Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2015

Ish-zëdhënësja e PEGIDA-s iu kërkon falje myslimanëve dhe emigrantëve

"Kërkoj falje nga të gjithë muslimanët dhe emigrantët të cilët janë integruar në vendin tonë, të cilët jetojnë në paqe dhe të cilët tregojnë respekt për ligjet dhe kulturën tonë"                                                                       BERLIN (AA) - Ish-zëdhënësja e Lëvizjes Evropianët Patriotikë Kundër Islamizimit të Evropianëve (PEGIDA), Kathrin Oertel, në një video të publikuar në mediat sociale iu kërkoi falje emigrantëve dhe muslimanëve për qëndrimin e saj të mëparshëm, raporton Anadolu Agency (AA). Kathrin Oertel, në video mesazhin e saj prej 10 minutash theksoi se nuk është e drejtë që emigrantët dhe ata të cilët kanë aplikuar për azil në Gjermani dhe Europë të shikohen si problemet e tyre. Oertel, tha se: "Kërkoj falje nga të gjithë muslimanët dhe emigrantët të cilët janë integruar në vendin tonë, të cilët jetojnë në paqe dhe të cilët tregojnë respekt për ligjet dhe kulturën tonë". Oertel, e cila u shpreh se edhe ajo vetë personalisht ka

Janë përgjuar edhe zyrtarë të ambasadës amerikane në Shkup?(Bomba 27)

Në mesin e bisedave të transkriptuara, për të cilën LSDM pretendon se dëshmojnë përgjimet që ka bërë DSK me urdhër të Mijallkovit dhe Gruevskit, gjendet edhe një bisedë mes një zyrtari nga stafi lokal i ambasadës amerikane, me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, raporton “lajmpress”.  Transkriptet nga “bomba 27”, të shpërndara prej LSDM-së, tregojnë se biseda është zhvilluar më 13 shkurt të vitit 2012, ku ata bisedojnë për realizimin e një takimi mes Thaçit dhe ambasadorit të atëhershëm amerikan në Shkup, Pol Volers. /lajm/

Gjuetarët e derrave të egër flasin për kushtetutën e BFI-së

Gjatë këtyre ditëve shihet një situatë e tensionuar në BFI dhe si duket kreu i saj Sulejman Rexhepi nuk e ka ndërmend të kërkojë falje publike ndaj Muftiut të Shkupit, Ibrahim Shabani. Opinioni i gjërë janë të shqetësuar për situatën në veçanti për sjelljen jo normale të Sulejman Rexhepi, i cili ka përdorur fjalë të pamoralshme në prezencë të shumë njerëzve në momentet kur i është vërsulur Ibrahim Shabanit. Andaj ai sot tenton që të bëjë gjithëçka që të largon nga posti muftiun e Shkupit, Ibrahim Shabani, mirëpo kishte harruar se populli nuk ndihmon një lider e në veçanti një hoxhë që gjuan derra të egër. Ky gjuetar i derrave të egër nuk mund të flet për kushtetutën e BFI, ngase në esencë gjithçka shkel edhe pse buron nga Kurani.    

Opinion: Vetshkarkohu, shporru-ik Sulejman Rexhepi

Nga: Sami RUSHIDI Çfarë vlere ke Sulejman Rexhepi kur morali yt është nën zero, si mund të qëndrosh kryetar i BFI-së kur ske pik morali. Zoti njeriun e ka falur që të bashkëveproj e bashkëpunoj me njerëz dhe jo të jetë vetijak, nëse ti je i fëlliqur nga goja, arrogantë, kryelart, nënvlerësues, nënçmues, nëpërkëmbës, me sjellje mizore perfide nuk do të thotë që të tillë jan ë edhe tjerët, vetshkarkohu nga pozita kryetar sepse bëre gërdi. Zemërngrirë i padëshirueshem për muslimanët në Maqedoni, ti je strehuar në një kafaz të ftohtë përplot gjunahe dhe po tenton të mbrohesh me barriera të padukshme magjike. Shpirtërisht je miop dhe i barrikaduar me të kqijat që ua bën muslimanëve me vite mashtron muslimanët që ke arritur të famshmen pavarësi të jetësimit të mëshimrimit të idealeve tuaja individuale duke shtypur sistematikisht ndjenjen që spo bën gjë tjetër pos të huatjes nga soji ‘Kuisling’ sikur që je TI. Ti Sulejman Rexhepi je gabimtar dhe mëkatar, je duke lundruar në të njëjtin

