Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), sot deri te Kuvendi do ta dorëzojë Raportin për rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016 dhe mandatet e fituara, pas çka pritet të caktohet data e konstituimit të përbërjes së re të Parlamentit.
Kuvendi mund të konstituohet nëse në seancë marrin pjesë shumica e deputetëve të zgjedhur, ndërsa pasi që të konfirmohet kuorumi, zgjidhet kryetari dhe anëtarët e Komisionit për verifikim të Kuvendit.
Mandatin e deputetëve Kuvendi e verifikon në seancë konstituive me propozim të Komisionit për verifikim, të cilin e zgjedh Kuvendi në seancë konstituive, me propozim të kryesuesit.
Sipas Rregullores për punë të Kuvendit, deputetit të cilit i është verifikuar mandati i jepet legjitimacion dhe kartelë për votim elektronik. Në legjitimacion futet e drejta e imunitetit dhe të drejtat e tjera që mund të realizohen në bazë të funksionit deputet.
Dispozitat për përmbajtjen, formën dhe mënyrën e dhënies së legjitimacioneve deputetëve, si dhe për evidencën e legjitimacioneve të dhëna i miraton kryetari i Kuvendit. Për dhënie të legjitimacioneve dhe për evidencën e legjitimacioneve të dhëna, kujdeset sekretari i përgjithshëm i Kuvendit.
Comments
Post a Comment