Në mesin e bisedave të transkriptuara, për të cilën LSDM pretendon se dëshmojnë përgjimet që ka bërë DSK me urdhër të Mijallkovit dhe Gruevskit, gjendet edhe një bisedë mes një zyrtari nga stafi lokal i ambasadës amerikane, me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, raporton “lajmpress”.
Transkriptet nga “bomba 27”, të shpërndara prej LSDM-së, tregojnë se biseda është zhvilluar më 13 shkurt të vitit 2012, ku ata bisedojnë për realizimin e një takimi mes Thaçit dhe ambasadorit të atëhershëm amerikan në Shkup, Pol Volers. /lajm/
Comments
Post a Comment