Se në shënjestër të përgjimeve në Maqedoni kanë qenë edhe disa ambasadorë të akredituar në vend, këtë e konfirmoi edhe Ambasadori italian Ernesto Beleli. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ai ka deklaruar se lideri i opozitës Zoran Zaev e ka njoftuar se disa ambasadorë të akredituar në vend dhe disa diplomatë të cilët tashmë janë larguar nga vendi kanë qenë gjithashtu në listën e personave të përgjuar në vend. Në këtë kuadër, Ambasadori italian Beleli thekson se një mundësi e tillë ka shqetësuar jo vetëm atë por edhe diplomatët e tjerë në vend. “Konventa e Vjenës ndalon përgjimin e diplomatëve, as me urdhër nga gjykata. Bisedat telefonike janë pjesë e punës tonë, të dërgojmë porosi në vendet tona, prandaj gjykatësit nuk mund të urdhërojnë një gjë të tillë “, ka theksuar Beleli. Alsat-M
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/

Comments
Post a Comment