Zoran Zaev bëri sot daljen e katërt me radhë publike, në shpalosjen e materialeve komprometuese dhe përgjuese të qeverisë. Në fokus ishin gazetarët, dhe tentativat e pushtetit për të instaluar fuqishëm propagandën e saj në mediat pro-qeveritare, ndërkohë që nga ana tjetër u afishua edhe lista e gazetarëve më të përndjekur nga Drejtoria e Pestë e Ministrisë së Brendshme. Zaev publikoi bisedat që sipas tij dëshmojnë se si ministrat e Qeverisë Gruevski porosisin dhe ndalojnë kronika televizive, kryeredaktorët e televizioneve proqeveritare pranojnë se lajmet e tyre janë të përplot propagandë për VMRO-DPMNE-në, kryeministri Gruevski siguron 500 mijë euro fonde qeveritare për televizionet private dhe biseda të tjera që dëshmojnë lidhjen mes pushtetit dhe mediave. Sërish protagoniste ministrja Jankullovska, e cila kërcënon se do ta largojë nga puna një gazetare të MRTV-së, nëse vazhdon të trajtojë tema që nuk i përshtaten pushtetit. Zaev bëri publike gjithashtu se mes 100 gazetarëve të përgjuar nga pushteti, më i përgjuari ka qenë doajeni i gazetarisë Nikolla Mlladenov, dosjen e të cilit tha se do ta publikojë ditëve në vijim.
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/

Comments
Post a Comment