ANKARA (AA) - Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) dhe Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu në lidhje me operacionin e zhvendosjes së eshtrave Sulejman Shahut tha se "nata e të shtunës, duke gdhirë e diela për ne ka qenë një natë e nderit. Por komentet e opozitës ditën e diel, për këtë çështje do të jenë në cilësinë e një ngjarjeje që do të mbahet mend si një njollë në histori", raporton Anadolu Agency (AA).
Davutoglu i cili mori pjesë në një takim të komiteteve të partisë në selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), theksoi se kjo parti ka stafin më dinamik, më të qëndrueshme, më harmonik dhe më të mirë kombinuar me njëri-tjetrin në historinë politike turke. Ai ka deklaruar më tej se kur ata bashkohen së bashku ata shikojnë "durim, entuziazëm, pasion, dashuri dhe miqësi".
Kryeministri i Turqisë ka theksuar se me operacionet ushtarake turke në territorin e Sirisë ata kanë për qëllim të mbrojnë tre çështje kryesore si, shpëtimin e jetëve të ushtarëve turq jashtë vendit në krye të zhvendosjes së varrit në një lokacion më të sigurt, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike, dhe mbrojtjen e të drejtës ndërkombëtare në territorin sovran të Turqisë.
Davutoglu në lidhje me sigurinë e jetës së qytetarëve ka theksuar se gjatë luftës civile në Libi Turqia ka treguar forcën e saj duke evakuuar qytetarët e saj brenda 10 ditëve dhe ka pohuar se "Në Libi nuk kemi lënë as edhe një qytetarë tonin, asnjë qytetar i yni nuk ishte në pozicionin e të harruarit, viktimës apo i vetmuar. Më pas kudo dhe kurdo që kanë qenë në malet e Afganistanit, ndonjëherë në Ukrainë, në Somali apo brenda Afrikës i kemi dalë për zot të gjithë qytetarëve tanë".
Aiduke theksuar se synimi i dytë është ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe historike ka vlerësuar se: "Sulejman Shahu, është paraardhësi ynë dhe Suleyman Shahu jo vetëm është i rëndësishëm për rolin e tij në histori si një i vdekur, por në të njëjtën kohë është gjithashtu i rëndësishme si për natyrën e simbolit në përpjekjet për krijimin e tokës së kombit tonë. Mbrojtja e trashëgimisë së Sulejman Shahut, në fakt ishte një mbrojtje e historisë tonë, identitetit tonë, dhe nderit tonë".
- Dy flamuj turq janë valëvitur
Ushtria turke me 57 automjete të blinduara, 40 tanke dhe 572 ushtarë në natën nga e shtuna duke u gdhirë e diela vajtën në Siri dhe filluan dy operacione të ndara. I pari ishte evakuimi i rojeve të nderit dhe varri i Sulejman Shahut, ndërsa një operacion paralel është bërë në Siri duke hyrë në fshatin kufitar të Eshme dhe pasi e kanë marrë nën kontroll është ngritur flamurin turk në ato toka. Sipas Davutoglu çështja e tretë është ajo e mbrojtjes të së drejtës ndërkombëtare.
Comments
Post a Comment