Sot Muftinia e
Shkupit mbajti pres për mediat dhe njoftoi opinionin se Sulejman Rexhepi ska
haber me Kushtetutën e BFI dhe neneve të saj dhe se këtë instutucion e llogarit
si pronë familjare. Në komunikatën e tyre kanë shpalosur qëndrimin e organit të
Muftinisë: “Tё
nderuara media, tё nderuar besimtar, shkeljet e Kushtetutёs nga kreu i BFI-sё
Sulejman Rexhepi po vazhdojnё. Ndёr shkeljet mё tё mёdha padyshim se ёshtё
shkelja e Organit tё Muftinisё sё Shkupit ku aty nё njё tё ashtuquajtur
mbledhje tё fshehtё tё mbajtur me 21 Maj 2015, mes tjerash jan ftuar ish anёtarё
tё Muftinisё sё Shkupit, kurse nuk janё ftuar ata tё cilёt kanё mandat tё
garantuar me Kushtetutё.
Ne anёtarёt
e Muftinisё sё Shkupit tё cilёt kemi mandat deri mё vitin 2017 nё bazё tё nenit
27 tё Kushtetutёs sё BFI-sё si dhe nenit 9 tё Regullores,nuk kemi marrur pjesё.
Ajo mbledhje e mbajtur nuk ka pasur kuorum dhe nuk ka qenё asgjё tjetёr pёrveç
njё manipulim i rradhёs i Sulejman Rexhepit.
Ne sot
jemi kёtu dёshmi e gjallё i kёsaj qё e themi dhe do tё vazhdojmё ta luftojmё
padrejtёsinё dhe zullumin qё e krijon vetё Sulejman Rexhepi. Ky individ duke e
keqpёrdorur pozitёn pa tё drejtё punёtorёve tё Medresesё u imponon tё pranojnё
poste dhe detyra nё Muftini, po nuk i pranuan kёto poste ai iu kёrcёnohet se do
tí largon nga puna, me çka edhe njё herё po e bind opinionin e gjёrё se ёshtё nё
gjendje tё merr nё qafё familje tё tёra vetёm e vetёm tё ushqen orekset e Tij tё
egra.
Nё fund
i rikujtojmё Sulejman Rexhepit se Mufti i Muftinisёё sё Shkupit ёshtё dhe
vazhdon tё jetё h. Ibrahim ef.Shabani, kurse Rexhep Jusufi mund tё jetё Mufti
vetёm i shtёpisё sё Sulejman Rexhepit dhe asgjё tjetёr.
Duke
patur parasysh se kemi presione tё mёdha nga besimtarёt dhe xhemati pёr
shkeljet dhe falsifikatet qё i bёnё Sulejman Rexhepi, ёshtё formuar kёshill
iniciativ me qёllim qё gjatё ditёve nё vijim tё pasojnё protesta tё pёrditshme
me qёllim qё zullumit tё Sulejman Rexhepit pёr tí thёnё Stop njёherё e pёrgjithmonё.”
Kjo komunikatë
iu është drejtuar Rijasetit të BFI, Ambasadave dhe Komisionit pёr çёshtje
Fetare dhe Misionit tё OSBE-sё në RM.
Comments
Post a Comment