Skip to main content

Posts

Showing posts from December, 2016

U arrit qëllimi pas presionit mbi Mulla Sulën

Në vendimin e BFI-së së Mulla Sulës, megjithatë ka një hile! Pse banorët e Hasanbegut ftohen të paraqiten dhe të ofrojnë dëshmitë për dëmet e shkaktuara nga vërshima katastrofale në afat vetëm prej dy ditësh? Çka do të bëhet me ata që nuk do të arrijnë të informohen për shkak të mungesës së televizioneve dhe kompjutorëve si pasojë e vërshimës? Pse në përbërje të komisionit nuk ka anëtarë të ojq-ve nga Hasanbegu apo prej vetë banorëve të kësaj zone? Sulejman Rexhepi, si dhe vegla e tij e hajnisë, Mustafa Dauti, më në fund u gjunjëzuan, pas një presioni permanent të mediave si dhe të portaleve të ndryshme për sa i përket dorëzimit të parave të grumbulluara për banorët e Hasanbegut. Menjëherë pas aksionit gjithëkombëtar, për tubimin e ndihmave vëllazërore për banorët e Hasanbegut, në Bashkësinë Fetare Islame u dorëzuan me qindra e mijëra euro të grumbulluar anekënd trojeve etnike. Dy liderët fetarë mysliman, ai i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, i dorëzuan te Sulejman Rexhepi qeqet me afro

Mbledhje konstituive e përbërjes së re të Parlamentit

Me verifikimin e mandateve të deputetëve të sapozgjedhur sot duhet të verifikohet përbërja e nëntë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Sipas ndryshimeve të fundit të Rregullores, me mbledhjen duhet të kryesojë kryetari i Kuvendit në largim, Trajko Veljanoski. Kryesuesi i mbledhjes së parë emëron dy nga deputetët e zgjedhur të cilët sipas nevojës e zëvendësojnë në kryesimin e mbledhjes, e më pas me thirrje të deputetëve të zgjedhur e konfirmon numrin e deputetëve të zgjedhur të pranishëm. Kuvendi mund të konstituohet nëse në mbledhje marrin pjesë shumica e deputetëve të zgjedhur, ndërkaq pasi që të konfirmohet kuorumi, zgjedhen kryetari dhe anëtarët e Komisionit verifikues të Kuvendit, të cilët do t’i verifikojnë mandatet. Kuvendi nga radhët e deputetëvezgjedhë kryetarin e dhe nënkryetarët e Kuvendit. Përbërja e re kuvendore do të ketë 62 deputetë të rinj dhe 58 nga përbërja e kaluar, ndërsa disa prej tyre kanë qenë të zgjedhur të popullit edhe në përbërjet e tjera. Nga 120 dep

Hasanbegasit thonë se asnjëherë nuk kanë takuar Mustaf Dautin dhe se gjithnjë kthehen të mashtruar

Banorët e Hasanbegut janë nga më të shqetësuarit meqë po futemi në kohët e ftohta të dimrit dhe kushtet për jetë solide janë duke u munguar. Muaj pas përjetimit të katastrofës natyrore ata ende nuk i kanë plotësuar nevojat dhe kushtet për të banuar të qetë në shtëpitë e tyre, andaj sytë e tyre janë në drejtim të BFI-së meqë këto të fundit kanë dëshmuar se kanë marrë para nga vendet e rajonit dedikuar për vëllezërit e tyre që përjetuan vërshimet. Sulejman Rexhepi i BFI-së kishte deklaruar se para nga Bashkësitë e rajonit janë grumbulluar për Hasanbegun andaj edhe priten që të dorëzohen. BFI dhe OH Hilal muajve më parë grumbulluan para nga besimtarët e vendit nëpër të gjitha xhamait e vendit, njëashtu para dhanë edhe besimtarët nga Kosova, Shqipëria, Presheva, Bosnja etj., por deri më tani nuk kishte ndonje pronocim mediatik nga Sulejman Rexhepi dhe Mustaf Dauti se paratë e grumbulluara janë ndarë në Hasanbeg. Hasanbegasit shkojnë pa ndërprerë në BFI dhe zyret e OH Hilal por ata gjithn

