Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2015

Së shpejti lidhur me BFI-në

Të nderuar lexues ju paralajmërojm se ditëve në vijim do të publikojmë një bombë lidhur me Bashkësinë Fetare Islame. Na ndiqni....!

Nishani: Bashkimi i shqiptarëve i pashmangshëm sipas modelit evropian

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka deklaruar se është i pashmangshëm bashkimi i shqiptarëve sipas modelit evropian. “Pa diskutim që sipas modelit evropian dhe kjo është e pashmangshme. Të gjitha vendet ku shqiptarët jetojnë në rajon janë të orientuara drejt të modelit evropian, të bashkëjetesës, bashkekzistencës dhe funksionimit. Ky është një destinim i pashmangshëm, aq sa që është destinacion i pashmangshëm Bashkimi Evropian për Shqipërinë e Kosovën dhe gjithë rajonin. Pra, për sa kohë destinacioni tash i pranuar dhe angazhuar është BE-ja, nuk mund të përjashtohen shqiptarët rreth këtij destinacioni, i cili është destinacion që ka vlerën e një familjeje që është e organizuar me vlerat e ndryshme, me kultura të ndryshme, por që i harmonizon ato në mënyrë krejt normale dhe të ndërtuar te njëra-tjetra”, deklaroi presidenti Nishani në një intervistë për revistën dialogplus.ch. Sipas tij, nuk ka askush pse shqetësohet nga konteksti dhe ideja e asaj që do të realizojë ky bashk

“Lista Serbe po punon për rrënimin e shtetit të Kosovës”

Që nga shkarkimi i ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanovic në fillim të shkurtit, përfaqësues të Listës Serbe po i bojkotojnë institucionet e Kosovës. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, pohon se, kjo listë nuk ish dashtë me ekzistua si subjekt politik, pasi punon për rrënimin e shtetit të Kosovës. “Lista Serbe nuk ish dashtë të ekzistonte si subjekt politik në Kosovë, sepse ajo përbëhet nga strukturat paralele të Serbisë, të legjitimuara me marrëveshjet në Bruksel dhe si e tillë dirigjohet nga Beogradi. Lista Serbe punon aktivisht për rrënimin e shtetit të Kosovës, së këndejmi nga ata mund të pritet veç bojkot, sabotim etj.”, thotë Vraniqi për gazetën “Bota sot”. Analisti politik, Armend Muja, thotë se, me futjen e Listës Serbe në kornizën e zgjedhjeve qendrore është parashikuar që më herët ndeshja e qëllimeve dhe polarizimi i skenës politike kosovare. “Fillimisht, stili dhe lloji i shtemformimit të Kosovës është i karakterit civil ku shteti

Letër e hapur e intelektualëve shqiptarë: Ndërkombëtarët të izolojnë këtë Qeveri

  Një letër e firmosur nga ekspertët Xheladin Murati, Mersel Bilalli, Osman Kadriu, Idriz Kovaçi, Aurora Ndrio Karameti, Sabaudin Zhuta, Afrim Osmani, Flutura Zavalina, Ismail Sinani, Ismet Ramadani, Afrim Gashi, Zeqirija Ibrahimi, Nazif Zejnullahu, Xhelal Neziri, Xhevat Limani dhe rreth 70 intelektual të tjerë dhe persona publik, i është drejtuar opinionit publik dhe ambasadave relevante në Maqedoni. Me këtë letër, intelektualët kërkojnë nga ndërkombëtarët që të mos i japin përkrahje Qeverisë aktuale, pas zbardhjes së telefonatave nga opozita. Në vazhdim ju sjellim letrën e plotë: “Ne, si intelektualë, apelojmë te subjektet politike të cilët akoma mbajnë gjallë këtë regjim të pashembullt për ambientin evropian, që të mos i japin mëtej mbështetje qoftë direkte apo indirekte një regjimi të udhëhequr nga një grupi familjar, që ka shkaktuar kaos të gjithmbarshëmçdo fushë. Nuk mund të ketë asnjë argument racional të mbajmë në jetë strukturë që tani më ka privatizuar institucionet në

