Me verifikimin e mandateve të deputetëve të sapozgjedhur sot duhet të verifikohet përbërja e nëntë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Sipas ndryshimeve të fundit të Rregullores, me mbledhjen duhet të kryesojë kryetari i Kuvendit në largim, Trajko Veljanoski.
Kryesuesi i mbledhjes së parë emëron dy nga deputetët e zgjedhur të cilët sipas nevojës e zëvendësojnë në kryesimin e mbledhjes, e më pas me thirrje të deputetëve të zgjedhur e konfirmon numrin e deputetëve të zgjedhur të pranishëm. Kuvendi mund të konstituohet nëse në mbledhje marrin pjesë shumica e deputetëve të zgjedhur, ndërkaq pasi që të konfirmohet kuorumi, zgjedhen kryetari dhe anëtarët e Komisionit verifikues të Kuvendit, të cilët do t’i verifikojnë mandatet. Kuvendi nga radhët e deputetëvezgjedhë kryetarin e dhe nënkryetarët e Kuvendit. Përbërja e re kuvendore do të ketë 62 deputetë të rinj dhe 58 nga përbërja e kaluar, ndërsa disa prej tyre kanë qenë të zgjedhur të popullit edhe në përbërjet e tjera. Nga 120 deputetë, 38 janë gra.
Comments
Post a Comment