Sot dorëzohet Raporti dhe verifikimi i mandatit të deputetëve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), sot deri te Kuvendi do ta dorëzojë Raportin për rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016 dhe mandatet e fituara, pas çka pritet të caktohet data e konstituimit të përbërjes së re të Parlamentit. Kuvendi mund të konstituohet nëse në seancë marrin pjesë shumica e deputetëve të zgjedhur, ndërsa pasi që të konfirmohet kuorumi, zgjidhet kryetari dhe anëtarët e Komisionit për verifikim të Kuvendit. Mandatin e deputetëve Kuvendi e verifikon në seancë konstituive me propozim të Komisionit për verifikim, të cilin e zgjedh Kuvendi në seancë konstituive, me propozim të kryesuesit. Sipas Rregullores për punë të Kuvendit, deputetit të cilit i është verifikuar mandati i jepet legjitimacion dhe kartelë për votim elektronik. Në legjitimacion futet e drejta e imunitetit dhe të drejtat e tjera që mund të realizohen në bazë të funksionit deputet. Dispozitat për përmbajtjen, formën dhe mënyrën e dhënies së legjitimacioneve deputet

Komandat “Hoxha”: Daim Hiseni përgjigju pyetjeve të mija!

Në një postim në facebook Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha, kërkon nga Daim Hiseni që të përgjigjet në disa pyetje lidhur me SHVL UÇK. Tetova1 jua sjell postimin e plotë të tij: Hipokrizia është bërë modë. Nese nuk din ta shesësh mjegullën për mjalt, je i prapambetur dhe vështirë e ke ti mbijetosh shekullit të mjegullnajave. Daim Hiseni kam disa pyetje publikepër ty: 1. Në cilën luft apo betejë ke marr pjesë në këto luftrat e UÇK-së? 2. Si pranove në fshehtësinë më të madhe të emërohesh kryetar i SHVL-UÇK pa propozimin e komandantëve të frontit? 3. A e din që me betejat e shumta të UÇK-së, u arrit njëfar marrveshje e Ohrit ku mes tjerave ka qen dhe një preambull në të cilën shkruante bukvalisht: “Maqedonia është shtet I qytetarëve”. Dhe në vitin 2002 Ali Ahmeti, komandanti jot, ka pranuar që të bëhet ndrimi i kësaj marrveshje me: “Maqedonia është shtet i maqedonve dhe Shqiptarve romve serbve etj.”. Nëse mundesh, Daim Hiseni, nderoje Ali Ahmetin jo marrveshjen se nuk ke ka

Ali Ahmeti kërkon takim për shpëtim – ai që pati shansin por shkatërroi shqiptarinë

Emad MEHMETI Në njërat nga ‘bombat’ e lëshuara të partisë maqedonase opozitare zhvillohej një bisedë telefonike mes ish-ministres së Brendshme Gordana Jankullovska dhe ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov, ata degjohen duke folur për shpenzimin e 400 mijë eurove në mënyrë të paligjshme nga Bujar Osmani i BDI, gjatë kohës kur ai drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë. Ky funksionar i BDI-së paska bërë thirrje të liderëve shqiptar për të shtunën, ku sipas tij do diskutohej për çështje kombëtare. Do të thotë që në start kjo thirrje është me legjitimitet të cunguar, ku thirrësi i saj është një person që tashmë është përfolur për keqpëdorime të pozitave zyrtare. Ndërkohë, nikoqiri i kësaj ftese rezulton të jetë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i njëjti i dyshuar në rastin Magjar Telekom për keqpërdorime financiare në gjykatën e Nju Jorkut, ndërsa i njohur për opinion e gjerë për praktikimin e tij politik përmes metodave “hidhja, futja” që e ka thënë me gojë të vetë, person ky i cili një