Canoski: Bomba 5-të dëshmi shtesë për Gjykatën e Strazburit

Fiat Canoski thotë se nuk është i befasuar nga “bomba” e pestë e Zoran Zaevit. Sipas tij, ai ka qenë në dijeni se bëhet fjalë për vendim politik, por për të është interesant fakti që pse Qeveria shkatërron investitorët e vendit, a ndërkohë thotë se është në kërkim të investitorëve të huaj. “3 vjet e gjysmë më parë kryetari i komunës së Gazi Babës më tha së urdhri vjen prej “lartë”. Megjithatë jam i befasuar me interesimin e kryeministrit për mua, edhe pse nuk kemi pas pengesa rreth ndërtimit dhe as nuk ka qenë ndërtim pa leje. Unë këtë rast e kam denoncuar në Strazbur, ndërkaq këto incizime janë dëshmi shtesë”, thotë Canoski për “NovaTV”, transmeton “Lajmpress”.

Janë përgjuar edhe ambasadorët e huaj?

Se në shënjestër të përgjimeve në Maqedoni kanë qenë edhe disa ambasadorë të akredituar në vend, këtë e konfirmoi edhe Ambasadori italian Ernesto Beleli. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ai ka deklaruar se lideri i opozitës Zoran Zaev e ka njoftuar se disa ambasadorë të akredituar në vend dhe disa diplomatë të cilët tashmë janë larguar nga vendi kanë qenë gjithashtu në listën e personave të përgjuar në vend. Në këtë kuadër, Ambasadori italian Beleli thekson se një mundësi e tillë ka shqetësuar jo vetëm atë por edhe diplomatët e tjerë në vend. “Konventa e Vjenës ndalon përgjimin e diplomatëve, as me urdhër nga gjykata. Bisedat telefonike janë pjesë e punës tonë, të dërgojmë porosi në vendet tona, prandaj gjykatësit nuk mund të urdhërojnë një gjë të tillë “, ka theksuar Beleli.  Alsat-M

LSDM publikon “Bombën e 5”

Kryetari i Lidhjes socialdemokrate, Zoran Zaev, ka parlajmëruar se në ditët në vazhdim do të bëjë publike materialet komprementuese, ku sipas tij, kryeministri Nikolla Grievski është i përfshirë në “pazare” për emrin. Publikimi i “Bombës së 5” përfshinë bisedat për prishjen e kompleksit banesor “Cosmos”, mirëpo Zaev ka parlajmëruar se në ditët në vazhdim do të publikojë “pazarin” e Gruevskit për emrin dhe kurdisjen e rezultateve zgjedhore. “Do të dëgjoni në ditët e ardhme çfarë ka thënë Gruevski dhe si e ka shitur emrin dhe në çfarë rreziku e ka vendosur shtetin. Kemi dëshmi si janë bërë manipulimet më të mëdha në zgjedhjet e viteve të fundit. Kemi incizime jo vetëm të vitit 2010 por edhe më herët që tregon se si përgjimet janë bërë më herët dhe jo nga shërbimet sekrete. Kur janë publikuar videot se si Boshkovski ka shitur emrin ne donim gjithsesi të dalim me këto dëshmi por ajo nuk është strategjia jonë, strategjia jonë është të shkojmë hap pas hapi”, deklaroi Zaev në pyetjen e gaz

Digjet xhamia në Bregun Perëndimor, në muret e saj mesazhe fyese në gjuhen hebraike

Kreu i asamblesë lokale në Bregun Perëndimor, Numan Hamdan ka thënë për AA se një grup i hebrenjve i kanë vënë zjarrin xhamisë në një fshat të Bregut Perëndimor. TEL AVIV (AA) - Kolonët hebrenj në fshatin Jaba'a në Bregun Perëndimor i kanë vënë zjarr një xhamie dhe kanë lënë mesazhe fyese në gjuhen hebraike, raporton Anadolu Agency (AA). Kreu i asamblesë lokale në Bregun Perëndimor, Numan Hamdan ka thënë për AA se një grup i hebrenjve i kanë vënë zjarrin xhamisë. "Një grup i kolonëve hebrenj mbrëmë kanë hyrë në fshat duke i vënë zjarrin xhamisë", theksoi ky zyrtar palestinez. Ai ka deklaruar ndër të tjera se një pjesë e xhamisë u dogj, dhe se përhapja e zjarrit është ndalur nga banorët vendas. "Kolonët në muret e xhamisë kanë lënë mesazhe raciste kundër arabëve dhe muslimanëve", tha Hamdan.  Zëdhënësja e policisë izraelite Luba Samri ka konfirmuar gjithashtu se xhamia në fshatin në Bregun Perëndimor është djegur dhe se në muret e këtij objekti ku

