Translate

Saturday, December 31, 2016

U arrit qëllimi pas presionit mbi Mulla Sulën

Në vendimin e BFI-së së Mulla Sulës, megjithatë ka një hile! Pse banorët e Hasanbegut ftohen të paraqiten dhe të ofrojnë dëshmitë për dëmet e shkaktuara nga vërshima katastrofale në afat vetëm prej dy ditësh? Çka do të bëhet me ata që nuk do të arrijnë të informohen për shkak të mungesës së televizioneve dhe kompjutorëve si pasojë e vërshimës? Pse në përbërje të komisionit nuk ka anëtarë të ojq-ve nga Hasanbegu apo prej vetë banorëve të kësaj zone? Sulejman Rexhepi, si dhe vegla e tij e hajnisë, Mustafa Dauti, më në fund u gjunjëzuan, pas një presioni permanent të mediave si dhe të portaleve të ndryshme për sa i përket dorëzimit të parave të grumbulluara për banorët e Hasanbegut. Menjëherë pas aksionit gjithëkombëtar, për tubimin e ndihmave vëllazërore për banorët e Hasanbegut, në Bashkësinë Fetare Islame u dorëzuan me qindra e mijëra euro të grumbulluar anekënd trojeve etnike. Dy liderët fetarë mysliman, ai i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, i dorëzuan te Sulejman Rexhepi qeqet me afro 200 mij euro të grumbulluar, ndërkohë që u tubuan edhe më shumë se kaq nëpër xhamitë e Maqedonisë. Shto këtu edhe paratë e grumbulluar nga Lugina e Preshevës, nga muslimanët e Bosnjës si dhe nga Diaspora. Deri më tani banorëve të Hasanbegut iu shpërndanë vetëm 93 000 franga zvicerane prej gjithësej 103.000 frangave të grumbulluar nga shqiptarët e Zvicrës. Meqë dorëzimi i parave të grumbulluara ishte shumë transparent, atëherë, rrjedhimisht, edhe pritjet e shpërndarjes deri në destinacion ishin të mëdha. Banorët e Hasanbegut kishin dijeni për pjesën tjetër të shumës së grumbulluar, të cilën BFI-ja, respektivisht Mulla Sula dhe aleti i tij i hajnisë, Mustafa Dauti, assesi nuk po e dorëzonin. Në momentin që portalet hodhën idenë e formimit të grupit të qytetarëve nga Hasanbegu të cilët do të ngrisnin iniciativë në organet gjegjëse të shtetit për kontrollim të finansave për tu sqaruar se sa hynë dhe nga dolën e ku shkuan ato para të grumbulluara, sakaq u zgjuan nga gjumi kleptomanët e BFI-së dhe rezultati është kjo komunikatë e BFI-së për opinion: “Ftohen banorët e Hasanbegut që prej datës 3 janar të vitit 2017 e deri më 5 janar të vitit 2017, të paraqiten në zyret e BFI-së, në Çairska, 52, me qëllim të përgatitjes së listës për shpërndarje të parave të dedikuara për ta dhe në sasi adekuate sipas dëmtimeve. Ftohen qytetarët e Hasanbegut që të dorëzojnë edhe deklaratën autentike për dëmin e përjetuar, të cilën duhet ta mbështesin edhe me fakte-fotografi nga objektet e dëmtuara. Në afat prej tre ditëve komisioni i përbërë prej Mustafa Dautit (kryetar), Azim Eminovskit, Rexhep Ziberi dhe Muzemil Osmani (anëtarë), do ti rangojnë të paraqiturit sipas dëshmive të ofruara për dëmtimet dhe pasojat nga vërshima katastrofale që e goditi Hasanbegun me rrethinë. Ndihmat në të holla do të ndahen më 10 janar të vitit 2017, në Bashkësinë Fetare Islame në RM., thuhet në komunikatën e BFI-së me kumtimin e të cilës është i obliguar imami i Hasanbegut, hoxha Fajsall Kadriu/portalb.mk. Vlenë të theksohet se ky vendim u soll në mbledhjen e fundit të Rijasetit të BFI në RM, si propozim i vetë myftinjëve të cilët tash e sa kohë janë nën presion të xhemateve të tyre për të ditur se ku shkuan dhe si u shpërndanë paratë e grumbulluara për vëllezërit nga Hasanbegu dhe rrethina.

Friday, December 30, 2016

Mbledhje konstituive e përbërjes së re të Parlamentit

Me verifikimin e mandateve të deputetëve të sapozgjedhur sot duhet të verifikohet përbërja e nëntë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Sipas ndryshimeve të fundit të Rregullores, me mbledhjen duhet të kryesojë kryetari i Kuvendit në largim, Trajko Veljanoski.
Kryesuesi i mbledhjes së parë emëron dy nga deputetët e zgjedhur të cilët sipas nevojës e zëvendësojnë në kryesimin e mbledhjes, e më pas me thirrje të deputetëve të zgjedhur e konfirmon numrin e deputetëve të zgjedhur të pranishëm. Kuvendi mund të konstituohet nëse në mbledhje marrin pjesë shumica e deputetëve të zgjedhur, ndërkaq pasi që të konfirmohet kuorumi, zgjedhen kryetari dhe anëtarët e Komisionit verifikues të Kuvendit, të cilët do t’i verifikojnë mandatet. Kuvendi nga radhët e deputetëvezgjedhë kryetarin e dhe nënkryetarët e Kuvendit. Përbërja e re kuvendore do të ketë 62 deputetë të rinj dhe 58 nga përbërja e kaluar, ndërsa disa prej tyre kanë qenë të zgjedhur të popullit edhe në përbërjet e tjera. Nga 120 deputetë, 38 janë gra.

Hasanbegasit thonë se asnjëherë nuk kanë takuar Mustaf Dautin dhe se gjithnjë kthehen të mashtruar

Banorët e Hasanbegut janë nga më të shqetësuarit meqë po futemi në kohët e ftohta të dimrit dhe kushtet për jetë solide janë duke u munguar. Muaj pas përjetimit të katastrofës natyrore ata ende nuk i kanë plotësuar nevojat dhe kushtet për të banuar të qetë në shtëpitë e tyre, andaj sytë e tyre janë në drejtim të BFI-së meqë këto të fundit kanë dëshmuar se kanë marrë para nga vendet e rajonit dedikuar për vëllezërit e tyre që përjetuan vërshimet. Sulejman Rexhepi i BFI-së kishte deklaruar se para nga Bashkësitë e rajonit janë grumbulluar për Hasanbegun andaj edhe priten që të dorëzohen. BFI dhe OH Hilal muajve më parë grumbulluan para nga besimtarët e vendit nëpër të gjitha xhamait e vendit, njëashtu para dhanë edhe besimtarët nga Kosova, Shqipëria, Presheva, Bosnja etj., por deri më tani nuk kishte ndonje pronocim mediatik nga Sulejman Rexhepi dhe Mustaf Dauti se paratë e grumbulluara janë ndarë në Hasanbeg. Hasanbegasit shkojnë pa ndërprerë në BFI dhe zyret e OH Hilal por ata gjithnjë thonë se kthehen duarbosh dhe se Mustaf Dauti aspak nuk paraqitet kur ata shkojnë në zyrat e OH Hilal.

