Skip to main content

ÇKA KËRKON MULLA SULA PREJ Z. MENDUH THAÇIT

Për t’u mohuar vlerësimi i Menduh Thaçit për Mulla Sulën, gjithësesi që do të kërkohet edhe krehja finansiare e arkës së BFI-së nga ana e policis finansiare, e cila është kompetent për ta pohuar apo mohuar një vlerësim të tillë. Atëherë ku n’hamam do të shkojë Mulla Sula

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

Kohë më parë, në disa paraqitje publike, z. Menduh Thaçi, lideri i shqiptarëve të Maqedonisë, duke folur për involvimin e fesë në politikë, ka shënjuar Mulla Sulën si një shembull të paprecedentë në historinë e zgjedhjeve të lira në Maqedoni. Ai, me urdhër intern ka kërkuar që të gjitha resurset materiale e njerëzore Bashkësisë Fetare Islame në RM të vihen në shërbim të BDI-së së Ali Ahmetit. Me këtë rast z. Thaçi e ka cilësuar Mulla Sulën si kokë e këmbë, deri në kockë, të futur në krim dhe në korrupsion, e ka vlersur si kryebandit e kryehajn.
Ky vlerësim i liderit të shqiptarëve të Maqedonisë e ka irituar tej mase Mulla Sulën dhe ky ka vendosur që të zbatojë ligjet pozitive të vendit, duke kërkur nga z. Thaçi që brenda 48 orëve t’ i kërkoj falje publike Mulla Sulës, në të kundërtën, brenda tetë ditëve, do t’i ngritet padi për shpifje dhe ofendim publik. Me një fjalë, Mulla Sula dëshiron që ta tremb arushën me miza; kërkon që paqësisht të pendohet z. Thaçi dhe kësisoj të tërhiqen mbrapsht vlerësimet e tij për Mulla Sulën! Kjo për faktin që Mulla Sula akoma mendon se është në formë për të vjedhur, për të zhvatur dhe për të ushtruar krim të paparë mbi BFI-në duke mos ia turbulluar ujin askush, madje as organet shtetërore.
Sakaq pas kësaj kërkese publike të Mulla Sulës, gazetarët e televizionit ku i plasoi ato cilësime publike z. Thaçi për Mulla Sulën, kanë kërkuar të dijnë se cili do të jetë reagimi i PDSH-së, prej nga i janë përgjigjur se jo vetëm që qëndrojnë në ato vlerësime objektive për Mulla Sulën por i fuqizojnë ato me shumë argumenta dhe dokumenta!
Çka do të bëjë me këtë rast Mulla Sula? Do të pranojë të përballet në gjyq me liderin e shqiptarëve të Maqedonisë, me personin që llogaritet krenaria kombëtare e shqiptarëve të Maqedonisë, me personin i cili njihet si person i hekurt dhe i pagabueshëm në vlerësimet e tij por edhe në hapat e tij politik, me personin prapa të cilit, në kohën e sotshme kur nga Mulla Sula kanë hequr dorë të gjithë, po qëndrojnë politikat mbarëkombëtare si dhe faktorë me relevancë ndërkombëtarë.
Po prej nga z. Menduh Thaçi i nxjerr këto vlerësime për Mulla Sulën? Mos ka përgjime telefonike në të cilat shihet involvimi i Mulla Sulës në krime, korupsion e në hajni, në tradhëti e në shitje të interesave kombëtare e fetare! A po harron Mulla Sula se sot kundërshtar të tij e ka njërin prej njerëzve i cili llogaritet ” thes gjigant” i të bëmave të Mulla Sulës dhe, bëri e u hap ky “thes”  ku do të përfundojë Mulla Sula? A llogarit Mulla Sula se, ky “thes”, pra Afrim Tahiri, bashkëpunëtori më i ngusht i deri para tri viteve i Mulla Sulës dhe i cili u nda prej tij pikërisht për shkak të hedhjes së Mulla Sulës në prehërin e korrupsionit, krimit dh hajnisë, pra, a llogarit Mulla Sula se Afrim Tahiri mund të paraqitet si dëshmitar vullnetar i Menduh Thaçit duke ia ofruar të gjitha ato dokumente, të gjitha ato fakte e argumenta, të cilat mund të jenë fatale për Mulla Sulën!
Mulla Sula në rastin konkret është në disavantazhë por edhe në pozita të pafavorshme në raport me të drejtën e cila kësaj radhe është absolutisht në anën e liderit të shqiptarëve të Maqedonisë. Pas këtyre vlerësimeve prej një faktori gjithëkombëtar, Mulla Sulës i mbetet vetëm që të hesht, të gjejë mënyrën e tërheqjes dhe të margjinalizohet në qimen e fundit të bishtit të shoqërisë, dhe jo të luajë virgjërinë e “Shën Marisë”! Sepse, tashmë Mulla Sula më shumë ka shanse të përfundojë në burg se sa të përballet me z. Thaçin ne ndonjë zyre të gjykatave. Natyrisht, për t’u mohuar vlerësimi i Menduh Thaçit për Mulla Sulën, gjithësesi që do të kërkohet edhe krehja finaniare e arkës së BFI-së nga ana e policis finansiare, e cila është kompetent për ta pohuar apo mohuar një vlerësim të tillë. Atëherë ku n’hamam do të shkojë Mulla Sula?/1KLIK/  

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/