Nga “bomba” e
fundit, veç të tjerash u zbardh dhe fati i Burmali Xhamisë. Para e madhe është dhënë
për heshtjen e problemit “Burmali xhamia”! Ali Ahmeti e Musa Xhaferi qenkan korruptuar
me qëllim që ta heshtin problemin dhe në vend të xhamisë greku të ngris hotel.
Po si u hesht Sulejman Rexhepi?
Shkruar
nga Ernad Hoda
Pyetja
se pse e heshti Sulejman Rexhepi problemin e Brmali Xhamisë tashmë nuk është pyetje
retorike, sepse ka një përgjigje të saktë. Ky problem nuk u ngrit në problem
politik dhe as në letër kushtëzuese koalicionuese për faktin se i paskan mbushur
grushat me lekë edhe Ali Ahmeti edhe Musa Xhaferi. Por, vërtet pse heshti Sulejman
Rexhepi?
Nuk
ka “ZHARKO” në botë që do të shprehte indinjatë, interesim, brengë për një xhami.
Të gjithë Zharkot janë të njëjtë, me kryq në zemër dhe inferior ndaj xhamive që
janë objekte fetare islame.
Sulejman
Rexhepi deri në momentin e fundit kishte paralajmëruar një protestë gjithëpopullore
për ta penguar ndërtimin e hotelit grek në vend të Burmali Xhamisë, kurse në mënyrë
perfide e kërcënonte pushtetin duke thënë vazhdimisht se “nuk do të mbaj përgjegjësi
për atë se çka do të ndodhë…” Pushteti VMRO-BDI duke humbur pike nga ky projekt grek dhe
antiislam, kishte filluar të ndjejë frikën e ndonjë përshkallëzimi të situatës,
prandaj sakaq e kishin gjetur “çelësin”! Sulejman Rexhepit, patriotit me bateria,
ia ofrojnë një alternativë! Para nuk ka sepse shumë trash ishin korruptuar dyshja
e BDI-së. Marrveshja ishte kjo: anulim i protestës, të heshtet problemi “Burmali
Xhamisë” dhe, si kundërshpërblim kurrë nuk do të hapet dosja e Sulejman Rexhepit
me emrin “Zharko”!
Natyrisht,
Sulejman Rexhepi, si i pabesë që është, nuk e ka për zakon t’i zë besë dikujt,
aq më pak shërbimeve sekrete, sepse jo njëherë e kanë tradhëtuar. Ndaj dhe, kohëve
të fundit, me të madhe po flitet se bashkë me të birin e vet, inspektorin policor,
Zeglul Rexhepin, me të madhe është duke agjituar në të mire të LSDM-së, madje po
angazhohen që të gjejnë vend për t’ia hapur një shtab kësaj partie në zonën e
Komunës së Sarajit, të bindur se në zgjedhjet e ardhshme do të triumfojë dhe, përfundimisht
do të mbyllet dosja “Zharko”. Natyrisht, krahu i Rafiz Halitit e ka hetuar veprimin
e kësaj dysheje promaqedonase dhe e ka paraqitur perms kanaleve të ndryshme deri
te kryesia e VMRO-së, e cila, në shenjë kërcënimi e ka publikuar vetëm faqen e
parë, apo kopertinën e dosjes prej kodoshi të Sulejman Rexhepit. Thonë që është
e tmerrshme brendia. Thonë që, nëse hapet ajo dosje atëherë as derrat e egra të
Zhedenit nuk do ta pranonin në shoqëri Sulejman Rexhepin.
Po
edhe një pyetje është e paqartë! Pse në të njëjtin moment heshti edhe shoqëria civile,
një dyzinë shoqatash joqeveritare islamike, të cilat ishin edhe më të zëshme se
BFI-ja për sa i përket Burmali Xhamisë?
Flitet
se, edhe këto shoqata ranë pre e intrigave të Sulejman Rexhepit, sepse, Mulla
Sula fajin deshti ta hedhë te strukturat udhëheqëse të shtetit turk. Flitet se
Sulejman Rexhepi ju ka thënë se nuk janë në gjendje për ta fituar lëndën me
BDI-në në qeveri, prandaj do t’ju shkruaj letër dhe do të kërkojë përkrahje nga
udhëheqsia e shtetit turk. Intriga e tij ka shkuar aq larg se nga kjo udheheqësi
turke ka kërkuar me shkrim që të prononcohen nëse janë në gjendje që ta
detyrojnë kryesinë e shtetit maqedons që ta ndërtojë Burmai Xhaminë, ose, nëse nuk
munden, atëherë edhe këtë pafuqi ta shprehin me shkrim. Pra, Sulejman Rexhepit i
duhej një document nga shteti turk i cili do të thoshte se nuk jemi në gjendje për
ta bindur Maqdoninë për ta ndërtuar sërish Burmali Xhaminë. Natyrisht, kjo letër
do të ishte një alibi për ta justifikuar heshtjen e vet institucionale Sulejman
Rexhepi. Ai e priste këtë letër për të dalur para populates muslimane të vendit
me këtë justifikim “ne e bëmë të pamundërën por kur Turqia si trashëgimtare e kësaj
trashëgimie shpirtërore po heq dorë, atëherë nuk na mbetet asgjë as neve përveçse
të veprojmë si Turqia – të heqim dorë nga Burmali Xhamia”! Pra, për të qenë fajtore
Turqia dhe jo dosja “Zharko”.
Fatmirësisht
u zbardh e vërteta: Dosja e Sulejman Rexhepit prej spiuni me nofkën “Zharko” përjetësisht
i rrënoi themelet e idesë për rikthim të Burmali Xhamisë në vendin ku i pati themelet
dikur! E vërteta vonon por, gjithësesi që vjen!
Marrur
nga OPINIONE
Comments
Post a Comment