(Rreth shkrimit
të fundit të Sulejman Rexhepit me titull: TË KOMPREMETUARIT, të botuar në disa
portale maqedonase)
Pas
një heshtje relativisht të gjatë, Sulejman Rexhepi na paraqitet me një shkrim
“autorial”, i motivuar nga disa “bomba” të publikuara e që të njëjtin e
paraqesin si bashkëpunëtorë të shërbimit sekret maqedonas, nën pseudonimin
“ZHARKO”!
Sulejman
Rexhepi nuk reagon në asgjë që transpemtojnë fuqishëm këto “bomba”, nuk i mohon
asnjë nga faktet dhe argumentet që dëshmojnë se i përmenduri me dy këmbë ka qenë
në strukturat e spiunëve të vendit. Nuk reagon kundër asnjë fakti të sjellë për
bashkëpunëtorët e vet aktualë si dhe miqtë e tij, nuk reagon kundër fakteve që
flasin për vjedhjen, korrupsionin dhe shkatërrimin sistematik të BFI-së.
Natyrisht, do të reagojë vetëm atëherë kur e zhveshin nga të gjitha petkat e
arnuara të një patrioti të rrejshëm si dhe të një të devotshmi pa din e pa
iman! Të gjitha lojërat e pista që i ka luajtur mbi kurrizin e shqiptarëve dhe
të muslimanëve të këj vendi i ka luajtur pikërisht duke u shitur si “kombëtar”
dhe “i devotshm” i madh!
Stili
i shkrimit, koha, mënyra e gjuhës si dhe taktika e ndjekur për hermetizimin e
personalitetit të tij të rrejshëm, flasin se ai është në prag të tërheqjes. Është
çështje kohe por ai do të ik, do ta lë BFI-në të thyrr në kurriz. Ai po e pret
një zë të popullit, një falje të kolektivit, një bërtitmë “të kemi falur” dhe,
tek atëherë do të ik me një lehtësim të shpirtit nga një peshë e paimagjinueshme
e kokrrës së djersës së muslimanit të këij vendi. Kot e ka, këtë zë kurrë nuk
do ta dëgojë. Mund t’i ushtojë vetëm si halunacion, e assesi si zë i popullit!
Kompremetohen
vetëm ata që përpiqen të ikin nga rrjeti i spiunimit
Sulejman
Rexhepi përpiqet ta bindë opinionin e gjërë se, ai është viktimë e shërbimev
sekrete pikërisht për shkak të “patriotizmit të tij të madh”! Aq shumë i paska
sjellë kokëçarje politikës zyrtare mqedonase sa, tani po iu hakmerrkan! Dmth
strukturat policore sekrete tani paskan kaluar në metodën e kompremetimit të
personalitetit të tij! Kjo qenka metoda e fundit e këtyre shërbimeve kur nuk
mund ta fusin në dorë një “njeri” për spiunim! Nga ana jonë këtej, themi “futja
kot”! Po, është e vërtetë kjo por, në këtë metodë ka edhe një të vërtetë tjetër
e cila e hedh poshtë tërë përpjekjen opinioniste të Sulejman Rexhepit në
shkrimin e tij të fundit, i cili më tepër tingëllonte shkrim lamtumirës se sa
sqarues! Kompremetimi policor bëhet dy-tri herë, sa për ta bërë njeriun të papërdorshëm,
për të ngelur si ai sendi në maje të plehut!
Metoda
e kompremetimit nga ana e shërbimeve sekrete zbatohet dhe ushtrohet vetëm kundër
rrebeluesve të kodoshëve aktivë. Do me thënë, strukturat policore e gjejnë një
individ të gatshëm dhe vullntarisht për të spiunuar. Pastaj, investojnë në të
deri sa të bëhet “fishkëllues” i mirë. I japin benificione të ndryshme dhe, pa
pritur e pa kujtuar, ky individ do të rrebelohet dhe do të shpreh përpjekje dhe
dëshirë për të ikur prej këtyre shërbimeve. Pikërisht ndaj tij nis dhe
ushtrohet metod e komprometimit deri në eliminim total nga skena shoqërore.