Ushtria e SHBA-së vazhdon të jetë afër Kosovës

Rreth 300 ushtarë nga njësitë e Gardës Kombëtare të shtetit amerikan North Carolina do të përbëjnë forcën kryesore të rotacionit të ardhshëm amerikan në kuadër të forcës së NATO-s në Kosovë. Këta ushtarë do të kontribuojnë për një ambient të sigurt dhe për rendin publik, për zhvillimin e një Kosove demokratike, stabile, shumetnike dhe paqësore, si dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pas përshëndetjes sot me familjet e tyre, ushtarët më pas do të vazhdojnë trajnimin në bazën ushtarake Fort Bliss, në Teksas, dhe më pas në Gjermani, para se të vijnë në Kosovë pas dy muajsh, raporton RTK. Gjatë qëndrimit nëntëmujor në Kosovë, ushtarët nga kjo njësi do të përbëjnë njërën nga dy të ashtuquajturat grupe të betejës në kuadër të forcës paqeruajtëse të NATO-s. Kur është fjala tek ndihma për Forcën e Sigurisë së Kosovës, është Garda Kombëtare e Iowa-s që ka zhvilluar një marrëdhënie të fortë në kuadër të një partneriteti që është jetëgjatë me Kosovën. Partneriteti Iowa-Kos

BDI nuk turpërohet nga bisedat skandaloze të funksionarëve të vetë

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi theksoi se partia e tyre është për publikimin e të gjitha përgjimeve që lidhen edhe me partinë e tyre Edhe pse “bombat” të cilat po i publikon LSDM po nxjerrin në shesh edhe shumë biseda skandaloze të funksionarëve të BDI-së, përfaqësuesit e kësaj partie nuk turpërohen fare prej tyre.  Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi theksoi se partia e tyre është për publikimin e të gjitha përgjimeve që lidhen edhe me partinë e tyre dhe kërkoi që kjo çështje të ketë edhe epilog institucional.  Ai këtë e theksoi në takimin me delegacionin e Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. “BDI konsideron se nevojitet zgjidhje institucionale duke theksuar se qëndrimi i BDI-së është që të publikohen të gjitha bisedat që i posedon opozita dhe njëkohësisht të fillon dialogu në mes partive politike  me ndërmjetësim ndërkombëtarë si dhe monitorimi i procesit gjyqësor për aferën e përgjimeve është i domosd

Doli në shesh fytyra e vërtet e Sulejman Rexhepi

Vazhdojnë paraqitjet e pamatura dhe turpëruese të Reisit të BFI, Sulejman Rexhepi kjo u vërejt në manifestimin e organizuar nga Muftinia e Shkupit lidhur me garat kuranore. Edhe pse në fjalimin e tij Reisi ishte totalisht i dekocentruar, ai mllefin e tij se pse nuk u dekorua me mirënjohje pas përfundimit të programit kishte sulmuar muftiun duke akuzuar se organizimi ishte qëllimisht i përgatitur për të nëpërkëmb vlerat e kreut të BFI. Sipas asaj çfarë kanë njoftuar nga Muftinia e Shkupit është se: Në fakt ndodhi e kundërta ngase Reisi ishte i nevrikosur për ndarjen e mirënjohjeve nënpunësve të Muftinisë së Shkupit nga Muftiu Ibrahim Shabani, andaj edhe reagimi i tij ishte të prishin organizimin e manifestimit dhe të dëmton imazhin e muftiut të Shkupit, Ibrahim Shabani” pyesim shumë hapur se vallë: “ A doli në shesh fytyra e vërtet e Sulejman Rexhepi”, meqë portali ynë kishte paralajmëruar që më herët se Sulejman Rehxepi kishte përgatitur projekt për të bërë shkarkimin e Muftiut të S

Ademi: Qëndrimi i BDI-së është që të publikohen të gjitha bisedat që i posedon opozita

