Sulejman Rexhepi muaj
me rradhë po i shpërblen argatët e zullumit të cilëve si duket u ka mbetur
borxh për ndihmën që ia kanë ofruar të kthehet në BFI edhe atë me polici për ta
mbuluar dhe fshehur krimin, hajninë dhe keqpërdorimet e bëra. Shpërblimet ndaj
këtyre argatëve të zullumit po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite dhe sigurisht do
të jenë edhe më tutje duke filluar që nga klani i Gostivarit, hoxhën e tij të
Sfillarës, Bekim Dibranin dhe të gjithë ato që deri dje i quante Vehabistë
(Radikalistë ) gjëgjësisht rrënues të vlerave të pastra islame të ruajtura me
shekuj në tokën tonë arbërore. Klani i Gostivarit në fakt argatët e zullumit
nga Gostivari u shpërblyen me pozicionimin e Irsal Jakupit ( shokut të Miralem
Hasanit) në postin e Sekretarit Gjeneral të BFI-së. Se çfarë argat janë këta na
tregoi gazetari Zoran Bozhinovski me bombat e publikuara ditë më parë. Argati i
zullumit Bekim Dibrani është imami që u deshifrua nga gazetarët për planin që
kishte hartuar Sulejman Rexhepi për t’i bërë puç Muftiut të Shkupit Ibrahim
Shabanit, për të cilin projekt Sulejman Rexhepi pranon se ka pasur një bisedë në
“ viber” mes Bekim Dibranit ( anëtar në Myftini të Shkupit) dhe një anëtari
tjetër të Muftinisë në fjalë. Biseda ka qenë e inicuar nga Bekim Dibrani me
instrukcione të Sulejman Rexhepit dhe djemve të tij. Argati i zullumit Bekim
Dibrani u shpërblye me shkuarje në Haxhxh. Çfarë vlera posedon ky imam i
Sfillarës së Sulejman Rexhepit që të shkon shpesh në Haxhxh?! Shumë ishte i
qëlluar reagimi i disa imamëve të Shkupit lidhur me shkuarjen e Bekim Dibrani,
imamit të Sfillarës në Haxhxh! Ky është Imami i vetëm i Shkupit që shkon në
Haxhxh shpesh pa asnjë meritë! Vallë, sipas tyre është shpërblyer se kishte
rritur numrin e anëtarësisë së fshatit, kishte grumbulluar Sadekatul Fitrit dhe
Zeqat më tepër se vitet e kaluara për Medresenë Isa Beu, apo se ishte pjesë e
projektit të Sulejman Rexhepit për t’i bërë puç Ibrahim Shabanit, Muftiut të
Shkupit?! Kjo është edhe një hata (veprim i gabuar) e Sulejman Rexhepit i cili
po shkel dinjitetin e hoxhallarëve me autoritet në Shkup, ndërsa shpërblen një
argat që nuk dinë tjetër përpos që të mjel lopë dhe të del në malin e Sfillarës
për të bërë gjueti, meqë gjuetinë e kanë hobi të shenjtë që po ua le trashëgim
Sulejman Rexhepi. Për shkuarjen e Bekim Dibranit në haxh flasin fotot që i ka bërë
publike pikërisht ai në profilin e tij të facebook ( inshallah nuk i mohon se
janë bërë nga ai personalisht, ashtu siç thonte Zeglul Rexhepi për fotot e tija
në profilin e tij lidhur me Xhudistet- shkinat e Bullgarisë dhe Prilepit që bënin
ushtrime në konviktin e Medresesë Isa Beu muaj më parë). Se si u përcollën
Haxhijtë e Shkupit kësaj here është krim i ushtruar ndaj atyre për të cilën
duhet të përgjigjet Rexhep Jusufi dhe Sulejman Rexhepi. Haxhinjëve në fjalë nuk
u është bërë duaja e haxhxhit në formë të organizuar, për dallim nga viti i
kaluar ku haxhitë e Shkupit u përcollën me të gjitha nishanet nga Ibrahim
Shabani. Atyre përpos duaja që u është bërë në formë të organizuar, nga
Muftinia e Shkupit u shtrua drekë për haxhitë e kësaj Muftinie. Ndërsa sa u
takon rrënuesve të vlerave të pastërta islame të rruajtura shekuj me rradhë
(Vehabistëve dhe Radikalistëve islamik) ashtu i quante Sulejman Rexhepi, për
fat të keq ato i takojmë nëpër institucione. Disa prej tyre janë në Muftini të
Shkupit, në Rijaset të BFI-së dhe shumë prej tyre nëpër xhami të Shkupit. Shihni,
Bekim Dibrani me foto të gjallë nga Qabeja duke dëshmuar vetë për shkuarjen e
tij pa meritë në haxhxh gjatë këtij viti.( Marrur nga: Të gjithë për çlirimin e BFI-së nga Sulejman Rexhepi)
Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me
Comments
Post a Comment