Halep, ushtria siriane shkatërron zonat industriale me bombardime nga ajri

HALEP (AA) - Forcat e regjimit të presidentit Bashar al-Assad me bombat fuçi dhe vakuum kohët e fundit bombardojnë fabrikat dhe ambientet e ndryshme të bizneseve, të cilat ndodhen në pjesë të Halepit dhe që janë nën kontrollin e opozitës siriane, raporton Anadolu Agency (AA). Në shënjestër të ushtrisë siriane ndodhen edhe fabrikat dhe ambientet e tjera në zonën industriale Seyh Nacara në veri të Halepit, ndërsa janë shkatërruar edhe disa ndërtesa biznesi. Qëllimi është, pa dyshim, shkatërrimi i ekonomisë në zonën në fjalë.  Biznismeni Ebu Marzuk fabrika e të cilin është djegur nga bombardimet ka thënë për AA se fabrikat dhe qendrat e ndryshme në rajonin Seyh Nacara janë kthyer në gjendje të papërdorshme. Sipas tij, në kohë të fundit janë në shënjestër të ushtrisë siriane edhe fabrikat që ndodhen në komuna të tjera. "Avionët e ushtrisë siriane kanë bombarduar fabrikën time të fibrave në Hayan. Gjatë bombardimit u përhap zjarri. Fabrika ka pësuar dëme në vlerë prej dy milio

Basha: Qeverisë i ka mbaruar koha

Edhe pse nuk e artikuloi drejt, kryetari i opozitës Lulzim Basha, sheh zgjedhjet e parakohshme si mundësinë e vetme që ti kthehet normaliteti ekonomik dhe social vendit. Sipas Bashës, kjo qeveri e ka kthyer vendin në republikë të dramave dhe fatkeqësive njerëzore, duke u shtrënguar lakun të pamundurve. Basha, tha se kësaj qeverie i ka mbaruar koha dhe janë qytetarët që do e vendosin këtë. Në këtë linjë ai u kërkoi deputetëve të ndalen çdo ditë me qytetarët dhe problemet e tyre. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar demokrat ishin të pranishëm dhe aleatët, përfshirë dhe deputetin e PDIU-së Dashamir Tahiri, ku prej disa muajsh mungonin në mbledhjet apo takimet e përbashkëta.

Mustafa shpalos detaje të planit qeveritar, premton punësim

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shpalosur disa nga objektivat që planifikon t’i arrijë me programin katërvjeçar të qeverisjes. Mustafa gjatë një konference për media, tha se ky plan do të shfrytëzohet edhe në konferencën donatorëve që do të mbahet më 6 mars, për të caktuar prioritetet e qeverisë për investime. Numri një i qeverisë ka thënë se me këtë strategji, do të shtohet numri i të punësuarve, përfshirë edhe ata sezonal. I pyetur nëse me këtë plan qeverisës do të arrihet të zbatohet premtimi parazgjedhor për punësim, Mustafa ka thënë se me punësim sezonal, brenda dhe jashtë vendit, do të mund të arrihet, por pa dashur të jep numra. Kreu i ekzekutivit ka thënë se në kuadër të këtij plani, do të krijohet edhe fondi për zhvillim e punësim, përmes të cilit, sipas tij, do të arrihen këto objektiva. Lidhur me problemin që dy partitë e koalicionit qeverisës, po hasin me partnerin e tyre nga komuniteti serbe “Listën Serbe”, Mustafa nuk ka pranuar të jep ndonjë hollës