Pra,
Sulejman Rexhepi sulmohet kaq shumë dhe kaq shpesh me këto “bomba” sepse i ka
irituar shërbimet sekrete maqedonase, duke u përpjekur disa herë që t’ju ik,
pasi këta shërbime nuk e kanë deaktivizuar asnjëherë. Këta shërbime kanë investuar dhe ia kanë
shtruar të gjitha benificionet Sulejman Rexhepit që të bëhet kodosh i regjur
dhe jo “patriot i madh”! Dhe kështu e sulmojnë sa herë që “rrebelohet” kurse e lënë
të qetë gjithë atë periudhë kur ky spiunon, kur ky luan lojëra politike
antishqiptare, kur dëmton vakëfin me qëllim që të plandoset tërë BFI-ja.
Këto
ditë u tha se, vetëm për Sulejman Rxhepin ekzistojnë rreth 2000 “bomba” të
cilat mund të sakatosin shumë persona nga familja e vet, nga shoqëria e tij,
nga politikanë të vendit, mund të degradojnë ndonjë projekt kombëtar, e ndonjë
iniciativë ku ka qenë ky i përfshirë. Po pse? Si duket, është ngritur ndonjë
vendim që t’i publikojnë të gjitha këto “bomba” përderisa nuk do të bie coft për
dhe Mulla Sula? Pse kjo fushatë kaq sistematike kundër tij? A është më në
pyetje “rrebelimi dhe ikja” nga shërbimi sekret maqedonas apo ka diçka edhe më
të arsyeshme dhe më racionale që e bën të patjetërsushme ikjen nga skena të
Sulejman Rexhepit.
Korrupsion, krim
të organizuar, akte terroriste…
Korrupsioni
dhe krimi i organizuar që po zhvillon dhe ku është futur Sulejman Rexhepi, janë
bërë disa veprimtari tepër shumë shqetësuese për faktorët relevantë të cilët i bëjnë
presion institucioneve shtetërore por edhe partive politike që sa më parë ta
largojnë Sulejman Rexhepin, duke e nxjerrë para institucioneve gjyqësore si
“boss”-at italian të kontrabandimit të uiskit viteve ’30 në Amerikë. Është sekret
publik tashmë fakti që flet për pasurimin enorm të Sulejman Rexhepit përmes
aktiviteteve korruptive, pasuria e tij shtrihet edhe nëpër zhirollogaritë
bankare jasht shtetit, bashkëpronar i hoteleve e i restoranteve madje edhe
jasht Maqedonisë. Secili “boss” i shquar me pasuri korruptive gjithnjë hap
pasues e ka krijimin e “ushtrisë” personale, me truproje e sigurimsa të cilët
pajisen dhe kontrabandojnë armë. Aktet terroriste janë shumë te lehta! Një akt
i tillë është edhe shtënja me armë e trupërojes së Sulejman Rexhepit, Rexhep
Zimerit, kundër të punësuarve të BFI-së të cilët nuk i binden veprimtarive
kriminale të Mulla Sulës. Sulejman Rexhepi dhe bashkëpunëtorët e tyre me armët
që i kanë tashmë lirisht mund të krijojnë një “tog” banditësh e kriminelësh të
cilët do të viheshin ekskluzivisht në funksion të ruajtjes së “boss” Sulejman
Rexhepit përgjatë vjedhjes, zhvatjes si dhe pasurimit korruptiv të familjes
Rexhepi. Kjo pra është shqetësuese dhe jo “pariotizmi” apo “xhihadizmi” i Sulejman
Rexhepit.