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Abdilaqim Ademi ka realizuar takim me delegacionin e Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në përbërje:  Stefan Schennach (Kryetar i Komisionit Monitorues), Robert Walter (Raportues i dialogut post-monitorues me Republikën e Maqedonisë), Andreas Gros (Kryetar i grupit të Socialisteve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës) si dhe Sylvie Affholder (Sekretare e Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës). Temë bisede në këtë takim ishte situata aktuale politike në vend, me çrast anëtarët  e Këshillit të Evropës u interesuan për krizën politike e cila është thelluar pas publikimit të përgjimeve nga ana e opozitës. Në këtë rast, Sekretari i përgjithshëm Ademi i njoftoi anëtarët e Këshillit të Evropës me qëndrimin e BDI-së rreth kësaj çështje dhe  u diskutua për mundësit e daljesë nga kjo krizë. Ademi nënvizoi se BDI konsideron se nevojitet z

Myftinia e Shkupit mban mbledhje urgjente në lidhje me ngjarjet e fundit

Pas mbledhjes urgjente, Myftinia e Shkupit me përkrahje të shumicës së anëtarëve të organit vendosën që të përkrahin punën dhe aktivitetet e Myftinisë së Shkupit në krye me Myftiun Ibrahim Shabani. SHKUP (AA) – Anëtarët e Myftinisë së Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Shkup, zhvilluan një mbledhje urgjente në lidhje me incidentin që ndodhi mbrëmjen e të dielës së kaluar, ku gjatë ceremonisë për gara në lexim të Kur’anit kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, ofendoi myftiun e Shkupit, Ibrahim Shabani, raporton Anadolu Agency (AA). Pas mbledhjes urgjente, Myftinia e Shkupit me përkrahje të shumicës së anëtarëve të organit vendosën që të përkrahin punën dhe aktivitetet e Myftinisë së Shkupit në krye me Myftiun Ibrahim Shabani. Zëdhënës i Myftinisë së Shkupit, Skënder Buzaku, tha se manifestimi qendror i organizuar nga Myftinia e Shkupit për Garat e Treta Kur’anore të mbajtura më datë 26.04.2015 ishte i nivelit të duhur, ndërsa më tej nënvizoi se Myftinia e Shkupit ka qenë transpar

Takim me Myftiun e Bursës Prof.Dr Mehmet Emin Ay

Myftiu i Muftinisë së Shkupit Ibrahim ef. Shabani me datë 28 prill 2015 në selinë e Muftinisë së Shkupit priti Myftiun e Bursës Prof. Dr. Mehmet Emin Ay. Në këtë takim vëllazëror që u rezalizua ndërmjet dy Myftinjve, u bisedua për shumë çështje të cilat e tangojnë Muftininë e Shkupit e me theks të veçantë ruajtja dhe kultivimi i trashëgimisë fetare dhe kulturore e cila begaton Muftininë e Shkupit. Në saje të këtij takimi, Mufti u i Muftinisë së Shkupit së shpejti së bashku me disa hoxhallarë të Muftinisë së Shkupit do të realizoj një vizitë disa ditore në qytetin e Bursës me qëllim të njoftimit sa më afër me zhvillimin e jetës fetare. Në fund, Myftiu i Muftinisë së Shkupit Ibrahim ef. Shabani falënderoi përzemërsisht Myftiun e Bursës për vizitën që bëri me shpresë se në të ardhem do të realizohen takime dhe bashkëpunime të ndërsjellta. Pas takimit në selinë e Muftinisë së Shkupit, Muftiu i Muftinisë së Shkupit Ibrahim ef. Shabani dhe Myftiu i Bursës Prof. Dr. Mehmet Emin Ay me ftes

Foshnja 4 muajshe mbijeton tërmetin në Nepal, gjendet nën rrënoja pas 22 orësh (FOTO)

Nepal, pas 22 oresh nen rrenoja ushtria gjen nje bebe 4 muajshe qe ka arritur te mbijetoje...

BE forcon masat kundër terrorizmit

Bashkimi Evropian ka publikuar axhendën për sigurinë që u hartua në kuadër të luftës kundër terrorizmit. Sipas kësaj axhende, parashikohet luftë më e fortë dhe më e vendosur kundër terrorizmit dhe radikalizmit në pesë vitet e ardhshme. Me axhendën për siguri është planifikuar lufta më e fortë kundër terrorizmit, radikalizmit, krimit të organizuar dhe atij kibernetik në vendet e BE-së. Përveç kësaj, është planifikuar bashkëpunimi më i fortë me vendet e treta në mënyrë që të parandalohet vajtja e qytetarëve në luftëra të huaja. Me axhendën për siguri do të forcohen kapacitetet e Zyrës së Policisë Evropiane (EUROPOL), ndërkohë që do të formohet e Qendra evropiane për luftë kundër terrorizmit e cila do të merret me çështje të tilla si financimi i terrorizmit, trafikimi i armëve dhe krimi kibernetik./alsat/