Xhaferri: Tetova po helmohet nga djegia e mbeturinave (VIDEO)

Postimi i kryetarit te EcoGuerilla, Arianit Xhaferri: “Edhe sonte digjen mbeturinat ndërkohë që autoritetet e komunës janë në gjumë dimëror. Shpërndajeni!”, ka shkruar Arianit Xhaferri. https://www.facebook.com/ecoguerilla.mk/videos/1168223189934821/?hc_ref=NEWSFEED

RRËZOHET AVIONI USHTARAK RUS

Nga rrëzimi i një avioni ushtarak në territorin e Siberisë janë lënduar 23 persona, ku 16 prej tyre janë në gjendje të vështirë, konfirmon ushtrina ruse. Aeroplani ushtarak rus u rrëzua në Siberi verilindore, por askush nuk u vra në aksident, tha të hënën Ministria ruse e Mbrojtjes. Agjencitë ruse të lajmeve kanë raportuar se si 23 persona janë të plagosur, 16 prej tyre janë në gjendje të vështirë. ‘Të gjithë janë evakuuar nga vendi i ngjarjes me helikopterë ushtarakë’, tha ministria ruse.   Një aeroplan plotë me oficerë Në avion ishin 32 e dy persona, përfshirë edhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, bëhet fjalë për policët nga rajoni lindor siberian të Krasnoyarsk. Sipas ministrisë, avioni rus Ilyushin Il-18 kishte herët në mëngjes sipas kohës lokale të detyruar të tokës në afërsi të qytetit të Tiksi, raporton agjencia e lajmeve Saha Tass. Një ekip i hetuesve ushtarake janë dërguar në vendin e ngjarjes për të hetuar shkakun e ak

Etnos: Gruevski vazhdon me arrogancën e njëjtë

Gazeta greke Etnos, shkruan se lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski po vazhdon edhe pas zgjedhjeve me arrogancën e njëjtë. “Për këtë arsye Nikolla Gruevski po i paramendon proceset demokratike dhe institucione, mund që të shihet nga ish ministri i punëve të jashtme, Antonio Milloshoski.ai fshehtas ka hipur në Olimp që të fotografohet me flamurin me diellin nga Vergina (Kutlesh), shkruan Etnos.

Molla Sula në gjumë, ndërsa bota në këmb për gjenocidin në Alepo

Faqja të gjithë për çlirimin e BFI-së nga Sulejman Rexhepi kanë prezentuar një minivideo ku kanë shpalos jetë e Kreut të BFI-së se si më shumë i kushton kujdes ushqimit, mishit e sefave se sa të bënë një punë njerëzpre mbi popullin e pafajshëm që po vritet për çdo ditë në Siri e në veçanti në Alepo. Gjatë këtyre ditëve po thuajse nuk mbet njeri që nuk dënoi gjenocidin që po përjeton ky popull duke përfshi fëmij, gra, pleq, të sëmurë, burra, përpos Sulejman rexhepi që nuk tha një fjalë të vetme. ''Sulejman Rexhepi as një fjalë të vetme nuk e tha për popullin e Alepos Molla Sula i BFI-së nuk e hapi fare gojën për popullatën civile të pafajshme të Alepos që po mbyten dhe vriten për çdo ditë nga dora e të çmendurit diktator, Bashar Asad! Çfarë njeriu mund të jetë ky Molla Sula kur mendon vetëm për barkun e tij dhe të familjes të e mbush me mish....ja në vazhdim shihni dhe vetë ju gjykoni se sa meriton ky njeri me i udhëheq muslimanët....!''  

