Në vendimin e BFI-së së Mulla Sulës, megjithatë ka
një hile! Pse banorët e Hasanbegut ftohen të paraqiten dhe të ofrojnë dëshmitë
për dëmet e shkaktuara nga vërshima katastrofale në afat vetëm prej dy ditësh?
Çka do të bëhet me ata që nuk do të arrijnë të informohen për shkak të mungesës
së televizioneve dhe kompjutorëve si pasojë e vërshimës? Pse në përbërje të
komisionit nuk ka anëtarë të ojq-ve nga Hasanbegu apo prej vetë banorëve të
kësaj zone? Sulejman Rexhepi, si dhe vegla e tij e hajnisë, Mustafa Dauti, më
në fund u gjunjëzuan, pas një presioni permanent të mediave si dhe të portaleve
të ndryshme për sa i përket dorëzimit të parave të grumbulluara për banorët e
Hasanbegut. Menjëherë pas aksionit gjithëkombëtar, për tubimin e ndihmave
vëllazërore për banorët e Hasanbegut, në Bashkësinë Fetare Islame u dorëzuan me
qindra e mijëra euro të grumbulluar anekënd trojeve etnike. Dy liderët fetarë
mysliman, ai i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, i dorëzuan te Sulejman Rexhepi
qeqet me afro 200 mij euro të grumbulluar, ndërkohë që u tubuan edhe më shumë
se kaq nëpër xhamitë e Maqedonisë. Shto këtu edhe paratë e grumbulluar nga
Lugina e Preshevës, nga muslimanët e Bosnjës si dhe nga Diaspora. Deri më tani
banorëve të Hasanbegut iu shpërndanë vetëm 93 000 franga zvicerane prej
gjithësej 103.000 frangave të grumbulluar nga shqiptarët e Zvicrës. Meqë
dorëzimi i parave të grumbulluara ishte shumë transparent, atëherë,
rrjedhimisht, edhe pritjet e shpërndarjes deri në destinacion ishin të mëdha.
Banorët e Hasanbegut kishin dijeni për pjesën tjetër të shumës së grumbulluar,
të cilën BFI-ja, respektivisht Mulla Sula dhe aleti i tij i hajnisë, Mustafa
Dauti, assesi nuk po e dorëzonin. Në momentin që portalet hodhën idenë e
formimit të grupit të qytetarëve nga Hasanbegu të cilët do të ngrisnin
iniciativë në organet gjegjëse të shtetit për kontrollim të finansave për tu
sqaruar se sa hynë dhe nga dolën e ku shkuan ato para të grumbulluara, sakaq u
zgjuan nga gjumi kleptomanët e BFI-së dhe rezultati është kjo komunikatë e
BFI-së për opinion: “Ftohen banorët e Hasanbegut që prej datës 3 janar të vitit
2017 e deri më 5 janar të vitit 2017, të paraqiten në zyret e BFI-së, në
Çairska, 52, me qëllim të përgatitjes së listës për shpërndarje të parave të
dedikuara për ta dhe në sasi adekuate sipas dëmtimeve. Ftohen qytetarët e
Hasanbegut që të dorëzojnë edhe deklaratën autentike për dëmin e përjetuar, të
cilën duhet ta mbështesin edhe me fakte-fotografi nga objektet e dëmtuara. Në
afat prej tre ditëve komisioni i përbërë prej Mustafa Dautit (kryetar), Azim
Eminovskit, Rexhep Ziberi dhe Muzemil Osmani (anëtarë), do ti rangojnë të
paraqiturit sipas dëshmive të ofruara për dëmtimet dhe pasojat nga vërshima
katastrofale që e goditi Hasanbegun me rrethinë. Ndihmat në të holla do të
ndahen më 10 janar të vitit 2017, në Bashkësinë Fetare Islame në RM., thuhet në
komunikatën e BFI-së me kumtimin e të cilës është i obliguar imami i Hasanbegut,
hoxha Fajsall Kadriu/portalb.mk. Vlenë të theksohet se ky vendim u soll në mbledhjen
e fundit të Rijasetit të BFI në RM, si propozim i vetë myftinjëve të cilët tash
e sa kohë janë nën presion të xhemateve të tyre për të ditur se ku shkuan dhe
si u shpërndanë paratë e grumbulluara për vëllezërit nga Hasanbegu dhe rrethina.
Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me
Comments
Post a Comment