Skip to main content

O Ali Ahmeti, a e kuptove porosinë e elektoratit? Nëse jo do ta kuptosh në zgjedhjet lokale në pranverë!

Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit ka pësuar fiasko në këto zgjedhje parlamentare të 11 Dhjetorit të 2016, nga 153.000 vota në 2014 me një rrënie drastike në 86.000 vota në 2016, këto janë zgjedhjet më skandaloze për BDI-në, është hera e parë që nga themelimi i BDI-së që pëson fiasko pas 15 viteve në skenën politike. Ali Ahmeti u deklarua se ishte fitore për BDI-në por humbje për shqiptarët, a është vallë kjo e vërteta apo kjo ishte një tentim për të ikur nga përgjegjësia për dështimin e Ali Ahmetit në këto zgjedhje? Cilat janë arsyet e vërteta të BDI-së është një çështje që duhet të meren analistët politik dhe opinion bërësit shqiptarë, neve sot po i shtrojmë vetëm disa çështje themelore të cilat të gjithë opinioni shqiptarë i konsideron si “mëkate” të kreut të BDI-së apo thënë më troç “mëkate” të Ali Ahmetit ndaj aktivit të BDi-së dhe elektoratit shqiptarë në RM.
 Pse u largua krahu luftarak nga BDI, pse u largua ekipi fitues?
O Ali Ahmeti ku i ke sot gjeneral Gëzim Ostrenin e Hazbi Likën, Rafis Alitin, Zylfi Adilin-Qufën, Fatmir Deharin dhe Hisni Shaqirin, dhe gjithë komandantat e UÇK-së që ta falën rininë e tyre duke besuar në idealet? Ku i ke ato që ja dhanë lavdinë UÇK-së në 2001 dhe të qëndruan besik edhe pas luftës, atëherë kur dikush ta sulmonte në Reçicë këshillin koordinues me minahedhësa këta burra të dolën në mbrojtje dhe bashkë me ty themeluan BDI-në. Shiqo rreth vetes kush të ri afër sot në këto ditë të vështira kur po përjetën fiasko në politkë dhe kur populli të ndëshkoi me votë.
Për çfarë arsye e largove ekipin që ti fitonte zgjedhjet nga BDI? Me këta burra themelove BDI-në, themelove struktura në teren, themelove një ekip që në vazhdimsi të fitoi zgjedhjet.
Cila ësht logjika ta largosh Hazbi Likën dhe tentosh ta zëvendësosh mungesën e tij me Abdulaqim Adema e Xhevat Adema?
Cila ësht logjika ta largosh Rafis Alitin dhe tentosh ta zëvendësosh mungesën e tij me Blerim Bexheta ?
Cila ësht logjika ta largosh Zylfi Adilin-Qufën dhe tentosh ta zëvendësosh mungesën e tij me anonima e analfabeta ?
Cila ësht logjika ta largosh Hysni Shaqirin dhe tentosh ta zëvendësosh mungesën e tij me kalamaj qe si njef as lagja e tyre ?
Ndoshta do të gjesh arsytime të ndryshme 1 milion, por e vërteta është një dhe arsye = alibi sepse njeriu kur don të arijë një qëllim kërkon mënyra e jo arsye. Këtë punë edhe zogjtë e mailt e dinë, se në një farë forme apo tjetër i detyrove të largohen, dhe motivet e tua i din vetën ti edhe Zoti.
Ku mbetën idealet e luftës?
BDI u themelua mbi xhakun e dëshmorëve, sakrificën e luftëtarëv të UÇK-së dhe kombit shqiptarë nga gjitha trevat dhe diasporës. Shqiptarët e përkrahën Ali Almetin 15 vite me radhë pas luftës, jo pse ishte më i bukuri, as pse ishte më i mençuri, por pse besonin se Ali Ahmeti është i pa kompromis për kauzën kombëtare shqiptare, pra Ali Ahmetin e përkrahën si lider kombëtarë e jo si lider politik. Por a e arsyetoi vetën Ali Ahmeti për përkrahjen që ja dhan për 15 vite radhazi? Është një çështje shumë e hapur që nuk absorbohet me një kolumnë apo analizë të vetme, por ne do ti shtrojmë vetëm disa dilema shumë legjitime për të cilat Ali Ahmeti ka kërkuar votën ndër gjithë këto vite.
Ku mbeti zyrtarizimi i gjuhës shqipe sot e 15 vjet?
Ku mbeti regullimi i statusit të ushtarëve të UÇK-së, invalidëve të luftës, familjeve të dëshmoreve?
Ku mbeti presidenti konsenzual?
ku mbeti njëri nga tre postet kyçe në shtet?
Shumë ku? të tjera pa përgjigje, apo me tentime për manipulim të opinionit , të stilit më të ulët  që nënçmojnë intelegjencën e popullit tonë? Për fat të keq gjaku i dëshmorëve, gjymtyrët e veteranëve përmendën vetëm në kampanja zgjedhore, dhe pastaj askush as nuk ju a hap telefonin (me përjashtime të vogla) as që ju a pyesni hallin a kanë bukë. Dhe e gjithë kjo është e neveritshme!
Fikë se fikë, bile me muzik!
Gjatë ciklit paraprak zgjedhor në 2014 gjatë marjes së vendimit të BDI-së për të hyrë në qeveri pa asnjë kusht, një gazetarë që sot do ta kemi deputet të ardhshëm në kuvendin e Maqedonisë, e pat komentuar ndër tjerash vendimin e BDI-së në stilin Fikë se Fikë, Bile me Muzikë! Gjithë këto dilema që i cekëm më parë kur të ja bashkangjesim edhe aferat që dolën nga bombat e ashtuquajtura nga opozita maqedone, të sitilit: “le të kallet i tërë fshati shqiptarë, se kam dert” ; “ne jemi bo, ma shka se shkau” ; “shqiptarit pa ja … nanën nuk të thot babë” ; “Futja hedhja ti, edhe une kurse do bëj të vështirin” ; “a t’ka zan xhumi, jo më ka zanë përfundi”  e pa fund skandale tjera që dolën në sipërfaqe, që populli nuk do ti besonte edhe 1000 vjet po të mos i kishte dëgjuar vetë.
Më tragjikja është se juve zotri Ahmeti nuk ndërorët asgjë, si akt moral të paktën, as nuk u distancuat tamam bile, dhe vazhduat sikur nuk ka ndodhur asgjë.
E kur të vijë puna fikë se fikë, bile me muzik, populli din të gjejë edhe muzikë që juve nuk ju shkon për qefi, sikur ndodhi me zgjedhjet aktuale, secili vendosi në bazë te dëshirës muzikore, (interesave personale).
Dhe në bazë të kësaj mund të konkludojmë se: “fenomeni që populli shqiptar ka bërë presedan, që të votojë masovikisht LSDM-në, direkt apo indirekt është meritë e Ali Ahmetit.''