Tensione sonte në Shkup, përkrahës të VMRO-DPMNE grumbullohen para KSHZ (VIDEO)

Përkrahës të VMRO-DPMNE janë tubuar para Komisionit Shtetëror Zgjedhor me thirrjet për të mos u falsifikuar rezultati i zgjedhjeve, informon INA. Qindra prej tyre i janë afruar dyerve të ndërtesës së njohur ku ishte vendosur shtëpia botuese “Maqedonia e Re”. Policia ka blinduar ndërtesën dhe ka ndërmarrë masat e sigurisë, derisa brenda po vazhdon mbledhja e KSHZ.Kjo protestë po ndodhë derisa po shqyrtohen ankesat e LSDM. Më parë u hodhën poshtë ankesat e Lëvizjes BESA, ndërsa nuk janë pranuar edhe dy ankesa të LSDM. (INA) 

Pritet prononcimi i Sulejman Rexhepit se kush duhet të themelon Qeverinë e re

Zgjedhjet e kaluara Sulejman Rexhepi ishte i pari që i uroi fitoren kreut të BDI-së, Ali Ahmeti edhe atë me padurim duke dërguar telegram urim. Në telegramin zyrtar të dërguar në emër të BFI-së theksohet urimi në adresë të kreut të BDI-së dhe siç nënvizohet fitorja historike në zgjedhjet e 27 prillit 2014. Meqë ishte tejet i kujdesshëm Sulejman Rexhepi për zgjedhjet e kaluara, andaj pse është në heshtje akoma deri më tani meqë u bënë mbi 5 ditë. Sulejman Rexhepi në zgjedhjet e kaluara parlamentare kishte llogaritur veten se është kompetent që të vërteton se kush është fitues i zgjedhjeve dhe tani pritet që të prononcohet se kush duhet të themelon Qeverinë e re në Maqedoni./fokusi/

O Ali Ahmeti, a e kuptove porosinë e elektoratit? Nëse jo do ta kuptosh në zgjedhjet lokale në pranverë!

Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit ka pësuar fiasko në këto zgjedhje parlamentare të 11 Dhjetorit të 2016, nga 153.000 vota në 2014 me një rrënie drastike në 86.000 vota në 2016, këto janë zgjedhjet më skandaloze për BDI-në, është hera e parë që nga themelimi i BDI-së që pëson fiasko pas 15 viteve në skenën politike. Ali Ahmeti u deklarua se ishte fitore për BDI-në por humbje për shqiptarët, a është vallë kjo e vërteta apo kjo ishte një tentim për të ikur nga përgjegjësia për dështimin e Ali Ahmetit në këto zgjedhje? Cilat janë arsyet e vërteta të BDI-së është një çështje që duhet të meren analistët politik dhe opinion bërësit shqiptarë, neve sot po i shtrojmë vetëm disa çështje themelore të cilat të gjithë opinioni shqiptarë i konsideron si “mëkate” të kreut të BDI-së apo thënë më troç “mëkate” të Ali Ahmetit ndaj aktivit të BDi-së dhe elektoratit shqiptarë në RM.   Pse u largua krahu luftarak nga BDI, pse u largua ekipi fitues? O Ali Ahmeti ku i ke sot gjeneral Gëz

BFI I ZHGËNJEU BANORËT E HASANBEGUT

Kaluan muaj të tërë pas vërshimeve që kaploi Hasanbegun dhe rrethinën, ku plagët e banorëve të këtyre anëve akoma nuk janë zbut sa duhet. Shumë familje muslimane janë të zhgënjyer nga Bashkësia Fetare Islame për shkak të mos ndarjes së të hollave që kanë arrdhur nga Shqipëria, Kosova,diaspora dhe xhematet tona. Të dy institucionet fetare ai Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Bashkësia Islame e Kosovës kishin tubuar të holla dedikuar banorëve të zonave të rrezikuara nga vërshimet. Banorët e Hasanbegut janë shumë të revoltuar me veprimet e BFI dhe Sulejman Rexhepit i cili për muaj me rradhe nuk ndanë mjetet e dedikuara për Hasanbeg nga Bashkësitë Islame. Revolta e tyre po bëhet edhe më e madhe meqë tani po futemi në temeratura të ftofta dhe do jetë problem për fëmijët. grat dhe pleqtë të tejkalojnë këtë stinë meqë shtëpitë nuk janë merremetuar aq sa duhet dhe u mungojnë goxha gjëra për të jetuar një jetë me kushte normale. Disa nga banorët  u shprehën se ''paratë që është das

