apo detaje të tjera. Mbrëmë, në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, të transmetuar në televizionin publik, zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Jonatan Ratell, ka thënë se ata e dinë kush është i vrari, deklarim që hidhet poshtë nga avokati Arianit Koci.
Koci thotë se mbrojtja ka insistuar vazhdimisht që të tregohet identiteti i viktimës, ndonëse pretendon se Prokuroria ka hetuar shumë duke kërkuar në fshatrat Galicë e Dobovc nëse mungon ndonjë person, por nuk ka gjetur.
“Pra, z. Lushtaku është dënuar për person të cilit nuk i është treguar as emri, nuk është gjetur as trupi i tij dhe askush nga asnjë familje nuk kërkon trup të tij”, tha Koci.
Por, raste të tilla kur dikush dënohet për vrasje edhe pse nuk dihet ku është viktima, kush është viktima apo ku është kryer krimi, sipas prokurorit të EULEX-it, janë praktika të njohura gjyqësore. Sidoqoftë, prokurorët dhe avokatët kanë deklaruar se për të dy palët, pritet që fjalën ta thotë Gjykata e Apelit.

Comments
Post a Comment