Sulejman Rexhepi në rolin e kopilotit Andreas Lubits

Shkruan Fisnik Xheladini Ashtu siç po kalon koha, ashtu po dalin në shesh  çmenduritë e të mbuluarit me mëkate. Diagnoza është e njohur, por për qëllime të imëta disa të “shëndoshë” besojnë se do ia dalin të aterojnë në destinacionin e duhur! E mbështesin, ia lëmojnë shpinën, e lusin dhe luten të besojnë për të parë vetëm atë që ua do zemra dhe jo realitetin e përplasjes! Paraqitjet e Sulejman Rexhepit në manifestime të ndryshme, qoft për të shënuar ditëlindjen e Profetit Muhamed, qoft në pjesëmarrje të garave kur’anore ose në ndonjë solimnitet të hapjeve të xhamive, të krijojnë përshtypje se gjith çka mund të dëgjosh, por aspak të gjesh islam. Dështimet thuaja në gjith çka kapitale që ka premtuar e zotuar, si psh. kthimin e pronave, ndërtimin e Burmalisë, vendin për seli të BFI-së në Kalanë e Shkupit dhe shumë probleme të tjera si pasojë e punësimeve pa kritere, bëjnë që t’i shumëfishohet presioni, t’i rëndohet gjendja psikike deri në atë pikë saqë nuk mund ta fsheh apo t’i ik r

Sulejman Rexhepi horë e botës

Pas incidentit të bërë mbrëmë nga Sulejman Rexhepi ndaj muftiut të Shkupit Ibrahim Shabani që ka rrjedhë si rezultat i mos përmbushjes së dëshirave dhe egos së kreut të BFI-së nga ana e organizatorit të manifestimit kuranore, me këtë rast nuk qëndruan duarkryq mediat e vendit dhe ato të rajonit. Për veprimin e tij të ulët si njeriu i parë i muslimanëve të Maqedonisë,i cili në thelb duhet të edukon njerëzit dhe jo të sulmon. Më tragjikja e këtij organizimi është se ai nga pjesëmarrësit në këtë manifestim është dëgjuar duke përdorur fjalë të rënda në adres të Ibrahim Shabani.  Vlenë të theksojmë se për këtë veprim skandaloz lajmin mund të lexojmë në Shqipëri, Kosovë, Bosnje, Turqi, etj. Mund të lexoni në Anadolu agency, bota sot, radio sarajevo, etj.

Majko për Klosin: "Veterani" i luftës së Kosovës ka fyer Rugovën

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka reaguar sot ndaj deklaratës së ish-kreut të Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi i cili në një emision kosovar u shpreh se, Kosova nuk mund të çlirohej me politikën e Ibrahim Rugovës. Majko shprehet në Facebook, se Klosi e ka fyer Presidentin e nderuar Rugova, dhe se, deklarata që Rugova ka qenë tradhtar i Kosovës është po aq e vërtetë, sa ajo që Klosi ka luftuar me armë në dorë. “Lexova në media që “veterani” i Luftës së Kosovës, Fatos Klosi ka fyer jo vetëm Presidentin e nderuar Rugova. Që Ibrahim Rugova të ketë qenë “tradhtar” i Kosovës, kjo është po aq e vërtete sa Klosi të ketë luftuar me armë në dorë”, shprehet Majko. Deputeti e quan "shterpë" debatin për luftën e Kosovës, që po bëhet në momentin e gabuar, pasi për Majkon, Kosova duhet të përgatitet për Gjykatën Speciale Ndërkombëtare. "Sot Kosova dhe publiku shqiptar duhet të përgatiten për Gjykatën Speciale Ndërkombëtare. Ajo do të gjykojë protagonis

