Skip to main content

Transmetimi mungoi! Çka ndodhi me MRTV2?

Nuk është thënë kot se, televizooni, si mjet informimi, është kuti magjike përme së cilës në çdo çast e kohë futesh në shtëpinë e gjithësecilit. Por, sot, me rastin e Bajramit të Kurbanit, festës së sakrificës dhe devotshmërisë, nuk ndodhi kështu!
Me dekada është bërë traditë që manifestimet e bajramëve por edhe të festive të rëndësishme fetare islae të transmetohen përmes RTVM, Programi në gjuhën shqipe dhe, muslimanët në çast të përfshihen në atmosferën festive përkatëse. Kurrë deri më sot, në transmetimet e drejtpërdrejta nuk ka pasur “pengesa teknike”! Po a pati sot “pengesa teknike”! Mo ishte sabotim i organizuar me qëllim që t’i përcillet një mesazh uzurpatorit të postit të reisit, Mulla Sulës. Apo, thjesht, sot muslimanët e Maqednisë ishin nën mbrojtjen e melekëve të Allahut xh.sh.
Po pra, sot, në këtë ditë të shenjtë, muslimanët e vendit e përjetuan bekimin e Krijuesit Fuqiplotë. Sot, melekët, këta krijesa tëe shenjta, nuk lejuan që në ditën e gëzimit, në shtëpitë e myslimanëve të vendit, që në orët e hershme të agmit, të depërton krrokama e Mustafë llopovit, Sulejman gojëndyrit dhe Shaqir pispillanit, që të tre këta, shërbetorë të shërbimeve sekrete të cilët mundohen që profesionin shpirtëror prej bashkëpunëtori policor ta kamuflojnë me “devotshmërinë”e tyre absolutisht false.
Zoti është i Madh. Kjo ditë duhet të niset me zë të ëmbël e të shpirtit, me fytyra që t’i do zemra e syri, me njerëz që t’i ofon Zoti i Gjithëmëshirshëm. Zoti i Madhërishëm gjithësesi që të mbronë prej rezilave. Dhe sot, muslimanët e vendit, Zoti, përmes melekëve të vet, i mbrojti nga ky tresh prej  rezilëve. Nuk ishte problem teknik por, pa dyshim, dëshira dhe fuqia e Allahut xh.sh.
Nuk thonë kot, dita e mire (apo e keqe) shihet që në mëngjes.

Të gjithë myslimanëve të vendit Për hajër ju qoftë Kurban Bajrami. Paçin bekimin e Allahut xh.sh. 


Comments

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/