Fakti
tjetër që i detyron strukturat e caktuara shtetërore për ta zhveshur kaq shumë
Sulejman Rexhepin është edhe prirja e tij që me një lehtësi absolute t’ju
ngjitet partive të ndryshme politike, pavarësisht përkatësive të tyre etnike. Përmes
lojalitetit politik ai siguron komoditet për veprimtarinë e vet korruptive e
kriminele, ndërsa duke u bërë kështu faktor me ndikim, ai edhe në të shumtën e
rasteve vendos se kush duhet të fitojë në terrenin e vet. Së fundmi, është
kapur se si zhvillon propagandë si dhe, se si përpiqet për të krijuar një zyre
shtabi për LSDM-në në terrenin e vet. Tashmë LSDM-së mund t’i ket premtuar
fitore qoftë edhe me gjak, sepse LSDM-ja i ka premtuar se do t’ia hesht dosjen
“ZHARKO”! Pikërisht kjo gatishmëri tashmë e testuar e Sulejman Rexhepit që të prish
rezultate politike qoftë edhe me derdhje të gjakut, përmes grupeve kriminele që
i kontrollon e që i finanson me paratë e vakëfit e të BFI-së, i bengos mjaft
shumë faktorët relevant të vendit e ndërkombëtarët, ndaj kanë vendosur që ta përkrahin
çdo metodë për shporrjen e tij nga çdo skenë shoqërore. Për momentin “faktor” më
të izoluar dhe më të anashkaluar se sa Sulejman Rexhepi nuk ka në vend.
Deri
në zgjedhjet e ardhshme prej të cilave Sulejman Rexhepi pret përmbytje të mëdha
politike, të cilat do ta lënë manash dosjen e tij policore (!), ka edhe bukur
një kohë të gjatë dhe kjo dosje do të shfletohet pa rreshtur. Do të nxihen shumë
fytyra, do të dalin shumë storie të pakëndshme, do të turpërohen gratë e
familjes, djemtë, nipat e mbesat prej figurës kaq shumë antikombëtare e
antiislame të Sulejman Rexhepit. “Bombat” mund të zbardhin edhe veprime të
cilat mund ta çojnë prapa grilave Sulejman Rexhepin, pranaj është në dorën e
tij se deri kur do të shpërthejnë këto “bomba”. Pra, siguresat e këtyre bombave
janë në vetë dorën e Sulejman Rexhepit. Pa dyshim, tashmë është e sigurtë që
Sulejman Rexhepi do të jetë edhe lëndë shqyrtimi nga Prokurorja Speciale, zonj.
Katica Janeva. Në momentin që do të tërhiqet Sulejman Rexhepi do të heshtin të
gjitha “bombat”, nuk do të kishte kurrfarë kuptimi që të hidheshin pas një
njeriu që figuraivisht tashmë do të ishte i vdekur!
Koha e distancimit:
të gjithë kundër mikrobit
Natyrisht,
nëse nuk do ta merrte hapin e dorëheqjes urgjente dhe edhe më tej këmbëngul të
ngelë dhunshëm në skenën shoqërore, atëherë do të kishim të bëjmë me dy momente
të tjera: e para, do të nënkuptohej se Sulejman Rexhepi është peng i korrupsionit
dhe i grupeve kriminale ndaj të cilëve ka obligime finansiare nga paratë e
pista dhe, e dyta, si pasojë e të qenurit peng i këtyre skemave kriminele, ai
nuk e ka ndjenjën e respektit të gruas së vet, të fëmijëve të vet, të vëllezërve
dhe, të mbarë familjes Rexhepi. Këtë shumë shpejt do ta kuptojë kjo familje
dhe, masovikisht do të heqin dorë prej tij, do ta leçisin publikisht. Të gjithë
ata që do ta përkrahin, që nuk do të distancohen sa më shpejt prej kësaj
monster aktuel të BFI-së, përfshirë këtu edhe myftitë dhe kordinatorëte tjerë,
do të trajtohen si të kapur nga oktapodi Sulejman Rexhepi, apo të kapur në
rrjetin e korrupsionit dhe krimit të organizuar nga ky çiban i shoqrisë sonë.
Comments
Post a Comment