Jankullovska s’kërkon falje për ofendimet

Jankullovska bën fajtore LSDM-në, për bisedat e publikuara nga opozita, pavarësisht se në telefonatat e përgjuara, ajo dëgjohet të ofendojë zyrtarët shqiptarë si indianë dhe fis i egër. Jankullovska thotë se marrëdhëniet me BDI-në janë në nivelin më të lartë, dhe mes partnerëve ka respekt të dyanshëm. “Opozita thotë shumë gjëra, megjithatë faktet dëshmojnë se ato nuk janë të sakta. Marrëdhëniet tona në Qeveri, në institucione janë në nivel të lartë profesional me respekt të ndërsjellë”, u shpreh Gordana Jankullovska, ministre e punëve të brendshme. Në insistimin e televizionit Alsat, se nëse nga BDI-ja ka pasur ndonjë lloj reagimi, Jankullovska ironizoi duke pyetur nëse reagimi duhet të na ishte drejtuar neve si media, dhe opozitës e cila ka publikuar bombën.  A ka pasur ndonjë reagim nga BDI-ja për fjalët që janë përdorur në ato biseda, si indianë…? “Mendoni, reagim dërguar juve?”, pyeti Jankullovska. Jo, ndaj jush. Opozita ju akuzoi se ju i keni quajtur indianë ata të BDI-së. “Duhe

A i kanë prishur ‘muhabetet’ Hashim Thaqi e Kadri Veseli?

Hashim Thaqi e Kadri Veseli duket se nuk po gjejnë një gjuhë të përbashkët. Të njohur si njerëzit më të mëdhenj në PDK, ata nuk shihen më bashkë si dikur. Duket se zgjedhjet brenda partiake kanë prishur ‘muhabetin’ e tyre. Shumë herë thuhet se ai që merr vendimet në PDK është ish kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli dhe jo lideri i tanishëm Hashim Thaqi, i cili së shpejti duhet të heq dorë nga i pari i partisë, nëse zgjedhet President vendi. Kryetari i PDK-së Hashim Thaqi vazhdimisht është lënë anash nga bashkëpartiakët e tij. Në fillim i’u largu Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi nga PDK-ja, por me ardhjen e Kadri Veselit në PDK dhe zgjedhjen e tij si nënkryetar të partisë, pak si janë zbehur marrëdhëniet e Thaqit me njerëzit e tjerë të PDK-së, pasi edhe nga shumë të tjerë, Veseli u pa si padëshirueshëm. Ai që u shpreh më bindshëm kundër Veselit është ish kryeministri Bajram Rexhepi i cili hodhi akuza të shumta ndaj tij. Derisa në vitin 2012 pati fjalë të mira për të, kur ai hyri në PDK

Në Gostivar, publikohet bomba 26-të e LSDM

Sot LSDM-ja në Gostivar e prezantoi "bombën e 26-të, ku, siç thotë kryetari i degës në Gostivar Bllagojçe Tërpeski, paraqitet keqpërdorimi i firmave për qëllime politike. Siç dëgjohet në bisedat e përgjuara telefonike, në pjesën e parë të bisedave kërkohen vetura të firmave që të përdoren për zgjedhjet lokale në Gostivar. Në pjesën e dytë të bisedave kërkohet ndërhyrje në punësime, ku kërkohen që disa persona të punësohen në vija partiake. Edhe në bisedën e tretë kërkohet ndërhyrje në punësime në firmën “Rrugët e Maqedonisë”, në vija partiake. Në bisedën e katërt, kryeministri Nikolla Gruevski e porosit ministrion e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski që të merret Radio Gostivari nga Forumi i të rinjve të VMRO-DPMNE-së. Blagojçe Tërpeski, pastaj paraqet bisedat e dy funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët duke biseduar ndërmjet veti për ndërhyrje të caktuara në vende të ndryshme pune, përmendin se në 150 njerëz të punësuar në institucione shtetërore, patjetër 25 të janë sh

Kim Mehmeti: Shqiptarët në duart e banditëve politik që mbështesin regjimet antishqiptare

Postimi i plotë i shkrimtarit dhe publicistit Kim Mehmeti: “Shqiptarët e Maqedonisë mbetën në duart e kryesuesve banditë të BDI-së dhe PDSH-së edhe shkaku i pafytyrësisë së disa burrështetasve në Prishtinë e Tiranë, të cilët edhe pse e dinin se drejtuesit e këtyre dy partive ishin shërbëtorë të qarqeve policore e politike maqedonase, ata mbështesnin regjimet e këtushme antishqiptarë, duke mbrojtur kështu bizneset e tyre, e jo interesat e shqiptarisë! Me çka edhe një herë u dëshmua vërtetësia e thënies se ujku e njehë mirë “kushëririn” e vet, andaj kurrë nuk e sulmon qenin!”

