“Ne, si intelektualë, apelojmë te subjektet politike të cilët akoma mbajnë gjallë këtë regjim të pashembullt për ambientin evropian, që të mos i japin mëtej mbështetje qoftë direkte apo indirekte një regjimi të udhëhequr nga një grupi familjar, që ka shkaktuar kaos të gjithmbarshëmçdo fushë. Nuk mund të ketë asnjë argument racional të mbajmë në jetë strukturë që tani më ka privatizuar institucionet në shtet, duke shkelurmbi ligjet, duke përkëmbur lirinë dhe barazisë ennjerëzve dhe popujve, duke shkelë mbi dinjitetin njerëzor, duke përdhosur mendimin e lirë dhe informimin dheduke degradur ekzistencën njerëzore.
Për shumë vitë kjo arsyetohej me gjoja legjitimitet të fituar në zgjedhje. Por, çdokush e di se nuk jepet legjitimitet për krime maramendëse, për urejtje dhe përçarje kolektive e individuale, për pasurim të paligjshëm dhe varfërim të skajshëm të popullatës. Nuk jepet legjitimitetpër raste të montuara politike, për gjykime të pafajshme, për tragjedi individuale e familjare, për keqërdorime të institucioneve dhe për grabitje finasiare shekullore. Legjitimiteti jepet për zhvillim dhe përparim të gjithanshëm dhe për funksionim të institucioneve konform ligjit dhe barazisë së njerëzve.
Legjitimiteti ivërtetë meritor fitohet si rezultat i votës që delë nga bindja dhe besimi i vërtet i votuesve, e cila më vonë arsyetohet apo kontestohet varsisht nga realizimi i qëllimeve. Mos plotësimi i tyre në vete tërheq humbjen e kredibilitetit moral dhe politik. Madje edhe vet legjitimiteti mbetet i kontestueshëm nëse ai është fituar si rezultat iuzurpimit mediatik,i keqpërdorimit të finansave publike, i keqpërdorimit të institucioneve dhenacionalizmave.
Ne intelektualët e poshtënënshkruar, kërkojmë nga të gjithë subjektet politike, veçanarisht të atyre shqiptare që të mos ndërmarin apo tolerojnë asgjë nga ajo që mund të jetë tentim nga kushdo qoftë për të siguruar edhe mëtej sundimin përmes forcë të një grupi familjar, duke uzurpuar shtetin dhe institucionet e tij. Çfardo përkrahje e mëtejme këtij grupi, drejtpërdrejtë nënkuptonpërgjegjsi për hapat e rrezikshëm që mund t’i ndërmer ky grup familjar icili synon mbështetjen nëpolitikën putiniane”.
Comments
Post a Comment