Skip to main content

Ali Ahmeti kërkon takim për shpëtim – ai që pati shansin por shkatërroi shqiptarinë

Emad MEHMETI
Në njërat nga ‘bombat’ e lëshuara të partisë maqedonase opozitare zhvillohej një bisedë telefonike mes ish-ministres së Brendshme Gordana Jankullovska dhe ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov, ata degjohen duke folur për shpenzimin e 400 mijë eurove në mënyrë të paligjshme nga Bujar Osmani i BDI, gjatë kohës kur ai drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë. Ky funksionar i BDI-së paska bërë thirrje të liderëve shqiptar për të shtunën, ku sipas tij do diskutohej për çështje kombëtare. Do të thotë që në start kjo thirrje është me legjitimitet të cunguar, ku thirrësi i saj është një person që tashmë është përfolur për keqpëdorime të pozitave zyrtare. Ndërkohë, nikoqiri i kësaj ftese rezulton të jetë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i njëjti i dyshuar në rastin Magjar Telekom për keqpërdorime financiare në gjykatën e Nju Jorkut, ndërsa i njohur për opinion e gjerë për praktikimin e tij politik përmes metodave “hidhja, futja” që e ka thënë me gojë të vetë, person ky i cili një ndër njerëzit e tij më të afërt e ka Musa Xhaferin i cili kishte pohuar për veten e tyre se janë “më shka se shkau”. Do të thotë, personalisht, takimin e thirrur nga persona me legjitimitet tërësisht të dështuar, e konsideroj si një tentim të Ali Ahmetit për të marrë një infuzion, sikurse një person kur është i sëmur e që lëngon, rrjedhimisht i duhet një injeksion. Ky injeksion, do ti ndihmonte për t’ia zgjatur jetën e tij politike, se kinse ai do të drejtojë politika të mëdha, të stilit NATO e BE, e përderisa udhëtonte drejt këtyre rrugëve, dikush mbase me vonesë e kishte kuptuar se BDI po na çonte drejt Rusisë me Gruevskin.
Prej vititi 2002 e këndej Ali Ahmeti dhe BDI zgjedhjet i kishin fituar me pretekstin se do të sillnin një standard të ri në politikbërje. Ata sollën shumë të reja – por në aspektin destruktiv, siç është partizimi i skajshëm i Universitetit Shtetorër të Tetovës, partizimin e punësimeve, rrugaçërinë politike, bantizmin lokal, përkrahjen e strukturave të dyshimta, keqpërdorimin e institucioneve për qëllime partiake e personale, e shumë të tjera, që i dini edhe ju më mirë se unë. Kur jemi këtu, si mundet BDI e Ali Ahmetit të thërrasin në takim liderët shqiptar të tjerë për çështje kombëtare – kur prej vitit 2001 e këndej nuk dha asnjë përgjigje se si u vranë shumë ish – ushtarë të UÇK-së, e Komandant të UÇK-së u burgosën? Ai këtë përgjigje duhet ta jep se ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe në qeveri. Si mund të thërras në takim gjithëshqiptar me liderë në Maqedoni, partia e cila derisa ka qenë në pushtet na ka ndodhur: ‘Sopoti’, ‘Lagjja e Trimave’, Monstra’, likuidim e burgosje të komandantëve të UÇKÇ’së, nga një projekti si ‘ Shkupi 2014’, ‘Enciklopedia maqedonase’, rrahja e shqiptarëve nëpër autobusë të Shkupit, Gjorçe Petrovi, tentimi për dëbim i shqiptarëve të Nerezit… etj.
Pas 15 vitesh vetëm një naiv politik mund të besoj se BDI dhe Ali Ahmeti mund të kenë ndryshuar diçka në aspekt politik e praktik, e se tani u paskan kujtuar për çështjen shqiptare. Ata e patën kohën për të bërë ndryshime, edhe mandate të shumta deputetësh të dhëna prej shqiptarëve të Maqedonisë, por atë e keqpërdorën në skajshmëri, andaj po shkojnë rrugës së humnerës së pakthim. Ali Ahmeti kërkon takimin e shpëtimit të vetes, apo një infuzion politik, takim ky i cili nuk duhet të ndodh, derisa partia dhe ai vetë nuk pastrohen nga procedurat e ndryshme gjyqësore vendore e ndërkombëtare. Dhe normalisht derisa nuk përgjigjen se si u vranë, burgosën e arrestuan komandantët dhe si na ndodhën “Monstra” të ndryshme përgjatë këtyre viteve sa janë në pushtet dhe ata nuk e hapën gojën.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/