HALEP (AA) - Forcat e regjimit të presidentit Bashar al-Assad me bombat fuçi dhe vakuum kohët e fundit bombardojnë fabrikat dhe ambientet e ndryshme të bizneseve, të cilat ndodhen në pjesë të Halepit dhe që janë nën kontrollin e opozitës siriane, raporton Anadolu Agency (AA).
Në shënjestër të ushtrisë siriane ndodhen edhe fabrikat dhe ambientet e tjera në zonën industriale Seyh Nacara në veri të Halepit, ndërsa janë shkatërruar edhe disa ndërtesa biznesi. Qëllimi është, pa dyshim, shkatërrimi i ekonomisë në zonën në fjalë.
Biznismeni Ebu Marzuk fabrika e të cilin është djegur nga bombardimet ka thënë për AA se fabrikat dhe qendrat e ndryshme në rajonin Seyh Nacara janë kthyer në gjendje të papërdorshme. Sipas tij, në kohë të fundit janë në shënjestër të ushtrisë siriane edhe fabrikat që ndodhen në komuna të tjera.
"Avionët e ushtrisë siriane kanë bombarduar fabrikën time të fibrave në Hayan. Gjatë bombardimit u përhap zjarri. Fabrika ka pësuar dëme në vlerë prej dy milionë dollarë", shpjegoi Marzuk.
Comments
Post a Comment