AMBASADORI BEJLI NË SLLUPÇAN

Ambasadori amerikan, Xhes Bejli ka qëndruar sot në Komunën e Likovës, ndërsa ka vëzhguar nga afër procesin e votimit në vendvotimet e fshatit Sllupçan. Ambasadori Bejli ka inkurajuar qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, ndërsa ka uruar që procesi i votimit të kalojë në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

Dizhon, shtetas të Kosovës kërcënojnë votuesit

Jo zyrtarisht, se në rrugën “Dizhon”, të paktën 4 persona, 2 nga të cilët nga Kosova, kanë kërcënuar votuesit që shkonin për të kryer të drejtën e tyre të votimit, duke i agjituar për një parti të caktuar. Personi që ka denoncuar rastin, gjithnjë sipas burimeve jo zyrtare, ka pasur edhe armë me vete, duke ia treguar votuesve, si formë kërcënimi. Kontrolli i brendshëm i MPB-së, në disa raste, se si policë, pa lejen e ministrisë, kanë dhënë edhe urdhra, sipas qejfit të tyre. Edhe këto denoncime, janë duke u verifikuar. Për më shumë, ALSAT ka dërguar pyetje pranë ministrisë së Brendshme, dhe shpresojmë se ato do të zbardhen në konferencën për shtyp të MPB-së, për të cilën do t’ju njoftojmë në edicionin e ardhshëm./Alsat-m

Ekskluzive: BDI HUMB LUFTËN NË POLITIK, TANI PËR TA MBULU TURPIN BËNË LUFTË ME FACEBOOKA

Shumë bomba deri më tani janë shpalosur ku kanë treguar fytyrën e vërtetë të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dhe të figurave të tjera të partisë si Musa Xhaferi, Izet Mexhiti, Abdulaqim Ademi, Blerim Bexheti, Beqir Hasani, Teuta Arifi, Ermira Mehmeti etj. Por, kjo që dëgjuam ditëve që po kalojmë është bomba më e madhe dhe skandali apokaliptik kur Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi tallen me Kuranin, librin e shenjtë të muslimanëve. Edhe vetë fuksionarët e BDI-së bashkë me krerët e tyre kanë kuptuar se kjo tallje është turp për ta dhe se persona të tillë duhet zhveshur nga gjitha detyrat dhe funksionet sa më parë dhe se kjo parti politike duhet të reformohet sa më shpejt që nga baza nëse don të mbijetoj. Tani BDI e ka të ditur se luftën për pushtet e ka humbur dhe për ta mbuluar turpin dhe skandalet e tyre po bëjnë luftë me profile të facebookave të qytetarvëve të cilët ndjehen të turpëruar për veprimet e Ali Ahmetit, Musa Xhaferit dhe të tjerëve, mbi të gjitha ndjehen të turpëruar që këta perso

Arka e shteti sërisht pa para, shkak kthimi i borxheve

Kthimi i borxheve të vjetra ndaj kreditorëve të huaj është shkak për zvogëlim të saldos të rezervave devizore në nëntor, njoftuan nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, dhe sipas të dhënave të fundit, rezervat devizore në muajin e fundit të vitit janë 2,25 miliardë euro, por janë më pak për 177 milion euro nga gjendja e muajt tetor. Më shumë rënie ka te valutat dhe depozitet që nga BPRM e sqarojnë me kthim të obligimeve huamarrëse edhe nga bankat vendore. Nga aty sqarojë se bëhet fjalë për aktivitetet të planifikuara dhe se rezervat devizore janë në nivel solid ose janë për 349 milion euro më shumë se gjendja nga viti i kaluar.