Beogradi kërkon “qartësi ligjore” për Asociacionin

Pas firmosjes së marrëveshjeve për strukturat e sigurisë dhe gjyqësorin në veri, Prishtina dhe Beogradi në një të ardhme të afërt pritet që të shtrojnë në tavolinën e dialogut çështjen e formimit të Asociacionit të komunave serbe. Krijimi i kësaj bashkësie nga serbët e Kosovës dhe Beogradi zyrtar vlerësohet si prioritet i lartë, ndërkohë që Qeveria në Prishtinë ende nuk ka dhënë hollësi se si do të rrjedhë procesi. Burime të besueshme të “Kohës Ditore” që kanë njohuri për dialogun që ndërmjetësohet nga Brukseli kanë bërë të ditur se palët ende nuk kanë arritur që t’i përafrojnë qëndrimet lidhur me legjislacionin për krijimin dhe funksionalizimin e Asociacionit. “Serbia kërkon që Asociacioni të ketë sa më shumë kompetenca ekzekutive. Dhe kjo shkon në funksion të strategjisë së Beogradit që pas një kohe heqja e Kosovës si pjesë e saj nga Kushtetuta serbe të kushtëzohet me ndryshime kushtetuese edhe në Kosovë, ndryshime këto që do të njihnin sipas kërkesës serbe, tri territore me organi

Gruevski: Incizimet me porosi të Verushevskit kanë filluar në vitin 2010

Në pres konferencën e cila është në vijim, kryeministri Nikolla Gruevski thotë se përgjimet janë bë me pajisje të MPB-së, por me porosi të Zoran Verushevskit, i cili ka korruptuar dy të punësuar në MPB, , raporton "Lajm".  Bisedat janë incizuar në dy mënyra, tha Gruevski. “Mënyra e parë: sipas dëshmisë dhe pranimit në procedurë hetimore, personi Z.v. Ka korruptuar dy persona që i kanë ndihmuar të incizojnë dhe për këtë kanë fituar para. Dy personat e kanë pranuar këtë vepër para gjykatës.  Personi G.V. pasi është përballë me dëshmitë e prokurorisë e ka pranuar veprën dhe ka pranuar se e ka korruptuar personin Z.K. i cili ëhstë inxhinieri më me përvojë në MPB, që punon me mjetet për përcjellje të komunikimeve. Për këtë ai ka marrë para në disa raste.  Personi Z.K e ka pranuar këtë ofertë dhe i ka përgjuar të gjitha personat që janë kërkuar me porosi të Z.V. Ata para organeve gjyqësore kanë pranuar se kanë qenë të bindur se materiali i përgjuar do të ju dorëzohet vetëm

Berliner Cajtung: Gruevski sillet si diktator

Kryeministri Nikolla Gruevski sillet si një diktator. Kështu shkruante gazeta gjermane “Berliner Cajtung” në një shkrim kushtuar Maqedonisë. Gazeta shkruan edhe për aferën e përgjimeve ndërkohë që lidhur me kërcënimin për padinë ndaj liderit të socialdemokratëve Zoran Zaev për shkak të zbardhjes së përgjimeve joligjore, theksohet shqetësimi i qeverisë gjermane se përveç “përfaqësuesve të padëshiruar të shoqërisë civile qeveria sulmon dhe opozitën parlamentare. Gazeta nënvizon se “viktimat e parë nga përndjekja shtetërore në Maqedoni tani kanë fituar azil politik në Gjermani, mes tyre edhe një zyrtar i policisë nga pakica shqiptare”. Nga ana tjetër edhe pse vend kandidat për në BE, punët në Maqedoni zhvillohen si në Bjellorusi dhe Egjipt, theksohet në shkrim, ndërkohë që “në Shkup kryeministri Gruevski gjithnjë e më hapur vepron si një diktator” konstaton mes tjerash gazeta./alsat-m