Wednesday, December 28, 2016

Sot dorëzohet Raporti dhe verifikimi i mandatit të deputetëve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), sot deri te Kuvendi do ta dorëzojë Raportin për rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016 dhe mandatet e fituara, pas çka pritet të caktohet data e konstituimit të përbërjes së re të Parlamentit.
Kuvendi mund të konstituohet nëse në seancë marrin pjesë shumica e deputetëve të zgjedhur, ndërsa pasi që të konfirmohet kuorumi, zgjidhet kryetari dhe anëtarët e Komisionit për verifikim të Kuvendit.
Mandatin e deputetëve Kuvendi e verifikon në seancë konstituive me propozim të Komisionit për verifikim, të cilin e zgjedh Kuvendi në seancë konstituive, me propozim të kryesuesit.

Sipas Rregullores për punë të Kuvendit, deputetit të cilit i është verifikuar mandati i jepet legjitimacion dhe kartelë për votim elektronik. Në legjitimacion futet e drejta e imunitetit dhe të drejtat e tjera që mund të realizohen në bazë të funksionit deputet.
Dispozitat për përmbajtjen, formën dhe mënyrën e dhënies së legjitimacioneve deputetëve, si dhe për evidencën e legjitimacioneve të dhëna i miraton kryetari i Kuvendit. Për dhënie të legjitimacioneve dhe për evidencën e legjitimacioneve të dhëna, kujdeset sekretari i përgjithshëm i Kuvendit.

Komandat “Hoxha”: Daim Hiseni përgjigju pyetjeve të mija!

Në një postim në facebook Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha, kërkon nga Daim Hiseni që të përgjigjet në disa pyetje lidhur me SHVL UÇK.
Tetova1 jua sjell postimin e plotë të tij:
Hipokrizia është bërë modë.
Nese nuk din ta shesësh mjegullën për mjalt, je i prapambetur dhe vështirë e ke ti mbijetosh shekullit të mjegullnajave.
Daim Hiseni kam disa pyetje publikepër ty:
1. Në cilën luft apo betejë ke marr pjesë në këto luftrat e UÇK-së?
2. Si pranove në fshehtësinë më të madhe të emërohesh kryetar i SHVL-UÇK pa propozimin e komandantëve të frontit?
3. A e din që me betejat e shumta të UÇK-së, u arrit njëfar marrveshje e Ohrit ku mes tjerave ka qen dhe një preambull në të cilën shkruante bukvalisht: “Maqedonia është shtet I qytetarëve”. Dhe në vitin 2002 Ali Ahmeti, komandanti jot, ka pranuar që të bëhet ndrimi i kësaj marrveshje me: “Maqedonia është shtet i maqedonve dhe Shqiptarve romve serbve etj.”.
Nëse mundesh, Daim Hiseni, nderoje Ali Ahmetin jo marrveshjen se nuk ke kaqik për këtë punë!
4. SHVL-UÇK e jote dhe e Fazli Veliut ka qen deri tani minim i avansimit të drejtave të UÇK-së
Më fal nëse po të rëndoj diqka pa qellim, ne njihemi që shum koh, prej 87 kur ti pata dhënë disa literatura nga Shqipëria me i lexu dhe ishte koxha rezik me ti zënë në atë kohë.
Prej asaj kohe nuk jemi parë deri mas luftes 2001.
Kam ndëgjuar se ke qen viteve 90 ndër të parët nga grupi që kanë kryer ushtrimet në Shqiperi me Adem Jasharin por nuk patëm fat te takohemi as luftës kos. as të mk.
Është mir të ju pergjigjesh ftesës sime të para disa viteve për rastin në gazibab se e dijm që ke dëshmi per atë natë, dhe leri komandantat dhe ish ushtarët e UÇK-së të flasin për luftrat e UÇK-së.
Ndoshta nuk dijnë ti radhitin fjalitë sikur ti por ashtu me gabime e thonë të vërtetën e UÇK-së!

Friday, December 23, 2016

Ali Ahmeti kërkon takim për shpëtim – ai që pati shansin por shkatërroi shqiptarinë

Emad MEHMETI
Në njërat nga ‘bombat’ e lëshuara të partisë maqedonase opozitare zhvillohej një bisedë telefonike mes ish-ministres së Brendshme Gordana Jankullovska dhe ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov, ata degjohen duke folur për shpenzimin e 400 mijë eurove në mënyrë të paligjshme nga Bujar Osmani i BDI, gjatë kohës kur ai drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë. Ky funksionar i BDI-së paska bërë thirrje të liderëve shqiptar për të shtunën, ku sipas tij do diskutohej për çështje kombëtare. Do të thotë që në start kjo thirrje është me legjitimitet të cunguar, ku thirrësi i saj është një person që tashmë është përfolur për keqpëdorime të pozitave zyrtare. Ndërkohë, nikoqiri i kësaj ftese rezulton të jetë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i njëjti i dyshuar në rastin Magjar Telekom për keqpërdorime financiare në gjykatën e Nju Jorkut, ndërsa i njohur për opinion e gjerë për praktikimin e tij politik përmes metodave “hidhja, futja” që e ka thënë me gojë të vetë, person ky i cili një ndër njerëzit e tij më të afërt e ka Musa Xhaferin i cili kishte pohuar për veten e tyre se janë “më shka se shkau”. Do të thotë, personalisht, takimin e thirrur nga persona me legjitimitet tërësisht të dështuar, e konsideroj si një tentim të Ali Ahmetit për të marrë një infuzion, sikurse një person kur është i sëmur e që lëngon, rrjedhimisht i duhet një injeksion. Ky injeksion, do ti ndihmonte për t’ia zgjatur jetën e tij politike, se kinse ai do të drejtojë politika të mëdha, të stilit NATO e BE, e përderisa udhëtonte drejt këtyre rrugëve, dikush mbase me vonesë e kishte kuptuar se BDI po na çonte drejt Rusisë me Gruevskin.
Prej vititi 2002 e këndej Ali Ahmeti dhe BDI zgjedhjet i kishin fituar me pretekstin se do të sillnin një standard të ri në politikbërje. Ata sollën shumë të reja – por në aspektin destruktiv, siç është partizimi i skajshëm i Universitetit Shtetorër të Tetovës, partizimin e punësimeve, rrugaçërinë politike, bantizmin lokal, përkrahjen e strukturave të dyshimta, keqpërdorimin e institucioneve për qëllime partiake e personale, e shumë të tjera, që i dini edhe ju më mirë se unë. Kur jemi këtu, si mundet BDI e Ali Ahmetit të thërrasin në takim liderët shqiptar të tjerë për çështje kombëtare – kur prej vitit 2001 e këndej nuk dha asnjë përgjigje se si u vranë shumë ish – ushtarë të UÇK-së, e Komandant të UÇK-së u burgosën? Ai këtë përgjigje duhet ta jep se ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe në qeveri. Si mund të thërras në takim gjithëshqiptar me liderë në Maqedoni, partia e cila derisa ka qenë në pushtet na ka ndodhur: ‘Sopoti’, ‘Lagjja e Trimave’, Monstra’, likuidim e burgosje të komandantëve të UÇKÇ’së, nga një projekti si ‘ Shkupi 2014’, ‘Enciklopedia maqedonase’, rrahja e shqiptarëve nëpër autobusë të Shkupit, Gjorçe Petrovi, tentimi për dëbim i shqiptarëve të Nerezit… etj.
Pas 15 vitesh vetëm një naiv politik mund të besoj se BDI dhe Ali Ahmeti mund të kenë ndryshuar diçka në aspekt politik e praktik, e se tani u paskan kujtuar për çështjen shqiptare. Ata e patën kohën për të bërë ndryshime, edhe mandate të shumta deputetësh të dhëna prej shqiptarëve të Maqedonisë, por atë e keqpërdorën në skajshmëri, andaj po shkojnë rrugës së humnerës së pakthim. Ali Ahmeti kërkon takimin e shpëtimit të vetes, apo një infuzion politik, takim ky i cili nuk duhet të ndodh, derisa partia dhe ai vetë nuk pastrohen nga procedurat e ndryshme gjyqësore vendore e ndërkombëtare. Dhe normalisht derisa nuk përgjigjen se si u vranë, burgosën e arrestuan komandantët dhe si na ndodhën “Monstra” të ndryshme përgjatë këtyre viteve sa janë në pushtet dhe ata nuk e hapën gojën.

