Shkup, 15 shtator - Pas publikimeve të materialeve nga gazetari kontrovers maqedonas, të kinse bisedave të zhvilluara midis gjykatësit shqiptar Miralem Hasani dhe sekretarit aktual të BFI-së, ka reaguar Hasani duke theksuar se bëhet fjalë për shkrim të përpiluar nga shërbimi sekret serb dhe fjalët që përdoren në shkrimet e publikuara nuk i përkasin fjalorit të tij, transmeton Radio Vala.
Reagimi i plotë i gjykatësit, Miralem Hasani:
Dit më parë në një portal serb, (me siguri i kontrolluar dhe dirigjuar nga shërbimi sekret serb) doli një shkrim, gjoja se unë paskam folur në telefon me një gostivaras dhe kam përmendur Bashkimin Demokratik për Integrim, apo zotin Nevzat Bejta, kryetarin e Gostivarit, gjë kjo që më bëri të ndjehen keq nga fjalët që kishte qëndisur ky “portal”, duke mi veshur sikur i kamë thënë unë ato fjalë!
Fillimisht, unë kërkoj ndjesë për fjalorin e nivelit jonjerëzor që është përdorur në përpilimin e këtij shkrimi nga shërbimi serb, sepse janë fjalë që nuk më përkasin mua dhe fjalorit tim të përditshëm.
E dyta, në këtë shkrim përmendet se unë, përgatitem për në xhami dhe në ora 6 e 30 të mëngjesit i dërgoj fëmijët në xhami për të lexuar, që nuk ka asnjë logjik kjo sepse xhamit nuk pranojnë nxënës për lexim apo për mësim në këtë orë të mëngjesit, ndërsa, paralelisht me këto (përzierje fetare) ky “portal” serb qëndis disa fjalë të cilat janë aq banale saqë nuk kanë vend në fjalorin tim – e aq më pak të një njeriu që, siç e kanë qëndisur ata, shkon në xhami.
Unë, Miralem Hasani, hedh po ashtu kategorikisht këto publikime dhe shprehem publikisht se këto nuk janë fjalët e mia dhe se nuk ka të bëj aspak me të vërtetën, por është hakmarrje ndaj meje, shkaku se, nuk i kam dëgjuar individë të caktuar (Udbashë) ti kthej lëndët në gjyq siç ua do qejfi atyre.
Unë jam kuadër dhe pjesë e Bashkimit Demokratik për integrim, dhe unë postet më parë dhe postin që gëzoj tani e kam pikërisht falë këtyre njerëzve, siç është Nevzat Bejta apo funksionarë të tjerë të BDI-së, për të cilët kam respekt të veçantë, dhe nuk jam njeri që shkel mi parimet e mia dhe të partisë time.
Unë respektoj tej mase kreun e Gostivarit, Nevzat Bejtën dhe assesi as që kam mendim negativ për këtë njeri, e lerë më të shprehen në atë formë, prandaj, po përsëris edhe një herë, këto janë qëndisje për t`u hakmarrë ndaj meje shkaku se nuk kam pranuan të gjunjëzohem para tyre (personat që duhet e dijnë se për çka bëhet fjalë – dhe për cilat kërkesa të refuzuara nga ana ime).
Përkundrazi, zotin Nevzat Bejta e respektoj si njeri para së gjithash familjar dhe të devotshëm dhe e kam përkrahur dhe gjithnjë do e përkrah dhe do e përgëzoj për punët që bën në Gostivar dhe në parti si nënkryetar i partisë.
Për fund, kërkoj nga anëtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim që të mos bien pre e këtyre qëndisjeve kundër meje me qëllime të zeza të shërbimit sekret serb, ndërsa unë, edhe përkundër shumë presioneve për ti rregulluar lëngët e udbashëve këtë nuk e kam bërë kurë dhe nuk do e bëj, sepse nuk jam njeri që gjunjëzohem para fundërrinave të tilla që vazhdojnë të merren me mua, për të komprometuar personalitetin tim në këtë formë, në mungesë të gjërave që ata duan./ ZHURNAL/

Comments
Post a Comment