OH Hilal veprimtarinë që po ushtron është larg
standardeve të një organizate humanitare thuhet në opinion e sidomos në terren
ku ka nevoj për ndihma. “Sulejman Rexhepit dhe Mustafa Dautit nuk e kanë
mendjen tek ndihma e popullit, por sa më lehtë të bëjnë larjen e parave dhe të
keqpërdorin donacionet. Kjo u pa në Kumanovë me hoxhën nga Zvicra, në Tetovë gjithashtu
keqpërdorime kjo ishte edhe në Alsat”-tha një besimtar që ishte duke ndihmuar
refugjatët Sirian. Një tjetër vazhdoi duke thënë se: “ Edhe këtu vijn e
fotografohen dhe asgjë nuk japin nga ajo çka flasin, kjo është turp për
Sulejman Rexhepin, për Meshihatin”. Edhe redaksia jonë kishte evidentuar rastet
në Kumanovë tek Lagjja e Trimave, në Ramazan gjatë shpërndarjes së ndihmave nëpër
muftini, në vërshimet e Tetovës dhe tani po i hasim me refugjatët e Sirisë. OH
Hilal fillimisht merrë donacione nga Turqia dhe gjatë dhënies së deklaratave
mediatike asnjëherë nuk potencohet donatori. Fakti tjetër që dëshmon këtë
realitet është gënjeshtra gjatë shpërndarjes së pakove me ndihma duke mos treguar
peshën e vërtet të pakove. Donacioni i
arrdhur nga Turqia është dashur të shpërndahet gjatë muajit të Ramazanit dhe jo
të kalkulohet me ndihma dhe të shpërndahet sipas qejfeve të Sulejman Rexhepi
dhe Mustafa Dautit. Tragjedia më e madhe e gjithë këtyre është keqpërdorimi i
fatkeqësive të njerëzve si rastin e vërshimeve në Tetovë dhe refugjatët Sirian.
Sa ishte e dhimbshme tragjedia në Tetovë po aq edhe kjo e Sirianëve. Në të
gjitha aktivtetet OH Hilal dështon, kjo u has tek revolta e qytetarëve. Kjo i
ka shtyrë që xhamiat dhe xhematet të mos bashkëpunojnë me OH Hilal, por të vetëorganizohen
për aksione humanitare duke grumbulluar ndihma dhe dorëzuar në rastet e lartëërmendura.
Besimi i xhematit dhe hoxhallarëve në OH Hilal nuk ekziston më, andaj bëhen
organizime të xhamiave për të ndihmuar edhe refugjatët Sirian. Shifrat shtetërore
për refugjatët Sirian janë të mëdha për të cilët OH Hilal nuk ka asnjë evidencë.
Sulejman Rexhepi dhe Mustafa Dauti nuk flasin drejt për atë që bëjnë në
Gjevgjeli, ata mashtrojnë opinionin me shifra kur bie fjala tek ndarja e
ndihmave, transporti dhe shërbimet
tjera. Shihet qartë se xhamiat kanë ndihmuar më tepër se sa OH Hilal në
Gjevgjeli, ngase Hilal askund nuk është e evidentuar në mesin e organizatave
humanitare. OH Hilal keqpërdor situatën
e refugjatëve Sirian në Gjevgjeli edhe më shumë se të refugjatëve poashtu
Sirian në Sofje të Bullgarisë në Janar të 2014 kur grumbulluan mjete të shumta
nga xhamiat, por mediat raportuan se nuk janë shpërnda ndihma më shumë se 5.000
euro./fokusinews/
No comments:
Post a Comment