ÇKA KËRKON MULLA SULA PREJ Z. MENDUH THAÇIT

Për t’u mohuar vlerësimi i Menduh Thaçit për Mulla Sulën, gjithësesi që do të kërkohet edhe krehja finansiare e arkës së BFI-së nga ana e policis finansiare, e cila është kompetent për ta pohuar apo mohuar një vlerësim të tillë. Atëherë ku n’hamam do të shkojë Mulla Sula Shkruan Haxhi Isa Xhaviti Kohë më parë, në disa paraqitje publike, z. Menduh Thaçi, lideri i shqiptarëve të Maqedonisë, duke folur për involvimin e fesë në politikë, ka shënjuar Mulla Sulën si një shembull të paprecedentë në historinë e zgjedhjeve të lira në Maqedoni. Ai, me urdhër intern ka kërkuar që të gjitha resurset materiale e njerëzore Bashkësisë Fetare Islame në RM të vihen në shërbim të BDI-së së Ali Ahmetit. Me këtë rast z. Thaçi e ka cilësuar Mulla Sulën si kokë e këmbë, deri në kockë, të futur në krim dhe në korrupsion, e ka vlersur si kryebandit e kryehajn. Ky vlerësim i liderit të shqiptarëve të Maqedonisë e ka irituar tej mase Mulla Sulën dhe ky ka vendosur që të zbatojë ligjet pozitive të vendi

Mos shisni votën BDI-së për 1.000 denarë

Qindra mesazhe kanë përfshirë rrjetet sociale që qytetarët të shfrytëzojnë votën e të lirë, pa presione dhe shantazhe. Një mesazh prej tyre ishte që mos të shitet vota për 1 mijë denarë. Një skandal i tillë shpërtheu mbrëmë në Kavadar, kur një parti e caktuar ishte lëshuar në gjah për blerjen e votave. Njëllojë dyshime të tilla janë shfaqur edhe në Kumanovë dhe Shkup, ku një parti e caktuar po blenë vota për 1 mijë denarë.

Shokët e Sulejman Rexhepit, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi tallen me Kuranin

Miqt e pa ndashëm të Sulejman Rexhepit, kreut të BFI-së siç i kemi pa vazdhimisht bashk Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri tallen me Kuranin dh Islamin. Nga videoja gjegjësisht nga materiali që posht ua sjellim do të shihni se si këta persona që udhëheqin popullin musliman në Qeveri tallet dhe luajn me Kuran. Sa e meritojnë këta persona të jenë në poste dhe të drejtojnë popullin musliman në maqedoni. Sulejman Rexhepi në vazhdimësi është ankuar se pushteti nuk e ndihmon BFI dhe se po e diskriminon nga kjo shihet se ai nuk e flet të vërtetën por mashtron popullin. Sulejman Rexhepi është i pa ndashëm nga këta persona dhe pse nuk kërkon që të përmirësohet raportet e shtetit me BFI?! Po e vërteta është se Sulejman Rexhepi BFI e përdor për interese personale duke u afruar tek pushteti për ta mbrojn BIOGRAFINË e tij të pist dhe të kalluarën e tij që i ka shërby pushteteve.

Për çfarë erdhi në Shqipëri shefi i CIA-s?