Xhaferri: Tetova po helmohet nga djegia e mbeturinave (VIDEO)

Postimi i kryetarit te EcoGuerilla, Arianit Xhaferri:
“Edhe sonte digjen mbeturinat ndërkohë që autoritetet e komunës janë në gjumë dimëror.
Shpërndajeni!”, ka shkruar Arianit Xhaferri.

Monday, December 19, 2016

RRËZOHET AVIONI USHTARAK RUS

Nga rrëzimi i një avioni ushtarak në territorin e Siberisë janë lënduar 23 persona, ku 16 prej tyre janë në gjendje të vështirë, konfirmon ushtrina ruse.
Aeroplani ushtarak rus u rrëzua në Siberi verilindore, por askush nuk u vra në aksident, tha të hënën Ministria ruse e Mbrojtjes.
Agjencitë ruse të lajmeve kanë raportuar se si 23 persona janë të plagosur, 16 prej tyre janë në gjendje të vështirë.
‘Të gjithë janë evakuuar nga vendi i ngjarjes me helikopterë ushtarakë’, tha ministria ruse.
 

Një aeroplan plotë me oficerë

Në avion ishin 32 e dy persona, përfshirë edhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, bëhet fjalë për policët nga rajoni lindor siberian të Krasnoyarsk.
Sipas ministrisë, avioni rus Ilyushin Il-18 kishte herët në mëngjes sipas kohës lokale të detyruar të tokës në afërsi të qytetit të Tiksi, raporton agjencia e lajmeve Saha Tass.
Një ekip i hetuesve ushtarake janë dërguar në vendin e ngjarjes për të hetuar shkakun e aksidentit, shtoi agjencia.

Etnos: Gruevski vazhdon me arrogancën e njëjtë

Gazeta greke Etnos, shkruan se lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski po vazhdon edhe pas zgjedhjeve me arrogancën e njëjtë.
“Për këtë arsye Nikolla Gruevski po i paramendon proceset demokratike dhe institucione, mund që të shihet nga ish ministri i punëve të jashtme, Antonio Milloshoski.ai fshehtas ka hipur në Olimp që të fotografohet me flamurin me diellin nga Vergina (Kutlesh), shkruan Etnos.

Thursday, December 15, 2016

Molla Sula në gjumë, ndërsa bota në këmb për gjenocidin në Alepo

Faqja të gjithë për çlirimin e BFI-së nga Sulejman Rexhepi kanë prezentuar një minivideo ku kanë shpalos jetë e Kreut të BFI-së se si më shumë i kushton kujdes ushqimit, mishit e sefave se sa të bënë një punë njerëzpre mbi popullin e pafajshëm që po vritet për çdo ditë në Siri e në veçanti në Alepo. Gjatë këtyre ditëve po thuajse nuk mbet njeri që nuk dënoi gjenocidin që po përjeton ky popull duke përfshi fëmij, gra, pleq, të sëmurë, burra, përpos Sulejman rexhepi që nuk tha një fjalë të vetme. ''Sulejman Rexhepi as një fjalë të vetme nuk e tha për popullin e Alepos
Molla Sula i BFI-së nuk e hapi fare gojën për popullatën civile të pafajshme të Alepos që po mbyten dhe vriten për çdo ditë nga dora e të çmendurit diktator, Bashar Asad!
Çfarë njeriu mund të jetë ky Molla Sula kur mendon vetëm për barkun e tij dhe të familjes të e mbush me mish....ja në vazhdim shihni dhe vetë ju gjykoni se sa meriton ky njeri me i udhëheq muslimanët....!''  

Tensione sonte në Shkup, përkrahës të VMRO-DPMNE grumbullohen para KSHZ (VIDEO)

Përkrahës të VMRO-DPMNE janë tubuar para Komisionit Shtetëror Zgjedhor me thirrjet për të mos u falsifikuar rezultati i zgjedhjeve, informon INA.
Qindra prej tyre i janë afruar dyerve të ndërtesës së njohur ku ishte vendosur shtëpia botuese “Maqedonia e Re”. Policia ka blinduar ndërtesën dhe ka ndërmarrë masat e sigurisë, derisa brenda po vazhdon mbledhja e KSHZ.Kjo protestë po ndodhë derisa po shqyrtohen ankesat e LSDM. Më parë u hodhën poshtë ankesat e Lëvizjes BESA, ndërsa nuk janë pranuar edhe dy ankesa të LSDM. (INA) 

Pritet prononcimi i Sulejman Rexhepit se kush duhet të themelon Qeverinë e re

Zgjedhjet e kaluara Sulejman Rexhepi ishte i pari që i uroi fitoren kreut të BDI-së, Ali Ahmeti edhe atë me padurim duke dërguar telegram urim. Në telegramin zyrtar të dërguar në emër të BFI-së theksohet urimi në adresë të kreut të BDI-së dhe siç nënvizohet fitorja historike në zgjedhjet e 27 prillit 2014. Meqë ishte tejet i kujdesshëm Sulejman Rexhepi për zgjedhjet e kaluara, andaj pse është në heshtje akoma deri më tani meqë u bënë mbi 5 ditë. Sulejman Rexhepi në zgjedhjet e kaluara parlamentare kishte llogaritur veten se është kompetent që të vërteton se kush është fitues i zgjedhjeve dhe tani pritet që të prononcohet se kush duhet të themelon Qeverinë e re në Maqedoni./fokusi/



Wednesday, December 14, 2016

O Ali Ahmeti, a e kuptove porosinë e elektoratit? Nëse jo do ta kuptosh në zgjedhjet lokale në pranverë!

Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit ka pësuar fiasko në këto zgjedhje parlamentare të 11 Dhjetorit të 2016, nga 153.000 vota në 2014 me një rrënie drastike në 86.000 vota në 2016, këto janë zgjedhjet më skandaloze për BDI-në, është hera e parë që nga themelimi i BDI-së që pëson fiasko pas 15 viteve në skenën politike. Ali Ahmeti u deklarua se ishte fitore për BDI-në por humbje për shqiptarët, a është vallë kjo e vërteta apo kjo ishte një tentim për të ikur nga përgjegjësia për dështimin e Ali Ahmetit në këto zgjedhje? Cilat janë arsyet e vërteta të BDI-së është një çështje që duhet të meren analistët politik dhe opinion bërësit shqiptarë, neve sot po i shtrojmë vetëm disa çështje themelore të cilat të gjithë opinioni shqiptarë i konsideron si “mëkate” të kreut të BDI-së apo thënë më troç “mëkate” të Ali Ahmetit ndaj aktivit të BDi-së dhe elektoratit shqiptarë në RM.
 Pse u largua krahu luftarak nga BDI, pse u largua ekipi fitues?
O Ali Ahmeti ku i ke sot gjeneral Gëzim Ostrenin e Hazbi Likën, Rafis Alitin, Zylfi Adilin-Qufën, Fatmir Deharin dhe Hisni Shaqirin, dhe gjithë komandantat e UÇK-së që ta falën rininë e tyre duke besuar në idealet? Ku i ke ato që ja dhanë lavdinë UÇK-së në 2001 dhe të qëndruan besik edhe pas luftës, atëherë kur dikush ta sulmonte në Reçicë këshillin koordinues me minahedhësa këta burra të dolën në mbrojtje dhe bashkë me ty themeluan BDI-në. Shiqo rreth vetes kush të ri afër sot në këto ditë të vështira kur po përjetën fiasko në politkë dhe kur populli të ndëshkoi me votë.
Për çfarë arsye e largove ekipin që ti fitonte zgjedhjet nga BDI? Me këta burra themelove BDI-në, themelove struktura në teren, themelove një ekip që në vazhdimsi të fitoi zgjedhjet.
Cila ësht logjika ta largosh Hazbi Likën dhe tentosh ta zëvendësosh mungesën e tij me Abdulaqim Adema e Xhevat Adema?
Cila ësht logjika ta largosh Rafis Alitin dhe tentosh ta zëvendësosh mungesën e tij me Blerim Bexheta ?
Cila ësht logjika ta largosh Zylfi Adilin-Qufën dhe tentosh ta zëvendësosh mungesën e tij me anonima e analfabeta ?
Cila ësht logjika ta largosh Hysni Shaqirin dhe tentosh ta zëvendësosh mungesën e tij me kalamaj qe si njef as lagja e tyre ?
Ndoshta do të gjesh arsytime të ndryshme 1 milion, por e vërteta është një dhe arsye = alibi sepse njeriu kur don të arijë një qëllim kërkon mënyra e jo arsye. Këtë punë edhe zogjtë e mailt e dinë, se në një farë forme apo tjetër i detyrove të largohen, dhe motivet e tua i din vetën ti edhe Zoti.
Ku mbetën idealet e luftës?
BDI u themelua mbi xhakun e dëshmorëve, sakrificën e luftëtarëv të UÇK-së dhe kombit shqiptarë nga gjitha trevat dhe diasporës. Shqiptarët e përkrahën Ali Almetin 15 vite me radhë pas luftës, jo pse ishte më i bukuri, as pse ishte më i mençuri, por pse besonin se Ali Ahmeti është i pa kompromis për kauzën kombëtare shqiptare, pra Ali Ahmetin e përkrahën si lider kombëtarë e jo si lider politik. Por a e arsyetoi vetën Ali Ahmeti për përkrahjen që ja dhan për 15 vite radhazi? Është një çështje shumë e hapur që nuk absorbohet me një kolumnë apo analizë të vetme, por ne do ti shtrojmë vetëm disa dilema shumë legjitime për të cilat Ali Ahmeti ka kërkuar votën ndër gjithë këto vite.
Ku mbeti zyrtarizimi i gjuhës shqipe sot e 15 vjet?
Ku mbeti regullimi i statusit të ushtarëve të UÇK-së, invalidëve të luftës, familjeve të dëshmoreve?
Ku mbeti presidenti konsenzual?
ku mbeti njëri nga tre postet kyçe në shtet?
Shumë ku? të tjera pa përgjigje, apo me tentime për manipulim të opinionit , të stilit më të ulët  që nënçmojnë intelegjencën e popullit tonë? Për fat të keq gjaku i dëshmorëve, gjymtyrët e veteranëve përmendën vetëm në kampanja zgjedhore, dhe pastaj askush as nuk ju a hap telefonin (me përjashtime të vogla) as që ju a pyesni hallin a kanë bukë. Dhe e gjithë kjo është e neveritshme!
Fikë se fikë, bile me muzik!
Gjatë ciklit paraprak zgjedhor në 2014 gjatë marjes së vendimit të BDI-së për të hyrë në qeveri pa asnjë kusht, një gazetarë që sot do ta kemi deputet të ardhshëm në kuvendin e Maqedonisë, e pat komentuar ndër tjerash vendimin e BDI-së në stilin Fikë se Fikë, Bile me Muzikë! Gjithë këto dilema që i cekëm më parë kur të ja bashkangjesim edhe aferat që dolën nga bombat e ashtuquajtura nga opozita maqedone, të sitilit: “le të kallet i tërë fshati shqiptarë, se kam dert” ; “ne jemi bo, ma shka se shkau” ; “shqiptarit pa ja … nanën nuk të thot babë” ; “Futja hedhja ti, edhe une kurse do bëj të vështirin” ; “a t’ka zan xhumi, jo më ka zanë përfundi”  e pa fund skandale tjera që dolën në sipërfaqe, që populli nuk do ti besonte edhe 1000 vjet po të mos i kishte dëgjuar vetë.
Më tragjikja është se juve zotri Ahmeti nuk ndërorët asgjë, si akt moral të paktën, as nuk u distancuat tamam bile, dhe vazhduat sikur nuk ka ndodhur asgjë.
E kur të vijë puna fikë se fikë, bile me muzik, populli din të gjejë edhe muzikë që juve nuk ju shkon për qefi, sikur ndodhi me zgjedhjet aktuale, secili vendosi në bazë te dëshirës muzikore, (interesave personale).
Dhe në bazë të kësaj mund të konkludojmë se: “fenomeni që populli shqiptar ka bërë presedan, që të votojë masovikisht LSDM-në, direkt apo indirekt është meritë e Ali Ahmetit.''

