Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për aksionin e djeshëm në Kumanovë, ku u bastis shtëpia e familjes Rexhepi dhe u arrestuan dy anëtarë të kësaj familjeje.
Nga MPB-ja thonë se është vepruar në bazë të urdhrave gjyqësore, përkatësisht janë kryer bastisje në tre lokacione në Kumanovë. Gjatë bastisjeve janë konfiskuar gjithsej 800 gram TNT, flamur i Shqipërisë me mbishkrim Ilirida, ftesë të UÇK-së, dhjetëra CD, telefona celularë dhe SIM kartela, USB memorie, kompjuterë dhe foto të ndryshme.
Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj njërit nga vëllezërit Rexhepi do të ketë padi penale për “armëmbajtje pa leje”. NPB gjithashtu njofton se ndaj personit të njëjtë edhe më herët ka pasur padi penale për sulm ndaj personit zyrtar dhe tregti të paligjshme me armë.
Në njoftimin e MPB-së askund nuk përmendet incidenti në fshatin Gushincë, gjë që aludon atë se burgosjet nuk kanë të bëjnë me incidentin në fjalë, ndryshe nga përshtypja që u krijua në opinion se arrestimet vijnë si pasojë e incidentit në fjalë.
Comments
Post a Comment