Skip to main content

Media greke: Shqipëria ndez kufijtë. Pas një shekulli, rikthehet rreziku në Ballkan

Revista greke “Epikaira” u kushton një shkrim të gjatë zhvillimeve më të fundit mes Athinës dhe Tiranës, duke dhënë disa detaje interesante se çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura të diplomacisë së dy vendeve fqinje.
Titulli shkrimit është në formën e pyetjes; “Kush dhe pse po u vë zjarrin tani kufijve?”.
“Ka kaluar pak më shumë se një shekull pas përfundimit të luftërave ballkanike dhe rajoni ynë po përballet përsëri me rrezikun e rigjallërimit të fytyrës së vështirë të nacionalizmit nga irredentizmi shqiptar, i cili kërcënon të ndezë tërë gadishullin”, thuhet në fillim të artikullit.
Sipas kësaj reviste, “ngjarjet e fundit provokojnë shqetësim të madh, ndërsa Greqia financiarisht e dobët, e cila ka mbajtur vitet e fundit një qëndrim pasiv, përpiqet të aktivizohet në mënyrë që të ruajë ‘status quo’-në paqësore në Ballkan, si dhe në mbrojtje të interesave të tyre jetike”.
“Guximi i shqiptarëve i ka tejkaluar të gjitha kufijtë”, theksohet në shkrim, ku citohet një burim diplomatik që ka deklaruar: “Tirana i ka bërë protestë të fortë Athinës, përmes ambasadorit grek në kryeqytetin shqiptar 10 ditët e mëparshme, ku ka kërkuar ndryshim të programit për kërkime për hidrokarbure në detin Jon. Pala shqiptare pretendon se janë shkelur ujërat territoriale shqiptare, ndërsa ka kërkuar hartat e kërkimeve tokësore në Epir. Në këtë mënyrë të qartë, shqiptarët, as më shumë e as më pak, vënë në dyshim kufirin tokësor midis Greqisë dhe Shqipërisë”.
Revista greke shkruan se “për hartën e kërkimeve që do të kryhen gjerësisht mbi Janinë nuk ishte ngritur ndonjë çështje nga fqinji, kur e ka paraqitur ministri i atëhershëm për Energjinë, George Manjatis, në vitin 2011″.
“Ngrihet një pikëpyetje e madhe – shkruhet në fund të artikullit – , përse qeveria e Edi Ramës ka ndërmarrë një lëvizje të tillë agresive, duke e ditur mirë se sa herë ka bërë diçka të ngjashme në të kaluarën, vendi i tij ka humbur gjithmonë”./tch/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/