Nga BDI nëpermjet UDB në DUI
Është sekret publik, bile edhe ish-funksionarë, edhe ish-ministra të MPB-së e kanë pranuar se shërbimi sekret ka pas qef ti fusë hundët nëpër punët e paritve politike, bile kjo temë tashmë është një klishe , dhe shumë e vjetër dhe bajat për ta diskutuar apo analizuar. Është diqka që edhe zogjtë e malit e dinë, vallë a e din edhe Ali Ahmeti?
Si aritën shërbimet sekrete të vendit, rajonit apo ndërkombëtare të infiltrojnë njerëzit e tyre në BDI? Jo, kjo nuk është pyetje për 1 milion dollarë! Këtë punë me vetëdije apo pa vetëdije e ka toleruar personalisht Ali Ahmeti.
A thua si aritën figura të dyshimta, si Abdualqim Ademi, Blerim Bexheti, Fatmir Besimi, Artan Grubi dhe shumë të tjerë për të cilët opinioni ka shum të panjohura apo të paqarta për të kaluarën e tyre. Si aritën struktura të këtilla të jenë çdo ditë e më afër liderit të BDI-së Ali Ahmeti, kur të gjithë ne e dimë se nuk kanë asnjë kualitet profesional, as kanë mbështetje në bazë, as në popullatë, nuk kan asnjë lloj merite për gjitha ato privelegje që jua dha personalisht Ali Ahmeti në BDI.
Ali Ahmeti me vetëdije apo pa vetëdije, ke nënçmuar popullin shqiptar kur ja nxore Artan Grubin për Deputet, kur ja emrove Abdulaqim Ademin për ministër e zëvëndës kryeministër, kur ja emrove Blerim Bexhetin për ministër, kur emrove Suzana Saliun për nënkrytare parlamenti, kur i fute shum parazita dhe virusa tjerë nga anonima në opinion dhe në BDI, ti Ali Ahmeti jashtë çdo norme, jashtë regullave të statusti të BDI-së i emrove direkt funksionar publik pas asnjë meritë, pa asnjë kualitet dhe pa asnjë aryetim, dhe për të qenë më tragjike të gjithë këto pësuan dështime të një-pasnjëshme.
 Ali Ahmeti me vetëdije apo pa vetëdije, ke nënçmuar intelegjencën e popullit shqiptar !
Ali Ahmeti me vetëdije apo pa vetëdije, ke përbuzur vlerat kombëtare!
Ali Ahmeti me vetëdije apo pa vetëdije, ke përbuzur UÇK-në!
Ali Ahmeti rezultati zgjedhorë që ta serviri populli shqiptarë, kundrejt përbuzjeve që i bëre është një mesazh i qartë!
NËSE TANI NUK E KE KUPTUAR, DO TA KUPTOSH NË ZGJEDHJET LOKALE NË PRANVERË! /manastirilajm

BFI I ZHGËNJEU BANORËT E HASANBEGUT

Kaluan muaj të tërë pas vërshimeve që kaploi Hasanbegun dhe rrethinën, ku plagët e banorëve të këtyre anëve akoma nuk janë zbut sa duhet. Shumë familje muslimane janë të zhgënjyer nga Bashkësia Fetare Islame për shkak të mos ndarjes së të hollave që kanë arrdhur nga Shqipëria, Kosova,diaspora dhe xhematet tona. Të dy institucionet fetare ai Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Bashkësia Islame e Kosovës kishin tubuar të holla dedikuar banorëve të zonave të rrezikuara nga vërshimet. Banorët e Hasanbegut janë shumë të revoltuar me veprimet e BFI dhe Sulejman Rexhepit i cili për muaj me rradhe nuk ndanë mjetet e dedikuara për Hasanbeg nga Bashkësitë Islame. Revolta e tyre po bëhet edhe më e madhe meqë tani po futemi në temeratura të ftofta dhe do jetë problem për fëmijët. grat dhe pleqtë të tejkalojnë këtë stinë meqë shtëpitë nuk janë merremetuar aq sa duhet dhe u mungojnë goxha gjëra për të jetuar një jetë me kushte normale. Disa nga banorët  u shprehën se ''paratë që është dashur të na jipen neve që kemi humb shumë çka, ato i ka marrë djali i Molla Sulës bashk me shokë dhe bëjnë qefe Casinove dhe jetë së shfrenuar.''

Sunday, December 11, 2016

AMBASADORI BEJLI NË SLLUPÇAN

Ambasadori amerikan, Xhes Bejli ka qëndruar sot në Komunën e Likovës, ndërsa ka vëzhguar nga afër procesin e votimit në vendvotimet e fshatit Sllupçan. Ambasadori Bejli ka inkurajuar qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, ndërsa ka uruar që procesi i votimit të kalojë në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

Dizhon, shtetas të Kosovës kërcënojnë votuesit

Jo zyrtarisht, se në rrugën “Dizhon”, të paktën 4 persona, 2 nga të cilët nga Kosova, kanë kërcënuar votuesit që shkonin për të kryer të drejtën e tyre të votimit, duke i agjituar për një parti të caktuar. Personi që ka denoncuar rastin, gjithnjë sipas burimeve jo zyrtare, ka pasur edhe armë me vete, duke ia treguar votuesve, si formë kërcënimi. Kontrolli i brendshëm i MPB-së, në disa raste, se si policë, pa lejen e ministrisë, kanë dhënë edhe urdhra, sipas qejfit të tyre. Edhe këto denoncime, janë duke u verifikuar. Për më shumë, ALSAT ka dërguar pyetje pranë ministrisë së Brendshme, dhe shpresojmë se ato do të zbardhen në konferencën për shtyp të MPB-së, për të cilën do t’ju njoftojmë në edicionin e ardhshëm./Alsat-m

Saturday, December 10, 2016

Ekskluzive: BDI HUMB LUFTËN NË POLITIK, TANI PËR TA MBULU TURPIN BËNË LUFTË ME FACEBOOKA

Shumë bomba deri më tani janë shpalosur ku kanë treguar fytyrën e vërtetë të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dhe të figurave të tjera të partisë si Musa Xhaferi, Izet Mexhiti, Abdulaqim Ademi, Blerim Bexheti, Beqir Hasani, Teuta Arifi, Ermira Mehmeti etj. Por, kjo që dëgjuam ditëve që po kalojmë është bomba më e madhe dhe skandali apokaliptik kur Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi tallen me Kuranin, librin e shenjtë të muslimanëve. Edhe vetë fuksionarët e BDI-së bashkë me krerët e tyre kanë kuptuar se kjo tallje është turp për ta dhe se persona të tillë duhet zhveshur nga gjitha detyrat dhe funksionet sa më parë dhe se kjo parti politike duhet të reformohet sa më shpejt që nga baza nëse don të mbijetoj. Tani BDI e ka të ditur se luftën për pushtet e ka humbur dhe për ta mbuluar turpin dhe skandalet e tyre po bëjnë luftë me profile të facebookave të qytetarvëve të cilët ndjehen të turpëruar për veprimet e Ali Ahmetit, Musa Xhaferit dhe të tjerëve, mbi të gjitha ndjehen të turpëruar që këta persona ta drejtojnë edhe më tej popullin. BDI drejt shkatërrimit të tërësishëm si nga skena politike po ashtu edhe nga shoqëria! ''Mallkimi do i kaplon tmershëm krerët e BDI dhe përkrahësit e tyre''- kështu na mësojnë parimet fetare për ata që tallen me librin e shenjtë-Kuranin. Nga fotoja do të shihni emrat e atyre që luftojnë facebookat e qytetarëve dhe gjithashtu me çfarë adresash. 