Zaevi shpërtheu ‘bombën’ e 4-të, në mesin e të përgjuarve edhe qindra gazetarë

Zoran Zaev bëri sot daljen e katërt me radhë publike, në shpalosjen e materialeve komprometuese dhe përgjuese të qeverisë. Në fokus ishin gazetarët, dhe tentativat e pushtetit për të instaluar fuqishëm propagandën e saj në mediat pro-qeveritare, ndërkohë që nga ana tjetër u afishua edhe lista e gazetarëve më të përndjekur nga Drejtoria e Pestë e Ministrisë së Brendshme. Zaev publikoi bisedat që sipas tij dëshmojnë se si ministrat e Qeverisë Gruevski porosisin dhe ndalojnë kronika televizive, kryeredaktorët e televizioneve proqeveritare pranojnë se lajmet e tyre janë të përplot propagandë për VMRO-DPMNE-në, kryeministri Gruevski siguron 500 mijë euro fonde qeveritare për televizionet private dhe biseda të tjera që dëshmojnë lidhjen mes pushtetit dhe mediave. Sërish protagoniste ministrja Jankullovska, e cila kërcënon se do ta largojë nga puna një gazetare të MRTV-së, nëse vazhdon të trajtojë tema që nuk i përshtaten pushtetit. Zaev bëri publike gjithashtu se mes 100 gazetarëve të përg

Rouhani: Diskriminimi shkencor në vendet në zhvillim shkakton prapambetje, varfëri dhe pabarazi

TEHERAN (AA) - Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, tha se askush nuk mund të pretendojë se programi bërthamor i vendit të tij nuk është për qëllime paqësore. "Diskriminimi shkencor" dhe mos lejimi i përdorimit të arritjeve moderne "është një formë moderne e imperializmit", raporton Anadolu Agency (AA). Në Konferencën e Ministrave të Shkencës dhe Teknologjisë të Lëvizjes së shteteve të painkuadruara, Rouhani foli për programin bërthamor të vendit të tij dhe lëvizjet e komunitetit ndërkombëtar për të kufizuar atë. Ai tha se qasja në shkencë është një nga të drejtat themelore të individëve dhe shteteve. "Asnjë kombi, për shkak të arsyetimeve të pabazuara, nuk duhet ti mohohet qasja në shkencë. Diskriminimi shkencorë në vendet në zhvillim shkakton prapambetje, varfëri dhe pabarazi. Shtetet e pavarura të bashkuar duhet të dalin kundër këtyre dukurive," tha Rouhani. Ai theksoi se vendet e Lëvizjes së shteteve të painkuadruara që janë të pavarura nga fu

Serbia bojkoton takimin e ministrave të Jashtëm në Tiranë

Serbia bojkoton takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Evropës Juglindore, vetëm për shkak se pjesë e tij do të bëhet edhe Kosova. Tirana është caktuar si qendra e takimit 2-ditor të përfaqësuesve të 13 vendeve pjesëmarrëse të SEECP, përfaqësues të BE-së, të Presidencës Letoneze të BE-së dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Ky takim bëhet në kuadër të Presidencës Shqiptare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP). Serbia mori këtë vendim për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës, e cila do të përfaqësohet në këtë konferencë nga zv/kryeministri, njëherësh ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi. BIRN raporton se, pjesëmarrjen e ka konfirmuar Malit i Zi, Maqedonia, Turqia, Greqia dhe Moldavia, ndërsa Serbia e ka bojkotuar. Konferencës së SEECP-së, që kryesohet nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, do t’i drejtohet me një fjalim edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ndërkaq, në takimin e nesërm, ku ministrat e di

AAK kundër Gjykatës Speciale

As në seancën e radhës deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk do të flasin për projektligjin për Gjykatën Speciale, e cila do të merret me pretendimet për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kjo çështje nuk ishte në diskutim as sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit në të cilën u caktua seanca e ardhshme plenare. Por, është opozita ajo e cila do të jetë kundër këtij projektligji, të cilin e konsideron shumë të keq dhe që pretendon ta bëjë Kosovën agresor, ndonëse dihet që është Serbia ajo që ka kryer gjenocid në Kosovë. Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se nuk ka qenë temë e debatit diskutimi për Gjykatën Speciale dhe nuk do të jetë temë e debatit as në seancë. Por, tha se edhe kur të shkoj në seancë për diskutim, ata do të jenë kundër atij projektligji. “Do të kërkojmë që i njëjti të mos votohet në Parlament, sepse konsiderojmë se gjenocid në Kosovë ka bërë Serbia e jo anasjelltas. Ky projektl

