Edhe pse nuk e artikuloi drejt, kryetari i opozitës Lulzim Basha, sheh zgjedhjet e parakohshme si mundësinë e vetme që ti kthehet normaliteti ekonomik dhe social vendit.
Sipas Bashës, kjo qeveri e ka kthyer vendin në republikë të dramave dhe fatkeqësive njerëzore, duke u shtrënguar lakun të pamundurve.
Basha, tha se kësaj qeverie i ka mbaruar koha dhe janë qytetarët që do e vendosin këtë. Në këtë linjë ai u kërkoi deputetëve të ndalen çdo ditë me qytetarët dhe problemet e tyre.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar demokrat ishin të pranishëm dhe aleatët, përfshirë dhe deputetin e PDIU-së Dashamir Tahiri, ku prej disa muajsh mungonin në mbledhjet apo takimet e përbashkëta.
Comments
Post a Comment