Arka e shteti sërisht pa para, shkak kthimi i borxheve

Kthimi i borxheve të vjetra ndaj kreditorëve të huaj është shkak për zvogëlim të saldos të rezervave devizore në nëntor, njoftuan nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, dhe sipas të dhënave të fundit, rezervat devizore në muajin e fundit të vitit janë 2,25 miliardë euro, por janë më pak për 177 milion euro nga gjendja e muajt tetor.
Më shumë rënie ka te valutat dhe depozitet që nga BPRM e sqarojnë me kthim të obligimeve huamarrëse edhe nga bankat vendore.
Nga aty sqarojë se bëhet fjalë për aktivitetet të planifikuara dhe se rezervat devizore janë në nivel solid ose janë për 349 milion euro më shumë se gjendja nga viti i kaluar.

ÇKA KËRKON MULLA SULA PREJ Z. MENDUH THAÇIT

Për t’u mohuar vlerësimi i Menduh Thaçit për Mulla Sulën, gjithësesi që do të kërkohet edhe krehja finansiare e arkës së BFI-së nga ana e policis finansiare, e cila është kompetent për ta pohuar apo mohuar një vlerësim të tillë. Atëherë ku n’hamam do të shkojë Mulla Sula

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

Kohë më parë, në disa paraqitje publike, z. Menduh Thaçi, lideri i shqiptarëve të Maqedonisë, duke folur për involvimin e fesë në politikë, ka shënjuar Mulla Sulën si një shembull të paprecedentë në historinë e zgjedhjeve të lira në Maqedoni. Ai, me urdhër intern ka kërkuar që të gjitha resurset materiale e njerëzore Bashkësisë Fetare Islame në RM të vihen në shërbim të BDI-së së Ali Ahmetit. Me këtë rast z. Thaçi e ka cilësuar Mulla Sulën si kokë e këmbë, deri në kockë, të futur në krim dhe në korrupsion, e ka vlersur si kryebandit e kryehajn.
Ky vlerësim i liderit të shqiptarëve të Maqedonisë e ka irituar tej mase Mulla Sulën dhe ky ka vendosur që të zbatojë ligjet pozitive të vendit, duke kërkur nga z. Thaçi që brenda 48 orëve t’ i kërkoj falje publike Mulla Sulës, në të kundërtën, brenda tetë ditëve, do t’i ngritet padi për shpifje dhe ofendim publik. Me një fjalë, Mulla Sula dëshiron që ta tremb arushën me miza; kërkon që paqësisht të pendohet z. Thaçi dhe kësisoj të tërhiqen mbrapsht vlerësimet e tij për Mulla Sulën! Kjo për faktin që Mulla Sula akoma mendon se është në formë për të vjedhur, për të zhvatur dhe për të ushtruar krim të paparë mbi BFI-në duke mos ia turbulluar ujin askush, madje as organet shtetërore.
Sakaq pas kësaj kërkese publike të Mulla Sulës, gazetarët e televizionit ku i plasoi ato cilësime publike z. Thaçi për Mulla Sulën, kanë kërkuar të dijnë se cili do të jetë reagimi i PDSH-së, prej nga i janë përgjigjur se jo vetëm që qëndrojnë në ato vlerësime objektive për Mulla Sulën por i fuqizojnë ato me shumë argumenta dhe dokumenta!
Çka do të bëjë me këtë rast Mulla Sula? Do të pranojë të përballet në gjyq me liderin e shqiptarëve të Maqedonisë, me personin që llogaritet krenaria kombëtare e shqiptarëve të Maqedonisë, me personin i cili njihet si person i hekurt dhe i pagabueshëm në vlerësimet e tij por edhe në hapat e tij politik, me personin prapa të cilit, në kohën e sotshme kur nga Mulla Sula kanë hequr dorë të gjithë, po qëndrojnë politikat mbarëkombëtare si dhe faktorë me relevancë ndërkombëtarë.
Po prej nga z. Menduh Thaçi i nxjerr këto vlerësime për Mulla Sulën? Mos ka përgjime telefonike në të cilat shihet involvimi i Mulla Sulës në krime, korupsion e në hajni, në tradhëti e në shitje të interesave kombëtare e fetare! A po harron Mulla Sula se sot kundërshtar të tij e ka njërin prej njerëzve i cili llogaritet ” thes gjigant” i të bëmave të Mulla Sulës dhe, bëri e u hap ky “thes”  ku do të përfundojë Mulla Sula? A llogarit Mulla Sula se, ky “thes”, pra Afrim Tahiri, bashkëpunëtori më i ngusht i deri para tri viteve i Mulla Sulës dhe i cili u nda prej tij pikërisht për shkak të hedhjes së Mulla Sulës në prehërin e korrupsionit, krimit dh hajnisë, pra, a llogarit Mulla Sula se Afrim Tahiri mund të paraqitet si dëshmitar vullnetar i Menduh Thaçit duke ia ofruar të gjitha ato dokumente, të gjitha ato fakte e argumenta, të cilat mund të jenë fatale për Mulla Sulën!
Mulla Sula në rastin konkret është në disavantazhë por edhe në pozita të pafavorshme në raport me të drejtën e cila kësaj radhe është absolutisht në anën e liderit të shqiptarëve të Maqedonisë. Pas këtyre vlerësimeve prej një faktori gjithëkombëtar, Mulla Sulës i mbetet vetëm që të hesht, të gjejë mënyrën e tërheqjes dhe të margjinalizohet në qimen e fundit të bishtit të shoqërisë, dhe jo të luajë virgjërinë e “Shën Marisë”! Sepse, tashmë Mulla Sula më shumë ka shanse të përfundojë në burg se sa të përballet me z. Thaçin ne ndonjë zyre të gjykatave. Natyrisht, për t’u mohuar vlerësimi i Menduh Thaçit për Mulla Sulën, gjithësesi që do të kërkohet edhe krehja finaniare e arkës së BFI-së nga ana e policis finansiare, e cila është kompetent për ta pohuar apo mohuar një vlerësim të tillë. Atëherë ku n’hamam do të shkojë Mulla Sula?/1KLIK/  

Mos shisni votën BDI-së për 1.000 denarë

Qindra mesazhe kanë përfshirë rrjetet sociale që qytetarët të shfrytëzojnë votën e të lirë, pa presione dhe shantazhe. Një mesazh prej tyre ishte që mos të shitet vota për 1 mijë denarë. Një skandal i tillë shpërtheu mbrëmë në Kavadar, kur një parti e caktuar ishte lëshuar në gjah për blerjen e votave. Njëllojë dyshime të tilla janë shfaqur edhe në Kumanovë dhe Shkup, ku një parti e caktuar po blenë vota për 1 mijë denarë.

Shokët e Sulejman Rexhepit, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi tallen me Kuranin

Miqt e pa ndashëm të Sulejman Rexhepit, kreut të BFI-së siç i kemi pa vazdhimisht bashk Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri tallen me Kuranin dh Islamin. Nga videoja gjegjësisht nga materiali që posht ua sjellim do të shihni se si këta persona që udhëheqin popullin musliman në Qeveri tallet dhe luajn me Kuran. Sa e meritojnë këta persona të jenë në poste dhe të drejtojnë popullin musliman në maqedoni. Sulejman Rexhepi në vazhdimësi është ankuar se pushteti nuk e ndihmon BFI dhe se po e diskriminon nga kjo shihet se ai nuk e flet të vërtetën por mashtron popullin. Sulejman Rexhepi është i pa ndashëm nga këta persona dhe pse nuk kërkon që të përmirësohet raportet e shtetit me BFI?! Po e vërteta është se Sulejman Rexhepi BFI e përdor për interese personale duke u afruar tek pushteti për ta mbrojn BIOGRAFINË e tij të pist dhe të kalluarën e tij që i ka shërby pushteteve.