Rreziku i rrejshëm nga lufta fetare

Shkruan:  Kalosh Çeliku                                                      Hoxhallarë të vetëquajtur me trutë dhe këmbët në legen, nga minarja e xhamisë në Shkup e nëpër katunde me flamurin gjysmëhënë në minare, çirren dhe e shpallin veten “analistë” politik. Dje, “komandantë” fushe të UÇK –ës pa asnjë ushtar në çetë me përjashtim të një plaku, edhe ai Komandant “Askeri” nga Kërçova e sot “politikanë” të dalldisur nëpër parti politike. Pavetëdije se, vëndi (posti) i Kryetarit është Një në shoqatat e “pavarura joqeveritare” dhe partive politike. Problem tjetër është ai se, shqiptarët të gjithë duan të jenë komandantë dhe kryetarë të partive politike.  Dëshmi kjo e kohës, prandaj edhe kemi kaq shumë parti politike. Moti e kanë thënë italjanët këtë dukuri shkencore për shqiptarët: “tuto albanezi, tuto komandanti”. Fatkeqësi kombëtare: me kokën në grazhd të partive politike shqiptare e palarenë nateditë tek  Partia Neokomuniste, e cila në vend që “bombat” politike  t’i hudhë në Kuven

134 vjet nga rënia heroike e Mic Sokoli

Mic Sokoli lindi në vitin 1839 në Fang të Bujanit, Tropojë dhe vdiq në vitin 1881, ishte luftëtar i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hero i Popullit. Mic Sokoli rrjedh nga një familje patriotësh. Udhëhoqi njësi të mëdha luftarake të Lidhjes në shumë beteja. u shqua për strategji, gatishmëri dhe trimëri. Mori pjesë aktive në luftimet e Shkupit, Prizrenit, Ferizajit, Gjilan, në Gjakovë kundër Mehmet Ali Pashës, u dallua në betejën e Nokshiqit kundër agresorëve malazezë, luftoi në Plavë e Gucia, në Hot, Grudë, Tuz. Pastaj në rrafshin e Kosovës në betejën e madhe të Shtimes, të Carralevës, dhe së fundmi në atë të Slivoves nga ku dhe ra heroikisht. Në betejën e Slivovës në afërsi të Shtimjes, në (prill 1881) kundër forcave osmane të Dervish Pashës kreu një akt trimërie të rrallë duke i vënë gjoksin topit të armikut dhe ra heroikisht në fushën e betejës duke frymëzuar të gjithë luftëtarët e tjerë të vazhdojnë luftën me trimëri e krenari. Mici ra heroikisht në moshën 42 vjeça

Terrori sllavomaqedonas ndaj nënave shqiptare!

Mallkimi i një nëne shqiptare Shqiptarët në Maqedoni të terrorizuar nga pushteti sllavomaqedonas. Shqetësimi nga ky terror më së miri shprehet nga dhembja e një nëne, asaj të luftëtarit Rexhep Rexhepi invalid i luftës në Maqedoni. Ajo e shpreh me saktësinë që vetëm një zemër mund ta shpreh, një zemër që mund ta ndjej dhembjen për tre djemtë të arrestuar përnjëherë, pas një ndërhyrje brutale policore. “Në tri shtëpitë e mia mi kallën fëmijët, gratë mi trenun... mjera unë”! Kjo është dhembja që nuk mund të shpjegohet ndryshe e një nënë zemër kallur, e cila sikur nuk gjen shpresë tek askush për drejtësi. Qindra shqiptarë që nga lufta në Maqedoni kanë përfunduar burgjeve, jo për shkak të krimeve ordinere, por për shkak se nuk kanë pranuar ti nënshtrohen pushtetit sllavomaqedonas, ndërkohë që janë duke vazhduar operacionet e terrorit edhe në pjesët tjera të Maqedonisë. Janë vetëm nënat shqiptare në Ballkan që terrorizohen për fëmijët e tyre në këtë mënyrë, pa pikë mëshire! Shqiptarët k