Benzina shtrenjtohet për 3 denarë për litër, dizeli 4 denarë

Nga mesnata në Maqedoni sërish do të shtrenjtohen derivatet e naftës. Sipas komisionit rregullator për energjetikë këto do të jenë çmimet e naftës, pasi që benzina do të shtrenjtohet për 3 denarë për litër, dizeli për 4 denarë për litër.  Eurosuper BS-95 65 denarë Eurosuper BS-98  67 denarë Dizeli D-1 55 denarë Nafta shtëpiake 43,5 denarë për litër Do të shtrenjtohet edhe çmimi i mazutit 26 denarë për kilogram. 

Davutoglu: Turqia është krenare për operacionin e zhvendosjes së eshtrave të Sulejman Shahut

ANKARA (AA) - Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) dhe Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu në lidhje me operacionin e zhvendosjes së eshtrave Sulejman Shahut tha se "nata e të shtunës, duke gdhirë e diela për ne ka qenë një natë e nderit. Por komentet e opozitës ditën e diel, për këtë çështje do të jenë në cilësinë e një ngjarjeje që do të mbahet mend si një njollë në histori", raporton Anadolu Agency (AA). Davutoglu i cili mori pjesë në një takim të komiteteve të partisë në selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), theksoi se kjo parti ka stafin më dinamik, më të qëndrueshme, më harmonik dhe më të mirë kombinuar me njëri-tjetrin në historinë politike turke. Ai ka deklaruar më tej se kur ata bashkohen së bashku ata shikojnë "durim, entuziazëm, pasion, dashuri dhe miqësi". Kryeministri i Turqisë ka theksuar se me operacionet ushtarake turke në territorin e Sirisë ata kanë për qëllim të mbrojnë tre çështje kryesore si, shpë

Anulohet takimi i Gruevskit me presidentin e KE-së

Është anuluar takimi i paralajmëruar i kryeministrit Nikolla Gruevski me presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker. Ky takim ishte caktuar për të zhviluar të enjten, por zhvillimet e fundit aktuale kanë bërë që ai të anulohet. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva ka deklaruar sot se presidenti Juncker ka anuluar takimin me kryeministrin e Maqedonisë, Nikola Gruevski, i cili më parë ishte i paralajmëruar.  Siç mësohet takimi është vlerësuar si jo i përshtatshmë në periudhën e zhvillimeve të reja politike në Maqedoni. “Në këtë moment nuk është e përshtatshme që të ketë takim, për shkak të zhvillimeve të situatës në Maqedoni”, deklaroi Andreeva.  Kryeministri Nikola Gruevski sot i është shmangur përgjigjes rreth kësaj vizite dhe takimi në Bruksel, që ishte paralajmëruar me pompozitet gjatë fundjavës nga ana e mediave proqeveritare. Ministri i jashtëm Nikola Popovski sot deklaroi se nuk ka dëgjuar për një vizitë të tillë dhe se nuk ka hasur në njoftime për

Shilegov: Gruevski është izoluar politikisht nga ndërkombëtarët

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov në konferencën e sotme për shtyp ka deklaruar se kryeministri  i vendit Nikolla Gruevski, është izoluar politikisht nga autoritetet evropiane. “Mesazhi i fuqishëm i fundit vjen nga kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker  i cili sot anuloi takimin me Gruevskin që parashihej të mbahej të enjten. Këtu nuk ndihmon mbulesa dhe fshehja e turpshme e ministrit të punëve të jashtme Nikolla Poposki i cili mundohet të gënjej për anulimin skandaloz të takimit të parë me kryetarin e KE-së, Junker, për shkak të situatës në vend”, tha Shilegov. Shilegov tha se heshtja e kryeministrit Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij për aferat e montimeve skandaloze, përgjimeve  është shkatërrimtare jo vetëm për opinionin e brendshëm, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare dhe strukturat politike në nivel ndërkombëtarë.