Friday, December 9, 2016

Për çfarë erdhi në Shqipëri shefi i CIA-s?

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) John Brennan ishte të mërkurën në Tiranë në një vizitë për çështje të sigurisë dhe terrorizmit. Institucionet shqiptare e mbajtën sekret këtë vizitë duke mos dhënë asnjë informacion rreth kësaj vizite.
Mbrëmjen e djeshme, pasi Brennan kishte takuar Nishanin, Ramën dhe Kodhelin, ambasada amerikane njoftoi mbi këtë vizitë. “Kreu i inteligjencës amerikane u takua me drejtues të ndryshëm për të diskutuar një gamë çështjesh përfshi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, si dhe çështje të tjera dypalëshe”, tha ambasada në Tiranë.
Shefi i CIA-s, mësohet se ka takuar Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bujar Nishani, Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, dhe drejtues të komunitetit të inteligjencës.
Kohët e fundit vëmendja e shërbimeve të inteligjencës ka qenë e lartë pas arrestimeve në Kosovë e Shkodër të personave që planifikonin akte terroriste në ndeshjen Shqipëri-Izrael dhe që mendohet të kishin lidhje me Shtetin Islamik. Po kështu janë dënuar imamët e vetëshpallur që dërgonin luftëtarë në ISIS, raporton televizioni Klan, duke aluduar se vizita mund të ketë qenë për këtë çështje.

DEKLARATAT E ATENTATORËVE TË XHEZAIR SHAQIRI, KOMANDANT HOXHËS NË VITIN 2001( VIDEO)

Deklaratat e atentatorëve të Komandant Hoxhës në vitin 2001.( VIDEO e plotë).


PDSH-ja bind shqiptarët me vulë kombëtare nga sheshi i Kumanovës! (FOTO-LAJM).

PDSH-ja bind shqiptarët me vulë kombëtare nga sheshi i Kumanovës! (FOTO-LAJM).



Paaftësia e BDI-së për të implementuar MO-në, ka lënë pa punë 10 mijë shqiptarë

Së paku 10 mijë shqiptarë, që është dashur të punësohen në bazë të Marrëveshjes së Ohrit në administratë më së voni deri në vitin 2006, nuk janë punësuar as sot e kësaj dite, thonë ekonomistët shqiptarë.
Këtë konstatim e mbështesin në shifrat zyrtare të qeverisë, sipas të cilave në Maqedoni ka të punësuar gjithsej 128 mijë persona në administratë. Duke u nisur nga deklaratat e vetë përfaqësuesve të BDI-së, që thonë se në Maqedoni janë punësuar 20 mijë administrator shqiptarë, del që përfaqësimi i shqiptarëve është dikun 17-18 për qind, që ende është larg 25 përqindjes së shqiptarëve në Maqedoni.
“Të gjitha analizat reale tregojnë se në Maqedoni ka të punësuar rreth 180 mijë administrator. Kjo do të thotë se përfaqësimi I shqiptarëve për momentin është diku rreth 12 për qind. Unë madje dyshoj se në administratë ka 20 mijë shqiptarë të punësuar, për shkak se shumë prej tyre kanë lënë punën për shkak të pamundësisë për t’u avancuar dhe për shkak të nënçmimit që kanë pasur viteve të fundit”, thoër për “Lajm” ekonomisti i njohur nga Shkupi, Servet Ameti.
Nga ana tjetër, ekonomisti Llukman Kadriu thotë se dëmi nga mosarritja e përfaqësimit adekuat nuk është vetëm direct, por edhe më I madh.
“Me mospunësimin e atyre 10 mijë shqiptarëve është dëmtuar ekonomia shqiptare në viset shqiptare, që nga shitoret e lagjeve, e deri në ndërtimtari.
Të jem më konkret: 10 mijë shqiptarë që nga vit 2006 është dashur të marrin nga 4.000 euro rrogë në vit. Po t’I kishin marrë këto rroga, do t’I harxhonin në lagjet, fshatrat, qytetet shqiptare. Nëse I llogaritni bashkë, lehtë do të konstatoni se ekonomia shqiptare në Maqedoni është dëmtuar në këtë mënyrë me qindra miliona euro. Pastajh, shumica e atyre 10 mijë shqiptarëve që është dashur të punësohen në administratë, por nuk janë punësuar për shkak të paaftësisë së partisë në pushtet që të implementojë MO-në, pasi kanë humbur shpresat për punësim kanë lëshuar vendin dhe kanë ikur drejt vendeve perëndimore”, thotë ekonomisti Kadriu.
Ndryshe, numri I shqiptarëve të punësuar në administratë ka shkaktuar konfuzion edhe Brenda vetë BDI-së. Në reklamën parazgjedhore të BDI-së thuhet se në Maqedoni ka të punësuar 20 mijë administrator shqiptarë. Kandidati i kësaj partie Artan Grubi nga ana tjetër tha se janë punësuar 25 mijë administrator, mirëpo duke pasë parasysh se deklarimet e tij konsiderohen si joserioze nga një pjesë e madhe e opinionit shqiptar, ajo është marrë me pikëpyetje.

Thursday, December 8, 2016

PSE Z. THAÇI KËRKON QË FINANSAT E BFI-SË TË JENË NËN KONTROLLIN SHTETËROR

Deri më sot, lideri i shqiptarëve të Maqedonisë, z. Menduh Thaçi, shumë herë e ka akuzuar Mulla Sulën si kryehajn, kryebandit e kryekriminel, kurse Mulla Sula assesi nuk është mbrojtur nga këto akuza, qoftë edhe përmes ndonjë procesi gjyqësor. Me të drejtë shtrohet pyetja: çfarë do të bëjë Menduh Thaçi me Mulla Sulën nëse vërtet vie në pushtet pas 11 dhjetorit?!  