MPB: Bastisjet në Kumanovë u bënë për armëmbajtje pa leje

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për aksionin e djeshëm në Kumanovë, ku u bastis shtëpia e familjes Rexhepi dhe u arrestuan dy anëtarë të kësaj familjeje. Nga MPB-ja thonë se është vepruar në bazë të urdhrave gjyqësore, përkatësisht janë kryer bastisje në tre lokacione në Kumanovë. Gjatë bastisjeve janë konfiskuar gjithsej 800 gram TNT, flamur i Shqipërisë me mbishkrim Ilirida, ftesë të UÇK-së, dhjetëra CD, telefona celularë dhe SIM kartela, USB memorie, kompjuterë dhe foto të ndryshme. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj njërit nga vëllezërit Rexhepi do të ketë padi penale për “armëmbajtje pa leje”. NPB gjithashtu njofton se ndaj personit të njëjtë edhe më herët ka pasur padi penale për sulm ndaj personit zyrtar dhe tregti të paligjshme me armë. Në njoftimin e MPB-së askund nuk përmendet incidenti në fshatin Gushincë, gjë që aludon atë se burgosjet nuk kanë të bëjnë me incidentin në fjalë, ndryshe nga përshtypja që u krijua në opinion se arrestimet vijnë si paso

Lidhja Arabe diskuton për krijimin e një force të përbashkët ushtarake

KAJRO (AA) - Shefat e shtabeve të vendeve anëtare të Lidhjes Arabe u mblodhën në   kryeqytetin e Egjiptit në Kajro për të diskutuar rreth "Forcës së Përbashkët Arabe", raporton Anadolu agency (AA). Liderët ushtarak të cilët u mblodhën në Selinë e Përgjithshme të Lidhjes Arabe në Kajro të Egjiptit janë duke diskutuar zbatimin e vendimeve të marra në samitin e vendeve arabe të mbajtur në muajin e kaluar në Sharm el-sheik për krijimin e "Forcës së Përbashkët Arabe". Në takimin e mbajtur nën kryesimin e Shefit të Shtabit të Egjiptit, Mahmud Hixhazi i cili ka mbajtur një fjalim, është theksuar se me forcën e planifikuar që do të krijohet ata nuk synojnë të kenë si objektiv asnjë vend. Hixhazi ka theksuar se roli i “Forcës së Përbashkët Arabe” që është planifikuar të krijohet do të jetë me qëllimin për luftën kundër terrorizmit. Ai ka theksuar se është e qartë se forcat e armatosura kombëtare të vendeve nuk janë të mjaftueshme në mënyrë të vetme në luftën kundër

Orav: Negociatat mes VMRO-së dhe LSDM-së, të domosdoshme për zgjidhjen e krizës

Ambasadori i BE-së Aivo Orav mendon se është mirë që ne nuk dimë shumë në lidhje me negociatat midis VMRO-DPMNE dhe LSDM-së me ndërmjetësimin e euro-deputetëve, sepse nëse dimë më shumë, atëherë do të ketë deklarata për mediat, njoftime. Muajin e kaluar ne kemi parë mjaft njoftime për mediat nga të dyja palët .Sipas Oravit, është mirë që bisedimet kanë filluar, sepse në një situatë krize, herët a vonë, patjetër duhet të ulen për të negociuar. Në intervistën që do të transmetohet sonte prej orës 22. 30 minuta në emisionin "360 shkallë" në Alsat, Orav përgjigjet në pyetjen - se a duhet rritur niveli i ndërmjetësimit evropian që të ketë rezultat nga negociatat. 

Gazetarët vendosën kurora mortore para qeverisë

Gazetarë, aktivistë dhe politikanë dolën në protestë para Qeverisë duke vendosur kurora me lule, me mesazhin përmortor “Lamtumira e fundit”. Një kurorë e njëjtë, mbrëmë ishte vendosur para shtëpisë së gazetarit Borjan Jovanovskit, redaktor i portalit “Nova TV”. Tubimi i sotëm ishte në shenjë revolte kundër këtij akti. “Thamë se kurorën do ta vendosim para Qeverisë, por kjo nuk do të thotë se ne mendojmë që Qeveria e ka porositur kurorën, por se Qeveria dhe institucionet kanë mundësuar një klimë në të cilin njerëz të caktuar marrin guximin dhe kërcënojnë jetën e gazetarëve dhe njerëzve që mendojnë ndryshe dhe shkruajnë në mënyrë kritike. Kemi situata ku në televizionet kombëtare, për një grup të madh gazetarësh, kërkohej eliminimi i tyre ndërsa prokurori publik nuk ka reaguar. Prokurorin publik e emëron Qeveria, prandaj kjo kurorë me mesazhin “Lamtumira e fundit” do të vendoset këtu, si paralajmërim se ndoshta nesër, vërtetë dikush mund të likuidohet dhe atë përgjegjësi duhet ta barti