Reagim
Historia
islame dëshmon se, diktatorët si Molla Sula kanë pasur një përfundim shumë të
sikletshëm dhe aspak të mirë. Kanë përfunduar si më së keqi.
Prandaj,
ne të Myftinisë së Shkupit si dhe të Lëvizjes për shpëtimin e BFI-së nga planet
ogurzeza të Molla Sulës, ua bëjmë me dije të gjithë atyre që ndjehen të kërcënuar
se janë nën mbrojtjen tonë vëllazërore.
Nuk
është numri i vogël i atyreve të cilëve u kërcënohet Molla Sula, qoftë me
largim nga puna qoftë edhe me moskalim të provimeve e deri në largim nga
fakulteti i shkencave islame dhe nga medreseja e mësimdhënësve por edhe e
studentëve dhe nxënësve. Molla Sula ka prekur majen e idiotizmit diktatorial.
Personat të cilët i ka nëpërkëmbur gjatë tërë karrierës së tyre, duke i përqeshur
e duke u tallur me ta si me marionetat pariziane, më në fund, i futë në beteje
pa pikën e dhimbjes. Pse për shembull Molla Sula nuk provoi ta emërtojë ndonjë
imam të Shkupit për Myfti të këtij qyteti por shkon dhe prek atje ku nëpër
postet kyçe i ka njerëzit e familjes së vet. Atyre ju kërcënohet me largim nga
puna, ndërsa studentëve dhe nxënësve ju kërcënohet me largim nga studimet dhe
nga shkolla nëse i shohin nëpër protesta ata apo dikë prej të afërmëve të tyre.
Ankesa të këtilla kemi për çdo ditë. I lusim kërcënuesit që të vetëdijësohen
dhe as mos t’ju shkojë në mend se mund të pijë ujë strategjia e tyre kërcënuese,
sepse, aq më tepër, Molla Sula e pati shansin e mejdanit, të atij mejdani që e
kërkoi për ta dëshmuar trimërine e vet
prej manjaku.
Edhe
një herë, kërcënuesit larg nëpunësve, studentëve dhe nxënësve
të BFI-së, kurse i trimërojmë të gjithë ata që kërcënohen me një të vërtetë: ta
luftosh haramin nuk ka gjë më hallall!
(Marrur nga profili zyrtar i facebook të Muftinsë së Shkupit)
Comments
Post a Comment