Afera e përgjimit, SHBA: Ndalesa udhëtimi për zyrtarët?

Shtetet e Bashkuara mund të shfuqizojnë vizat apo të ndalojnë hyrjen në Amerikë, të politikanëve, gazetarëve, përfaqësuesve gjyqësor dhe afaristëve, njoftoi gazeta "Vest". Lista sipas gazetës është më e gjerë, pra i përfshin të gjithë zyrtarët të cilët janë të dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Sipas informatave jozyrtare të këtij mediumi të shkruar, aktivizimi i masës do të varet drejtpërdrejt nga zhvillimi i krizës politike.  “Një masë e këtillë do të mund të merret në rast se kriza politike në Maqedoni do të çonte drejt shkeljes dramatike të të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore.Kjo masë nuk është e kufizuar vetëm për ndalim të hyrjes, por edhe ngrirjen e llogarive dhe ndalim të zotërimit të pronave që këta njerëz ndoshta i kanë në territorin e Shteteve të Bashkuara”.   Alsat M kërkoi qëndrim edhe nga Ambasada e SHBA-ve. Në përgjigjen e tyre thuhet “Janë hapur çështje serioze, parasëgjithash përgjegjësia është e qytetar

Qytetarët e revoltuar spontanisht po grumbullohen para Qeverisë (FOTO)

Vazhdon të ritet numri i qytetarëve të cilët spontanisht po grumbullohen para qeverisë së Republikës së Maqedonisë të revoltuar nga informacionet pas press konferencës së sotme të liderit të LSDM-së Zoran Zaev. Ato mbajnë transparente “Vrasës”, “psikopat”, dhe “sadist”. Ato thonë se nuk janë atje për të mbrojtur dikën por janë shokuar nga sjellja e personave që janë në incizim. Qytetarët ftojnë të gjithë ata që ndjehen të revoltuar që t’ju bashkëngjiten. Për momentin është bllokuar një korsi në bulevardin “Ilinden”. Numri i qytetarëve vazhdon të rritet, ndërkaq qytetarët thonë se organizohen nëpërmjet rrjeteve sociale dhe nuk janë të organizuar nga ndonjë parti.

Shpërthen bomba e 3-të e Zaevit, shpalosen detaje nga arrestimi i Boshkovskit

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev publikoi sot bombën e radhës, që sipas tij dëshmon procesin e montuar politik kundër Ljube Boshkovskit, i arrestuar 1 ditë pas zgjedhjeve të vitit 2011. Në bisedën e publikuar mes drejtorit të Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov dhe kryeredaktorit të televizionit Sitell Dragan Pavlloviq Llatas, Mijallkov kërkon që përmes televizioneve të poshtërohet sa më shumë Boshkovski. Në vazhdim disa pjesë nga pressi i kreut të LSDM-së Zoran Zaev.

Han: Publikoni të gjitha dëshmitë

Brukseli bën thirrje sërish që të publikohen të gjitha materialet që përmbajnë aktivitete kriminale. Komisioneri evropian për zgjerim, Johanes Han në konferencën e parë para mediave pas vizitës në Shkup, theksoi se dëshmitë duhet t’u dorëzohen prokurorisë dhe gjykatave, të cilët  duhet të procedojnë rastin në mënyrë plotësisht të pavarur dhe transparente.  Alsat-M

BFI peng e personave për lustrim

Gjatë këtyre ditëve po shohim një luftë të madhe mes kreut të BFI, Sulejman Rexhepi dhe gazetës ditore në gjuhën maqedonase Dnevnik gjegjësisht me gazetarin Branko Gjorgjevski lidhur me bombat e kreut politik të LSDM, Zoran Zaev. Dnvenik dhe shumë media të tjera të shkruara dhe elektronike kanë publikuar në vazhdimësi skandalet dhe megaskandalet e Sulejman Rexhepit lidhur me nipin e tij Sulo Junior që lozte me revole, me xhirimin e po të njejtit nip me xhip BMW X5, me qëndrimet e tij lidhur me torbeshët, me orën e dorës ROLEX që i kushtonte 35.000 euro, me hotelin në Ulqin të Malit të Zi, me bizneset tjera pikërisht në Ulqin, me keqpërdorimin e konviktit të Medresesë Isa Beu nga djali i tij Zeglul Rexhepi i cili ushtronte xhudistë, me daljen në shesh të puçit nga Sulejman Rexhepi për Muftiun e Shkupit, përmes publikimit të bisedës së dy imamëve në Viber, për punësimin e bashkëfshatarëve të tij në Rijaset, shef kabineti, me punësimet e tjera në BFI, Medrese, Fkultetin Teologjik,

