Skip to main content

Kush tentoi ta prishë garën kuranore

Në një të ardhme Molla Sulës do t’i drejtohet kjo pyetje e radhës: “A të kujtohet se cilit imam i ke thënë, dy javë para se të mbahet manifestimi tradicional se, këtyre të Myftinisë së Shkupit do t’ua prishi garat kuranore në natën finale”? Pse o faqezi, pse të derdhësh helëm nëpërke mbi atmosferën dhe përjetimet shpirtërorte çfarë i ofron vetëm Kurani Madhështor?

Myftiu i Shkupit, Ibrahim Shabani, ka kohë që i ka dalur përpara si një digë e pathyeshme Sulejman Rexhepit me qëllim që ta pengojë në realizimin e skenarit të tij të babzitur: të grabisë pronën e Myftinisë së Shkupit nën emrin e shoqërisë së ngushtë që e ka Molla Sula me shtyllat kyçe të kësaj Myftinie. Pse ta zëmë nuk guxon ta prekë pronën e Myftinisë së Gostivarit, apo të Tetovës, apo të Dibrës? Sepse ata nuk e bëjnë hesap për dy lekë!
Dhe, për ta eliminuar këtë pengesë të paeliminueshme për fatin e keq të Molla Sulës, ky mysliman i mitur (i thënçin mysliman) provokon hidhërimin, duke shpresuar në heqjen dorë nga përkrahja dhe në largimin e shokëve prej tij, kurse fare pa i shkuar në mend se, po këta shokë nuk do të heqin dorë prej tij përderisa nuk do ta rrënojnë nga “froni i grabitur”!
Se është e vërtetë kjo, flet edhe një dëshmi shumë e sikletshme e një imami i cili në çdo moment është në gjendje të dëshmojë edhe para gjyqit për skenrain e Molla Sulës.
Prishjen e miqësisë Molla Sula e ka bluar gjatë kohë. Shumë shpejt do të zbardhet edhe arsyeja e vetme se pse Molla Sula në mënyrë kaq të paligjshme, qoftë edhe duke rrezikuar me burgim, përpiqet ta eliminojë Myftiun, Ibrahim Shabani?

Molla Sula, më tepër se dy javë para se të mbahen garat kuranore të organizuar nga Myftinia e Shkupit, i ka thënë një imami (ai e di se kujt i ka thënë): “Tani është momenti që t’i eliminoj! Do t’ua prishi garat kuranore dhe do t’i turpëroj aq shumë sa nuk do t’ju lë fytyrë të dalin as prej shtëpive të veta”! Aventurë kjo shumë e rëndë e Molla Sulës. Ata të myftinisë së Shkupit thonë që, mu te prona e kësaj Myftinie do t’i nxihet fytyra e do t’i katranoset Molla Sulës. Për këtë do të përkujdeset vetë kjo Myftini, të cilën për më shumë se 3 dekada po e rjep Molla Sula sikur ta kishte bahçe të babës së vet. Ka ardhur koha që t’ia kthejë tërë borxhin që ia ka kësaj Myftinie, qoftë edhe përmes nxirjes së fytyrës së vet të katranosur.

Marrur nga profili zyrtar i Muftinisë së Shkupit.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/