Fiat Canoski thotë se nuk është i befasuar nga “bomba” e pestë e Zoran Zaevit. Sipas tij, ai ka qenë në dijeni se bëhet fjalë për vendim politik, por për të është interesant fakti që pse Qeveria shkatërron investitorët e vendit, a ndërkohë thotë se është në kërkim të investitorëve të huaj.
“3 vjet e gjysmë më parë kryetari i komunës së Gazi Babës më tha së urdhri vjen prej “lartë”. Megjithatë jam i befasuar me interesimin e kryeministrit për mua, edhe pse nuk kemi pas pengesa rreth ndërtimit dhe as nuk ka qenë ndërtim pa leje. Unë këtë rast e kam denoncuar në Strazbur, ndërkaq këto incizime janë dëshmi shtesë”, thotë Canoski për “NovaTV”, transmeton “Lajmpress”.
Comments
Post a Comment