Rektori i USHT-së, Ameti vizitoi Myftininë e Bashkësisë Fetare Islame në Tetovë (FOTO)

Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr. Vullnet Ameti, sot e vizitoi Myftininë e Bashkësisë Fetare Islame në Tetovë. Ai u prit në takim nga myftiu i ri i Myftinisë së Tetovës, Prof. dr. Qani Nesimi dhe me këtë rast rektori i shprehu urimet  e për zgjedhjen e tij në krye të Myftinisë së Tetovës. “Ne drejtuesit e Universitetit Shtetëror të Tetovës, në emër të stafit akademik dhe të studentëve, si dhe të gjithë atyre gjeneratave që kanë studiuar në Universitetin e Tetovës, i jemi mirënjohës Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, sidomos Myftinisë së Tetovës, për kontributin e dhënë  për sigurimin e hapësirave për mbajtjen e ligjëratave të para  të Universitetit të Tetovës. Ne të gjithë e dimë se atë kohë, në vitin 1995, edhe përkundër shtypjes dhe trysnisë që po ushtronte pushteti i atëhershëm, Myftinia e Tetovës i hapi dyert për të gjithë studentët e gjeneratës së parë të UT-së”, vlerësoi Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti. Ai, po ashtu shtoi se, deri më tan

Ambasadori amerikan vazhdon agjendën e takimeve për krizën në Maqedoni

Ambasadori i ri amerikan në Shkup, Jess Baily ka vazhduar agjendën e tij dhe misionin diplomatik në mbështetje të tejkalimit të krizës politike në Maqedoni. Pas takimeve me liderin e VMRO-s, Nikolla Gruevski dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, ai sot ka takuar liderin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe  zv.kryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferi.  Në këto takime  është biseduar lidhur me krizën e krijuar politike dhe tensionimin e saj pas publikimit të afersë së përgjimeve nga ana e opozitës. Diplomati amerikan ka theksuar se SHBA do të ndihmojnë Maqedonisë në rrugën drejtë prosperitetit, demokracisë së zhvilluar dhe shtetit ligjor.  Ambasadori Baily tha se SHBA gjithashtu mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE dhe se në realizimin e këtij synimi nevojitet edhe zbatimi i reformave të nevojshme. Ndërkaq, lidhur me aferën masive të përgjimeve,  Ahmeti  ka theksuar nevojën e veprimit pa emocione dhe me racionalitet si dhe të përfshirjes sa më të shpejtë të komunitetit

Prej 'Bombave' të Zaevit, Gruevski mbrohet me kërcënimin për luftë qytetare?!

"Prej 'Bombave' të Zaevit, Gruevski mbrohet me kërcënimin për luftë qytetare?!", ky është titulli i Gazetës Slloboden Peçat për numrin e saj të nesërm, raporton Almakos. Tutje kjo gazetë shkruan se, - "Po thuajse të gjitha mediet pro-qeveritare intenzivisht manipulojnë dhe denziformojnë opinionin gjoja për grupe të armatosura, lajmërojnë për bomba misterioze e vënie flake, ndryshojnë deklaratat e opozitës, ndërkaq intelektualët e opozitës flasin për urrejtje dhe i frynë konfliktit. Ky konflikt Maqedoninë mund ta çojë drejt një rrugë qorre. Nëse dikush ka mundësi për të inicuar konflikt ndërpartiak apo ndëretnik, është pikërisht Qeveria e Nikolla Gruevsit" - theksojnë personalitete dhe eskpertë të nryshëm"./Almakos