Shkruan: Zeqie Veseli

Në intervistën e fundit të liderit të shqiptarëve të Maqedonisë, z. Menduh Thaçit, realizuar në TV 21 M, u trajtuan dhe u zbërthyen shumë çështje mjaft interesante. Intervistuesi, nga fundi i intrvistës shtroi edhe pyetje për sa i përket involvimit të fesë në politikë. Ali Ahmeti kësaj pyetje iu përgjigj duke hedhur faj mbi Lëvizjen Besa për të cilën tha se e ka involvuar fenë në politikë duke urdhëruar dhjetra imamë që të agjitojnë për këtë Lëvizje nëpër xhami. Dhe, për krejt këtë akuzë nuk solli asnjë fakt! Më mjeran dhe më gënjeshtar se në këtë përgjigje Ali Ahmeti nuk ka qenë asnjëherë.
Kurse, në përgjigjen e vet, z. Menduh Thaçi do të jetë më konciz, më i drejtpërdrejtë dhe shumë më racional. Ai në mënyrë brilante e zbërthye lojën e Ali Ahmetit dhe të Sulejman Rexhepit të cilët me çdo kusht përpiqen që në mesin e trungut kombëtar shqiptar të gjejnë lëvizje ekstremiste islamike. Menduh Thaçi nënvizoi se, Ali Ahmeti e ka kapur për hundë Mulla Sulën dhe është duke e tërhequr zhag nëpër terren, nëpër vise të ndryshme të Maqedonisë. Sipas argumentave të z. Thaçit, Mulla Sula i shantazhon të gjithë ata imamë që nuk vihen në shërbim të BDI-së në këtë fushatë zgjedhore. Janë me qindra fotografi, me dhjetra incizime dhe me qindra takime që e dëshmojnë faktin se si Ali Ahmeti me naivitetin e Mulla Sulës përpiqet që ta shfrytëzojë fenë islame si dhe predikuesit e kësaj feje në të mirë të BDI-së.
Pikërisht për këtë shantazh të Mulla Sulës që ua bën imamëve z. Menduh Thaçi hapi një çështje shumë interesante. As dhjetë për qind e imamëve në Maqedoni nuk paguhen përmes bankës, ashtu siç kryhet paga në Maqedoni, por, Mulla Sula i paguan në dorë, në mënyrë të zezë. Për këtë dhe për dhjetëra abuzime të tjera finansiare deri më sot nuk është përgjegjur “kreu i BFI-së”, por as “mister hapi pesëmbëdhjetë centimetërsh”, përgjegjsi i sektorit finansiar i BFI-së. Prandaj, z. Thaçi tha që finansat e BFI-së duhet t’ju nënshtrohen ligjeve pozitive të shtetit dhe jo të jenë në duart e Mulla Sulës i cili shantazhon imamë por edhe mund të sponsorisojë lëvizje eksremiste vetëm e vetëm të etiketohet kombi shqiptar, ashtu siç e kërkojnë këtë qarqet sllave në rajon.
Miliona euro përfundojnë në xhepin e Mulla Sulës! Mulla Sula me këto para të myslimanëve është në gjendje të bëj qejf, të paguaj qejf dhe ta çojë jetën për qejf, në dëm të islamit dhe të myslimanëve të vendit. Asnjë lider fetar në rajon nuk është më i pasur se sa Mulla Sula, asnjë lider fetar në rajon nuk ka pronë të patundshme dhe të tundshme më shumë se sa Mulla Sula. Asnjë lider fetar nuk e ka të zhvilluar korrupsionin, nepotizmin dhe shantazhimin më shumë se sa Mulla Sula në rajon dhe më gjërë. Asnjë lider fetar në rajon, në Europë dhe më gjërë nuk e bën jetën e kryeshefit bandit siç e bën Mulla Sula. Asnjë lider fetar në rajon dhe më gjërë nuk e keqpërdor fatkeqësinë apo katastrofën natyrore për përfitime personale siç e përdori Mulla Sula. Keqpëdorim i fundit ishte katastrofa që  goditi Hasanbegun me rrethinë me ç’rast BFI tuboi mbi 500 mij euro dedikuar banorëve të këtyre anëve kurse të gjitha prfunduan në xhepin e Mulla Sulës dhe të bashkëhajnit të tij Mustafa Dautit. Një javë pas kësaj katasrofe kryehajni i tij blenë BMW X6 në vlerë prej 60 mij eurove, kurse Mulla Sula i blenë nipit Golf 7 dhjetra mijëra euro për ditëlindjen e tij. Një muaj më vonë Mulla Sula hap edhe restorant, ku investoi dhjetra mijëra euro për renovim kurse faturat e shpenzimeve i mbulon BFI-ja. Banorët e Hasanbegut dhe të rrethinës ditët e dimrit po i kalojnë në trishtim dhe mjerim të skajshëm deri sa Mulla Sula në KONAKUN e vet pret e shtron darka e dreka për krerët e BDI-së që ia shtojnë gajretin duke i premtuar fitore bindëse në zgjedhjet e 11 dhjetorit.
Kjo sjellje mafioze prodhon edhe celula banditeske të cilat për mbrojtjen e interesave të veta fare lehtë mund të involvohen edhe nëpër aksione kriminale e terroriste. Prandaj, në të drejtë absolute është z. Menduh Thaçi kur thotë që, finansat e BFI-së duhet t’i nënshtrohen ligjeve pozitive të shtetit. Deri më sot nuk është bërë asnjë krehje e arkës së BFI-së nga ana e revizionit shtetëror apo e policisë finansiare që të zbulohen dhe të dalin në shesh të gjitha abuzimet e tmerrshme finansiare që i bën Mulla Sula, uzurpatori i postit të reisit të BFI-së.
Deri më sot, Menduh Thaçi shumë herë e ka akuzuar Mulla Sulën si kryehajn, kryebandit e kryekriminel, kurse Mulla Sula assesi nuk është mbrojtur nga këto akuza, qoftë edhe përmes ndonjë procesi gjyqësor. Me të drejtë shtrohet pyetja: çfarë do të bëjë Menduh Thaçi me Mulla Sulën nëse vërtet vie në pushtet pas 11 dhjetorit?! A do ta bëjë atë që e bën një shtet normal me kryebanitët, paralelisht duke ia konfiskuar edhe tërë pronën e paligjshme?!

Komuniteti Shqiptaro Amerikan përkrah PDSH-në!

Deklaratë : Me vëmendje të veçantë po e përcjellim kampanjën zgjedhore dhe ngjarjet në IRJM.
Nga takime tona të përbashkëta që i kemi ne këtu, komuniteti shqiptaro-amerikan përkrahës të republikanëve në shtetet si: Indiana, Ohio, Ilinois, Missouri, Kentucky, Michigan… gjegjësisht në Midwest lëshon këtë deklaratë.
Duke e parë si parti më të vjetër shqiptare, dhe e paluhatshme ndaj intersave kombëtare e udhëhqur nga Zotriu i ndjerë ideologu Arbër Xhaferi, strategu i vërtetë, i cili çdo herë pa marë parasyshë situatat mbrojti intersat kombëtare të shqiptarëve, dhe kryetari z.Menduh Thaçi, në si komunitet shqiptarë, vendosëm që nga SHBA-të perkrahim PDSH-në dhe strukturen e kësaj partie.
Dëshirojmë që të falenderojmë dhe Zoteri Henry Jones, nga stafi i partisë republikane dhe nga adminstrata e presidentit të sapo zgjedhur, Z.Donald Trump që po na jep përkrahje neve si shqiptarë, PDSH-së dhe Zotëri Menduh Thaçit.
Ne si komunitet vijmë të gjithë nga IRJM dhe ju apelojmë, sugjerojmë që ju prindër, vëllezer, motra, të dilne dhe të votoni në mënyrën më masovike të mundshme që këtë herë të fiton partia e cila mbron intersat e shqiptarëve, pra PDSH-së e cila ka një platformë të menduar shumë mirë nga i ndjeri z.Arbër Xhaferi dhe z.Menduh Thaçi, dhe të cilën në vazhdimësi mbronë, kryetari Menduh Thaçi.
Ju dërgojmë përshendetjet më vëllazërore nga SHBA./Ditari.mk/
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Midwest, 12-05-2016