Vazhdon të ritet numri i qytetarëve të cilët spontanisht po grumbullohen para qeverisë së Republikës së Maqedonisë të revoltuar nga informacionet pas press konferencës së sotme të liderit të LSDM-së Zoran Zaev.
Ato mbajnë transparente “Vrasës”, “psikopat”, dhe “sadist”.
Ato thonë se nuk janë atje për të mbrojtur dikën por janë shokuar nga sjellja e personave që janë në incizim. Qytetarët ftojnë të gjithë ata që ndjehen të revoltuar që t’ju bashkëngjiten. Për momentin është bllokuar një korsi në bulevardin “Ilinden”.
Numri i qytetarëve vazhdon të rritet, ndërkaq qytetarët thonë se organizohen nëpërmjet rrjeteve sociale dhe nuk janë të organizuar nga ndonjë parti.
Comments
Post a Comment