Skip to main content

Ambasadori amerikan vazhdon agjendën e takimeve për krizën në Maqedoni

Ambasadori i ri amerikan në Shkup, Jess Baily ka vazhduar agjendën e tij dhe misionin diplomatik në mbështetje të tejkalimit të krizës politike në Maqedoni.

Pas takimeve me liderin e VMRO-s, Nikolla Gruevski dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, ai sot ka takuar liderin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe  zv.kryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferi. 
Në këto takime  është biseduar lidhur me krizën e krijuar politike dhe tensionimin e saj pas publikimit të afersë së përgjimeve nga ana e opozitës.
Diplomati amerikan ka theksuar se SHBA do të ndihmojnë Maqedonisë në rrugën drejtë prosperitetit, demokracisë së zhvilluar dhe shtetit ligjor. 
Ambasadori Baily tha se SHBA gjithashtu mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE dhe se në realizimin e këtij synimi nevojitet edhe zbatimi i reformave të nevojshme.
Ndërkaq, lidhur me aferën masive të përgjimeve,  Ahmeti  ka theksuar nevojën e veprimit pa emocione dhe me racionalitet si dhe të përfshirjes sa më të shpejtë të komunitetit ndërkombëtar në lehtësimin e dialogut politik si dhe hetimin dhe procedimin e rastit të përgjimeve masive bashkë më autoritetet vendore.
“Ky shqetësim serioz ka vënë në sprovë institucionet e vendit dhe kapacitetin demokratik, por kjo çështje mund të tejkalohet me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar dhe angazhimin shumë serioz dhe të menjëhershëm të Brukselit, ka shtuar Ahmeti. 
Zëvendëskryeministri Xhaferri e njohu ambasadorin Baily për dinamikën e implementimit të obligimeve që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, duke theksuar se zbatimi i kësaj marrëveshje dhe integrimi në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE, mbetet prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. (INA)

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/