Nën
këtë inercion të përditshëm këtë fjalor e përdori edhe Sulejman Rexhepi kur në mes
të parkingut të Operës dhe Baletit të Maqedonisë, para një turmë njerëzish, si
i çartur shante nëna e gra të hoxhallarëve.
Shkruan: Idriz Zekiri
Në
Bashkësinë Fetare Islame në RM çka nuk ndodhë, çka nuk veprohet e çka nuk bëhet!
Aty vidhet, aty punohet në fshierjen e gjurmëve të vjedhjes, aty bashkëpunohet
me shërbimet sekrete, aty vlon korrupsioni, aty mendohet vetëm për gjetjen e
fjalëve të pista me të cilat do të shahen nënat dhe gratë e hoxhallarëve.
Sharja aty ka pas arritur edhe këtë përmasë: një këshilltarë i lartë i Sulejman
Rexhepit, në presencë të të gjithëve, i thotë Shaqir ef. Fetahut, Myftiut të Gostivarit
“të zë dhe në mes të Xhamisë së Isa Beut t’i heq pantollanet dhe të …” Të gjithë
patën qeshur me lotë. Pat qeshur edhe ky efendi i mendermethënshëm. E dini pse?
Sepse që të dy e dinin për njëri tjetrin se ishin bashkëpunëtorë aktiv të shërbimit
sekret të Aleksa Donevskit!
Aty
ky fjalor përdoret sa herë kur të takohen Sulejman Rexhepi me anëtarët e
Rijasetit me të cilët në vend të përshëndetjes islamike ua çon nga një selam nënave
të tyre. Aty shpërthejnë të sharat sa here të takohet Myftiu i Kërçovës Murat efendiu
me Rexhep Ziberin e një farë shoqate inekzistente. Aty shpërthejnë të sharat sa
herë që takohen Mustafa hajni me Halil Kajollin (tullacin). Pra, sharjet në BFI
janë të vetmet ndër veprime dhe janë më të shpeshta se sa selamet islame.
Nën
këtë inercion të përditshëm këtë fjalor e përdori edhe Sulejman Rexhepi kur në mes
të parkingut të Operës dhe Baletit të Maqedonisë, para një turmë njerëzish, si
i çartur shante nëna e gra të hoxhallarëve.
Çuditërisht,
në BFI paskan zënë mend! Këto ditë, për ta jetësuar një intrigë që parashihte dëbimin
e Halil Kajollit nga BFI-ja ku punonte si shofer e si ndëshkim se pse nuk i doli
në mbrojtje kriminelit Mustafa Dauti kur ky u shpullos nga turma që kishin ardhur
për ta mbrojtur Myftiun e Shkupit, h. Ibrahim ef. Shabanin. Një ditë diku shtallet
me hajnin e paparë të BFI-së Mustafa Dauti, duke i thënë se para pak çastesh ishte
këtu Halili dhe të ka sharë me nënë. Ky menjëherë thërret policinë dhe, do ti që
policët kishin qenë shokë të tij dhe të asaj anës ku ishte lindur Mustafa hajni
dhe agjenti Shinasi Memeti! Polici injorant e bën raportin dhe i thërret të gjithë
për ta nënshkruar ashtu si çka shkruar ai. Natyrisht, edhe për kundër kërcënimeve,
asnjëri nga të punësuarit nuk pranon për ta nënshkruar atë raport, me përjshtim
të nja dy bashkëpunëtorëve të verbër të Sulejman Rexhepit. Kësisoj, krimineli Mustafë
Dauti edhe një herë mori goditjen e merituar nga të punësuarit në BFI, ngeli si
debill me gishta në gojë dhe duke u tallur të gjithë me të, madje në prezencë të
vetë policisë.
Po
pse ky debill nuk e ftoi policinë për të denoncuar për sharjet e Sulejman Rexhepit
që u adresoi nënave dhe grave të hoxhallarëve. Po pse ky injorant asnjëherë nuk
e ftoi policinë për mijëra sharje që shpërthejnë në BFI brenda një minuti? Ky veprim
i këtij krimineli flet se gratë dhe nënat e hoxhallarëve janë qenie që e
meritojnë sharjen! Vetëm nëna e tij jo! BFI-ja është institucioni i vetëm në botë
ku lëvrohen sharjet shqip dhe ku lirisht me fondin aktual të sharjeve mund të bëhet
një enciklopedi unikale, me autorësi konkrete.
Nëse
Halil Kajolli paditet dhe dëbohet nga puna për një sharje (për të cilën asnjëri
nuk dëshmoi), atëherë çka presin të tjerët, përfshirë këtu Sulejman Rxhepin dhe
pijunët e tij?
Comments
Post a Comment