Nga BDI nëpermjet UDB në DUI
Është sekret publik, bile edhe ish-funksionarë, edhe ish-ministra të MPB-së e kanë pranuar se shërbimi sekret ka pas qef ti fusë hundët nëpër punët e paritve politike, bile kjo temë tashmë është një klishe , dhe shumë e vjetër dhe bajat për ta diskutuar apo analizuar. Është diqka që edhe zogjtë e malit e dinë, vallë a e din edhe Ali Ahmeti?
Si aritën shërbimet sekrete të vendit, rajonit apo ndërkombëtare të infiltrojnë njerëzit e tyre në BDI? Jo, kjo nuk është pyetje për 1 milion dollarë! Këtë punë me vetëdije apo pa vetëdije e ka toleruar personalisht Ali Ahmeti.
A thua si aritën figura të dyshimta, si Abdualqim Ademi, Blerim Bexheti, Fatmir Besimi, Artan Grubi dhe shumë të tjerë për të cilët opinioni ka shum të panjohura apo të paqarta për të kaluarën e tyre. Si aritën struktura të këtilla të jenë çdo ditë e më afër liderit të BDI-së Ali Ahmeti, kur të gjithë ne e dimë se nuk kanë asnjë kualitet profesional, as kanë mbështetje në bazë, as në popullatë, nuk kan asnjë lloj merite për gjitha ato privelegje që jua dha personalisht Ali Ahmeti në BDI.
Ali Ahmeti me vetëdije apo pa vetëdije, ke nënçmuar popullin shqiptar kur ja nxore Artan Grubin për Deputet, kur ja emrove Abdulaqim Ademin për ministër e zëvëndës kryeministër, kur ja emrove Blerim Bexhetin për ministër, kur emrove Suzana Saliun për nënkrytare parlamenti, kur i fute shum parazita dhe virusa tjerë nga anonima në opinion dhe në BDI, ti Ali Ahmeti jashtë çdo norme, jashtë regullave të statusti të BDI-së i emrove direkt funksionar publik pas asnjë meritë, pa asnjë kualitet dhe pa asnjë aryetim, dhe për të qenë më tragjike të gjithë këto pësuan dështime të një-pasnjëshme.
 Ali Ahmeti me vetëdije apo pa vetëdije, ke nënçmuar intelegjencën e popullit shqiptar !
Ali Ahmeti me vetëdije apo pa vetëdije, ke përbuzur vlerat kombëtare!
Ali Ahmeti me vetëdije apo pa vetëdije, ke përbuzur UÇK-në!
Ali Ahmeti rezultati zgjedhorë që ta serviri populli shqiptarë, kundrejt përbuzjeve që i bëre është një mesazh i qartë!
NËSE TANI NUK E KE KUPTUAR, DO TA KUPTOSH NË ZGJEDHJET LOKALE NË PRANVERË! /manastirilajm

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/