Serbia bojkoton takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Evropës Juglindore, vetëm për shkak se pjesë e tij do të bëhet edhe Kosova. Tirana është caktuar si qendra e takimit 2-ditor të përfaqësuesve të 13 vendeve pjesëmarrëse të SEECP, përfaqësues të BE-së, të Presidencës Letoneze të BE-së dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).
Ky takim bëhet në kuadër të Presidencës Shqiptare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP). Serbia mori këtë vendim për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës, e cila do të përfaqësohet në këtë konferencë nga zv/kryeministri, njëherësh ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.
BIRN raporton se, pjesëmarrjen e ka konfirmuar Malit i Zi, Maqedonia, Turqia, Greqia dhe Moldavia, ndërsa Serbia e ka bojkotuar.
Konferencës së SEECP-së, që kryesohet nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, do t’i drejtohet me një fjalim edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ndërkaq, në takimin e nesërm, ku ministrat e disa prej shteteve të Evropës Juglindore do të diskutojnë rreth fuqizimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, pjesëmarrës do të jenë edhe zyrtarë të lartë të BE-së, përfaqësues të Presidencës Letoneze të BE-së dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).
Comments
Post a Comment