Së paku 10 mijë shqiptarë, që është dashur të punësohen në bazë të Marrëveshjes së Ohrit në administratë më së voni deri në vitin 2006, nuk janë punësuar as sot e kësaj dite, thonë ekonomistët shqiptarë.
Këtë konstatim e mbështesin në shifrat zyrtare të qeverisë, sipas të cilave në Maqedoni ka të punësuar gjithsej 128 mijë persona në administratë. Duke u nisur nga deklaratat e vetë përfaqësuesve të BDI-së, që thonë se në Maqedoni janë punësuar 20 mijë administrator shqiptarë, del që përfaqësimi i shqiptarëve është dikun 17-18 për qind, që ende është larg 25 përqindjes së shqiptarëve në Maqedoni.
“Të gjitha analizat reale tregojnë se në Maqedoni ka të punësuar rreth 180 mijë administrator. Kjo do të thotë se përfaqësimi I shqiptarëve për momentin është diku rreth 12 për qind. Unë madje dyshoj se në administratë ka 20 mijë shqiptarë të punësuar, për shkak se shumë prej tyre kanë lënë punën për shkak të pamundësisë për t’u avancuar dhe për shkak të nënçmimit që kanë pasur viteve të fundit”, thoër për “Lajm” ekonomisti i njohur nga Shkupi, Servet Ameti.
Nga ana tjetër, ekonomisti Llukman Kadriu thotë se dëmi nga mosarritja e përfaqësimit adekuat nuk është vetëm direct, por edhe më I madh.
“Me mospunësimin e atyre 10 mijë shqiptarëve është dëmtuar ekonomia shqiptare në viset shqiptare, që nga shitoret e lagjeve, e deri në ndërtimtari.
Të jem më konkret: 10 mijë shqiptarë që nga vit 2006 është dashur të marrin nga 4.000 euro rrogë në vit. Po t’I kishin marrë këto rroga, do t’I harxhonin në lagjet, fshatrat, qytetet shqiptare. Nëse I llogaritni bashkë, lehtë do të konstatoni se ekonomia shqiptare në Maqedoni është dëmtuar në këtë mënyrë me qindra miliona euro. Pastajh, shumica e atyre 10 mijë shqiptarëve që është dashur të punësohen në administratë, por nuk janë punësuar për shkak të paaftësisë së partisë në pushtet që të implementojë MO-në, pasi kanë humbur shpresat për punësim kanë lëshuar vendin dhe kanë ikur drejt vendeve perëndimore”, thotë ekonomisti Kadriu.
Ndryshe, numri I shqiptarëve të punësuar në administratë ka shkaktuar konfuzion edhe Brenda vetë BDI-së. Në reklamën parazgjedhore të BDI-së thuhet se në Maqedoni ka të punësuar 20 mijë administrator shqiptarë. Kandidati i kësaj partie Artan Grubi nga ana tjetër tha se janë punësuar 25 mijë administrator, mirëpo duke pasë parasysh se deklarimet e tij konsiderohen si joserioze nga një pjesë e madhe e opinionit shqiptar, ajo është marrë me pikëpyetje.
Comments
Post a Comment