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) John Brennan ishte të mërkurën në Tiranë në një vizitë për çështje të sigurisë dhe terrorizmit. Institucionet shqiptare e mbajtën sekret këtë vizitë duke mos dhënë asnjë informacion rreth kësaj vizite. Mbrëmjen e djeshme, pasi Brennan kishte takuar Nishanin, Ramën dhe Kodhelin, ambasada amerikane njoftoi mbi këtë vizitë. “Kreu i inteligjencës amerikane u takua me drejtues të ndryshëm për të diskutuar një gamë çështjesh përfshi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, si dhe çështje të tjera dypalëshe”, tha ambasada në Tiranë. Shefi i CIA-s, mësohet se ka takuar Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bujar Nishani, Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, dhe drejtues të komunitetit të inteligjencës. Kohët e fundit vëmendja e shërbimeve të inteligjencës ka qenë e lartë pas arrestimeve në Kosovë e Shkodër të personave që planifikonin akte terroriste në ndeshjen Shqipëri-Izrael

DEKLARATAT E ATENTATORËVE TË XHEZAIR SHAQIRI, KOMANDANT HOXHËS NË VITIN 2001( VIDEO)

Deklaratat e atentatorëve të Komandant Hoxhës në vitin 2001.( VIDEO e plotë).

PDSH-ja bind shqiptarët me vulë kombëtare nga sheshi i Kumanovës! (FOTO-LAJM).

PDSH-ja bind shqiptarët me vulë kombëtare nga sheshi i Kumanovës! (FOTO-LAJM).

Paaftësia e BDI-së për të implementuar MO-në, ka lënë pa punë 10 mijë shqiptarë

Së paku 10 mijë shqiptarë, që është dashur të punësohen në bazë të Marrëveshjes së Ohrit në administratë më së voni deri në vitin 2006, nuk janë punësuar as sot e kësaj dite, thonë ekonomistët shqiptarë. Këtë konstatim e mbështesin në shifrat zyrtare të qeverisë, sipas të cilave në Maqedoni ka të punësuar gjithsej 128 mijë persona në administratë. Duke u nisur nga deklaratat e vetë përfaqësuesve të BDI-së, që thonë se në Maqedoni janë punësuar 20 mijë administrator shqiptarë, del që përfaqësimi i shqiptarëve është dikun 17-18 për qind, që ende është larg 25 përqindjes së shqiptarëve në Maqedoni. “Të gjitha analizat reale tregojnë se në Maqedoni ka të punësuar rreth 180 mijë administrator. Kjo do të thotë se përfaqësimi I shqiptarëve për momentin është diku rreth 12 për qind. Unë madje dyshoj se në administratë ka 20 mijë shqiptarë të punësuar, për shkak se shumë prej tyre kanë lënë punën për shkak të pamundësisë për t’u avancuar dhe për shkak të nënçmimit që kanë pasur viteve

PSE Z. THAÇI KËRKON QË FINANSAT E BFI-SË TË JENË NËN KONTROLLIN SHTETËROR

Deri më sot, lideri i shqiptarëve të Maqedonisë, z. Menduh Thaçi, shumë herë e ka akuzuar Mulla Sulën si kryehajn, kryebandit e kryekriminel, kurse Mulla Sula assesi nuk është mbrojtur nga këto akuza, qoftë edhe përmes ndonjë procesi gjyqësor. Me të drejtë shtrohet pyetja: çfarë do të bëjë Menduh Thaçi me Mulla Sulën nëse vërtet vie në pushtet pas 11 dhjetorit?!   Shkruan: Zeqie Veseli Në intervistën e fundit të liderit të shqiptarëve të Maqedonisë, z. Menduh Thaçit, realizuar në TV 21 M, u trajtuan dhe u zbërthyen shumë çështje mjaft interesante. Intervistuesi, nga fundi i intrvistës shtroi edhe pyetje për sa i përket involvimit të fesë në politikë. Ali Ahmeti kësaj pyetje iu përgjigj duke hedhur faj mbi Lëvizjen Besa për të cilën tha se e ka involvuar fenë në politikë duke urdhëruar dhjetra imamë që të agjitojnë për këtë Lëvizje nëpër xhami. Dhe, për krejt këtë akuzë nuk solli asnjë fakt! Më mjeran dhe më gënjeshtar se në këtë përgjigje Ali Ahmeti nuk ka qenë asnjëherë. Kur