Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov në konferencën e sotme për shtyp ka deklaruar se kryeministri i vendit Nikolla Gruevski, është izoluar politikisht nga autoritetet evropiane.
“Mesazhi i fuqishëm i fundit vjen nga kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker i cili sot anuloi takimin me Gruevskin që parashihej të mbahej të enjten. Këtu nuk ndihmon mbulesa dhe fshehja e turpshme e ministrit të punëve të jashtme Nikolla Poposki i cili mundohet të gënjej për anulimin skandaloz të takimit të parë me kryetarin e KE-së, Junker, për shkak të situatës në vend”, tha Shilegov.
Shilegov tha se heshtja e kryeministrit Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij për aferat e montimeve skandaloze, përgjimeve është shkatërrimtare jo vetëm për opinionin e brendshëm, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare dhe strukturat politike në nivel ndërkombëtarë.
Comments
Post a Comment