Ambasadori i BE-së Aivo Orav mendon se është mirë që ne nuk dimë shumë në lidhje me negociatat midis VMRO-DPMNE dhe LSDM-së me ndërmjetësimin e euro-deputetëve, sepse nëse dimë më shumë, atëherë do të ketë deklarata për mediat, njoftime. Muajin e kaluar ne kemi parë mjaft njoftime për mediat nga të dyja palët .Sipas Oravit, është mirë që bisedimet kanë filluar, sepse në një situatë krize, herët a vonë, patjetër duhet të ulen për të negociuar. Në intervistën që do të transmetohet sonte prej orës 22. 30 minuta në emisionin "360 shkallë" në Alsat, Orav përgjigjet në pyetjen - se a duhet rritur niveli i ndërmjetësimit evropian që të ketë rezultat nga negociatat.
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/

Comments
Post a Comment